Xhafaj takohet në Shkodër me homologun malazez

June 15, 2018 19:05

Xhafaj takohet në Shkodër me homologun malazez

 

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është takuar ditën e sotme me ministrin e Brendashëm të Malit të Zi, Mevludin Nuhodzic gjatë ditës së sotme në Shkodër.

Takimi mes tyre ishte informal dhe u konstatuan niveli shumë i mirë i bashkëpunimit dhd thellimi i tij.

Ata trajtuan çështje që lidhen me projekte të përbashkëta ndërkufitare, për të siguruar mbështetje financiare dhe asistencë nga BE>

Ministri Xhafaj dhe Ministri Nuhodzic diskutuan gjithashtu mbi masat shtesë për lehtësimin e lëvizjes në pikat e kalimit kufitar mes Shqiperisë dhe Malit të Zi, në muajt e sezonit turistik veror ku ka një fluks pushuesish.

Këtu u trajtuan çështje të bashkëpunimit më të mirë ndërkufitar, përfshi kontrollin e përbashkët të kufirit midis 2 vendeve si dhe lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes në PKK duke mundësuar procedurën e vetëm një kontrolli në hyrje dhe në dalje.

Dy ministrat, ndanë mendime dhe trajtuan çështjen e përballimit të një fluksi të mundshëm migrator nga vendet e treta.

Ministri Xhafaj solli ne vëmendjen propozimin e berë nga ai në Trieste, për ngritjen e Qendrës së Përbashkët Rajonale Policore, që do të trajtojë këto problematika, propozim qe po trajtohet edhe nga pala malazeze.

Dy ministrat e Brendshëm e mbyllen takimin me një inspektim të përbashkët në Piken e Kalimit të Hanit të Hotit, ku panë nga afër masat policore për sezonin turistik.

l.h/ dita

June 15, 2018 19:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim