Xhafaj: Reformat kanë qëllim përsosjen e Policisë së Shtetit

May 5, 2018 10:10

Xhafaj: Reformat kanë qëllim përsosjen e Policisë së Shtetit

Në ceremoninë e homazheve në ndër të Ditës së Dëshmorëve të Atdheut mori pjesë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj si dhe, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Xhafja tha se në këtë ditë, i bëhet homazh veprës së pavdekshme të atyre që dhanë jetën e tyre për kauzën kombëtare.

“Nderimi për ta është shfaqja e mirënjohjes të thellë për aktin e tyre madhor. Sakrifica e tyre ndonëse nuk ka çmim, mbetet një frymëzim i përhershëm për ne”, u shpreh Xhafaj.

Gjithashtu ministri foli dhe për Vettingun në Polici, ku nuk ka për qëllim të penalizojë punonjësit e policisë, por në përsosjen e Policisë së Shtetit.

 

Fjala e plotë e ministrit:

Të respektuar familjarë të të rënëve të Policisë së Shtetit,

Në kalendarin e datave të shënuara, 5 Maji si ‘Dita e Dëshmorëve të Atdheut’ zë një vend të veçantë. Kjo është dita që simbolizon sakrificat sublime të shumë brezave për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Në këtë ditë, ne i bëjmë homazh veprës së pavdekshme të atyre që dhanë jetën e tyre për kauzën kombëtare.

Nderimi për ta është shfaqja e mirënjohjes sonë të thellë për aktin e tyre madhor. Sakrifica e tyre ndonëse nuk ka çmim, mbetet një frymëzim i përhershëm për ne. Ndaj mirënjohja për ta është e pakufishme, e natyrshme, legjitime.

I përjetshëm qoftë emri dhe vepra e Dëshmorëve të Atdheut!

Kjo ditë është njëherësh edhe një moment reflektimi për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë. Qetësinë dhe sigurinë për jetën dhe pasurinë e qytetarëve në kohë të ndryshme, e kanë paguar me jetët e tyre edhe 222 punonjës policie. Askush nuk dëshiron që rendi dhe siguria të paguhen me jetë njerëzore, por për fat të keq, nuk është e mundur që fenomenet kriminale të ndalohen përveçse me kundërpërgjigje të forta dhe ndonjëherë mëse të kushtueshme.

Për këtë arsye, sot, të gjithë ata që shërbejnë në strukturat e Policisë së Shtetit, përkujtojnë me përulje dhe respekt kolegët e tyre të rënë në krye të detyrës, të cilët janë shpallur “Dëshmorë të Atdheut”.

Përgjatë këtyre tre dekadave, trupa e Policisë së Shtetit ka qenë vazhdimisht në frontin e parë të luftës ndaj krimit të organizuar dhe fenomeneve kriminale në përgjithësi.

Kjo përballje nuk ka qenë e lehtë dhe ka patur kosto të saj edhe humbjen e jetëve nga anëtarë të kësaj trupe.

Sot është rasti kur nderimi dhe përkujtimi i tyre merr vlerë dhe peshë më të madhe, për shkak se dita e dëshmorëve në vendin tonë, ashtu si dhe te popujt e tjerë, duhet të konsiderohet si ditë e shenjtë. Ata janë heronjtë e këtij vendi dhe heronjtë meritojnë nderimin tonë më të thellë për rëndësinë e veprës së jashtëzakonshme të tyre.

Ne jemi të vetëdijshëm se detyra e punonjësit të Policisë përmban shumë rreziqe. Ndaj, gjithë vëmendja jonë është përqendruar që të kemi një trupë policore sa më profesionale dhe të aftë për t’i shërbyer qytetarëve dhe për të reaguar në situatat më delikate për zbatimin e ligjit.

Ne nuk mund ta zhdukim rrezikshmërinë që paraqet në vetvete puna në radhët e Policisë. Por sigurisht, ne mundemi dhe duhet të bëjmë gjithçka që kemi në dorë, që kjo detyrë të realizohet me sa më pak pasoja për punonjësit apo për subjektet viktima të akteve kriminale. Ne mundemi dhe do ta mbajmë lart aspiratën tonë madhore që Policia e Shtetit të mbetet në zemrat dhe besimin më të madh të qytetarëve të Shqipërisë.

Roli i pazëvendësueshëm i forcave të rendit në sigurinë e qytetarëve, si dhe puna e sakrificat e bëra në kryerjen me devotshmëri të detyrës, kanë bërë të mundur që sot Policia të renditet e para në sondazhet e besueshmërisë së institucioneve të vendit. Kjo nuk është rastësi! Është fryt i përpjekjeve të pareshtura të punonjësve të Policisë për t’i realizuar detyrat që ngarkon ligji me efikasitet, profesionalizëm dhe përkushtim. Dhe rruga e bërë deri këtu, të gjithë e dimë, nuk ka qenë e lehtë, por ka marrë mjaft mund, djersë, sakrifica ndonjëherë me kosto të pakthyeshme.

Prandaj sot kemi krenarinë e ligjshme të përmendim pa droje besimin që qytetarët na kanë dhënë, ju, bashkë me sakrificat që janë kërkuar për të arritur aty ku jemi.

Sot gjej përsëri rastin që si Ministër i Brendshëm publikisht të ri-shpreh gjithë respektin dhe mirënjohjen time pa rezerva për të gjithë ata punonjës policie nga niveli më i ulët deri tek funskioni më i larti për cfarë ata janë duke bërë bërë në këtë periudhë për të ofruar më shumë siguri, rend dhe qetësi për qytetarët e këtij vendi në zbatim të ligjit.

Është plotësisht meritë e punës dhe e angazhimit të tyre serioz dhe profesional që statistikat zyrtare të kriminalitetit për vitin 2017 dhe 4 mujorin e parë të këtij viti janë shumë të suksesshme, në shumë tregues ndër më të mirat në 20 vite dhe në një trend krahasues europian.

Është pa asnjë dyshim meritë e punës dhe e sakrificës së strukturave të Policisë, që sot Shqipëria përfundimisht është një vend jashtë hartës së vendeve ku mbillet e kultivohet kanabis.

Është një vend ku organizatat kriminale kanë humbur qetësinë dhe komoditetin e të bërit të biznesit të tyre kriminal në vend. Në sajë të punës dhe të angazhimit të këtyre punonjësve sot Shqipëria është një vend ku ai që bënë një krim jo vetëm identifikohet, por edhe ndalohet edhe arrestohet thuajse menjëherë pas kryerjes së veprës kriminale.

Shqipëria është sot një vend ku çdo ditë e më shumë qytetari po e shikon punonjësin e policisë si të besuarin e tij, si garantuesin e jetës dhe të pasurisë së tij.

Dhe ajo çfarë duhet të sjellë në vëmendje është fakti që Policia e Shtetit ofron sot më shumë qetësi dhe siguri për qytetarët, duke e bërë këtë tërësisht në përputhje me ligjin dhe në respekt të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe jo në stilin e standardeve të sherifave të perëndimit të largët të shekujve të kaluar.

Në këto vite, ne kemi ndërmarrë reforma të rëndësishme, shpesh të vështira dhe rrënjësore, të cilat kanë për qëllim përsosjen profesionale të trupës së Policisë, duke i kushtuar një vëmendje të posaçme krijimit të kushteve sa më të mira të ndërveprimit të bashkësisë së qytetarëve me të.

Projekti ynë i Policimit në Komunitet ecën në këtë drejtim, duke synuar ta thellojë dhe të konsolidojë atë kredibilitet të pamohueshëm që ka arritur Policia në sytë e qytetarëve.

Në të njëjtën kohë, në majë të prioriteteve tona mbetet dhe krijimi i një klime të shëndoshë besimi të shtrirë në çdo segment të kësaj trupe. Për këtë qëllim, tashmë ka nisur zbatim Vettingu në radhët e Policisë. Në këtë proces, ne kemi sjellë në Shqipëri përvojën e shumë vendeve të zhvilluara, ku lufta me elementët e inkriminuar brenda Policisë ka rezultuar mëse e suksesshme. Një sukses, në radhë të parë, për vetë Policitë e këtyre vendeve; një sukses që përkthehet në rend, siguri dhe devotshmëri më të madhe nga ana e tyre në shërbim të qytetarëve të tyre.

Dua të rikonfirmojë se ky proces nuk ka aspak si qëllim që nëpërmjet kleçkave procedurale të dokumentacionit që duhet të paraqitet në kuadër të këtij procesi ne të penalizojmë punonjës të policisë, të çdo niveli.

Është gjithë siguria ligjore dhe vullneti im si ministër që procesi i Vetingut në Policinë e Shtetit dhe Gardën të jetë një proces i paanshëm, objektiv dhe i barabartë, por dhe mirëkuptues me vështirësitë e të djeshmes sidomos me punonjësit e thjeshtë të trupës policore e Gardës së Republikës.

Ne synojmë që ky proces të evidentoj dhe të largojë nga radhët e policisë elementët, sidomos në nivele drejtuese, të cilët direkt ose indirekt janë të lidhur apo në shërbim të krimit, janë të korruptuar, apo edhe të paaftë profesionalisht.

Është shumë pozitive që në radhët e Policisë së Shtetit duket që shumica dërrmuese e kësaj trupe nuk ka lidhje me këte lloj kontigjenti.

Vettingu është e vetmja rrugë që shumica dërrmuese e kësaj trupe të çmuar, e cila ka shkëlqyer me cilësitë dhe meritat e jashtëzakonshme, të ndahet me vendosmëri nga ata që me veprimet e tyre të paligjshme e kanë njollosur uniformën, veprimtarinë dhe misionin e Policisë; nga ata që e përbaltën policinë, e braktisën dhe iu vetdorëzuan ilegalitetit dhe krimit. Këta janë ata që sot sulmojnë Policinë, me zë e me vepra, që u japin oksigjen grupeve kriminale. JO NE!

Për sa na përket ne, sot më shumë se kurrë, ruajmë bindjen se Policia – ashtu si dhe çdo pjesëtar i përkushtuar i saj – janë pasuria dhe shembulli më i shkëlqyer i mirëfunksionimit të shtetit në Shqipëri.

Kam besim se Vettingu vetëm do ta përforcojë këtë bindje, duke rritur besimin brenda radhëve të saj dhe duke e konsoliduar këte besim tek qytetarët. Ngritja e një trupe policie me elementë që përmbushin standardet profesionale, me integritet njerëzor dhe të paprekur nga dukuritë kriminale, është përpjekja jonë për të përmirësuar jetën e përgjithshme të qytetarëve, por edhe për të rritur më tej frymën pozitive brenda strukturave të Policisë së Shtetit.

Një organizatë policie e qëndrueshme përballë fenomeneve negative si paaftësia, korrupsioni apo lidhjet e mirëfillta me krimin, përbën një garanci për të sotmen dhe të ardhmen e rendit, qetësisë dhe sigurisë në atdheun tone te dashur.

Është mënyra që ne kemi zgjedhur për të punuar dhe për të renditur numrat që më shumë na interesojnë: ato të sukseseve të njëpasnjëshme që Policia e Shtetit ka shënuar dhe vazhdon të shënojë. Të tjera spekulime, ngado që të vijnë, as që i përfillim.

Në përfundim, dëshiroj t’ju përsëris gjithë punonjësve të Policisë se si Ministër i Brendshëm, jam sot, më i vendosur se kurrë, për t’ju mbështetur dhe inkurajuar në luftën e pa kompromis me krimin dhe në përballje me paligjshmërinë.

o.j/dita

May 5, 2018 10:10
Komento

7 Komente

  1. Dhe pikerishte nje karierist i paskrupullt si ky ,do persosi Shtetin ?! May 5, 10:58

    pafytyresia e sharlataneve politike s’njeh me kufi.

    Shteti persoset kur nga Politika zhduken gjithe bandat
    antishqiptare ,kriminelet politike ,
    ata qe generojne krimin ne ate shtet dhe qe sot jane ne kupolen e shtetit Shqiptare o sharlatan .

    Arresto berishen -bashen-meten ,
    ose mos ha mut ,te zesh ne goje Shtetin e persosur .
    Kujtoni se do vazhdoni te mashtroni shqiptaret me kte demagogji ?
    Keni 30-vjet ,qe jepni lexione Demokracie e Reaforma ,
    dhe beni gjithmon te kunderten e atyre qe thoni ,
    vetem vrisni ,degjenroni,vidhni shtetin tuaj ,shkaterroni .

    Kjo eshte experienca e 30-vjeteve politike nga JUUUUUUUUUUU putanat e Shqiperise

    Reply to this comment
  2. N.VJOSA May 5, 12:58

    Demagogji e pastër e këtij Ministeri kokëbardhë dhe kokëdhjamë!
    Cfare vlere kane fjalet e tua zoti Xhafaj kur veteranët e Luftës, që kanë ardhur te nderojne shoket e tyre të renë per clirimin e Atdheut, dhunohen nga një grup zagaresh, pasardhes te atyre që dje në Luftë u perleshen me deshmoret?!….
    Dhe del e flet perdite si Papagall,
    Kur nuk siguron dot as rendin!…
    Dorheqje dhe eshté pak!…

    Reply to this comment
    • Dalip Berzeshta May 5, 16:23

      Neti Vjosa,Neti Vjosa,
      Nuk keni faj,kur s’ju kori kosa,
      Paskemi qene te mallkuar,
      Nga komunizmi roberuar!

      Po cfare veteranesh mor aman,
      Ikni tutje se late nam,
      Ata nuk ishin gje tjeter,
      Po gjithe spiuna,karte e vjeter.

      Ish sigurimsa,ish sekretar,
      Qeflinje,dhe ish kryetar,
      Pika qe nuk u bije,
      Te gjith tashe mendje te thare.

      Eshte kolera komuniste,
      Qe na ndjek hap pas hapi,
      Me ne krye Gramoz Rucin,
      Qe eshte me krye trapi!

      Ca kaptera qe ndanin pece,
      Na u bene veteran,
      Na kendojne per Emver Hoxhen,
      Mor ja dhjefsha ate nane!

      Merrni Nexhin ne foltore,
      Si dikur ne pese Maj,
      Dhe kapuni dor per dore,
      Nuk ka force qe tu ndaje!

      Keq me vjene me shum per ju,
      Qe nuk keni aspak tru,
      Po pse keshtu o Net,o mik,
      Ngele mbrapa nostalgjik!

      Nostalgjik per ate kohe,
      Qe la pas tmer e zi,
      Komunizma gjaketare,
      E shkateroi kete Shqiperi!

      Del Bushati si Hysniu,
      Pak me tej dhe vella Saliu,
      Qofte e hajrit Repoblika,
      Katandisur si Afrika!

      Katovic te qofsha fal,
      U zbatove me ngadal,
      Kur te kuptuam,ngelem pa fjale,
      Ishte vone,s’te thame dot ndal.

      Ti shpetove qenerine,
      Me marveshje Staliniste,
      Ramiz mutin,me gjithe partine,
      Ne krye solle Saline!

      Veteranve me bebelina,
      Sot aspak su qeshi fati,
      Ca nga frika u shuruan,
      E ca te mjere nga prostati!

      Reply to this comment
      • NETI VJOSA May 5, 20:03

        Eh, ore Dalip Berzeshta,
        Or te dhjefsha n’ato rreshta,
        Beju Respekt Veteranve
        O Dalipi i Kazanve!…
        +++
        Or Dalip, or tu shofte Fara
        Kush e coi Shqiperine perpara?!…
        Kush na e solloi Lirine,
        Na cliroi Shqiperine!?…
        +++
        Kush zhduku analfabetet,
        Hapja Historise fletet
        Kush perhapi Diturine,
        Kush ndertoi Shqiperine?!…
        +++
        Kush e shkolloi Rinine?
        Centralet kush i ndertoi?
        Kush e mundi Urine?
        Dhe perpara bujqesine coi?!…
        +++
        Te mos flasim per industrine
        O Dalip , o bajge e Lopes
        Kush rinovoi Popullsine
        Popullin me te ri t’Europes?!…
        +++
        O Dalip, mendjelehti
        Dalip, mos u bej idiot,
        Se ne ecjen e nje shteti
        Ndikon dhe cfare ndodhe ne Bote…
        +++
        Mos na fol si Cilimi,
        Me ate mendje qe ke ti,
        Na e kthyet ket’ Shqiperi
        Na e kthyet Koloni…!
        +++
        C’te them, or ballist i ri…
        Na thuaj me cfare mburresh ti…
        C’te te them or Dalip Plehra,
        E te tjere, e te tjera…
        +++
        Sa di ti, Dalipi ” trim”,
        Di me shume Macoku im,,,
        Ti or Dalip vjershetari,
        Qenke nje Kokerr kandari…
        +++
        Degjo, o Dalip Berzeshta,
        Or te dhjefsha n’ato rreshta,
        Veteranet jane plot vlera…
        Se dhe ti pleqerine,
        Pleqerine e ke tek dera!…

        Reply to this comment
  3. Dn May 5, 20:33

    Neti per cka po mburrewh ti,se keta veterane e keta komunista na sollen ku jemi…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*