Xhenova, gjendet i zhdukuri i fundit, numri i viktimave shkon në 42
Nga Arkiva
42 të vdekur. Ky ka qenë bilanci i viktimave pas tragjedisë që ndodhi në Genova, ku një pjesë e urës Morandi u shemb.
Mediat italiane raportojnë se sapo është nxjerrë edhe viktima e fundit nga rrënojat. Bëhet fjalë për Mirko Vicinin, 30 vjeç. Pak para rënies, Mirko ishte poshtë urës për të marrë turnin, pasi punonte për AMIU, firmën e pastrimit të bashkisë. Trupi i kolegut, Bruno Casagrande, u gjet, ndërsa Vicini rezultoi të ishte i fundit. Nëna e tij Paola prej 4 ditësh qëndronte tek rrënojat, në pritje të një lajmi, ndaj edhe sot mori atë më të hidhurin, vdekjen e djalit të saj.
Ndërkohë gjatë natës është nxjerrë nga rrënojat makina ku ishte një familje. ‘Tgcom’ raporton se bëhet fjalë për familjen Cecala, babai Cristian, nëna Dawna dhe vogëlushja e tyre 9-vjeçare Kristal. Makina u zbulua gjatë natës, nën një bllok të madh prej çimento në urën Morandi.
Tragjedia në Genova ndodhi mesditën e 14 gushtit, ku një pjesë e urës Morandi u shemb krejt papritur, ndërsa ‘gëlltiti’ disa makina poshtë.
o.j/dita
Vdekje krimineleve te PPPve.
Poshte ures duhet te ishin koncesionaret
Po mire more shoke po si nuk denjoi asnje nga keta plazhistet pushtetare te sakrifikonte nje dite plazhi per te shkuar ne funeralin e dy djemve shqiptare?