Xhufkë me lesh… kinezi

January 15, 2016 14:00

Xhufkë me lesh… kinezi

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Uzurpatorët e institucioneve shtetërore dhe pengmarrësit e drejtësisë shqiptare kanë vënë në funksion të gjitha mekanizmat e tyre vetëmbrojtëse, për të ruajtur të paprekur STATUS QUO-në. Për të realizuar qëllimet e tyre djallëzore, si gjithmonë në dëm të vendit e në kurriz të popullit. Ky klan mafiozësh ka vënë në lëvizje gjithçka që disponon, përfshi këtu paranë, politikanë të tredhur, gazetarë pabuksa, punonjës të inkriminuar administrate, kriminelë me pagesë, militantë, debilë të lindur, zagarë forumesh, shpifës ordinerë, deri dhe në lobistë e agjentë të huaj. Dhe sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, dhespotët tanë kanë menduar për të ardhmen, duke seleksionuar dhe instruktuar me kohë zagarët e tyre më besnikë, të cilët do t’i garantonin atyre deri në varr mosndëshkimin, ndërsa familjarëve dhe trashëgimtarëve, sigurinë e jetës dhe të pasurisë. Për t’i shpëtuar ndëshkimeve shembullore, këta bastardë të pandreqshëm po bëjnë gjithçka të mundshme, që reformimi i sistemit të kalbur të drejtësisë, ose të dështojë fare, ose në të kundërt të bëhet formalisht dhe sa për t’u hedhur hi syve botës.

Edhe pse dita e llogaridhënies së tyre, para një drejtësie të pavarur për mëkatet e panumërta që i kanë bërë këtij populli është e pashmangshme, pushtetarët tanë duket se po e ndjejnë veten akoma mjaft të fuqishëm e të sigurt në garën e tyre kriminale për mbipasurim të paligjshëm. Ka ardhur koha që kësaj situate t’i thuhet STOP njëherë e përgjithmonë. Procesi i gjatë i reformimit të drejtësisë nis me nxjerrjen para një trupi gjykues të pavarur të pushtetarëve kriminelë, dhe jo me nxjerrjen e tyre në pension, ashtu siç ka ndodhur deri më sot. Ky është kusht vendimtar dhe hapi i parë i rëndësishëm për konsolidimin e demokracisë kaq të brishtë, dhe nëse kjo kërkesë do të anashkalohet qëllimtazi, atëherë i gjithë “preokupimi” i mbështetësve të fuqishëm apo jo të reformës do të rezultonte një xhufkë me lesh… kinezi.

 

January 15, 2016 14:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*