Xhihadisti shqiptar: Ne jemi të dhënë pas Muhamedit, më shumë se pas prindërve tanë

January 30, 2015 14:20

Xhihadisti shqiptar: Ne jemi të dhënë pas Muhamedit, më shumë se pas prindërve tanë

Emisioni i njohur italian “Le Iene” ka intervistuar nëj xhihadist shqiptar, pas sulmeve terroriste në Francë për karikaturën e profetit Muhamed.

Ne jemi të dhënë pas Muhamedit, më shumë se pas prindërve apo fëmijëve tanë”, ka thënë xhihadisti shqiptar nga Kosova, që nuk ka pranuar të shfaqë identitetin e tij të vërtetë.

Sipas tij, Perëndimi është kthyer në një vend ku riprodhohet homoseksualiteti, pedofilia, alkool idhe droga, ndaj dhe ata janë gati të veprojnë.

Në qoftë se do të vinin  në shtëpinë tuaj dhe do të përpiqeshin të përdhunonin gruan tuaj, bijën tuaj, çfarë do të bëni? Paqja është rruga më e mirë?”, pyet në mënyrë retorike ai.

Ai ka thënë se ka shkuar nga Kosova në Siri nëpërmjet Turqisë.

Xhihadisti shprehet se atje është pritur nga shumë kosovarë të tjerë.

Me të mbërritur në Siri, ai ka nisur të lexojë Kuranin dhe të bëjë stërvitje, ndërsa shprehet se atje ndodhen njerëz nga e gjithë botë, duke përfshirë edhe shqiptarët.

Ai shprehet se dy vëllezërit myslimanë që kryen aktin terrorist në Paris, janë martirë, pasi mbrojtën nderin e myslimanëve.

“E drejta e tyre mbaron aty ku fillon e drejta jonë”, thotë ai, duke iu referuar viktimave të Parisit dhe duke justifkuar vrasjen e tyre.

January 30, 2015 14:20
Komento

1 Koment

  1. Goni me January 30, 19:02

    Shikonpra sa mbrapa eshte kthyer kombi shqiptar!…Te pranosh qe me shume do Muhametin(kjo eshte e drejte e kujtdo)se sa prnderit e tu,do te thote se edhe pse gjoja lufton per nder,respekt etj,ti vete pranon se pelqen te mos kesh familje se sa te mosrespektosh Muhametin.Pra per ke lufton ti mor zotni qe nuk ke respekt per familjen tende?!…Rruga e zotit nuk perjashton familjen,por kerkon forcimin e lidhjes mes familjareve deri ne flijim!Nuk Respektohet Muhameti kur vret te pafajshem.Nese do vertet te denosh shkelesit,deno ata e jo njererz te thjeshte qe nuk kane asnje ndikim ne krimet e fajtoreve te vertete.Respekto fene tende pa shkaktuar deme te te tjeret qe t,i besh te te urrejne ty dhe fene tende!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*