Xhufi kundër Parlamentit: Në Shqipëri ka vetëm dy minoritete, njohja që në 1921

October 12, 2017 09:25

Xhufi kundër Parlamentit: Në Shqipëri ka vetëm dy minoritete, njohja që në 1921

Sot Parlamenti i Shqipërisë do të marrë në shqyrtim minoritetet e vendit, ku më i diskutueshjmi është njohja e minoritetit bullgar, por historiani i njohur, Pëllumb Xhufi, shprehet kundër vendimit të Komisionit të Ligjeve për futjen e pakicës bullgare në listën e pakicave kombëtare në Shqipëri. Në një prononcim për “Panoramën”, pas vendimit të Kuvendit për të miratuar me konsensus futjen e pakicës bullgare në listën e pakicave kombëtare në Shqipëri, duke e çuar në nëntë numrin e tyre, Xhufi sqaron se vendi ynë ka vetëm dy pakica.

Sipas historianit të njohur, ashtu si në shumë vende të botës, janë të njohura grupimet linguistike apo kulturore, por kurrsesi këto grupime nuk mund të cilësohen si pakica kombëtare.

“O Zot. O Zot. Për mua nuk ka as pakica serbe dhe as bullgare. Për mendimin tim, në Shqipëri ka vetëm dy pakica kombëtare, që janë njohur në Konferencën e Paqes në Lidhjen e Kombeve në vitin 1921. Këto pakica janë: pakica greke dhe pakica malazeze. Këto të tjerat unë nuk i njoh. Ka grupime linguistike, ka grupime kulturore, siç i njeh edhe bota, siç i njeh edhe Italia, por jo pakica kombëtare, siç i kanë quajtur këta”, deklaron Xhufi.

Sipas historianit, vendimi për të pasur vetëm dy pakica kombëtare në vendin tonë është marrë në vitin 1921. Xhufi deklaron se ishte pikërisht Shqipëria që në këtë vit i propozoi Lidhjes së Kombeve që në listën e pakicave kombëtare të përfshiheshin vetëm grekët dhe malazezët dhe ky fakt u pranua gjerësisht edhe nga fqinjët tanë.

“Në vitin 1921, ne kemi hyrë në Lidhjen e Kombeve me kusht që të njohim të drejtat e pakicave. Lidhja e Kombeve njohu atë që propozoi qeveria shqiptare, që në vendin tonë ka pakica greke dhe malazeze. Këtë fakt Lidhja e Kombeve e pranoi 100% dhe nuk kemi pasur probleme”, sqaron historiani Pëllumb Xhufi. Zyrtarisht, Shqipëria aktualisht numëron 8 pakica kombëtare: greke, maqedonase, vllahe/arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe.

Me vendimin e Komisionit të Ligjeve, bullgarët bëhen grupimi i nëntë i pakicave kombëtare në vendin tonë. Debati për pakicat kombëtare në Shqipëri u hap për shkak të një ligji të sjellë në Parlament nga qeveria, “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare”, ku u kërkua edhe mendimi i grupimeve të ndryshme, pjesë e këtyre pakicave.

October 12, 2017 09:25
Komento

12 Komente

  1. lelegu October 12, 10:35

    Do vije dita qe shqiptaret do mbeten minoritet vete ne Shqiperi… Rrofshin politiqenerit qe e shkaterruan kete vend.

    Reply to this comment
  2. vasili October 12, 11:24

    Ato kohe,thote ´´Pellumbi´´,(qe fluturon i pa trazuar ne te gjithe kohrat,mbi qiejt e trazuar te ketij vendi),u vendos keshtu dhe kete nuk e luan topi.
    Une duke i thirrur logjikes se ftohte,mendoj,qe ne ate Shqiperi te fillimeve te viteve 20,ku Shqiperia,sundohesh nga anadollakeria vendase,qe te shumtit e tyre bejlere, ishin me halldup se vet halldupet,qe nuk donin te pranonin,qe ne Albanistan,te kish popull ndryshe nga lloji i tyre,vecse kur i detyronin fuqit e medha,per ate njohje te kufizuar, qe kishin keta te fundit,per demografine e vendit.
    Por, kur ky vend,ka perjetuar dhe vazhdon te perjetoje absurdite ekstreme historike:
    saliun,meten,keto pjella te erresires se vrimes se zeze te kulles(qe vazhdojne te thithin dhe shkaterrojne cdo drite humane qe lind ne kete vend),qe vazhdojne te jene kryeministra dhe presidente pa fund,eshte e natyreshme qe ne simbioze me ta,te lulezojne dhe ´´historiane´´ te species xhufi.

    Reply to this comment
  3. Hans-Joachim Lanksch October 12, 12:16

    Do të ishte interesant shpjegimi i z. Xhufi se çfarë qënkan romët dhe vllehët.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 12, 13:07

      o hanco!!
      po kinezët??
      po iranianët e ardhur para dy vjetësh??
      po futbollistët e blerë dhe të rishitur çdo fillim e fund sezoni?
      të gjithë do ti bëjmë pakica kombëtare??
      na mbytën budallenjt!!
      çfar duhet të bëjë europa të quajë pakica kombëtare çdo etni të emigruar për punë??
      atëherë i vjen që dhe të gjithë shqiptarët që kanë shkuar nëpër botë të jenë pakica kombëtare në ato vënde??
      “grupime linguistike, ka grupime kulturore”është e ndryshme me pakicë kombëtare or kuti e mëndjes!!
      arbëreshët në itali nuk janë pakicë kombëtare por grupim gjuhësor, ka grupim kulturor,ashtu si janë dhe gati 300 mijë në zvicër e shumë më tepër në gjermani!!
      ashtu si janë dhe 3 milionë turq në gjermani!!
      ata nuk janë pakicë kombëtare sepse gjëja e parë,nuk kanë mbetur brënda kufirit gjerman për shkak ndarje kufijsh!!
      kështu është kur njeriu mëson vetëm të shkruajë në shkollë,shkuan vetëm idiotësira!!

      Reply to this comment
    • Xumi October 12, 13:32

      Ashtu sic i kane njohur greket, vend antar i BE-se. vllehet jane shqiptar ortodoks dhe romet jane shqiptar me fe te ndryshme. Te dyja e kane statusin e etnive kulturore me kohe. PSe u dashka te njihen si minoritet entik, kur as nuk jane dhe eshte perziere leshi me kohe. A kane ndonje prove gjenetike qe jane ndryshe? Jo. Asnje gje ndyshe nga shqiptaret e tjere s’kane.

      Reply to this comment
  4. Niku October 12, 12:31

    Ne menyre apsolute e sakte eshte ajo qe thoni z. Xhufi, por ke te besh me nje klase politike qe punon ne kundershtim me te verteten. Une, p.sh. nga nje shqiptar 68 vjecar, po behem nga ky parlament bullgar!!! Te pakten ti kisha gjalle prinderit dhe tu thoja se perse nuk me keni thene qe rrenjet e fisit I kemi ne Bullgari! Do te hyjme ne Europe me cdo kusht edhe po te jemi te tjetersuar dhe pa dinjitet!!

    Reply to this comment
  5. Alban October 12, 13:37

    Per mua ligji eshte antikombtar! Nje tradheti e larte per shperberjen e vendit dhe shkermoqjen e tij. Plani eshte i fabrikuar me kujdes nga Perandoria Osmane dhe Kisha Ortodokse Greke qe kur s’lejoni asnje shkolle shqiptare po vetem vllehe, serbe, bullgare, turke e greke. Frytet po i marrim tani. Ky eshte nje skandal per te cilet populli duhet te ngrihet ne kembe! Keta po duan ta shperbejne Shqiperine me preteksin se po i bejme qejfin Europes. Tani taksapaguesi shqiptar do paguaj hedhjen e valleve dhe kenget e faresoj plehrash te drejtuar nga jashte. Pse s’e njohin Bullgaret shqiptaret e Bullgarise??

    Ky eshte nje skandal i paprecent- Qellimi eshte i qarte te vjedhin dhe te rropatin kete popull.

    Reply to this comment
  6. jimmy October 12, 13:44

    O Edi Rama…mos i hiq breket per interesa thjesht personale karrieriste.
    Pavarsisht sa rendesi strategjike ka njohja e ketyre te quajtura “minoritete”, eshte absurde dhe qesharake gjykimi qe behet nga qeveria e ketij “zdapid”.Duan ti shkojne per mbare “shkerdhatesise” europiane. Plehra!

    Reply to this comment
  7. DRENICA E KUQE October 12, 16:46

    Historiani i yne i mirenjohur ka shume te drejte, sepse po ta shohim holle as ato qe thote Xhufi se jane minoritete, greket dhe malazezet, jane shqiptare te asimiluar dhe ted y krahinat jane toka te pushtuara shqiptare, me popullsi autoktone te asimiluar…
    Por fateqesia eshte se Parlamenti sikur po ngutet te punoje me shume kunder Shqiperise se shqiptareve…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  8. I TILLE JE , SA HERE HAP GOJEN October 12, 18:05

    Ke plotesiht te drejte , i nderuar profesor , por Europa plake , eshte gjithmone ajo qe ka qene , kur ishted e re dhe e copetoi Shqiperine , si te ishte placke tregu ! Sa shume territor ka marre nga Shqiperia , Mali i Zi , qe tashme duan t`i japin edhe nje ngaster , si shperblim qe u fut ne NATO dhe te integrohet ne BE ! ! !

    Reply to this comment
  9. Harri October 12, 18:29

    Ky ligj eshte nje krim anti-shqiptar. Kjo qe po behet eshte skandaloze. Nje komb i vogel qe njeh 10 etni e 8 fe s#ka per tu bere kurre bashke. Vende me te medhaja se ne s’njohin asnje kurse ne u hapem fare. S’e duam Europen nese kerkon gjera qe si bene. Greket u zune me Parlamentin Europian se mbani seminar per Turqit, nderkohe ne njohim enti qe as nuk ekzistojne.

    Reply to this comment
  10. Rezi October 12, 18:30

    Ngrihuuuuni o popull se po ju PERCAJNE!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*