Xhafaj, takim me krerët e policisë kriminale: Policia të tregohet e fortë me ”të fortët”

October 16, 2017 16:16

Xhafaj, takim me krerët e policisë kriminale: Policia të tregohet e fortë me ”të fortët”

 

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Policisë Kriminale.

Në takimin me dyer të mbyllura, është bërë një analizë e situatës dhe masave për goditjen në vijim.

Ministri Xhafaj vlerësoi me nota pozitive luftën antikanabis këtë vit, por ka dhënë disa paralajmërime të forta.

“U shkëput një pjesë e implikuar e Policisë, nga kjo veprimtari kriminale. Shumë shpejtë do të nisë një operacioni i gjerë kundër grupeve kriminale në bashkëpunim me partnerët e huaj. Policia të tregohet e fortë me ”të fortët’”, mësohet se ka thënë ministri gjatë takimit.

Më tej ministri paralajmëroi masa të ashpra për disa nga oficerët e hetimeve në qarqe.

Reformë dhe riorganizim i strukturës së hetimit. Në Polici do ketë vetëm punonjës bazuar në 2 kritere, integritet dhe aftësi profesionale. Të rihapen dosjet e vjetra në fushën e trafiqeve dhe vrasjeve. Të rritet cilësia e informacionit policor. Goditje të aseteve kriminale të personave me precedentë apo të dënuar”,-ka deklaruar Xhafaj.

Kryeministri Rama ka deklaruar se në nëntor do të vijnë në Shqipëri agjentë të huaj për të luftuar krimin në vend.

October 16, 2017 16:16
Komento

7 Komente

  1. Erisa Mustafa October 16, 17:07

    Reforma te tilla dhe pune profesionale nga drejtuesit do i kthejne dinjitetin e humbur policise se shtetit.

    Reply to this comment
  2. Gregor Torra October 16, 17:10

    Te punosh me kaq perkushtim nje dit do ia shohesh hajrin. Besoj se kjo dite do te jete shume e shpjet dhe cdo gje do te funskionoje ashtu si duhet

    Reply to this comment
  3. demir sulaj October 16, 17:27

    keto reforma qe po ndermerren po e bejne me te forte ligjin .lufta antikanabisit,krimi dhe korrupsioni kam pershtypje qe do luftohet me mire,do marrin fund njhere e mire.

    Reply to this comment
  4. Sara Xibraku October 16, 17:48

    Me perkushtim mund te arrihet cdo gje prandaj nje polici me e mire mund te sherbej si komponent shume i rendesishem ne uljen e shkeljeve ligjore pse jo dhe ne sjelljet kriminale

    Reply to this comment
  5. xhulja xhika October 16, 17:54

    epo ne fakt duhet ta pranjom qe sot kemi nje shtet me te sigurt dhe kjo patjeter ka ardhur si rjedhoje e nje pune serioze e te palodhshme

    Reply to this comment
  6. gentjana mara October 16, 22:12

    Ju uroj ti shkoni deri ne fund kesaj nisme Zoti Minister .Besoj tek personi juaj qe vetem ju mund tja dilni.

    Reply to this comment
  7. arben October 17, 12:17

    Zoti Xhafa ke përkrahjen e të gjithë shqiptarëve në luftën kundër kriminelëve e mafiozëve me pushtet apo pa pushtet por më vjen keq të ta them që nuk je gjë tjetër veçse një gjeneral i madh me një ushtri liliputësh.E çfarë mund të presësh nga të tillë ushtarë.Vetëm dështim total në luftë.Policia e shtetit u shkatërua nga tradhëtari Berisha që dëboj gjithë kuadrot profesionistë duke i zëvendësuar me militantë të tij si dhe me njerëz të pa aftë profesionalisht por që ishin në shërbim të tij.Këtë e provoj 1997 – 1998.Por dorën e fundit ja dha krye mafiozi Nano që i mësoj policët si të mbushnin xhepat e tyre dhe të ustajt.Ardhja e Ramës krijoj një farë shprese për drejtësi e rend në Shqipëri por për fat të keq helmi që kishin hedhur dy të parërt në rradhët e policisë kishte efekt të fortë prapaveprues.Megjithse u rimorën në punë kuadrot e vjetër profesionistë u pa qartë se edhe këta e kishin ngrënë karemin e mafies e të kriminelëve e u vunë në shërbim të këtyre të fundit duke bërë që krimi e korrupsioni të arrijë në majat më të larta të pa para ndonjëherë.Ky realitet i frikshëm është i pa mundur të luftohet me mjete demokratike por vetëm me dorë të hekurt e të pa mëshirshme pa kursyer askënd gjë të cilën ju nuk mund ta realizoni pasi këllqet e tua nuk e mbajnë dot këtë barë të rëndë.Mjafton të kontrollohen pasuritë që kanë vënë këto vite vartësit e tu e do kuptoni se gjëndja është jashtë kontrollit e ju veç bëni deklarata që nuk i besojnë as fëmijët.Luftën duhet ta fillosh që në shkatërimin e mafies në rradhët e policisë duke u treguar i pa mëshirshëm për këdo pavarësisht se kujt politikani i shërben.Vetëm kështu mbase do bëni diçka të mirë që populli yt do ta vlerësojë.Në të kundërtën me deklarata e fjalë në erë asgjë nuk ka për të ndryshuar e mafia ka për të gëzuar mbështetjen e plotë të policisë si deri më sot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*