Xhafaj takon homologun kroat: BE të bëjë më shumë për rajonin

June 8, 2018 18:38

Xhafaj takon homologun kroat: BE të bëjë më shumë për rajonin

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Kroaci i ftuar nga homologu i tij, Davor Bozhinoviç. E pranishme në takim për palën kroate ishte edhe Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Brendshme Teresa Gras, e cila ka qenë pjesë e kontakteve të vazhdueshme mes dy ministrive për të thelluar bashkëpunimin në tema të sigurisë, menaxhimit të kufijve dhe migracionit të jashtëligjshëm.

Palët konfirmuan bashkëpunimin e gjithanshëm mes dy vendeve partnere dhe mike, të cilat kanë traditë të përbashkët në procesin e integrimit euro-atlantik. Ministrat e Brendshëm ndër të tjera diskutuan dhe ranë dakord mbi problematikën e menaxhimit të flukseve migratore, duke theksuar se në kushtet aktuale BE-ja duhet të ndihmojë më shumë vendet e rajonit.

Ministri Xhafaj bëri një ekspoze të reformave dhe ecurinë e Shqipërisë në përballje me krimin e organizuar, Vettingun në Polici, Policimin në Komunitet, bashkëpunimin policor rajonal dhe ndërkombëtar etj.

Xhafaj edhe gjatë konferencës së përbashkët për mediat konfirmoi interesin dhe angazhimin për projekte të përbashkëta rajonale për menaxhimin e sezonit turistik. Bashkëbiseduesit ranë dakord për thellimin e bashkëpunimit mes policive të dy vendeve, në kuadër rajonal.

Në kuadër të proceseve integruese, Kroacia mbetet një model për integrimin evropian të Shqipërisë.

Ministri Xhafaj mori garancitë për mbështetjen pa kushte të Kroacisë në procesin e hapjes së negociatave me BE. Takimi nga të dy palët u vlerësua si shumë i suksesshëm dhe frytdhënës.

Në fund, Ministri Xhafaj e ftoi homologun Bozhinoviç për një vizitë në Tiranë për të konkretizuar më tej projektet e bashkëpunimit mes dy qeverive.

o.j/dita

June 8, 2018 18:38
Komento

2 Komente

  1. XXXL June 8, 19:03

    Z. Xhafa mos u merzit, kur avioni yt do te ule rrotat ne Rinas, ne te njejten kohe do te ngrihet jo Lulit se eshte tranvestite, por avioni ku eshte ai per te shkuar ne Kroaci dhe per te bere mashtrimet e rradhes, sic ka bere shtete si Hollanda, Gjermania, Austria, etj ku ka shkuar shumese 2-3 here per te nxirre sic e ka nxirre dhe baltosur Shqiperine, per mos u hapur kurre negociatat me BE qe te behemi pjese e Evropes.
    Keto antishqiptarizma do ti kishte pasur zili po te ishte gjalle edhe Esat Pashe Toptani, te cilin e ke zbritur nga froni dhe eshte i dyti ne renditje pas teje, per tradhetite dhe perbaltjen qe i ben Shqiperise e qytetareve te saj.
    Do te dale per ty dhe per Sali Serbin ndonje Avni Rustem i Ri dhe te pastroj Shqiperine nga hale si ju.

    Reply to this comment
  2. intelektuali June 8, 21:41

    Mire qe nuk e arrestuan dhe e pranosen kroatet Kapobanden e droges se Edvinit, Fatmir Xhafaj,

    njashtu:

    SIC ARRESTUAN KRYEMINISTRIN E TYRE HAJDUT SANADER NE AUSTRI DO KOHE ME PARE

    per gjynahe shume here me te vogla se ato te HETUESIT te Enverit qe Edvin Karagjozi e beri Minister Rendi:

    DUKE I VARURR UJKUT ENVERIST MELCITE E DREJTESISE NE QAFE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*