“Nuk më ka mbetur as biçikletë, se u tregova budalla”

September 20, 2016 09:37

“Nuk më ka mbetur as biçikletë, se u tregova budalla”

Ish-presidenti i skuadrës së Partizanit, Albert Xhani është rikthyer edhe njëherë tjetër në vëmendjen publike, duke folur për kohën kur ishte në krye të të kuqve.

Xhani i cili njihet si një nga presidentët më jetëgjatë të futbollit shqiptar, plot 13 vite ka akuzuar edhe tre ish-ministra të mbrojtjes. Ai gjithashtu i bën një replikë presidentit të Skënderbeut Ardjan Takajt, i cili ka përmendur mënyrën se si ka ikur Xhani nga futbolli.

I them Ardjan Takajt se po thotë gjysmën e së vërtetës. Nëse nuk më ka mbetur as biçikletë pasi drejtova Partizanin, kjo ka ndodhur për disa arsye. Biznesin tim dhe të partnerëve të mi europianë, i ligjshëm që e ngrita prej vitit 2006, ma bllokoi dhe vazhdon ta bllokojë akoma sot me disa segmente të tijat që i kanë mbetur pranë Ministrisë së Financave, Ridvan Bode.

Gjithashtu Arben Imami, sapo u bë Ministër i Mbrojtjes në vend të më falënderonte për kontributin tim 13-vjeçar, për interesa meskine e futi klubin në dyert e gjykatave. Këtu të gjithë fitojnë përveç presidentëve budallenj, dhe kryesori budalla jam vetë”, ka thënë ndër të tjera Xhani në shtypin e sotëm sportiv.

September 20, 2016 09:37
Komento

2 Komente

  1. sportisti dixhital September 20, 14:19

    mire qe e ditke!!!!!

    Reply to this comment
  2. inf September 20, 18:48

    Xhani bert xhanua siç thone permetaret nji evgjit ish e shoferi i shkolles se qenve te MPBrendeshme merrte qente me Gaz 51 kamion dhe i çonte stervitje
    qy eshte berti evgjiti e pruri Zigur Kamja ne Tirane
    dhe ky u rras te Vehbi Alimuça vodhi sa beri kerrdine te VEFA dhe pastaj filloi dallaveret me GENC PALLOSHIN POLLON E SALIUT
    Kush mundi ja futi ashtu si ja futi ky popullit bashke me Vehbi Alimuçen dhe tani rrugve kshu te pafsha o Evgjiti Permetin o kerme e gjalleje ti hajn me damke

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*