Xhufi për Berishën: Ky është shkaktari i të gjithave, të tjerët janë produkte

April 21, 2016 22:39

Xhufi për Berishën: Ky është shkaktari i të gjithave, të tjerët janë produkte

Pëllumb Xhufi, duke interpretuar deklaratën e kësaj të enjteje të ish-kryeministrit Sali Berisha, që u bëri thirrje qytetarëve që të armatosen kundër qeverisë, e cilëson atë si protagonist dhe prototip i modelit politik në vendin tonë.

Duke folur në Top Story me Sokol Ballën, Xhufi se në 25 vite, klasa politike i ka shkaktuar një dëm të madh vendit, jo vetëm material, por edhe moral.

Ajo çfarë pamë sot në Parlament është turpi i radhës. Ka 25 vjet që marrim pjesë në skena të tilla, që emëtojnë egërsi, ndarje, përçarje dhe është rritur një brez i tërë, që janë rritur me jargë, ulërima, bërtitje, kërcënime dhe shohim të njëjtat fytyra.

Ky është një nga protagonistët, askush s’e mohon këtë. Është bërë gati një luftë civile e stimuluar egërsisht nga persona të tillë.

Lijeni në mizerjen e tij, këtë dhe të tjerët se nuk është vetëm.

Ky është prototipi, dha modelin dhe përgjegjësia e tij është se vendosi një piketë dhe politika u vu në kërkim të modelit të tij. Ky është shkaktari i të gjithave, të tjerët janë produkte dhe ne të gjithë vlerësojmë”,  deklaroi ai.

April 21, 2016 22:39
Komento

2 Komente

  1. info analitike April 22, 08:29

    Shkaktari eshte ai qe i edukoi dhe i mesoi me “frymen e partise” dhe ndertoi “njeriun e ri” kriminel, cinik dhe te pashpirt po ti e ke te veshtire ta thuash se je edhe ne konflikt interesi.

    Reply to this comment
  2. Shefqet Cela April 22, 11:02

    Me gjithe rrespektin e madh per Xhufin, pohimi “te tjeret jane produkte” nuk me duket i goditur. Po folem per pasuesit breda vendit, pohimi eshte egaktesisht i sakte.
    Problemi eshte se edhe vete ai eshte marionete anti shqiptaren serbe, ne mos me gjere.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim