Xhafaj: Krimi i organizuar nuk do të ketë të ardhme në Shqipëri

November 7, 2017 11:00

Xhafaj: Krimi i organizuar nuk do të ketë të ardhme në Shqipëri

Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj kishte një mesazh të qartë në prezantimin e operacionit “Forca e Ligjit”: “Krimi i organizuar nuk mundet dhe shumë shpejt nuk do të ketë të ardhme në Shqipëri”.

Ai tha se qeveria Rama është e vendosur të bëjë gjithçka të mundur të shkatërrojmë rrjetet kriminale, infrastrukturën dhe fuqinë e tyre ekonomike.

“Ne sot i japim rrugë dhe shpallim fillimin e një lufte multi-frontale, intensive dhe pakompromis ndaj strukturave të organizuara kriminale, aseteve të tyre dhe shërbëtorëve të tyre, me vullnetin për ta bërë vendin tonë një vend armiqësor për këdo që mendon se mund të pasurohet në kurriz të të tjerëve dhe në dhunim të ligjeve të shtetit.”

Por, Xhafaj u kujdes të nënvizonte që krimi i organizuar nuk ka markë shqiptare.

“Krimi dhe në veçanti krimi i organizuar nuk ka markë shqiptare dhe as është emblema e shqiptarëve, nuk jemi ne të vetmit në këtë rajon dhe në këtë botë të trazuar që e vuajmë këtë të keqe të madhe, përkundrazi, por çështja shtrohet se me gjithë progresin e bërë në 3-4 vitet e fundit, ne jemi ende larg standardit të një shoqërie ku sundon ligji dhe drejtësia”, tha Xhafaj.

November 7, 2017 11:00
Komento

12 Komente

  1. Kamunisti November 7, 11:41

    I nderuar minister!
    Nuk duhet te thoni: “Nuk ka te ardhme krimi ne Shqiperi!” Por “nuk ka do te kete te tashme!” Jemi te lodhur nga padrejtesite dhe mosndershkimi i te “forteve”. Nuk mund te presim me te ardhmen. Duam te jetojme te tashmen si qyetare evropiane.

    Reply to this comment
  2. elion dushku November 7, 11:43

    erdhi dita qe shqiperia te jete e paster dhe te lulezoje drejtesia.keshtu ecet perpara duke luftu cdo krim.

    Reply to this comment
  3. Drilona Skenderi November 7, 11:44

    Po shyqyr qe tani eshte dikush qe lufton cdo dite per te zhdukur krimin e organizuar.Shume shpejt kriminaliteti ne vend do jete ne nivele minimale.

    Reply to this comment
  4. izi hoti November 7, 11:46

    Jam shpreseplote qe lufta ndaj krimit do fitohet me kete polici qe kemi dhe rezultatet qe ka dhene keto muaj

    Reply to this comment
  5. saimir hoxha November 7, 11:48

    nje fryme e re bashkepunimi nje fillim i ri dhe pse jo nje mundesi shume e mire per te pasur nderkombetaret prane ne cdo rast nevoje sepse jane nje ndihmese e madhe per shqiperine.

    Reply to this comment
  6. Leka November 7, 11:48

    ik mer hale

    Reply to this comment
  7. elez Merturi November 7, 11:50

    ka lezet kur shikon njerez qe duan te punojne kerkojne mbeshtetje per tja dale ne kete proces te veshtire krijimi i mardhenjeve te bashkepunimit me nderkombetaret eshte ndihmesa me e madhe.

    Reply to this comment
  8. kozeta November 7, 11:52

    te lumte o minister qe po punon kaq fort per te luftuar krimin ,na solle ndihmen me kryesore ,o na mundeson bashkepunime me fbi qe deri dje sishte degjuar

    Reply to this comment
  9. arben sulku November 7, 11:52

    aman shyqyr qe po punohet ne kete drejtim nje nisme e re pro bashkepunimit dhe kunder kriminalitetit besoj qe do te sjelli vetrtet rezultat.

    Reply to this comment
  10. eranda korce November 7, 12:04

    shyqyr me ne fund po flitet me fakte edhe vepra edhe jo vetem me fjale.duket se puna e nisur eshte nisur me ritme shume te mira.shpresoj qe te behet edhe akoma me shume

    Reply to this comment
  11. Anxhela Hoxha November 7, 12:07

    Po vazhduat me kete pune e me keto ritme bravo ju qofte sepse po I jepni nje nivel tjeter shqiperise dhe besimit te nderkombetareve tek ne

    Reply to this comment
  12. Elton Dani November 7, 12:07

    Ka lezet keshtu.Te mos kete me nga ata kriminele qe shetisin lirshem dhe mbrohen nga politikane.Bravo per nismen qe keni marre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim