Xhenova në luftë me rrënojat, shkon në 39 numri i viktimave, mes tyre 3 fëmijë

August 15, 2018 08:46

Xhenova në luftë me rrënojat, shkon në 39 numri i viktimave, mes tyre 3 fëmijë

Në Xhenova ekipet e shpëtimit vazhdojnë luftën me rrënojat për gjetjen e të mbijetuarve. Shpresat nuk janë shuar ende. Numri i viktimave ka shkuar në 39; e mes tyre 3 janë fëmijë, një djalë 8-vjeçar dhe dy adoleshentë të moshës 12 dhe 13-vjeçare. Ndërkohë, në vendin e tragjedisë, vazhdojnë të gërmojnë në rrënoja në kërkim të ndonjë të zhdukuri.

Zjarrfikësit punuan gjithë natën për nxjerrjen e trupave të tjerë nga rrënojat e rrugës së shembur.

Mes viktimave, 5 nuk janë identifikuar

Sipas asaj që u njoftua nga Ministria e Brendshme janë 5 viktima të paidentifikuara. 16 persona janë plagosur, mes të cilëve 12 më rëndë.

“Raporti i viktimave i destinuar të rritet ndjeshëm”

“Numri i viktimave është ë i lartë se shifrat e dhëna mbrëmë dhe bilanci përfundimtar do të jepet kur shifrat të jenë të sigurta”. Kështu ka deklaruar presidenti i rajonit të Ligurias, Giovanni Toti, në fund të një vizite në spitalin San Martino me kryeministrin Giuseppe Conte. “Për pjesën më të madhe të të plagosurve – shtoi ai – sipas mjekëve ekzistojnë shpresa të mira për shpëtim. Ndërkohë është ende duke u gërmuar nën urë, jo të gjitha zonat janë arritur nga forcat e shpëtimit, ne po punojmë për të gjetur të zhdukurit ende të shumtë”.

o.j/dita

August 15, 2018 08:46
Komento

1 Koment

  1. ema August 15, 12:08

    partia italiane qe qeveris sot Italine nuk ka qene dakort me rindertimin e ures pasi eshet “Veper historike” ..kjo me kujton historine e teatrit kombetar qe opozita sot uleret se nuk duhet prishur se ka vlera historike …nderkohe qe eshte germadhe qe mund te sakrifikoje jete njerezish…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*