Xhafaj: Prokurorë e gjykatës po lobojnë kundër Reformës në Drejtësi

March 19, 2016 10:05

Xhafaj: Prokurorë e gjykatës po lobojnë kundër Reformës në Drejtësi

Kryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, thotë se ka prokurorë e gjykatës që po lobojnë kundër Reformës në Drejtësi.

Në një intervistënë emisionin ‘Kapital’ në ‘Vizion Plus’, Xhafaj foli edhe për tryeza konkrete, në të cilat janë llogaritur votat kundër reformës.

“Ka gjyqtarë e prokurorë që janë frikësuar e po përpiqen të sigurojnë pozitat e tyre. Ka gjykatës e prokurorë që ëndërrojnë që reforma të mos bëhet, madje që lobojnë në qarqe politike që reforma të mos kalojë. Kam informacione se janë ulur edhe në tavolinë duke llogaritur votat kundër reformës. Emërimet e fundit dhe promovimet e disa gjyqtarëve e prokurorëve ngrenë shumë pikëpyetje për nga mënyra si janë bërë e po bëhen me nxitim”, tha Xhafaj.

Lidhur me qëndrimin dhe kërkesën e fundit të PD-së, për të miratuar sa më shpejt Byronë Kombëtare të Hetimit, Xhafa tha se, “nuk mund të ngrihet Byroja sot sepse nuk ka bazë ligjore. Sepse, së pari, duhet të bëhet ndryshimi përkatës në Kushtetutë. Dhe, së dyti, Byroja është projektuar të ngrihet pranë Prokurorisë Antikorrupsion. Po si mund të ngrihet BKH-ja pa u ngritur më parë Prokuroria Antikorrupsion? Në një kohë që Byroja do të jetë pikërisht në funksion të Prokurorisë Antikorrupsion. Nëse do të ngrihej sot, BKH-ja nuk do të funksiononte dot, do të ishte vetëm sa për të hedhur hi syve, sa për të thënë që e ngritëm dhe Byronë. Ajo nuk do të bënte dot asgjë sepse pjesëtarët e saj, pra policia gjyqësore, nuk do të kishte te cila prokurori t’i dërgonte hetimet e saj.

March 19, 2016 10:05
Komento

1 Koment

  1. LORA March 19, 12:55

    Shqiptaret kane 26 vjet qe e vuajne ne shpine,xhep e nder ,se cfare kane bere dhe ende u bejne korporata kriminale e dreqesise “gjin gjoni”,ne akordp perfekt me llallerine.
    Ju zoti Xhafa ju votuan shqiptaret ne shumice te cilesuar per t’i dhene rruget ketij antikombetarizmi ekzemplar te pushtetit te dreqesise dhe per te ngritur me kembe shtetin e njemendte te se drejtes.Keshtu qe, jeni te detyruar te komunikoni me njerzit ,ne cdo dite te perendise,per reformen,termat e saj,garancite e saj.
    Ua kemi bere aq te lehte kete komunikim,saqe nuk u ka mbetur asnje alibi,per te bishtnuar,,,,e jo me alibia e lobimit kunder reformes te ca prokuroreve dhe gjykatesve,,,,,,,qe duhet te turperohi sepse ate sistem e ngritet ju ,pergjate 26 vjetve,me akord kamorristesh , majtas-djathtas,per tju zhvatur jo vetem mishin shqiptareve por edhe per t’ju bluajtur edhe kocken.
    TUNG.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim