Xhafaj: Vettingu mbyllet brenda 2018-s, policët që nuk plotësojnë kriteret…

November 20, 2017 11:30

Xhafaj: Vettingu mbyllet brenda 2018-s, policët që nuk plotësojnë kriteret…

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj thotë se procesi i vettingut, i cili tashmë ka filluar, do të mbyllet brenda vitit 2018.

Pas konferencës së zhviluar në kuadër të Ditës Botërore të Fëmijëve, Xhafaj dha një deklaratë në media ku shpjegoi gjithashtu se si do të funksionojë ky proces.

Ai theksoi se rezultatet e këtij procesi do të bëhen të ditura në vazhdimësi.

Do të njiheni me dokumentin dhe analizën. Me synimin dhe shpresën dhe me asistencën ndërkombëtare që të mbyllet brenda këtij viti”, deklaroi ai.

Sakaq, ministri i Brendshëm u ndal edhe tek procesi i vettingut brenda policisë.

I pyetur se sa policë mund të largohen nëse nuk plotësojnë kriteret, apo rezultojnë me shkelje, ministri tha se:

E kam shumë të vështirë të them se sa nuk do të plotësojnë kriteret e policisë së Shtetit. Mund të kesh informacione për njerëz të caktuar dhe të bësh një vetting të gjerë, me gjithë kërkesat është gjë tjetër. Le t’ia lëmë kohës”.

November 20, 2017 11:30
Komento

9 Komente

  1. Deno November 20, 14:30

    Sa te paduruar jemi ne shqiptaret duam direkt rezultat. Po prisni more.

    Reply to this comment
  2. Blerim November 20, 14:36

    E rendesishme eshtr qe po hartohet plan konkret veprimi per vettingun brenda rradheve te policise.

    Reply to this comment
  3. genta alla November 20, 14:37

    Duhet te kuptojm qe me mire te presim pak dhe te behen gjerat drejt.

    Reply to this comment
  4. jeta koca November 20, 14:39

    Fakti qe po hartohet kuadri ligjor per kte gje do te thot qe ka nje angazhim per ta mar seriozisht si nisme.

    Reply to this comment
  5. era hanaj November 21, 12:34

    me ne fund ne vendin tone po behet dicka sic duhet.jam e sigurt qe rezultaet do jene pozitive sepse duket qe puna eshte nisur me seriozitet dhe devotshmeri.

    Reply to this comment
  6. arber hasani November 21, 12:36

    eshte normale qe vettingu do kohen e vet per te arritur rezultate te kenaqshme.por duket se gjerat pak nga pak do vihen ne vijen e duhur

    Reply to this comment
  7. Elda Elezi November 21, 12:36

    Eshte hera e pare qe meret persiper te organozohet nje vetting brenda policise, pastrimi i figures se policit dhe perafrimi i tyre me homologet jasht shtetit.

    Reply to this comment
  8. Astrit Isai November 21, 13:00

    Kam 15 vjet qe i sherbej ktij vendi si oficer policie. Nuk mar vesh nga vetingu dhe politika po di te them qe kjo nisme do na pastroj policine dhe do zhduki njeher e mire ata qe jane te lidhur me krimin.

    Reply to this comment
  9. duro November 21, 13:13

    kjo do zhduke ata police te pashkolle ,te lidhur me krimin, qe i kane rene ne qafe ketij profesioni te nderuar qe eshte kthyer ne profesion karizmatik ku ne bejme barcaleta . e pse? ja pra nga kta policet qe kane qen dhe per disa qe vazhdojne akoma te jene ne radhet e policise . vazhdoni keshtu sepse keni gjithe mbeshtetjen e popullit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim