“Xhaketa dhe kapërcim ylberi”! Për kë e ka fjalën Myslim Murrizi?

March 21, 2019 12:35

“Xhaketa dhe kapërcim ylberi”! Për kë e ka fjalën Myslim Murrizi?

Deputeti demokrat Myslim Murrrizi i cili refuzoi që të dorëzojë mandatin e deputetit njëlloj si të zgjedhurit e Partisë Demokratike, ka marrë fjalën në seancën e sotme parlamentare.

Në fjalën e tij ai tha se në 22 marsin e 27 viteve më parë shqiptarët hoqën Partinë e Punës së Shqipërisë por nuk i hoqën dot komunistët.

“Ata kanë qeverisur vendin në këto 27 vjet pavarësisht se herë ndërrojnë xhaketat dhe herë kalojnë ylberin. Jemi në një sistem politik të kapur prej fyti për t’iu shmangur ballafaqimit direkt. Kemi tre palë zgjedhje që i fshihemi votës së këtij populli. Ndryshimin e këtij sistemi zgjedhor do e votoja me shumë dëshirë.

Vijnë këtu njerëz që nuk kanë asnjë përgjegjësi politike vetëm në sajë të listave”, u shpreh Murrizi.

Në këtë linjë shtoi se në Parlament veç për hallet e popullit nuk flitet, ndërsa nënvizoi se nuk e presionon asgjë.

Po ashtu tha se “Shqiptarët duhet ta çlirojnë vendin që të mos jemi ushtarë që ngrenë dorën për të votuar. Ja pse unë nuk u vura në rresht”.

o.j/dita

March 21, 2019 12:35
Komento

6 Komente

  1. Gimi March 21, 12:52

    Kamunistet i hoqet. Maloket nuk i hoqet, por i shtuat prandaj keto 30 vjet jane 30 vjet histori malokesh jo kamunistash. Edhe 100 po te kalojne po kete histori do prodhoni dhe po kamunistave do jua hidhni fajin per ato qe beni vete.

    Reply to this comment
  2. Vjola March 21, 14:13

    Po te ishin komunist Shqiperia jon e dashur do te ishte me mes te vendeve me te zhvilluara . Malok mos ardhte kurre me ne krye te vendit

    Reply to this comment
  3. Sinqeritet March 21, 14:14

    U mbush gjemia me maloke ,qe shurriten ne rruge ! E O SHKERDHATOKRACI !

    Reply to this comment
  4. Nga nje "malok" March 21, 14:28

    Te lumte z. Murrizi

    Qendrimi yt burreror ngjall shprese se nje dite ky popull do kete perfaqesues ne kuvend, te cilet nuk vrapojne si mushka me koke ne thes pas brekusheve te kryetarit partiak.

    Daullet gjemojne per ata qe kane sy e veshe per te degjuar dhe jo per militante te dhjere

    Reply to this comment
  5. Tori March 21, 14:30

    Pra ndaj o viola sa patem komunistet ne pushtet ishim vendi me i zhvilluar ne bote (me bunkera).

    Reply to this comment
  6. ALBAN DEGA March 21, 16:56

    Subject: BILBILI I MYZEQESE !

    BILBILI I MYZEQESE !

    MURRIZ PER ARMIQTE E SHQIPERISE
    SHQIPONJA PER PAVARESINE E SAJ!
    Poema “Pamvarsistet Myzeqare” eshte shkruar nga Themi Tushe dhe ka 250 strofa me 1000 vargje, mbeshtetur mbi kenget dhe poezite e krahines se Myzeqese dhe reethinave
    Kjo poeme na tregon ne vargje se si e moren myzeqaret Ismail Qemalin dhe Luigj Gurakuqin nga Durresi me katër cetat e tyre te armatosura te Kozma Dhimes(mesues-prift), Lam Shtembarit, Llazi Spiros e Taulla Sinanit dhe e cuan ne Vlore shendosh e mire pa u arrestuar ose vrare nga xhandaret turq e tradhetaret.
    ……………………………………………………….
    PAMVARSISTET MYZEQARE
    …41. Si shqiponje Sefer Murrizi. Kurr xhandareve nuk ju tut. Sa here pushka me ta krisi. Punet i zgjidhte me barut
    42. Per vatan shkrihej tere fisi Ne Shen e Premte sa u fut Me tabor vinte nga Durresi. Na i thote djalit: prij Mesut.
    43. Po more babe ja ktheu Mesuti. Sa te mberrijme gjere afer ktheses. Por keta vellezer une po i luti. Ti ndihmoj gjer pertej Xenges.
    44. Se kane rende e mos po i nguti. Dhe jane lodhur shume prej peshes Fjale kuvendi tha i zgjuti Se ishe nip i Nebi Sefes
    45. Po prij vet flet shpejt Nuriu Se Murriz jam edhe une. Ne brez pisqolla se ci ndriu Fshehur posht nen gune
    46. Pastaj hapin mire e shtriu S’do t’ia dij as per furtune Per ne Divjake burrat i priu. Anes kodres mbi lagune…..
    Me Ismail Qemalin ishin tre trima nga fisi Murrizi i Shen e Premtes…
    Themi Tushe
    …..Nuk e di nese Myslim Murrizi eshte sternipi apo nipi i Sefer Murrizit, por e di mire se poeti syshqiponje i Apollonise, Pojani i Fierit Themi Tushe eshte bere mbledhesi dhe perpunuesi me i perkushtuar i thesareve folklorike te kesaj krahine dhe mbare Myzeqese, te cilave u ka kushtuar deri tani dy permbledhje me ato perla dhe po punon per te tretin qe e ka gati per botim.
    Me nje durim stoik, me nje talent po aq te cmuar sa edhe punen e tij te zellshme, me mallin dhe dashurine pa kufi per vendlindjen e tij te vogel Myzeqene, e Atdheun e Madh, Shqiperine, qe kur je larg tyre shumefishohet, Themi Tushe po u ben nje sherbim te cmuar jo vetem Myzeqese e bijte e bijave te saj, por edhe mbare Shqiperise si shtet e shqiptareve
    si komb…
    Zoti Tushe eshte bere e po vazhdon rrugen e tij, po pasqyron e pasuron muzen e vendlindjes se tij si Bilbil i Myzeqese !
    Vargjet e mesiperme jane nje vleresim per Murrizet, pjelle e te cileve eshte edhe Myslim Murrizi, qe mbi partine dhe SaLikekracine vendos Shqiperine dhe Demokracine !
    Nuk thone kot francezet: Atdheu i madh fillon tek vendlindja e vogel !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*