Xherdan Shaqiri zyrtarisht lojtar i Liverpool

July 13, 2018 22:58

Xherdan Shaqiri zyrtarisht lojtar i Liverpool

 

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri ka bërë një tjetër hap të madh në karrierë, duke u transferuar te Liverpooli në Premierligë.

Liverpool ka zyrtarizuar transferimin e Xherdan Shaqirit nga Stoke City. Ai tashmë është lojtar i gjigantit anglez, Liverpool.

26 vjeçari që ishte pjesë e Zvicrës në Kupën e Botës në Rusi, do të mbajë numrin 23 në fanellën e tij te Liverpool.

Kujtojmë se Shaqiri ka qenë pjesë e Stoke City për dy sezone, duke regjistruar 92 paraqitje. Në karrierën e tij, Shaqiri ka veshur edhe fanellat e Interit, Bayern Munich dhe Basel.

Në deklaratën e parë si lojtar i Liverpoolit, Shaqiri është shprehur krenar që do të jetë pjesë e skuadrës nga ‘Anfield Road’.

Jam shumë i lumtur që jam këtu”, ka thënë fillimisht Shaqiri.

Është një klub i madh me histori të madhe, lojtarë të mëdhenj dhe një trajner fantastik. Kështu që jam më të vërtetë i lumtur që jam këtu”.

“Si lojtar gjithmonë dëshironi të jeni në fazën e lartë të futbollit. Disa vite më parë kam kërkuar të vijë këtu, por nuk ndodhi. Jam shumë i lumtur tani që jam këtu”. Unë dua të përmirësojë veten time, dua të bëhem më i miri dhe të fitoj tituj. Kjo është arsyeja pse jam këtu”.

l.h/ dita

July 13, 2018 22:58
Komento

1 Koment

  1. Arben July 14, 11:17

    I shkon ketij ekipi edhe si tip lojtari

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*