Xhafaj: Në Shkodër janë tre grupe kriminale, një e goditëm

November 19, 2017 13:08

Xhafaj: Në Shkodër janë tre grupe kriminale, një e goditëm

Në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’ dje në Shkodër u godit një grup prostitucioni, ndërsa në pranga ranë 7 persona.

Ministri i Brendshëm në një status në Twitter deklaron se në qytetin verior janë edhe dy grupe të tjera të identifikuara, që do të goditen.

“Tjetër ndëshkim në kuadrin e Operacionit “Forca e Ligjit”: një nga 3 grupet kriminale të identifikuara në qarkun Shkodër. Përkushtim & profesionalizëm, sukses i merituar i policisë Shkodër & Forcave operacionale. Bashkëpunim efikas me prokuroren e çështjes. Përgëzime te gjithëve! FLM!” shkruan  Fatmir Xhafaj.

Operacioni ka nisur prej disa ditësh, ndërsa priten goditje në të gjitha qarqet e vendit për të vendosur para drejtësisë personat që janë në listën e zezë të policisë së shtetit.

November 19, 2017 13:08
Komento

12 Komente

  1. Rrem vogli jr. November 19, 13:14

    Nje gje nuk kuptoj pse nuk arestohen po paralajmerohen apo qe te largohen ?????
    E di mire se shteti i di prej kohesh keto banda e te tjera qe nuk i tregon….atehere eshte legjitime pyetja pse i late te kryejne krime deri sa te arestohen…a quhet “shperdorim detyre” kjo

    Reply to this comment
  2. Laura hoxha November 19, 13:25

    Me vjen mire qe rendi edhe siguria i kan kaluar qytetarve. Per nje shqiperi me te mire per femijet tane.

    Reply to this comment
  3. Elda Ismaili November 19, 13:26

    Kjo eshte vetem levizja e pare imagjinoni se cfare do te na shikojn syte me vone. Super.

    Reply to this comment
  4. Rexhep Agolli November 19, 13:26

    Dje nuk e donit task forcen sepse do tju shkepuste lidhjet me krimin o e dashur opozite. Sot nuk e doni se po ja u ben realitet.

    Reply to this comment
  5. Sindi dushku November 19, 13:27

    Ky aksion duhet te kishte filluar me kohe qe te zhdukeshin njeher e mire kta te fortet, por me mire vone se kurre.

    Reply to this comment
  6. Aldo Bajrami November 19, 13:32

    Iku koha e te forteve , 97′ e shpiku sala. Socialistet do zhdukin kta gangot qe ishin te paprekshem nga flamur noka deri dje.

    Reply to this comment
    • Rrem vogli jr. November 19, 14:40

      Jam kurjoz sh. Aldo: e keni jetue at kohe apo e keni me t’ nime ??…se bandat,qe vazhduan gjate ishin kryesisht te majta, nuk i luftoi as qeveria e Finos dhe Saliut e as Nano per nje fare kohet.

      Reply to this comment
  7. Merjem Troka November 19, 13:35

    Shembull qe me pune dhe vullnet gjerat behen te mundura.

    Reply to this comment
  8. intelektuali November 19, 13:49

    KESHTU DEKLARONTE EDHE SAJME QORRI PER OPEREACIONIN E XIBRAKES QE NGA REZILI I SHQYPNISE NE SYTE E BOTES E DEKLAROI SI FITORJE E RILINDJES ENVERISTE

    Cfare mund te presesh nga nje HETUES sadist dhe gjakatar i Enverit?

    Reply to this comment
  9. BOSTON November 19, 15:34

    Ju lumte, vazhdoni ne kete ruge bashkepunumi me CIA se do ta pastroni Shqiperine. Mos degjoni ata qe ju shajne pasi ata duan krimin qe po ju hiken nga kontrolli. Xhafa ministry me i besuar i Amerikaneve.

    Reply to this comment
  10. wickedgame November 19, 20:52

    Z minister urime per detyren qe po kryen ,me pak fjale me shume pune,thjesht kjo eshte puna juaj.Po per ngjarjen e Elbasanit ,cpo behet me autoret qe goditen policet ,apo i keni duart e lidhura.Me qe ra llafi po ne Elbasan sa banda ka dhe kur do filloj pastrimi apo sa te largohet dhe pjestari i fundit i bandes,

    Reply to this comment
  11. qytetar i Shkodrës November 19, 23:22

    kanë kapë nje fakir pordhac qe hante turshi e gjizë me dy gerdalla qe nuk bajshin as për prostituta keto janë nje big bradhër alla rilindje kap banden e Jozit kuptohet nqs ke bole.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*