Xhafaj, takime me eurodeputetë në Bruksel, Kukan: Po përpiqemi për çeljen e negociatave

December 7, 2017 19:41

Xhafaj, takime me eurodeputetë në Bruksel, Kukan: Po përpiqemi për çeljen e negociatave

Gjatë vizitës në Bruksel, Ministri i Brendshëm shqiptar u takua edhe me anëtarët e Parlamentit Europian, Eduard Kukan dhe Gianni Pitella.

Europarlamentari Eduard Kukan u shpreh gjatë takimit se për arritjet e Shqipërise ka vlerësime pozitive në Bruksel.

“Po përpiqemi për çeljen e negociatave. Reformat e nisura duhet të vazhdojnë”, tha Kukan.

Ai shtoi në bashkëbisedimin me ministrin e Brendshëm Xhafaj se ekziston një atmosferë e mirë brenda institucioneve të BE-së në Bruksel, dhe Shqipëria ka bërë progres.

Kukan nënvizoi se kanë nisur shumë procese që duhet të përfundojnë e në këtë kontekst Ministria e Brendshme ka rol kryesor.

“Siç e kam thënë shpesh, BE do të ndihmojë, por ju jeni ata që do ta kryeni procesin”, tha Kukan.

Ministri Xhafaj e falenderoi eurodeputetin për ndihmën e dhënë për reformën në drejtësi dhe theksoi se implementimi mbetet një proces shumë i rëndësishëm.

Në takimin me eurodeputetin Gianni Pitella, Xhafaj prezantoi prioritetet dhe dokumentin politik të Ministrisë së Brendshme.

Xhafaj kërkoi nga BE-ja të ndjekë procesin e implementimit të reformës në drejtësi. Sipas tij, kjo reformë mund të jetë shembull për rajonin.

Ministri informoi deputetët e PE-së mbi rezultatet e vitit 2017 në luftën antikanabis dhe i njohu me detaje të përgjithshme nga Plani i Veprimit kundër krimit të organizuar dhe grupeve kriminale/Operacioni “Forca e Ligjit”.

Ministri nënvizoi se duke pasur parasysh progresin e bërë, qeveria pret që viti 2018 të jetë vendimtar për rrugëtimin evropian të vendit. Ministri theksoi se vullneti politik dhe angazhimi i qeverisë për të forcuar sundimin e ligjit janë të palëkundur.

 

December 7, 2017 19:41
Komento

2 Komente

  1. Vedi December 7, 22:25

    “O Balo, te hengert tenja, e keshe te ligen brenda”. Kirurg Rama do t’ta heqi po s’e le Sali Dreqi.

    Reply to this comment
  2. Shemia December 7, 22:32

    “O Balo, te hengert tenja, e keshe te ligen brenda”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*