Xhelozia-si një gjarpër i neveritshëm!

September 7, 2018 10:35

Xhelozia-si një gjarpër i neveritshëm!

 

Eh-xhelozia njerëzore,

provuar është nga të tërë,

nuk shfaqet kurrë-por është mizore,

dhe fushë e saj është shumë e gjerë!

 

Është xhelozia bashkëshortore,

që vjen e para si torturë,

në gjithë vitet martesore,

e ka çdo grua dhe çdo burrë!

 

Është xhelozia midis grave,

për sharmin dhe për bukurinë,

kjo është hataja e hatave,

dhe gjer ku shkon ende s’e dimë?!

 

Është xhelozia mes artistave,

një xhelozi që nuk  njeh cak,

që rri gjithmonë në ballë të listave,

dhe injorancën ka si shkak!

 

Nuk bëhet dot studim i saktë,

kë xhelozia kap të parët,

ata që kanë talent të paktë,

po kap për dreq dhe fillestarët!

 

Një fillestar është i rrezikshëm,

kur ende nuk ja dimë talentin,

dhe kur sheh yllin më të ndritshëm,

për dritën bën indiferentin!

 

Shpikur atë e kanë dështakët,

në gjithë profilet njerëzore,

dhe gati janë t’u vënë flakët,

gjithë diturive botërore!

 

Është xhelozia padyshim,

një antivlerë në këtë Botë,

ajo ka veç një përfundim,

gjithçka rreth saja është e kotë!

 

Ka xhelozi në politikë,

më shumë se dhe në dashuri,

shpesh gjuha kthehet në një thikë,

që nuk kursen asnjë njeri!

 

Ka xhelozi midis poetëve,

që dot s’e mbartin as hamejtë,

të vegjlit gjer në fund të jetëve,

gjithnjë baltosin të mëdhenjtë!

 

Ajo përdor fjalë mynxyre,

edhe floririn e bën baltë,

sikur té matej shija e tyre,

helmi i nepërkës do dukej  mjaltë!

 

Ajo kalon në rrugë të zeza,

dhe përsëri po aty kthen,

sa dhe gjeniut në varreza,

helmin dhe vrerin s’ia kursen!

 

Po unë s’e marr me të përpjekur,

mundimi do t’ia vlente vallë?!.

Kur nuk kursen asnjë të vdekur,

mendo se ç’bën me një të gjallë!

 

Nëse dikush ka hak diamantët,

si frut të veprës dhe gjenisë,

ka zgjuar vrik tek injorantët,

gjarprin e madh të xhelozisë!

 

S’ka krahasim më të goditur,

që xhelozia është një gjarpër,

një gjarpër krejt i neveritur,

po kokën s’ia presim dot me drapër!

 

Në qafën sterrë të xhelozisë,

nuk ngjit gjerdani i diamantëve,

lufta e gjithë historisë,

mes liliputëve dhe gjigantëve!

 

Po asnjëherë madhështia,

s’ka ecur kurrë në shpat të pjerrët,

e në të kundërt xhelozia,

në llum të zi e në të errët!

A. Duka

September 7, 2018 10:35
Komento

2 Komente

  1. katarakti September 7, 20:10

    Xhelozi=Inferioritet. Xhelozia apo zilia ne shqip eshte dukuri e mediokerve, e te paafteve dhe me kryesorja e njerezve shpirtngushte dhe pa kulture dhe horizont.

    Reply to this comment
  2. Kjo eshte nji risi Qe duhet te shkruhet ne Histori shokeni ! September 8, 11:03

    Per her te pare ne Historine e Bejdexhiut ,
    hyjne edhe Filozofia heeeeeeeeej !
    Brravo Duka.
    Jovetem filozofine ,por ke edhe humor
    bejdexhiu brenda .
    Un lexoj rralle bejde ,
    sepse me duken pak si me then Antike /te lashta,
    jashte mode per epoken ;
    por ajo qe me ben me qesh eshte se ,
    kujt do ti beheshin xheloz njerezia sot ?
    Atyre sharlataneve / pseudove dhe bytheceve
    qe zhgarravisin ne muret e inteligjences qytetare !
    Qendro mer taj ke ajo madhesi Veze ,qe ta mban B.tha
    e bejdexhiut e mos u mundo me bo Veze qe ta grris sumen ,sepse ktu mbaron edhe humori nastradinave .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*