Xhenova, familja e pajetë nxirret nga rrënojat, shkon në 41 numri i viktimave

August 18, 2018 09:23

Xhenova, familja e pajetë nxirret nga rrënojat, shkon në 41 numri i viktimave

Vazhdon të rëndohet bilanci i ngjarjes tragjike si pasojë e shembjes së urës të martën në Xhenova.

Mediat italiane raportojnë se tre pjesëtarë të një familjeje janë gjetur nën rrënoja. Babai, vajza dhe bashkëshortja e tij kanë qenë duke ecur me automjetin e tyre në kohën që është shembur ura.

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupin e Cristian, gruas së tij Dawna dhe vajzës Kristal 9 vjeçe.

Kjo bën që numri i personave që gjetën vdekjen të shkojë në 41. Mes viktimave janë dhe dy shqiptarët Marjus Djerri dhe Admir Bokrina.

18 nga 41 viktimat do të përcillen sot për në banesën e fundit, në funeralin shtetëror që do të mbahet në praninë e Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella.

Shumë familje kundërshtuan funeralin shtetëror, ndërsa 20 viktima u varrosën dje në rite private.

Sakaq, nën rrënojat e urës Morandi janë ende forcat e kërkim-shpëtimit, të cilat vijojnë punën për gjetjen e të tjerë personave që rezultojnë të zhdukur.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për një vit.

o.j/dita

August 18, 2018 09:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*