Në shuplakën e parë, largohu!

January 23, 2020 00:00

Në shuplakën e parë, largohu!

Paolo Crepet, psikiatër dhe sociolog ka botuar së fundmi një libër të ri kushtuar ndjenjës së dashurisë, ku ai tregon histori dhe bën reflektime të nxjerra nga përvoja e tij ekzistenciale dhe profesionale që rrotullohen rreth kësaj fjale kaq të shenjtë: pasionit.

Gjatë një interviste në “La Repubblica”, ai u ndal tek një ndjenjë negative që mund të ndiejë një person paralel me pasionin, xhelozinë.

Për më tepër ai shfaqi interes mbi dhunën ndaj grave:

“Pas një femre, shumë realitete janë të fshehura. Në thelb, shumë njerëz ende kanë vështirësi në pranimin e radhës së gjatë të çlirimit të grave, pavarësisht faktit se kanë kaluar më shumë se dyzet vjet që nga pushtimet e shumta, si divorci, ata nuk e kanë përpunuar atë që ka ndodhur në këto vite, në një koncept të familjes arkaike, që e sheh ende gruan si të nënshtruar dhe mashkullin me një rol dominues”.

Sociologu i njohur donte të shpjegonte që pas xhelozisë dhe dhunës ndaj grave qëndron një kulturë e lashtë dhe e vështirë për t’u eliminuar. Një burrë arrin të kontrollojë një grua, madje edhe t’a rrahë atë, sepse disa jetojnë në atë lloj kulture që e sheh mashkullin si mbrojtës, i cili e menaxhon dhe e bën atë të ndiejë të gjithë fuqinë e tij mbi gruan që ka.

Për fat të keq, ky qëndrim nuk është vetëm një pjesë e së kaluarës, por edhe e së tashmes, madje ka shumë të rinj që mendojnë kështu, që duhet të jenë partnerë të tillë, të shtojnë xhelozinë në mënyrë që të ndihet protagonizmi i tyre në lidhje. Sipas tyre, një pasion duhet demostruar edhe psikologjikisht dhe fizikisht. Prandaj, besohet se kjo lloj sjellje bëhet pjesë integrale e çdo marrëdhënieje romantike, ndaj mund të shkaktojë edhe reagime të dhunshme.

Xhelozia gjithmonë sjell fatkeqësi, dramë dhe të rinjtë duhet të mësohen të mos e konsiderojnë këtë si simptomë dashurie, sepse ajo kurrë nuk është e tillë. Dhe duhet thënë me shkronja të mëdha se xhelozia nuk është një formë dashurie. Dashuria është respekt mbi të gjitha.

Problemi shtrohet kur një grua fillon t’i tolerojë këto qëndrime të dhunshme, kur partneri i saj e kontrollon gjithë kohës dhe bëhet posesiv, kjo ndjenjë e quajtur dashuri kthehet në manipulim dhe fiksim. Për shkak të dhunës, gjithmonë ekziston ideja për të konsideruar gratë si objekte, jo si individ. Unë të vras, sepse ti je gjëja ime…

Është e vështirë të pranosh që një vajzë sot të bëjë të njëjtat gjëra dhe të njëjtën jetë si një djalë në moshën e saj. Këto mundësi të barabarta nxisin zemërimin, xhelozinë, zilinë e njerëzve të frustruar sepse një grua e tillë është e lirë dhe mund të zgjedhe që të mos kontrollohet.

Në fund të intervistës dhe rrëfimit të tij, sociologu i njohur, shpjegon se nënat duhet t’u mësojnë vajzave të tyre që të mos qëndrojnë me të dashurin e tyre kur marrëdhënia bëhet posesive, në shuplakën e parë, duhet të largohen.

Nëse një njëri ju godet, është i dhunshëm, nuk do të thotë se ai ju do dhe kujdeset për ju. Dhe ky është fakt!

e.t./dita

 

January 23, 2020 00:00
Komento

10 Komente

  1. anticensurë25642654 May 10, 11:48

    xhelozia nuk është asnjëherë dashuri!!
    xhelozi=mosbesim!
    mund të thuash plotë e plotë arsye se ky mosbesim mund të quhet dhe dashuri,por në fund të fundit është mugesë besimi tek partneri,e njëjta gjë ndodh dhe në krahun e kundërt grua xheloze!
    këtu,në këtë moment mosbesimi shttohet dhe dhuna,kur mosbesimi bëhet dhe më i madh!!
    kjo dhunë nuk është,sipas mendimit tim,e nxitur ng shoqëria patriarkale a turrli arsyetimesh që jepen duke u bazuar në sistemet e kaluara shoqërore ose traditat e vjetra!!
    dhuna është thjeshtë primordiale,e kohës kur nuk kemi qënë të organizar në shoqëri!!në kohën e kafshërisë tonë!!
    dhuna është rezultat i të qënit më i fortë!!
    një burrë”xheloz” ushtron dhunë mbi gruan kur ajo është më e dobët se ai,i njëjti person ushtron dhunë dhe ndaj fëmijës mashkull të tij më të dobët!!por në rrastet kur gruaja është më e fuqishme,ndodh më rrallë,kur fëmija bëhet më i fuqishëm dhe babai nuk “ja ka pirë lëngun”,atëherë dhuna mungon!dhuna shuhet ose këthehet në krah të kundërt!!
    është e drejtë që nuk duhet ushtruar dhuna!!arsyetimi na bën që të dallohemi si nga kafsha ashtu dhe nga periudhat më të hershme,kur dhe konceptet ishin të ndërtuara në mënyrë të tillë që e pranonin dhunën!!koncepte që pranonin si dhunën në familje ashtu dhe në shoqëri!!
    zhvillimi ynë shoqëror ka bërë që ne të veprojmë,na ka dhënë mundësinë që të veprojmë më shumë me fjalë se me dhunë!
    që ta zhdukësh dhunën dhe ta reduktosh në 0,është e pamundur!!
    dhuna është në atë pjesë të trurit tonë që ka 150 milion vjet që është krijuar,ndërgjegjia jo vetëm që është e re!?por po ta krahasosh me dhunën!?do të ishte një fëmijë në ditët e para të lindjes!!
    dhuna është emocion,jo dhuna është reflektim!!
    sado të reflektojmë,njeriu 100 vjet maksimumi,shoqëria,nëse ka një zvillim të njëtrajshëm,shumë kohë,prapë dhuna do të mbetet!!
    njeriu lind me dhunën e fiksuar në tru,refleksionin,mendimin duhet ta mësojë në jetën e tij!shumë shumë 100 vjeçare!!

    Reply to this comment
  2. Arben January 23, 05:45

    Perëndimi i ka lëshuar gratë me qëllim që t’ja hipin me rradhë = familje të dobëta degjenerimi maksimal

    Reply to this comment
    • mirel January 24, 20:41

      Arben, ndoshta, por nga hipja e grave perendimi ka mesuar dhe nje gje tjeter, qe tja hipi burrave te lindjes.
      I ve para si delet gjithe burrat e “rende” te lindjes

      Reply to this comment
  3. Gjuha shqipe na bashkon January 23, 16:48

    More Arben nderro emrin ,se na cave kryt me sofizmat nga kurani Emrin duhej ta kishe MAHMUT OR TAJ ,DHE DO TSHE TAMAM ARAB OR TAJ. Arben eshte emer ivene gjate rilindjes kombetare ,e do te thote ARBER . OR TAJ.Nuk emeriton kete emer HIQE.

    Reply to this comment
  4. Gjuha shqipe na bashkon January 23, 16:49

    More Arben nderro emrin ,se na cave kryt me sofizmat nga kurani Emrin duhej ta kishe MAHMUT OR TAJ ,DHE DO TSHE TAMAM ARAB OR TAJ. Arben eshte emer ivene gjate rilindjes kombetare ,e do te thote ARBER . OR TAJ.Nuk emeriton kete emer .

    Reply to this comment
  5. Jelosie ,was wäre das liebe ohe dich ;) January 25, 09:47

    Nji Teme interesante qe Coloron Amoren 😉

    e qe mjerisht , trajtohet jo si do duhej ,por

    thjeshte shabllone !

    Xhelozia nuk duhet shtyr/perplasur gjithmon ne cep te dhomes se Amores ,

    por par ne ate qe con ne negativitet te ksaj ndjenje

    te natyreshme , egoisti .

    Atje ku partneret nuk dhurojne besim njeri-tjetrit

    krijohen hapsira per nji ndjenj te tille xhelozie ,

    dyshimi dhe e gjitha kjo vjen ,nga mosnjohja Dashurise ,
    nga partneren .

    Pra ka shume komponente ne nji lidhje qe nuk funxionojne si duhet ,

    ku kryesore eshte Besimi ne nji Partneritet

    e cila eshte themeli mbi te cilen ndertohet nji lidhje .

    etj etj etj

    nn vivo senza di Te…

    Reply to this comment
  6. Burre me dy r January 25, 14:55

    Ishim ne dashni athere, kur fare kot e dashtuna ime me keput nji shpulle (demek shuplake) e m’hutoi fare. Bom c’bom u martum, jemi shum te lumtun, me nji tufe kalamojsh. Qysh athere sa here qi e ngren doren gruja mu m’kujtohet shpulla ne myll gojen. Jemi shum t’lumtun si familje. Ajo qi t’rref te do.

    Reply to this comment
  7. Bur e gru, mish e (t)hu... January 25, 15:50

    Emancipimi i gruas them se tashme jo vetem qe e ka arritur persosshmerine, por ajo ka gjasa qe tashme i ka kaluar caqet e tolerimit.

    Pas ketij procesi te detyrueshem social, tani them se i ka ardhur koha emancipimit te burrit. Sigurisht nese kane mbetur akoma ca kokrra…

    Se sa turpshem eshte katandisur sot “burreria” e dikurshme, kete e konstaton kollaj ke privilegjet jo te pakta qe i behen femres perkundrejt mashkullit. Ka mjaft raste per tu sjelle si shembull. por ky forum goresh nuk eshte vendi i pershtatshem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim