Xhafaj mbledh drejtuesit e Policisë pas krimeve të fundit

September 2, 2018 19:26

Xhafaj mbledh drejtuesit e Policisë pas krimeve të fundit

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një mbledhje me strukturat më të larta të policisë dhe dikasterit që ai drejton.

Në mbledhje janë thirrur drejtuesit e policisë së Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës e Shkodrës, pas ngjarjeve kriminale të ditëve të fundit.

Burime pranë Ballkanweb bëjnë me dije se mbledhja u thirr pas vrasjes në Shkodër dhe sulmit me armë në banesën e prindërve të gazetares Klodiana Lala.

Xhafaj u ka bërë thirrje drejtuesve të policisë të ndërmarrin masa të ashpra reaguese në luftën kundër krimit të organizuar.

Lidhur më këto çështje, Xhafaj ka kërkuar rezultate konkrete nga të gjitha strukturat, hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe efikasitet në punën hetimore përmes bashkëpunimit me agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Xhafaj kërkoi nga Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu, largimin nga Drejtoritë Vendore apo Policia Kriminale të efektivëve të paaftë dhe për te cilët ka indicie për implikim.

l.h/ dita

September 2, 2018 19:26
Komento

6 Komente

  1. info analitike September 2, 20:21

    Po qy sapo u mburr per suksese mo! C’qe kjo damblla!

    Reply to this comment
  2. Fidel Kastro September 2, 20:27

    Policine e Shtetit , komsomolasi Sajmir Tahiri e shnderroi ne organizate terroriste marksiste – leniniste. Xhafaj ka me bollek militante partie ne polici qe jane te lidhur me krimin dhe smund te beje asgje. Peshku eshte qelbur nga koka.

    Reply to this comment
  3. Alban I September 3, 05:27

    Nuk kane faj policet, ka faj sistemi i Policise, qe Sali Berisha i mbylli policet neper komisariate. Doni pune te vertete? Kthejeni policine ne gjirin e popullit, emeroni Komisare ne cdo njesi bashkiake dhe fshatra , sic i ka SHBA-ja qe i quan Sherif. Pastaj caktoni ne cdo njesi bashkiake prokuroret ku do te mbeshteten komisaret dhe ngrini gjykata penale dhe administrative ne cdo njesi bashkiake . Them njesi bashkiake, sepse policia duhet te jete ne vartesi te Prefektures, por ne Shqiperi prefektet jane poste parazitesh, pasi nuk ka post te nenprefektit neper ato ndarje qe ne i quajme “njesi bashkiake” Vetem keshtu do te kete suksese ne pune Fatmir Xhafa.

    Reply to this comment
  4. Arben September 3, 06:29

    Populli duhet ta marre vete situaten ne dore.

    Policia shkoder I sherben kriminelave dhe do te perdoret

    kundra popullit ne votime. I duhet treguar vendi, Haka per

    kriminelat eshte litari dhe djegja per se gjalli.

    Reply to this comment
  5. intelektuali September 3, 12:00

    Ketij mafiozi, hetues i Enverit i thone gjermanet e Merkelit:

    IK DHE THYEJ QAFEN SE E KE VELLANE DROGAXHI DHE BURGAXHI

    Ky kriminel i Enverit mburret me FITORJET e Partise se Edvinit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*