Pse thashë për Xhafajn ju të tjerët vishni brekë hekuri

May 17, 2018 09:49

Pse thashë për Xhafajn ju të tjerët vishni brekë hekuri

Entela Resuli

Prej disa ditësh, të gjithë flasin për Agronin, vëllain e Fatmir Xhafajt.

U përdor një vendim i gjykatës italiane, ku Agron Xhafaj në vitin 2002 rezultonte i dënuar me 7 vite e 2 muaj burg.

Opozita kërkon që Xhafaj të largohej nga drejtimi i ministrisë së Brendshme për këtë.

Një natë më parë, u tha se kryeministri do të shkarkonte Xhafajn, madje u gjetën edhe emrat që do e zëvendësonin atë!

Por asgjë nga këto nuk ndodhi.

Mëngjesin e djeshëm vëllai i ministrit u nis për në Itali dhe bëri një letër publike ku thoshte, ndër të tjera, se po shkonte për të sqaruar akuza që ishin ngritur për të.

Protesta e organizuar e ditës së djeshme në mesditë përballë dikasterit të Ministrisë së Brendshme, ishte e vakët dhe pa nerv.

Dritan Hila, editorialist i dritare.net, shkroi një status në rrjetin social ku u shpreh: “Xhafaj e dorëzoi vëllanë. Tani, ju të tjerët vishni brekë hekuri”.

Kjo fjali e Hilës provokoi shumë reagime në rrjet.

Në një intervistë për Dita-n, Hila flet në lidhje me aktualitetin  e çështjes “Xhafaj” .

 

-Zoti Hila, ditët e fundit opozita i është kthyer një çështje të vjetër të vëllait të ministrit të Brendshëm për një dënim në Itali. Si e shikoni këtë denoncim dhe pse pikërisht tani?

E shikoj si sulm ndaj njeriut që është autori i reformës në drejtësi. Por jo vetëm kaq. Ai është personi që jo vetëm e ka bërë por edhe do ta zbatojë. Është njohës i mirë i mekanizmit të shtetit për vetë faktin se ka qenë ministër disa herë në funksione kyçe, funksione që e kanë ndihmuar të njohë edhe njerëzit. Kjo do të thotë që njeh si ata që do të jenë zbatuesit e reformës ashtu edhe viktimat e saj.

Nëse kjo betejë e opozitës është bërë për hatër të parimeve që kanë lidhje me raportin mes vëllezërve Xhafa, atëherë duhet pranuar se kanë një problem me veshin muzikor dhe nuk dinë të mbajnë fare ritmin e kërkesës popullore. Është një këngë që është kënduar 12 vjet më parë dhe megjithëse i është rënë daulles me forcë edhe në ato kohë, nuk kanë fituar ndonjë çmim.

Mos harrojmë se është një përsëritje e të njëjtës partiturë që këndonin 4 vjet më parë kur vendi ishte në pragun e marrjes së statusit të vendit kandidat. Është në të drejtën e çdo opozite të bëjë luftë me mjetet që ka. Por kjo është e vërteta.

-Por duket se ajo që e shtoi më shumë presionin ndaj qeverisë ishte fakti që opozita nxori dhe një audio ku implikonte vëllain e ministrit për trafik të lëndëve narkotike.  Deri më tani kemi dy palë: ata që e marrin për fakt të kryer këtë video, ndërsa të tjerë që dyshojnë dhe e konsiderojnë atë të manipuluar, ju si e komentoni këtë?

Nëse është manipulim teknik, për këtë duhet të shprehen specialistët. Sa i takon asaj që thuhet se është një bisedë për pazar droge, ky përgjim nuk sjell asnjë fakt.

Të paktën nga ato që kanë publikuar. Mbase ekspertiza nxjerr se mos është thënë gjë tjetër pa sa për këto që janë deklaruar, Bashkëpunëtori X mund të ketë shkuar tek Agroni t’i kërkojë kanabis (siç thotë opozita) ashtu sikurse mund të ketë shkuar për të kërkuar para borxh, dyshek, batanije apo letër higjenike.

Asgjë nuk fakton trafikun e lëndëve narkotike edhe sikur Ermali që përmendet të jetë trafikant narkotikësh. E gjithë pjesa tjetër pastaj është lojë mediatike, ku opozita dhe mbështetësit e saj, krijon psikozën kolektive.

-Ndërkohë, ditën e sotme (dje)  vëllai i Xhafajt është vetëdorëzuar te autoritetet italiane për të zgjidhur problemet e tij me drejtësinë italiane. Sipas jush edhe kjo është lojë apo e konsideroni një  standard të ri për politikën shqiptare?

Nuk po merrem me anën morale të saj, pasi në këtë rast, më duhet të them që brenda çdo njeriu ka një anë të ndritur të tij. Çfarëdo gabimi të ketë bërë në jetë Agroni, me këtë akt tregoi burrëri të marrë përsipër pasojat e veprimeve të tij.

Politikisht është një standard që ka lënë pa lëvizje tjetër kundërshtarët e tij si brenda edhe jashtë partisë. Dhe më këtë mbyllet ky kapitull për Fatmir Xhafën i cili në vetvete është ndër të rrallët politikanë shqiptarë që nuk është përfolur për asnjë shkelje apo abuzim me pushtetin. Tani topi është në fushën e të tjerëve.

-Pas këtij vendimi ju jeni shprehur tekstualisht “Xhafaj e dorëzoi vëllanë. Tani, ju të tjerët vishni brekë hekuri”. Për kë ishte ky mesazh?

Aktorët politikë shqiptarë kanë shumë skelete dhe qese floriri në dollapët e tyre. Nëse mendohej se çështja e Agron Xhafaj do ta mbante peng Fatmirin (që është një skemë e vjetër në politikën shqiptare), i hoqën vetes një mundësi presioni.

Dhe tani ky njeri që siç e thamë është autor dhe do të jetë aplikuesi i reformës, e ka shpatën e lirë të presë majtas dhe djathtas.

Dhe mos kujtoni se trembja është vetëm nga kampi opozitar. Ka shumë të trembur edhe në kampin e Xhafës, aq më tepër kur ata e njohin mirë natyrën e tij infleksible përballë ligjit.

Gjithashtu kjo vërtetoi edhe diçka tjetër që përflitet prej kohësh se Xhafa është njeri i amerikanëve. Amerikanët nuk e lëshuan Fatmir Xhafën. Dhe nuk ishte Rama që e mbajti Xhafën. Rama vetë, u mbajt te Xhafa pas aktit të pa precedent që bëri ky politikan.

-Megjithatë, një gjë vihet re, se sa herë ka akuza apo dhe implikime për njerëz të së majtës, shoqërohet me dorëheqje apo dhe me arrestime, por këtë gjë nuk e kemi parë në kampin e PD. Mendoni edhe ju kështu?

Madje shpesh njerëzit shprehen se “Berisha i mban të vetët, ndërsa të majtët të lëshojnë”. Çka ka të vërtetë brenda. Besoj është çështje formimi. Krahu i majtë ka politikanë me eksperiencë dhe kjo sjell edhe pasjen e standardeve më të larta. Por ka edhe individë me personalitet.

Tani besoj se është koha që kush ka probleme me ligjin në krahun tjetër, dhe kur them probleme, e kam fjalën për probleme direkte dhe jo të babait apo vëllait, të përgatitet, sepse mesa duket një erë tjetër do fillojë: Ku ata që nuk do shkojnë me këmbët e tyre, do të shkojnë t’i marrin me policë. Mbas këtij momenti fillon një erë e re në politikën shqiptare.

 

May 17, 2018 09:49
Komento

20 Komente

  1. çiftelia e bjeshkeve May 17, 11:16

    Respekte Dritan Hila!
    Tek personi tuaj gjen meshirimin ajo teoria, “zoti ti ka dhene te gjitha, prezencen, inteligjencen, por edhe burrerine”!

    Reply to this comment
    • Une May 17, 19:54

      A e dini Hila kush eshte? Nje produkt antirame! Pasi menduan se Rama e ka detyrim pasi u zgjodh k/minister t’i shperblente Xhungen dhe Tanin minister te puneve te jashtme?! Pune shqiptaresh! Medioker Z.Hila!

      Reply to this comment
  2. Arben May 17, 11:42

    VDEKJE SIGURIMIT TE SHTETIT DHE PINJOLLEVE

    VETEM KESHTU PERPARON SHQIPERIA.

    Reply to this comment
  3. MH May 17, 13:14

    Nji interviste precize.
    Pa ia lujte as pike dhe as presjen.Cdo gja me vend dhe ne vendin e sakt.
    Une pretendoj ti levize nji cike fare kesaj predhe te fuqishme te nderuemit z.Hila.
    Agronin mos ta quaj burre mbasi nuk kishte ngarkese me argumente krimit.Ishte komplet i paster dhe u paraqit para drejtesise italiane.Nese do ishin te verteta ato qe pjerdhin opozita e te shkonte ne itali.Do e quaja burrni.
    Tjetra.Topi nuk asht ne fushen e tyre.Po gol ne marimangen e tyre.
    Shpresoj se nuk ia prisha bukurin dhe forcen e analistit te kesaj interviste.
    Pershendetje.

    Reply to this comment
  4. per Hile servilin May 17, 15:01

    Hilja kerkon ti jape zemer Xhafajt te dhjere fund e krye. Nuk e perdor dot shpaten Xhafaj me hurin qe i ka hyre ne bythe der ne musteqe nga i vellai i denuar per trafik droge.

    Reply to this comment
    • lilo May 17, 15:30

      Ne fakt je ti qe duhet ta heqesh koka nga bytha e Sali shpellarit o shpellar.Xhafa ka nje jete ne drejtim megjithe lehjet dhe te ngrenat e sojit tend.Behuni gati per te perdorur sapunin.

      Reply to this comment
      • per liloshen May 17, 17:23

        Sapunin per djathe keni kohe qe e hani ju prej Ram kaqolit qe here ju ben ta quani Tahirin ministrin me te suksesshem, here ju thote per te dru i shtrember, here e mbron, here e mbyll ne arrest shtepie dhe ju tru shplaret si kone pas tij lehni ne kor por duroni se dhe per Xhafajn ashtu do beni, si kone ham-ham dhe pastaj do fusni bishtin nder shale, si me Tahirin.

        Reply to this comment
  5. Pogradecari May 17, 15:40

    Cthua Hila. I je lepire keqas Xhafes. Dhe thua se eshte nga politikanet e rralle qe nuk eshte perfolur. Pak eshte thene per te z. Hila? Ti ke shku ne Pogradec. E ke pa pallatin e tij, ndertu kur ishte deputet atje. Ci ka punu atij qyteti edine pogradecaret. Me keqardhje.

    Reply to this comment
  6. Arben May 17, 16:19

    Nuk mbulohet muti me shurre

    Reply to this comment
  7. Mark U.K May 17, 18:50

    Po ju more militaruce me pages cfar brekesh po vesh.

    Reply to this comment
  8. Lexuesi i durueshem May 17, 18:51

    Banale dhe idiote!
    Shkrimi flet per te verteten dhe e verteta eshte nje! Akti i vetedorezimit te vellait te ministrit Xhafaj eshte nje akt i larte dhe eshte pjesa e ndritshme e trupit te tij.
    Hila thote shume te verteta dhe ju i kunderviheni me epitete ofenduese!
    Jeni te verbuar nga e drita e se vertetes, jeni miope, jeni te prapambetur dhe nuk shikoni me tej se hundepinoku juaj.
    Jeni mbeshtetes te karagjozeve te pd, qe bashkepunojne me trafikante si ky veliu, i cili eshte ndeshkuar me burg ne Itali dhe sajon deshmi te rreme mbi bazen e premtimeve, qe mund t’i kene bere hienat pas kermave…
    Levrini, gjallesa te neveriteshme drejt humbjes! Ky eshte fati juaj.
    Suksese zotit Xhafa, ministrit te brendshem me dinjitoz te Shqiperise!
    Falenderim per intervisten reale zotit Hila!

    Reply to this comment
  9. Alban Dega May 17, 21:40

    Pak hajgare ne kete kohe kolere kryepeshqish

    KUR TA LENE DOPJO DICKUN NE GOJE !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nuk pajtohem me titullin e analizes se sotme brillante made in Viktor Malaj me titullin “ Kur ta lene dopjo gjashten me dore “ tek gazeta “Dita “
    Jo dopjo gjashten ne dore Viktor !
    Kesaj i thone hic me pak e hic me shume se;
    KUR TA LENE DOPJO DICK-UN NE GOJE !
    Nuk ka thene kot Pjeter Arbnori e nderuar:
    Keta nuk jane socialista….
    Keta jane specialista !
    Por mos ua qani hallin “Bandes se Gangstereve”!
    Jane bere mjeshter te gojoreve !
    Kane ne krye … kryepeshkun, me falni kryemjeshtrin e gojores Profesor Doktor Sali Berishen !
    Ai s’ nxjerr fjale nga goja pa rre e mashtruar, pa sajuar e trilluar, pa manipuluar e fabrikuar …!
    Jo vetem pa thene!
    Por as pa bere !
    Vret me plumba!
    Por vret edhe me fjale !
    Vrases serial … !
    E ka harruar i shkreti keshillen e arte:
    Mos gjuaj me gure shtepine e tjetrit, kur tenden e ke prej xhami!
    Jetojme epoken e grahmave te fundit, e agonise dhe cmendurise se kryepeshqeve dhe te trupeshqeve !
    Kane lajthitur fare nga Drejtesia dhe Vetingu!
    I ka kapluar paniku i fundit e fluturojne drejt e ne rrjetat qe ua pergatisin te tjereve !
    Nuk thote kot sovrani kush i pergatit varrin tjetrit bie vete brenda tij!
    Amen !

    Reply to this comment
  10. Alban Dega May 17, 21:43

    Pak hajgare ne kete kohe kolere kryepeshqish

    KUR TA LENE DOPJO DICKUN NE GOJE !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nuk pajtohem me titullin e analizes se sotme brillante made in Viktor Malaj me titullin “ Kur ta lene dopjo gjashten me dore “ tek gazeta “Dita “
    Jo dopjo gjashten ne dore Viktor !
    Kesaj i thone hic me pak e hic me shume se;
    KUR TA LENE DOPJO DICK-UN NE GOJE !
    Nuk ka thene kot Pjeter Arbnori e nderuar:
    Keta nuk jane socialista….
    Keta jane specialista !
    Por mos ua qani hallin “Bandes se Gangstereve”!
    Jane bere mjeshter te gojoreve !
    Kane ne krye … kryepeshkun, me falni kryemjeshtrin e gojores Profesor Doktor Sali Berishen !
    Ai s’ nxjerr fjale nga goja pa rre e mashtruar, pa sajuar e trilluar, pa manipuluar e fabrikuar …!
    Jo vetem pa thene!
    Por as pa bere !
    Vret me plumba!
    Por vret edhe me fjale !
    Vrases serial … !
    E ka harruar i shkreti keshillen e arte:
    Mos gjuaj me gure shtepine e tjetrit, kur tenden e ke prej xhami!
    Jetojme epoken e grahmave te fundit, e agonise dhe cmendurise se kryepeshqeve dhe te trupeshqeve !
    Kane lajthitur fare nga Drejtesia dhe Vetingu!
    I ka kapluar paniku i fundit e fluturojne drejt e ne rrjetat qe ua pergatisin te tjereve !
    Nuk thote kot sovrani kush i pergatit varrin tjetrit bie vete brenda tij!
    Amen !

    Reply to this comment
  11. Z/K May 18, 02:22

    Mark U.K
    Mendo njiqinde here te shkruash nji llaf.Sepse del forjuzo gallup.
    Breket nuk vishen.Vetem mbathen.Ndaj dhe dyqanet dikur i kishim: Vesh – Mbathje.Ku gjeje artikuj qe vishen dhe artikuj qe mbathen.
    Kur ndonji vajze qe zihet keq pozicionit.Gallupat si puna e yte duhet te virrin.Uuuu ia pame veshjet.Ndersa te tjeret,virrin ia pame mbathjet.
    Keshtuqe dhe per gjera te zakonshme teper ordinere nuk ke kercik te mbahesh i ditun.Sepse mendja yte nuk prodhon asgja qe po ta hapenin rradaken do gjeje vete fjalen sipiun,sigurimsa.Te uroj te ripertrihesh menderisht.Si patriot qe te kam.

    Reply to this comment
  12. Zgalem May 18, 02:38

    Komedia opozitare
    Shpallia e deshmitarit X nga opozita kishte te tera tiparet e nje komedie, si c’do komedi tjeter e luajtur nga nje tupe komediane e falimentuar . Ka gati nje jave, qe medjat dhe rrethet poliike shoqerore ne Shqiperi nuk bejne as nje pune . Prisnin me goje hapur , c’do te fliste deshmitari “X “ i video regjistrimit , qe kane kryer udheheqesit e larte te PD . 3 ish Ministra dhe nje pretendet per zv. Kryeminister ( Salianji ) , dollen ne nje tribune solemnte , per t’i bere te ditur popullit dhe Botes mbare , se eshte siguruar nje vidio regjistrim , qe kompromenton Ministrin aktual te brendshem te Shqip[erise . Shume me solemne ishte cfaqja komediane e zbullimit te emrit te “X”it . Ne nje salle madheshtore ne SHQUP ishin mbledhur gjithe drejtusit e larte te Partise , pa ata te LSI se . Pritej te cfaqej per t’u pagezuar “X. “ . Menyra si u cfaq silueta e tij ishte shume sinjifikative . Te tilla skema , nderton Kim Yongu , kur promovon roketat . Nga ekrani foli e c’nuk foli , Babalja ( Keshtu i flasin ne Vlore ) . nga menyra e shprehjes , dukej se kishim te benim me nje njeri te pa shkolluar , pijanec dhe drogmen i regjur . Per degjusit e sall, fjalet e Babales ,vleresoheshin sii shkenca e fundit e sigurimeve dhe sherbimeve sekrete . Te ter ndiheshin te lumtur , qe arriten kete dite , qe te perjetonin , kete sukses . Babalja , nga ky cast njifet si nje hero legjendar i PD se . Triumfalisht e lane sallen , per ta derguar lajmin e Babales , an’e kend botes .
    Ndoshta eshte gabim te flitet keshtu , por ata , me te cilet bisedova , me thane se Babales nuk mund t’i besonin per asgje . Po t’i jepje nje tufe me pata , per t’i ruajtur , te binte gjysmat . Diku , ne nje TV. Kreu ateror i PD , u shpreh se nuk e tregojme bashkepuntori “X” se mes na i vrasin .Nuk dua ta ofendoj Babalen , por nuk mund te gjesh njeri te sakte nga trute , te beje harram plumbin . Nga kultura Babalja nuk i vinte te gishti i kembes , Kosta Trebickes
    I nderuar Babale ! Ne rrast se nuk u ke marre nje dore te mire me euro , 3 Ministrave dhe 2 kryeministrave potenciale , harram e pac rakine shqiptare , qe ke pire , pa racion , keto 30 e kusur vjet . Pa dashur te bej hipotetikun , kur fliste Babalja , ne nje moment , ktheu nje shishe , qe mund te ishte uje apo raki , vetm ai e di . Po qe se nuk thua te verteten , do te bejme nje videoregjistrim shume te rrepte .
    Pike e zeze !Duan dhe pushtet , me makinacine , qe nga permbajtja , perfundojne ne komedira . Vete opozicioni i tyre e verteon teresisht fallsitetin e kesaj video , qe diskretiton me shume aurtoret e Videos , se sa viktimen . Keta ish Ministra , pretendentet per Kryeministra , mbollen drogen ne Lazarat dhe ne krejt zonen malore te Shqiperise . Hanin e pinin me drogmenet , Benin pasuri me Alikot . I kishin ne forume te PD. Vrane policin , ne betejen e Lazaratit . Ne menyre fashiste vrane protestusit me duar ne xhepa .Tani po merren me Babalet , per t’u ricikluar. Jane ne linjen qe u duhet . Bablen merreni dhe ne fushaten zgjedhore . Nuk beni keq ta propozoni per deputet . Me i mire se deputete aktuale , do te jete . Keta jane anarshiso-dembele .
    Video –regjistratori ishte nje nga komedite e zakonshme , te opozites infatile Basha – Berisha . Kete mendje kane , keshtu do te jetojne , por s’kane pse obligojne Prokurorine dhe gjykatat , madje as medjat qe kane pune , nuk jane parazite permanent , si keta halaule te pa ndreqshem . Zgalem

    Reply to this comment
  13. bujar May 18, 13:07

    Analiz perfekte .bravo .koha do flasi me shume.

    Reply to this comment
  14. intelektuali May 18, 14:47

    O HILLA, SPIUNI I SIGURIMIT PA BOLE

    Po vishi me pare breket prej hekuri Rudina Xhunges o mavri fanatike enveriste, se mos gjeje nje tjeter spiun Sigurimi me “hallatin sa Blendi Fevziu shtatin”, qe t’i kendoje naten Rudines tende si kukumjacke pylli elegjite e saj enveriste, njashtu sic ja kendon perdite krimineles gjakatare Nexhmije Hoxha ne te gjitha intervistat e saj famoze qe i ka mesuar tek Partia e Punes.

    Reply to this comment
  15. kRIST May 18, 19:35

    Babai i Hiles,me Fatmir Xhafen,jane kolege (kane qene) te vjeter dhe bashkepunetore te zellshem te kohes se qepes.Hila,ja ka pare dhe ndier lezetin asaj kohe,prandaj,mos prisni te flase ndryshe.Kaq per sot.

    Reply to this comment
  16. stefan cole vlore May 18, 22:40

    Medioker ne rastin me te mire,servil ne rastin me te keq. As mish as pesh artikull.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim