“Xhafaj të përgjigjet për vëllanë? Secili ka kokën e tij mbi supe”

May 18, 2018 10:11

“Xhafaj të përgjigjet për vëllanë? Secili ka kokën e tij mbi supe”

Opozita është përfshirë në një fushatë të re denoncimesh kaotike, këtë herë për ministrin Fatmir Xhafaj.

A mban Ministri i Brendshëm përgjegjësi për veprimet e të vëllait edhe sikur këto të jenë kriminale?

Dhe a duhet të japë ai dorëheqjen nga posti që mban në Kabinetin e kryeministrit Rama?

Sociologu Fatos Tarifa, në një intervistë botuar sot në gazetën DITA përgjigjet kështu:

“Në një shoqëri demokratike, të hapur, të emancipuar, përgjegjësia dhe faji janë individual. Faji kolektiv është një koncept klanor, por edhe bolshevik. Koka e çdo njeriu është mbi supet e tij, të askujt tjetri; po kështu edhe përgjegjësia apo faji për veprimet e tij bien mbi individin. 

Nëse duam t’u kthehemi praktikave të kohës së socializmit shtetëror, kur njerëzit vlerësoheshin, gjykoheshin, stigmatizoheshin, diskriminoheshin dhe vuanin për veprime që nuk i kishin kryer ata vetë, por pjesëtarë të familjes apo të afërmit e tyre, atëherë le ta shpallim z. Xhafaj përgjegjës për veprimet e vëllait të tij. Por ai nuk është dhe s’ka si të jetë i tillë.

Dorëheqja e tij? Në emër të ligjit? Asnjë ligj nuk e pengon atë të vazhdojë të mbajë postin që ka. Në emër të moralit? Të cilit moral? Një personalitet publik, pra edhe një ministër, për mua është i moralshëm nëse kryen mirë detyrën që i është besuar, duke i shërbyer së mirës publike dhe interesave të vendit”.

Intervista e plotë mund të lexohet duke klikuar KËTU.

b.m / dita

May 18, 2018 10:11
Komento

9 Komente

  1. Paul Tedeschini May 18, 11:08

    Fjale kote.
    VLLAU mbetet VLLA

    Reply to this comment
    • Biometri May 18, 11:43

      Dakord me Tarifen
      Secili te pyesi veten
      Jam 55 vjec kam nje vella 45. A e di ti se cfare eshte duke bere vellai dhe a mund te mbash pergkegjesi per te ne moshe madhore?

      Reply to this comment
      • intelektuali May 18, 14:39

        Eja ketu ne SHBA o Pasaporte Biometrike e Enverit dhe deklaro qe vllai yt eshte trafikant droge i denuar me burg me vendim te formes se prere nga Gjykata qe ta shikosh si ta hash TULLUMIN ti me soje e sorrollope familjare nga pas nga pas ne baze te ligjit RICO, te cilin e ka miratuar edhe Shqypnia si Ligji Antimafia.

        Reply to this comment
        • Pushti i UDB-se May 18, 19:47

          Je vetem nje mashtrues , teresisht mashtrues i felliqur , qe shpif ne menyre shume te trashe e dashakeqe ,. se ne cdo vend demokratik qe te jesh , mban pergjegjesi per veten dhe per te miturit , te pa aftet menderisht dhe per demet qe mund te sjellin kafshet shtepiake qe mund te kete dikush , kafshe si puna e jote , o inteloleshi !!!

          Reply to this comment
    • I tille je , sa here hap gojen May 18, 19:42

      “Mire” thua ti naziskin P.Tedeschini ! Ne pa mundesi te flasesh me koke , se duhen tru e argumenta , fole me te ndenjurat e tua , me te cilat ben hak buken e gojes aty ne Gjermani ! Je teresisht me mentalitet Nacional-Socialist hitlerian ! Thjesht , nje cope bajge e ketij dhe atij vendi !

      Reply to this comment
  2. intelektuali May 18, 11:20

    Po cunin e enveristit fanatik, kalemxhiut te Enverit, Sevo Tarifa keni gjetur ju o gazeta DITA per te folur llogje alla Spartak Ngjela trutharri i Kicos me soje e sorrollope nga pas, spiuna te Sigurimit te Shtetit per:

    “SHOQERI TE HAPUR DEMOKRATIKE TE INDIVIDUALIZMIT KAPITALIST”

    Per ta paraqitur HETUESIN gjkatar te Enverit, Fatmir Xhafen si nje viktime te “Socializmit shteteror” dhe te “Luftes se Kllasave” qe aplikuan ata vete per vite me radhe derisa sepata e pederastit te Gjyles u ra mbi koke ose derisa po ky socializmi shteteror i perzuri me dajak nga postet e ambasadoreve per vjedhje te pasurise shteterore.

    PO PSE HAJDUTIN AMBASADOR, FATOS TARIFA DO TE BESOJNE SHQYPTARET PER PAFAJESINE E KAPOBANDES SE DROGES DHE HETUESIT TE ENVERIT, FATMIR XHAFAJ?

    Reply to this comment
  3. MH May 18, 12:27

    Paul Tedeschini!
    Fjale kote.
    VLLAU mbetet VLLA.Mos bjer ne kontradita me vetveten.
    Nga nji ane denon diktatorin.Nga ana tjeter Vllau mbetet Vlla.Nuk shkojne.
    Permbahu zgjuarsise se POPULLIT: Cdo mish varet ne kerraben e vet.
    Nese don te bindesh ban nji vizite ne thertore ose ne nji dyqan mishi Albania.Qofte dhe dyqan bashkohore moderne ku cdo mish mbahet ne ambalazhin(paketimin) e vet.
    Pershendetje.

    Reply to this comment
  4. intelektuali May 18, 14:39

    Eja ketu ne SHBA o Pasaporte Biometrike e Enverit dhe deklaro qe vllai yt eshte trafikant droge i denuar me burg me vendim te formes se prere nga Gjykata qe ta shikosh si ta hash TULLUMIN ti me soje e sorrollope familjare nga pas nga pas ne baze te ligjit RICO, te cilin e ka miratuar edhe Shqypnia si Ligji Antimafia.

    Reply to this comment
  5. info analitike May 18, 18:31

    Po qy ku e kishte koken kur e mohoi fillimisht akuzen se i vellai qe i denuar. U kujtohet more shoke si kapardisej qy kur bente be e rrufe e madje u betau se do te jepte doreheqjen nese i vellai rezultonte i denuar. Nga athere nga kaluar ca kohe po jo edh aq shume. Qy Xhafaj eshte shembulli konkret se vettingu eshte nje tallje e madhe me popllin. Nje pietje nga salla per bedrinjte e viktoret? Sipas vettingut ne polici nese nje polic ka te aferm te denuar per krime ose trafik droge duhet te dorehiqet. Po Xhafaj pse nuk e jep shembullin e vet ne kete rast. Me c’surrat do ti dale perpara policeve e tu flase per vetting qy?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*