Xhafaj kërkon vetting për klasën politike: Të nisë nga unë i pari

February 19, 2018 13:56

Xhafaj kërkon vetting për klasën politike: Të nisë nga unë i pari

Në përgjigje të pyetjeve të anëtarëve të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, gjatë shqyrtimit në parim të projektligjit për Vettingun, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj tha se procesi duhet të shtrihet edhe për politikanët.

“Pyetja e parë ishte, a mund dhe duhet të përfshihet Ministri i Brendshëm në procesin e Vetting-ut?  Natyrisht, nëse unë do të isha punonjës i Policisë së Shtetit, i Gardës apo SHÇBA-së, do të isha sot subjekt i këtij ligji vlerësimi. Nëse bëhet fjalë që të vetohem unë si politikan, unë vetohem sot si gjithë politikanët e tjerë, përfshirë edhe ju që jeni në këtë tavolinë.

Nëse duhet një ligj i Vetting-ut për politikanët, unë jam i pari që do ta votoja me të dy duart dhe mund t’ju jap një draft që mund ta keni në konsideratë, nëse do të ndërmerrni një iniciativë të tillë. Dhe do të ishte një gjë tejet pozitive dhe besoj që ai draft duhet të ketë të parin, si do që të jetë, që të vetohem unë i pari, meqenëse jam hartuesi i Reformës në Drejtësi, hartuesi i këtij projektligji dhe Ministër i Brendshëm për momentin në këtë detyrë, nëse kjo është e nevojshme për t’u parë si e tillë.”

Xhafaj tha se kjo do të ishte një gjë shumë pozitive dhe se ai besonte se shumë shpejt që do të kemi dhe Vetting për politikën, qoftë për çështje të figurës, qoftë për çështje të njerëzve në politikë.

“Dhe në mënyrë të veçantë të atyre që kanë pasur rol vendimmarrës, në fatet e këtij vendi dhe në pasuritë e qytetarëve të këtij vendi”, tha Xhafaj.

l.h/ dita

February 19, 2018 13:56
Komento

5 Komente

  1. Arbeni February 19, 14:17

    Ti mor Xhafe njihesh mire kush je. Ke qene hetues ne kohe te komunizmit. Nje mut me maje je. Pe kete nuk ka nevoje per Vetting.

    Reply to this comment
  2. T. Topi February 19, 14:36

    Nese ka mbetur politikan, ke i cili duhen mbajtur akoma gjalle shpresat e fundit per rimekembjen e ketij palo-shteti te mberthyer nga falangat e korrupsionit, ai per mendimin tim eshte pa dyshim z. Xhafaj.

    Qente le te lehin, karvani (i drejtesise) duhet dhe do te shkoje perpara !

    Reply to this comment
  3. Lili February 19, 15:05

    ne Kruje ishe torturues sipas deshmitares atehere 17 vjeçe qe e ke torturuar.

    Reply to this comment
  4. Adih February 19, 16:41

    Rrjeta ,po duket ,eshte gati ta shoim ,per te dale ne siperfaqe te uit . ,e kemi shume afer vehtes tone ..Pse o komentues dilni nga tema . Ky min Xhafa, as edhe nje here nuk luajti teater majmunesh ,me reformen ne drejtesi dhe nuk e vonoi vetingun as edhe nje here .E jo si politikanet te tjere ,nga te gjitha gjinite njerzore e shtazore, e vononin dhe e dridhnin me keq se kurvat (me falni per fjalorin ). Proven pozitive e dha ky min ,.apo nuk ju pelqen vettingu dhe doni kete katastrofe ,te korrupsionit galopand e brutal .Shikoini punen thote populli , e jo gunen . Optimizmin ,cdo dite qe po kalon ,po e prekim dale nga dale ,dhe me nje siguri optimale ,ku kjo ka rendesi ,te madhe per reformimin ,ne te gjitha fushat, ,te shtetit shqiptar . Zotit faleminderit e respekt e faleminderit mbi te gjitha Amerikes e BE .

    Reply to this comment
  5. Ati February 19, 23:10

    Ky vend me keta bandita dhe qelbesira qe i mbeshtesin nuk ka per tu bere asnjehere. Ky qe do te vetohet ka shkelur i pari ligjin ka emeruar nje drejtor te pergjithshem jashte kritereve dhe te pa afte totalisht. Po me demek opozita pse nuk po thote asnje fjale. Jane te gjithe bashke dhe kush e kush me shume ta grabisin kte popull dele dhe te mjere.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*