Xhaxha, ku i ke dokumentet e lopës?!

May 28, 2016 11:07

Xhaxha, ku i ke dokumentet e lopës?!

Përdoret shpesh shprehja, “kjo është policia që duam”. Kërkojmë që të gjithë në mënyrë të barabartë të zbatojmë ligjet, por për hir së vërtetës, ndodhin edhe raste mjaft qesharake.

Ky është rasti që këto dy ditë po bën xhiron e rrjeteve sociale. Një fshatar i moshuar është gjobitur nga shteti, se nuk ka leje të posaçme për të shitur lopët.

Ky rast ka ndodhur në fshatrat afër Librazhdit. Ky fshatar i zonës, i cili kishte dalë në tregun e fshatit për të shitur bagëtitë e tij është gjobitur me 8000 lekë të reja nga organet kompetente, pasi po tregtonte kafshë pa leje.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të komplimentojmë gjobëvënësin për jakën e ngritur të përparëses, është kujdesur aq shumë ta mbajë në atë formë, sa duket se nuk e ka mendjen te blloku i shënimit.

May 28, 2016 11:07
Komento

1 Koment

  1. Preng Pjetri May 28, 12:15

    Na duket absurde ne shqiptarve!!
    Po duhet ta dimë se ne asnjë vend europjan nuk tregtohen kafsh te pa kontrolluara nga mjeku veterinar.
    Ndaj s’ka shumë arsye te habitemi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*