Xhafaj: Rrethanat penguan ndryshimin, statuti i ri do ndryshojë PS-në

March 19, 2016 19:00

Xhafaj: Rrethanat penguan ndryshimin, statuti i ri do ndryshojë PS-në

Kryetari i komisionit për rishikimin e statutit në PS, Fatmir Xhafaj, në fjalën e mbajtur në kongresin e partisë, ka deklaruar se kanë qenë rrethanat ato që kanë vonuar ndryshimin e statutit.

Xhafaj ka theksuar se, statuti i ri ka qenë më se i nevojshëm për PS, “por ne nuk jemi të pagabueshëm”, ka thënë ai. Ai ka pranuar se, “statuti ekzistues ka qenë i ndërtuar më së shumti për parti opozitare, siç ishte PS deri në vitin 2013”.

Ndërsa statuti i ri, ka shtuar Xhafaj, “do të kontribuojë për ta bërë PS më të hapur, më dinamike dhe më të votuar”.

“Statuti konfirmon faktin se militantët dhe anëtarët janë pasuria më e madhe e PS. Statuti sjell zgjerim të të drejtave të anëtarëve dhe krijon mundësi për më shumë konkurrencë”, ka shtuar Xhafaj.

March 19, 2016 19:00
Komento

2 Komente

  1. Greg March 19, 20:34

    Kam pasur nje fije respekti per ty o Fate. Por mesa duket je transformuar ne gjirin e Rilindjes dhe ke perfeksionuar profesionin e bythelepiresit. Te lumte ty dhe Rucit qe shitet shpirtin dhe gjithshka te shalgjati.

    Reply to this comment
  2. b March 20, 13:18

    Greg jo vetem ajo qe ke komentuar per kete bythlepires por jane aq te pacipe dhe arogante sa te mos u vije turp fare per ato qe pohojne mohojne dhe pohojne brenda disa minutave ne kongres:” Nuk ka nevoje per zgjedhje se statuti i ri qe sapo u votua nuk e lejon, a… nuk eshte votuar nen per nen..gabim eshte bere..do e votojme nen per nen ” pra i bie qe statuti nuk eshte aprovuar. ku ishte ai nuk e dinte qe nuk ishte votuar nen per nen dhe qe kjo perben nje shkelje… Keto jane me shume se rrugaceri dhe keto aprovohen nga disa lopcare dhe bajgaxhinj qe kujtojne se kane te drejten e se majtes shqiptare? Ata ne stalle jane qenie mjerane dhe nuk mund te privatizojne ( komandanti i tyre) te majten e popullit shqiptar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*