Xhafaj – policisë: Godisni “bosët” e krimit, jo hallexhinjtë

February 17, 2018 13:22

Xhafaj – policisë: Godisni “bosët” e krimit, jo hallexhinjtë

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nga Shkodra dhe Lezha ku ishte i pranishëm në prezantimin e drejtuesve të rinj, kërkoi nga policia që të godasë bosët e krimit dhe jo të merret me hallexhinjtë.

Xhafaj ishte i prerë në porositë për Drejtoritë Vendore, ndërsa theksoi se lufta sapo ka nisur dhe kriminelët nuk mund të lëvizin të lirë, por të dërgohen para ligjit. Në nivel lokal, ministri u shpreh se në Shkodër përveç dy grupeve që janë goditur, janë edhe 4-5 grupe të tjera.

Ju përgëzoj për dy operacionet fundit, por lufta jonë sapo ka nisur, nuk mund të lejojmë që kriminelët të jenë të lirë. Vëmendja e policisë do jetë e përqendruar në luftën ndaj krimit dhe jo ndaj njerëzve me halle. Policia është në shërbim të ligjit dhe mbrojtjes se çdo qytetari. Duhet të merremi me bosët e krimit, janë 4-5 grupe që duhen goditur nga policia”, deklaroi Xhafaj në prezantimin e drejtorit të ri në Shkodër, Vehbi Bushati.

Ndërsa në Lezhë është emëruar Ferdinand Mara.

I pranishëm në prezantimit e drejtuesve të Policisë së Shtetit në Shkodër dhe në Lezhë ishte edhe Ardi Veliu. Veliu u shpreh për mediat se “vendosëm prioritetet që do të ketë drejtoria e Shkodrës për këtë vit, janë objektiva që i ka policia e shtetit. Fokusi është të goditja e grupeve kriminale, prioriteti i dytë do të jetë goditja e personave që janë evidentuar si persona që kanë ushtruar aktivitetin e kultivimit të bimëve narkotike dhe minimizimin e sipërfaqes së kultivimit të bimëve narkotike. Në Shkodër kemi persona që ushtrojnë aktivitet kriminal, policia është duke i goditur. Nga drejtoria vendore janë goditur dy grupe, ndërkohë që është duke u punuar për goditjen e të tjerave. Për të goditur një grup kërkohet kohë, maturim dhe gjetja e provave”.

Përsa i përket Vettingut në polici, ai deklaroi se do të largohen të gjithë ata që kanë treguar shkallë të ulët profesionalizimi dhe që janë të implikuar.

o.j/dita

February 17, 2018 13:22
Komento

13 Komente

  1. Mark U.K February 17, 13:52

    Ata urdherat tuaj kan zbatuar o shoku hetues.

    Reply to this comment
  2. intelektuali February 17, 14:09

    Mire thua o Ministri-hetues i Enverit, Fatmir Xhafaj,

    por:

    KUSH JANE BOSAT E KRIMIT?

    sepse:

    Komisari ne detyre i Policise se Shtetit, Dritan Zagani e tregoi me gisht se Kryebosi ishte Sajme Qorri i Habilajve dhe i Edvinit dhe per kete Rilndja Enveriste e shpalli ARMIK te popullit dhe i masakroi familjen me liber shpie.

    Reply to this comment
    • Ferri i Dantes February 17, 21:53

      Ky “Intelektuali” pati disa kohe qe nuk po aktivizohej me komente tek “Dita”, tani po shkruan disa here ne cdo shkrim!!! Une kujtova se helmi qe ka perbrenda do ta kishte helmuar dhe do te kishte ngritur patkojte nga dielli, por jo, ai vazhdon te rezistoje! Vazhdo, vazhdo deri sa te percaktosh veten sakte se ne cilin rreth ferri te Dantes e ke vendin. Duhet tja dish per nder “Dita-s” qe po te “ndihmon” ne kete drejtim.

      Reply to this comment
  3. S.Yzberishi February 17, 15:26

    I nderuar K.Redak toi i Dites.Perfitoj nga reformat qe ka marre Qeveria dhe rezultatet qe do ja pi Vetingu,le te shpr esojme se Policia e Shtetit do filtrohet dhe nuk do kete pol ic me tre tesera par tie ne xhep e te ko mandohen nga pol itikanet.Hileqaret apo cobanet me dele te behet me kapele Ky fenomen paraqitet dhe ne ad ministraten e push tetit lokal .Ne vend qe te perdorin men djen e aresyen ne zgjidhjen e halleve te qytetareve ne nevoje apo te per sonave me proble me shendetesore ,perdorin arroganc en,fodullekun dhe forcen dhe autorit etin e karrikes per koheshme.Te perj eteshme kane vec prapanicen.Ne vend qe te perdorin forc en e ligjit per rruga qte ,cubat apo te fo rtit,ndaj tyre behen servil te urte ,me ku lture ,bile i pershen desin ushtarakisht. Gjitha qeverit jane rezu nga keta.F.l.m nga nje i dhunuar moralisht e ekono mikisht nga keta hora.

    Reply to this comment
  4. Doci February 17, 16:38

    Vallaj ky operacioni forca e ligjit eshte gjeja me e mire qe eshte bere ndonjeher.

    Reply to this comment
  5. Danoci February 17, 16:45

    Tani do goditen kta te paprekshmit qe deri dje na benin karshillek.

    Reply to this comment
  6. Eleni February 17, 16:48

    U votua per reformen ne drejtesi edhe e beri ky thinjoshi. Nuk ka dyshim qe do ta kthej edhe rendin edhe sigurine. Na ka treguar qe di dhe do te punoj.

    Reply to this comment
  7. Ai February 17, 16:53

    Vetem ky mund ta mbledhi rendin edhe sigurin ne vend. Hallall ja befte zoti.

    Reply to this comment
  8. intelektuali February 17, 17:18

    Ore nga na pollen ketu ne DITA si kepurdhe pas shiu ithtaret fanatike te Edvinit dhe te hetuesit te Enverit, fatmir Xhafaj?

    KUSH I PAGUAN KETA VULLNETARE TE ZELLSHEM TE RILINDJES ENVERISTE?

    Dhe pastaj degjo Edi Ramen kur thote se s’ka leka per pagat e pedagogeve, kur i leshon LEKAT badiava per vullnetaret e tij ithtare te Rilindjes ne gazeten DITA.

    Reply to this comment
  9. info analitike February 17, 18:30

    Po pse o derman tani u kujtove ti? Po deri tani cfare beri kjo policia qe deshi Tahorri me kriepsikopatin qe e perdoren vec per reklama e mbjellje hashashi.

    Reply to this comment
  10. dashamires February 18, 09:10

    Me ne fund, ra ne brazde shoku Xhafaj. E kuptoi ate qe mbare ky popull e di mire. Qe kjo qeveri godet hallexhinj dhe perkedhel bose krimesh (bile fut dhe ne Parlament deputete me precedente penale).
    Por…nuk e dijme a eshte i ketij mendimi dhe mencuria e Rilindjes, shoku Tao Balla???

    Reply to this comment
  11. Edi February 18, 09:13

    Keto fjale te Fat Xhafajt vertetojne me se miri se paraardhesi i tij Saje Qorri ka qene i lidhur me boset e krimit.

    Reply to this comment
  12. info analitike February 18, 09:45

    Qy maskarai ish hetues enverist harroi se si i torturonte hallexhinjte. Shoku Lu e di kete apo eshte i zene duke bere vetting? Jo po do te beje drejtesi qy krimineli i regjimit enverist:
    https://www.ballikombetar.info/2018/02/18/valbona-maloku-fatmir-xhafa-na-torturonte-dhe-na-kerkonte-florinjte/

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*