Xhafaj shpjegon si e mendon rrjetën për “peshqit e mëdhenj”

May 1, 2018 13:27

Xhafaj shpjegon si e mendon rrjetën për “peshqit e mëdhenj”

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i ndalur në qytetin e Korçës, i është përgjigjur pyetjeve dhe shqetësimeve të ngritura nga banorët e zonës.

“Ju korçarët jeni nga më të shëtiturit që në origjinë dhe e dini shumë mirë se si kanë funksionuar dhe si funksionojnë disa gjëra jashtë nesh. E dini shumë mirë marrëdhënien që njerëzit kanë me policinë. Fakti që vetë qytetarët vendosen në ruajtje të qetësisë, të rendit, praktika të kësaj natyre, si kjo që ne po duam të ndërtojmë, janë të zakonshme në vendet e BE-së”, nënvizoi ministri.

Xhafaj ndaloi tek lufta kundër krimit të organizuar, dhe theksoi se shumë çështje nën hetim kanë avancuar, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

“Krimi i organizuar cënon sigurinë kombëtare, pronën dhe jetën, cënon, pengon zhvillimin ekonomik, jetën sociale të shoqërisë edhe imazhin e vendit. Ne jemi fort të angazhuar. Kemi ndërmarrë një operacion shumë konkret, operacionin “Forca e Ligjit”. Kemi evidentuar grupet kriminale që veprojnë në territor, brenda dhe jashtë territorit të vendit. Kemi goditur një pjesë të tyre. Kemi një sërë hetimesh të rëndësishme me Task Forcat që janë në kuadrin e operacionit “Forca e Ligjit”, në bashkëpunim me Prokurorinë, për të goditur shumë shpejt një pjesë të këtyre grupeve kriminale”, u shpreh ministri Xhafaj.

Ai u shpreh se agjencitë e rëndësishme ligjzbatuese si Policia, Prokuroria e Gjykata, nëse janë të ndershme dhe të afta profesionalisht, nuk korruptohen nga politika dhe zyrtarët e shtetit, dhe sipas tij, kjo është pikërisht ajo që do çojë në ndëshkueshmërinë e të gjithë zyrtarëve që kanë abuzuar me pushtetin.

“Ose, siç i quani ju ndryshe me të drejtë “peshqit e mëdhenj”. Sepse që “peshku i madh” të përfundojë aty ku duhet, duhet të ketë rrjetë, dhe rrjeta janë Policia – Prokuroria – Gjykata. Pa këto të treja nuk është e mundur. Pasi nëse njëra prej tyre nuk funksionon, nuk funksionon i gjithë sistemi”, tha Xhafaj.

Forumet Qytetare për Siguri, me në krye ministrin e Brendshëm, janë mbajtur më herët në qytetin e Elbasanit, Dibrës, Fierit e Beratit. Pas 12 qarqeve, llogaridhënia e policisë do të shtrihet në javët e ardhshme në 61 bashkitë në vend.

s.a/dita

May 1, 2018 13:27
Komento

2 Komente

  1. fatmiri May 1, 18:00

    Mire si I mendon, por nga e thena ne te bere eshte ne mes nje det I tere. Z.Minister sa me shpejt e mos na u bej si llalla, por kush e meriton te perfundoje ne burg, duke filluar nga kreu I shtetit. Koha nuk eshte per llafe por per vepra.

    Reply to this comment
  2. Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju o mije kenetash e avoketer te djallit. May 2, 11:02

    Po more Xhafa,polici-prokurori-gjykate jane tre hallkat qe vedosin drejtesi,por mos harro se te tre keto hallka jane nen kontrollin e parlamentit,qe kane te drejten te investigoje kure cilado halle e drejtesise abuzon me pushtetin.Pra, ata kurre nuke mund te abuzojne po nuke paten mbeshtetjen e politikaneve te superkriminalizuar e te superkorruptuar ne Tiranen zyrtare ne dite e vite deri me sot.Mjaft eshte MJAFT.Duan apo nuke duan mijte e kenetave,mizat e kalit,dhe avoketerit e botes se krim-korrupsionit-ekstremist-mafjoz-imoralo-politik,te Tiranes zyrtare ne dite e vite deri me sot,Drejtesia do te BEHET,se e ka kerkuar me FORCE SOVRANI,SHBA,dhe BE.Besoni,binduni,dhe rrefehuni njehere te vetme ne jete,qe POPULLI,SHBA,BE,e Ligji dhe ZOTI t’ju meshirojne.Jane mijra nena e gra te veshura me te zeza,dhe mijra femije te metur jetim,pa harruar grabitjen e tjetersimin e pasurise kombetare e private nga politikat bastarde te Tiranes zyrtare ne dite e vite deri me sot,qe kerkojne DREJTESI dhe jo lojra fjalesh e lot krokodilesh per te mashtruar e shqyer prene e rradhes,pra popullin e popujt,sukurse ato popuj ne ish Jugosllavine e kryekriminelit milloshevic,karaxhic,e mlladicit me shoke e shoqe,qe i furnizoi me nafte e arme kontrabande berishavicet me shoke e shoqe.Bashkejetesa me krimin eshte bahkefajesi,dhe kete e dini for mire si juriste me pervoje.Prisni,se nuke keni pare gje akoma,kure e djeshmja dhe e sotmja do t’u mbetet nje ender dhe e nesermja e afert ne bangen e akuzes ne nje fund te turpshem dhe pakthim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*