Xhunga i përgjigjet Pëllumb Kullës: Je shpërblyer me bursë nga Enveri

February 11, 2016 16:01

Xhunga i përgjigjet Pëllumb Kullës: Je shpërblyer me bursë nga Enveri

Sot në gazetën “Dita” është botuar një artikull i Pëllumb Kullës ku akuzonte Nexhmije Hoxhën dhe intervistuesen e saj si dy femra të dashuruara me Enverin.

Pas statusit të tij në facebook dhe publikuar nga “Dita”, ku bënte thirrje që intervista mos shikohej, ish skenaristi, humoristi, dhe regjizori i Estradës së Fierit, i shpërblyer me bursë nga vetë Enver Hoxha, goditi sërisht. E kishte parë të gjithë intervistën dhe kishte bërë edhe interpretimet përkatëse. Vetëm se ndryshe nga hera e parë kur hodhi në kurriz gjithë komentuesit, këtë herë vendosi rekordin e ri, duke mos pasur asnjë komentues. Edhe fanatikët e komunizmit ngjajnë të lodhur nga Don Kishotët e antikomunizmit.

Do të jetë interesante kur Nexhmije Hoxha të botojë letrat e ish ithtarëve të saj, që i ka ende në arkivë. A thua do të ketë ndonjë letër falenderimi ndaj rregjimit dhe asaj vetë, nga kritikët e sotëm?

 

P.S. Shkrimi është publikuar në portalin dritare.net që menaxhohet nga gazetarja Rudina Xhunga.

February 11, 2016 16:01
Komento

20 Komente

  1. Darioni February 11, 16:41

    Nuk perben arsye akuza e Rudines se Pellumbi paska marre burs per studime nga Enveri. Po per Enverin qe mori burs studimi jasht shtetit duhet thene se ishte Zogist?

    Reply to this comment
    • Raimond Vlonjati February 11, 21:07

      Rudina nuk ja vlen te merresh me nje sharlatan te soteshem dhe nje karagjoz te djeshem te quajtur Tullum lol Kulla

      Intervista ishte e shkelqyer dhe Nexhmija foli shum bukur
      Sidomos me pelqeu femijeria e saj ne Manastir dhe ne Diber ku pasqyrohen vuajtjet e shqiptareve te atyre trevave nga krimet e ushtrise serbe , por edhe jeta e saj ne Tirane

      Te gjitha intervistat i ke bere shume te bukura

      Sidomos me pelqen ajo intervista qe ke bere ne Greqi me ata shqiptaret e Arvanos ku njeri nga ata kishte te bente me Fan Nolin

      Apo edhe intervista qe bere ne Cameri , ne Greqi kur ju ndiqte nga pas policia sekrete e grekut

      Gjithe te mirat Rudine se je me e mira !

      Reply to this comment
      • NexhmijaZezë February 12, 05:08

        Po hajvan mbeti my rajmond vlonjati
        Ky kerriç dhe ca kërriçëve te tjere , falë internetit që na e solli Nexhmija e Zezë dhe Envëri, si nje veper e Partise Punës, skane punë tjeter po veçse të shkruajnë gomarllëqe përditë

        Reply to this comment
        • Raimond vlonjati February 13, 20:15

          Ik ore deicent i qelbur ,. Se po te erdha aty ku je do te shk… cte mban pragu . Karagjoz i qelbur qe deri dje i lepije prapanicen dijtatorit ndersa dot na je hedh ne ekstremin e kundert

          Do you get it what i’m saying ? Dusgusting douchbeg

          You are like a phlegm of ottamans , motherfucker !

          Ti me injorancen tende je i neveritshem , nuk ke as minimumin e nevojeshem dhe te mjaftueshem te quhesh njeri
          Je rrembythje fare ,
          Doli karagjozi i kopratives te na vendos kufijt e lirise se fjales ne demokraci

          Aty i duhej kerkuar Rudines ta pyeste per cdo gje te asaj kohe Nexhmijen
          Ta pyeste edhe oer menyren si vendoseshin ligjet e luftes se klasave , pse i ekzekutusn gjeneralet , apo pse ndiqej ajo mode sempliste ne ekstrem ne veshje e kudo , pse ndiqej aq shum e ardhura e centraliziar e shtetit ne sjperndarjen e te ardhurave etetj

          Ndersa ky humoristi karagjoz na thot te kunderten , qe mos pyetet fare sikur jemi ne mesjete

          Reply to this comment
    • ben tirona1 February 12, 12:30

      Rudina mund te jete ” e mire” ne Shqiperi per nje pjese,por per ata qe kane pare me teper, eshte nje zero.
      Kur shifje dhe sheh Hardtolk te BBC,e kupton se sa larg eshte ndryshimi.

      Reply to this comment
  2. erdh enveri o kah malcia....o hejjjjj February 11, 17:41

    zonja Rudina
    jam nga ata shqiptare qe mendoj se kjo interviste nuk duhej bere se ka shume halle me te medha….1 mije muxhahidine marksista leninista ekstermista dhe nuk flet njeri…

    por tani qe kjo mori dhene me lejoj t,ju them se ata qe u perveluan me shume nuk ishin te burgosurit politike por sumlepiresit te saj ku nuk mungoi dhe zoti stefani.

    shikojeni si e priste enver hoxhen tropoja e Elez Biberit dhe sali Zeherrit dhe gjithe shqiperia sikur te ishte
    KRISHTI ME MUHAMETIN BASHKE
    ___________

    Enver Hoxha e vizitoi dy herë Tropojën. Vizita e parë më 5-7 shtator 1952 dhe e dyta më 30 maj 1970. Kam qënë pjesëmarrës në të dy takimet. Në shtatorin e vitit 51 isha 11 vjeç. Atë ditë zbrita nga bjeshka. Në shtëpi gjeta hallën dhe xhaxhain e vogël. Gjyshi, babai e dy xhaxhallarët e mëdhenj nuk ishin në shtëpi. Kishin shkuar në Kolgecaj (Bajram Curri) për të pritur Enver Hoxhën. Halla dhe xhaxhai i vogël kishin marrur porosi, që mos të më linin të ikja nga shtëpia. Unë bëra ç’bëra, u humba nga sytë dhe pa marrë asgjë parasysh me shpejtësi të erës u zhduka. Ecja me vrap. Gjithë njerëzit kishin ikur.

    Mbarimi i ditës po afrohej. Vetmia më bënte të më rrahte zemra. Arrita në Okol (livadh i madh). Aty ku rruga bashkohej me rrugë të tjera. Aty takova vargun e parë të njerëzve që ecnin me të shpejtë për të qenë në momentet e ardhjes së Enver Hoxhës. Përsëri vazhdoja të ecja me të shpejtë. Pas lija, njëri pas tjetrit grupet e tjera. Aq të shumtë ishin njerëzit që lëviznin gjatë asaj rruge, sa mezi depërtoja për t’i lënë pas. Makinat vinin njëra pas tjetrës. Vargut të njerëzve nuk i shihej as kreu as fundi. Të gjithë, duke biseduar me njëri-tjetrin, shikonin makinat për të parë atë që mbante Enver Hoxhën.

    Njëri thoshte se vjen me satë (autobus), tjetri thoshte se vjen me veturë, dikush tjetër thoshte se vjen me makinë ushtarake. Të gjithë prisnin me padurim që të shihnin Enver Hoxhën. Muzgu nuk kishte rënë akoma. Vendi ishte ishte mbushur plot e përplot me njerëz. Brohoritjet “Enver Hoxha”. këngët e vallet dëgjoheshin në çdo skaj të vendit të mbushur me njerëz. Në atë entuziazëm të papërshkuar, një makinë ndalet në hyrje të qytetit, që sapo kishte lindur. Dikush i hapi derën. Për një moment, etja e dëshira për të parë kush po del nga ajo makinë, e ndërpreu entuziazmin. Nji burrë shtatlartë, me shpatulla të gjera e me fytyrë tërë gaz ngriti duart lart, eci përmes turmës, duke shtërnguar duart sa me njërin sa me tjetrin, sa në një krah sa në krahun tjetër, duke përshëndetur gjithë të pranishmit. Brohoritjet, oshëtimat e tupanëve, këngët e vallet pa mbarim e bënë Enver Hoxhën, që të ndalej disa herë në mes të atij populli plot entuziazëm. Turma me Enver Hoxhën në mes mezi ecte përpara. U afruan te Shtëpia e Pritjes .

    Shoqëruesit mezi mundën të shkëpusnin Enver Hoxhën. Festa me këngë, valle e brohoritje vazhdoi deri në orët e vona të natës. Në Shtëpinë e Pritjes vazhdonte takimi mirëpritës. Në atë takim të mirëorganizuar merrnin pjesë autoritetet e rrethit, veteranë të luftës, ish-partizanë e partizane, nëpunës e aktivistë shoqërorë të dalluar, baballarë e nëna dëshmorësh, patriotë e mbështetës të luftës. Aty ishte edhe xhaxhai im, Ram Fazlia. Sipas Ramës, në atë ceremoni aq të ngrohtë e aq entuziaste u proçedua: “Arif Gashi, ishsekretar i parë i partisë për Tropojën në fjalën përshëndetëse, në emer të të gjithë popullit, i shprehu Enver Hoxhës, mirënjohjen dhe falenderimin për nderin e respektin, që ai po i bënte Tropojës e popullit të saj. Sekretari i partisë e siguroi Enver Hoxhën se Partia dhe ai në Tropojë, kurdoherë e në çdo situatë, kanë për të gjetur një popull besnik, nji popull të vendosur, nji popull që fjalën e dhënë s’di ta bëjë dysh.

    Në mes brohoritjeve e mori fjalën Enver Hoxha që shprehu kënaqësinë që ndodhet në mes të popullit të Tropojës, si dhe për pritjen shumë të ngrohtë që iu rezervua. Ai theksoi meritat historike të popullit të malësisë së Gjakovës, në luftë fyt për fyt me pushtuesit turq, serbo- malazezë, austriak e nazi-fshistë, theksoi arritjet e Shqipërisë gjatë tetë viteve çlirim si dhe perspektivat që i kanë çelur asaj planet 5vjeçare. Në vazhdim ai foli për miqtë e shumtë, duke veçuar Bashkimin Sovjetik e Stalinin e madh. Enver Hoxha ishte dhe psikolog. Ai i kuptonte njerëzit në shikim, në të folur, në lëvizje e në qëndërim. Afër mbarimit të fjalës ai iu drejtua të gjthë pjesëmarrësve. “E shoh se ju keni një shqetësim. Ju doni të dini se si është çështja e dy prej bijve të Tropojës, Zenel Bardhit e Beqir Ndout. Po jua shpjegoj. Zenel Bardhin, për merita lufte dhe aftësi organizuese dhe drejtuese, pas luftës e caktuam sekretar partie në vendin e vet. Për punë të mirë e bëmë dhe zv/ministër. Në atë detyrë shfaqi arrogancë, duke kundërshtuar dhe përçmuar ministrin. Më vonë mora vesh se Zeneli ishte fejuar me një vajzë nga Gjirokastëra, të cilës unë ia njihja familjen dhe të afërmit. Nga përbërësit e asaj familjeje, gjashtë prej tyre qenë në papajtueshmëri të plotë me pushtetin popullor dhe jetojnë në arrati.

    E thirra unë përsonalisht në zyrën time. I thashëë këto fjalë: -Zenel, e njeh atë vajzë me të cilën je fejuar? -Po, mu përgjigj. -I thashë-Sikur të isha duke kërkuar që të fejohesha me ndonjë vajzë nga Tropoja së pari do të të pyesja ty. Ju pse nuk më pyetët mua apo ndonjë shok tjetër që ka dijeni për atë vajzë e familjen e saj? Përsëri m’u përgjigj se dashuria nuk pyet për ato gjëra. Edhe Beqir Ndoun pas luftës e caktuam komandant qarku. Nga andej e ngritëm në përgjegjësi si zv/drejtor i drejtorisë politike në ushtri e pastaj zv/ministër të Brendshëm. Nji natë para se Sali Omeni të vriste vetën, Beqiri qëndroi me të tërë natën. Të dhënat për atë vrasje dhe shkaqet pse ndodhi, askush më mirë se Beqiri nuk mund t’i dinte. E thirrëm që të na e thoshte të vërtetën, të cilën na e fshehu, sepse u tregua frikacak. Tani për hatrin tuaj, të popullit të Tropojës ne do u japim dorën edhe një herë, por nëse ata, dorën tonë nuk e mirëkuptojnë , nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i kapim për supesh, t’u vëmë shqelmin në gjoks e t’i hedhim në humnerë”-u shpreh Enver Hoxha.

    Takimi emocionues me Sylejman Abaz Ndreun

    Në atë takim, thoshte Rama, folën shumë pjesmarrës, por ajo që elektrizoi gjithë pjesmarrësit ishte ngritja në këmbë e Sylejman Abaz Ndreut nga Selimajt e Gegysenit. Kur Enver Hoxha mbaroi fjalën e tij, duke falenderuar të pranishmit si dhe gjithë popullin e Tropojës për pritjen e ngrohtë që iu bë, Sylejmani, duke u mbështetur mbi shtagën (bastunin) e tij, ngrihet në këmbë dhe me kokën lart e me zë të fortë i drejtohet Enver Hoxhës : ”Bab mbaje kokën lart para armiqve e aleatëve se gjithë këtë popull që i pe i ke me vete e mos u tut (frikëso) prej askujt , se kurrkush nuk mundet me na ba gja”.

    Po kush ishte Sylejman Abaz Ndreu? Ishte një ndër burrat e njohur të Gegysenit, si dhe babai i dëshmorit Uk Sylejman Ndreu, partizan i brigadës së 25-të Sulmuese, që u bë fli me disa dhjetëra partizanë të tjerë në luftë për çlirimin e Kosovës. Fjalët e Sylejmanit e emocionuan Enver Hoxhën. Ai ngrihet nga vendi ku ishte ulur e shkon drejt Sylejmanit, e përqafon si djali babanë, e merr për dore, e ul pranë vetes deri sa përfundon takimi. Sylejmani kishte mbushur të shtëdhjetat. Vuajtjet e jetës si dhe azma kronike që e shoqëronte ia kishin shteruar forcat. Enver Hoxha , që nga ai moment e derisa Sylejmani mbylli sytë, u bë djalë e shkuar djalit për të.

    Me Enver Hoxhën, pranë lapidarit të Bajram Currit

    Interesimi i udhëheqësit komunist për jetën intime të heroit që u vra nga xhandarët e Zogut në mars 1925

    Mbas Kollatës, atje ku gjendet lapidari i i Bajram Currit, përballë kikave të Dragobisë, poshtë të cilave kalon rruga e makinës, u dëgjua nji oshtimë motorri. Në shpatin përballë u dukën tri makina që sillnin Enver Hoxhën afër shpellës së Dragobisë. Për ta pritur Enver Hoxhën, aty qëndruan dy prej pleqve të Valbonës, Ali Shabani, Muzli Tahiri dhe gjeologët, që përcaktonin vendburimet dhe rezervat e boksiteve të Valbonës. Enver Hoxhën e shoqëronin Ramiz Alia, Sadik Bekteshi, autoritetet e rrethit Tropojës si dhe veterani e bashkëluftëtari i Bajram Currit, Avdi Bajram Mulosmani.

    Në atë lëndinë, afër lapidarit, në pllakën e të cilit shkruhej: “Këtu më 29 mars 1925 ra heroikisht duke luftuar kundër xhandarmërisë së Ahmet Zogut Bajram Curri”, ishin shtruar disa sixhade. Nga aty duket shumë qartë shpella ku u rrethua Bajram Curri. Mikpritësit e ftuan Enver Hoxhën që të ulet në vendin që i kishin caktuar. Enver Hoxha, pasi u ul mori një cigare prej Ali Shabanit dhe ulur gju më gju me malësorët filloi kuvendimin sikur të ishte malësor i lindur dhe i rritur në atë vend. Veterani dhe bashkëluftëtari i Bajram Currit, Avdi Bajram Mulosmani i deklaroi Enver Hoxhës gjithçka kishte ndodhur në mëngjezin e 29 marsit 1925. I shpjegoi se Bajram Currin e stehuan në atë shpellë, duke menduar se xhandarmëria nuk do ta gjente, por ajo, në bashkëveprim me spiunët, e hetuan dhe e rrethuan papritur.

    “Ne, vazhdoi Avdiu, qëndruam. Vetë Bajram Curri u ngrit, mori pushkën dhe qëlloi mbi xhandarët. Gjithë synimi ynë ishte që të shpëtonim Bajramin, se po të na vritej ai do të na vritej edhe rezistenca ndaj Ahmet Zogut e regjimit të tij. Hoxha interesohej për jetën intime të Bajram Currit, moshën, ushqimin, apo si flinte. Hoxha, pasi nderoi Bajram Currin u rikthye në Dragobi. Populli ishte mbledhur. Vendi ku do bëhej takimi ishte caktuar e rregulluar. Makinat ecnin gjatë rrugës që përshkonte fshatin. Dy pleq të Dragobisë, Sadri Isufi, babai i heroit të popullit Ramë Sadria dhe Dul Alia, patriot dhe strehues i Bajram Currit, iu afruan Enver Hoxhës. Gjithë fjalimi i Enver Hoxhës, që zgjati jo më shumë se një gjysëm ore u përshkrua nga një ide e vetme se edhe në Malësi mund të jetohej mirë ashtu si në fushë. Dreka për të mirëpritur Enver Hoxhën u shtrua në një lëndinë buzë Valbonës. Mënyja kishte tre gjellëra karakteristike të malësisë së Gjakovës: çorbën, mazën e zier dhe qumështin e trashuar. Enver Hoxha, bashkë me banorët e grykave të Valbonës, u ul këmbëkryq si malësorët në sofrën e rrumbullakët tropojane. Shijoi gjellërat karakteristike.

    Kureshtarët nuk nguruan që ta pyesnin:. Si u duken këto gjellëra tano? -Shumë të mira- u përgjigj Enver Hoxha,- por ajo që ju preferoni shumë, (ishte fjala për mazën e zier), ka shumë shpenzime. Të nesërmën, datë 31 maj, Enver Hoxha u largua nga Tropoja. Tropojanët kishin mbushur rrugët nga Bajram Curri deri në Kam. Të vendosur në të dyja anët e rrugës, ata i shprehën mirënjohje dhe i uruan rrugë të mbarë. Vizitës së Enver Hoxhës në Tropojë iu kushtuan vargje poetike, këngë e valle. Poeti Ndoc Papleka e ka përjetësoi me vargjet e një peme të tërë “Enveri midis nesh”. Këngëtarja Fatime Sokoli i kushtoi këngën “Shkrepi rrezja mbi Shkëlzen”, ndërsa rapsodi popullor kosovar, Dervish Shaqja, vizitën e përjetësoi me vargjet : “Maj i kuq i vitit shtatëdhjetë/ N’histori ka me mbet/ N’ato bjeshkë të malësisë së Gjakovës/ Ushtoi zani i Enver Hoxhës.

    Maj 1970, Tropoja tri ditë Përgatitje

    Vizita e dytë dhe e fundit e Enver Hoxhës në Tropojë u bë në maj 1970. Asokohe unë isha i rritur. Kisha mbaruar shkollën për mësuesi e kryeja detyrën e drejtorit të shkollës në Valbonën turistike. Në agjendën e asaj vizite Enver Hoxha kishte planifikuar që të dilte mbas Kollatës, atje ku është vrarë Bajram Curri. Për këtë arsye, gjthë popullatës së Grykave (Dragobi, Valbonë e Çerem) iu krijua mundësia që takimin me Enver Hoxhën ta organizonte në Dragobi. Në vitin 1970 pranvera ishte vonuar. Dëbora akoma nuk ishte shkrirë. Freskia që ajo dëborë lëshonte acaronte klimën, duke shtyrë ditët e daljes së luleve dhe rritjen e barit. Ardhjen e Enver Hoxhës në ato gryka na e thanë tre ditë përpara. Drejtuesit e partisë e të qeverisjes vendore na mblodhën dhe të tërë së bashku hartuam detyrat për seicilin, që pritja dhe takimi të shkonte sa më mirë. Nuk na u desh shumë preokupim, sepse populli, sapo e mori vesh lajmin, shprehu kënaqësi të veçantë, duke menduar që të shkonte në atë takim me sa më shumë dinjitet që të nderonte vendin me gjitha vlerat patriotike që kishte.

    Burrat dhe gratë nxorrën nga arkat veshjet kombëtare që i kishin rujtur për dasma e festa. Të rinjtë e të rejat blinin në dyqane ato veshje që u shkonin sa më bukur për shtat. Mësuesit dhe nxënësit mendonin të gjenin lulet më të bukura, mendonin se si ta pregatitnin një program sa më denjitoz me vjersha këngë e valle. Nxënësit e Rrogamit që vazhdonin mësimin në ciklin e lartë në Valbonë, sapo mbaruan mësimin, me çantat e librave në shpinë e pa ngrënë drekë, u nisën drejt shpateve të Papllukës, ku mblodhën lulet më të bukura që i sollën të nesërmen në shkollë. Nuk i harroj kurrë ato lule. Një bisht i gjatë rreth 10 centimetra, në mbarim të të cilit ishte një kupë prej 5 nënpetalesh me ngjyrë jashile e formë vezake, që pak e rrethonin kurorën. Sipër kupës qëndronte kurora me petale të pandara, me ngjyrë rozë, me mes pak të fryrë, me madhësinë e një gote rakie, me buzë pak të kthyera nga jashtë, të cilat veçoheshin nga njëratjetra nga një vijë harkore shumë pak e thelluar.

    Dy mësueset e shkollës, që atë vit kishin vitin e parë të mësuesisë, i morën ato lule, i bashkuan katër nga katër, ua rrethuan bishtat me letër të bardhë dhe u dhanë atyre formën e buqetave. Me lulet që na sollën nxënësit pregaditëm aq buqeta sa kompletuam gjithë nxënësit e disa nga gratë e vajzat e fshatit. U përgatitëm me mish e shpirt. Në mesin e 30 majit të gjthë u mblodhëm në Zallë të Valbonës. mbanim me vete topan, fyell, çifteli. Për çudi të fatit, ajo ditë u gdhi e kthjellët. Dielli sa ngrihej në horizont e shtonte nxehtësinë. Njerëzit i thonin njëri-tjetrit: ”E shikoni dhe dita sot doli më e mirë se ditët e tjera”. Tjetri ia kthente: “Nuk thonë kot se njerëzit e mirë i shoqëron dita e mirë”.

    Reply to this comment
    • sali serbi February 11, 20:42

      Sdi çte them mor shok po par kohen je i jashtezokonshem me kthjellesine dhe dashdhurine e respektin qe tregon ne kete shkrim te shkelqyer.Nuk e di kush je por di me siguri qe je nje shqiptar i vertete qe meriton respekt dhe nderim. Te lumte pushka se pushke eshte ky shkrim per letyrat e sotme qe kane ndotur vendin.

      Reply to this comment
    • Me u dhi gazit February 12, 07:50

      Po dybekun kush ja tundi ne Tropoje se kishte merak Enveri.O te keqen te mendjes sa kam qesh me keta, ish spiune te Sigurimit.As mos e diskutoni ky qe ka shkrujt kete koment ka qene spiun 80 leksh. hahahaha, o sa kam qesh.Duhen edhe nja 20 vite te vdesin natyralisht gjithe keta koqe kandari.Po me vjen cudi se Rudina me dukej goce e qut, por e paska henger ndonje luge supe te prishur.Hajde Rudina hajde, te fala e atij koqes burrit.

      Reply to this comment
  3. peter February 11, 18:29

    Pellumb eshte nje pervers, ai duke u rritur dhe sherbyer periudhes socialiste akoma nuk arrin te kuptoje se cdo te thote fjale e lire,Rudina Xhunga eshte nje nga ato gazetare te pakta qe po i jep nje mesim zoterise se cfare do te thote demokraci dhe fjale e lire, ku cdo njeri dhe jo me nje gazetare ka te drejte te shprehe mendimin e tij. Zoti kulla ose zoti kurva eshte mesuar ti sherbej disa sistemeve por bisht qeni ka per te ngelur.Ne hale vafsh zoti kulla se ti para ENVER HOXHES DHE NEXHMIJE HOXHES gjithmone do te dukesh si ajo miza ne bythe te kalit.
    Ptu o pervers
    Ne hale te gomereve vafsh, ENVER HOXHA ka qene dhe do te mbetet ne mendjen e shqiptareve si strategu qe ndertoi dhe udhehoqi Shqiperinene rrugen e drejte dhe e beri ate qe te njihet nga e gjithe bota pamvaresisht se ti o pervers dhe mesuesi yt Sali Berisha qe qe keni qene me te zellshmit ne sherbim te tij mundoheni t’ja mohoni arritjet.

    Reply to this comment
    • Merimanga Nexhi February 12, 04:54

      Ja unë,shqiptar jam dhe në mendjen time dhe miliona te tjereve, Enver Hoxha ka qënë dhe mbetet kriminel i krimineleve, por per disa mendjepjerdhur, si puna jote, që akoma nuk kanë marrë racionin e vajit te vitit 1991, qelbesirat Enver, Vejusha e Zeze dhe Ramizi do mbetet heronj

      Reply to this comment
  4. BLACK SWAN February 11, 19:26

    o shoqja Xhunga ,
    po ju late nam buuuure e grrrrua ,po cfare interviste bere ti moj aman ?? do kalojne ca vite dhe ti vete do kuptosh qe jo gazetari qe nuk eshte ,po as status fb nuk mund ta quash .une nuk kam simpati per Kullen , as per Hileziun tend qe ngeli ne fb .Mjaft se na i shpifet te dyja palet .Nexhi te flase , poo ,ti behet intervista ,lexo Stefanin sot se ta ka dhene nje shembull ,po ti le nam moj grrrrrua ,ti le nam …mungonte dhe Dritani te dilte ne mbrojtjen tende ….ju jeni te gjithe Nexhmije
    kur ju shoh me vjen nje neveri .Nuk guxon kush tu thote te kunderten ,duhet medoemos te kemi nje mendim ,nje lloj qethje dhe nje lloj doku te veshim ,pa ngjyre ,te shpelare si vete intervista jote .
    Komentet i mbyll redaksia moj gazetareeeeeee ,
    Don Kishotin tregoja Tanit ,atij tanit tend qe eshte ber si ato plakat llapazane
    dhe aludimi ne fund qe ben ,te ben nxenese model te Nexhmijes .Te gjithe ne ate kazan keni ziere , ja pyete Hilen per fisin ,se do mesosh shume gjera
    PLEHRA !

    Reply to this comment
  5. EdR February 11, 19:27

    Ka marre apo jo burse nga enveri Pellumb kulla – nuk ndryshon asgje ne ate qe Pellumbi thote per ju moj shoqe. Pergjigja flake per flake medemek me informacione te klasifikuara qe vetem ti i di eshte kaq e deshperuar e pa thelb sa me shume ta shton hallin se ta zbraz. Pellumbi thote qe ti e do Enverin dhe Nexhmijen dhe ne fakt nuk kishte fare nevoj ete na e thoshte se na e thua ti me gjithcka. 2. Deri tani i jeni kundervene vetem pellumbit, nderkohe qe kane shkruar e jane shprehur plotesisht kunder jush , duke ju vene kryqin final ne profesion, te gjithe koleget, analistet e ato pak pena te hajrit. 3. I vetmi qe te ka dale varfer ne mbrojtje eshte bashkeshorti juaj:) po ai pervec se nje nostalgjik i njohur eshte edhe i dobet per shkak se po flet per gruan. Edhe dicka tjeter. Nje gazetare mjaft e njohur amerikane i beri para pak kohesh interviste nje diktatori dhe nder te gjithe pyetjet e forta e te veshtira, i beri dhe pyetjen : cfare muzike mbani ne ipod/ cka mund te mos konsiderohet gabim nese ke shkuar per ti bere nj eprofil te plote diktatorit . E di cfare ndodhi: shtypi amerikan, komentatoret e emra te njohur te gazetarise e kryqezuan vetem per ate pyetje. E konsideruan SOFTY te panevojshme per nje diktator dhe mungese ndjeshmerie njerezore per viktimat e tij. Uroj te jete nje leksion qe te te vleje edhe pse ti vetem ambicien per fame ke patur te madhe . Asgje tjeter. Ne ujra roze luan e shkruan .

    Reply to this comment
  6. MH February 11, 20:19

    Sa gjynahe ia kane Enverit.
    Keto si dhe te persekutuarit sa nuk din goje te flasin.Ma e vogla asht se iu dha arsim,i ingranoi ne pune.Dhe sot ne keto 25 vjet qe e kane shthure vendin e paskeshin lype ma shume se cu ka ba ai sistem.
    E keqja ma e vogel ne keto 25 vjet demokraci asht perhapja e analfabetizmit pa dallime feje,krahine dhe ideje,si dhe nji larmi semundjesh nga ato me ordinere deri tek ato infektueset dhe te rradhat specifikuese si Hivi.

    Reply to this comment
  7. N.VJOSA February 11, 20:22

    Rudina Xhunga eshte nje nga gazetaret dhe mderatoret me te mira te Shqiperise!
    Per kete flet vet puna e Rudines!…
    Kjo Sorra e Zeze qe do te beje kritiken ty Rudina, nuk te vjen as tek Thoi i Kembes!…Sorra e zeze i takon kampit te te mundurve!…
    Meshire per kampin e te mundurve dhe Sorrat e tij!…
    Une i kam ndjekur te gjitha intervistat e tus Rudina!
    Je e mrekullueshme!…

    Reply to this comment
  8. N.VJOSA February 11, 20:23

    Rudina Xhunga eshte nje nga gazetaret dhe mderatoret me te mira te Shqiperise!
    Per kete flet vet puna e Rudines!…
    Kjo Sorra e Zeze qe do te beje kritiken ty Rudina, nuk te vjen as tek Thoi i Kembes!…Sorra e zeze i takon kampit te te mundurve!…
    Meshire per kampin e te mundurve dhe Sorrat e tij!…
    Une i kam ndjekur te gjitha intervistat e tua Rudina!
    Je e mrekullueshme!…

    Reply to this comment
  9. Ivani i madh February 11, 21:55

    Po ckini me P. Kullen si mund te ndryshme ai nga ajo race qe eshte fisin i tij ne Zemblak qe ne kohen e Zogut e ne pushtimin e Shqiperise dhe ne monizem e tani ne demokraci kur do here pas me te fortve kane qene e i kane sherbyer me zell si te pa karaktershem qe kane qene e jane. E ju cfare prisni qe te ndyshoje pinjolli i tyre Pellumbi qe i thurte te lavdite monizmit e bente humor me bashkeluftetaret e babait te tij ballistet trima qe ta kishe mire me pushtetin e partine. E kjo race nuk ndryshon jo ne amerike te vene po dhe ne kozmos prapa te tille do mbeten se e kane ne gene dhe pabesine e kane ne gjakun e ne shpirt.

    Reply to this comment
  10. intelektuali February 11, 22:46

    KUKUMJACKA E KUQE RUDINA XHUNGA ESHTE PASQYRA E POLITIKES SONE KOMBETARE

    Kjo kukumjacke e pacipe enveriste ne vend qe te trajtoje nje problem madhor qe eshte shpalosur perpara shqyptareve ne nje moment deciziv per Vatanin dhe qe mund te formulohet me nje fjali te vetme:

    A MUND TE ANTARSOHET SHQYPNIA NE BE BASHKE ME ENVERIZMIN FEUDAL TE POLITIKES DHE MEDIAS SONE KOMBETARE?

    hidhet ne sulme personale per oponentet e saj, njesoj si enver Hoxha ne Kohen e tij te Qepes dhe pothuaj njesoj sic bejne deputetet tane sot ne Parlament. Per t’i kujtuar kesaj Kukumjacke te Kuqe qe sajon intervista muzikore me kriminelet dhe xhelatet gjakatare te Partise se Punes se ne Konferencen e Tiranes 1957 doli nje komunist trim qe deklaroi:

    PSE DUHET TA MBAJME ENVER HOXHEN SI BOSIN TONE KUR NUK KA MBARUAR ASNJE SHKOLLE DHE KUR TENTON KULTIN E INDIVIDIT SI STALINI?

    Enver Hoxha vjen nga Vlora me vrap dhe hyne ne salle duke sulmuar folesin:

    PSE KISHE HYPUR TI MORE DJE NE VETUREN E AMBASADES JUGOSLLAVE, ARRESTOJENI KETE ARMIK!

    Ky qe xhelatet e Enverit e arrestuan direkt ne sallen e Konferences se Tiranes quhej Injac Mazi, vellai i nje prej heronjve te Vigut, por ketu e japim si shembell sepse edhe pergjigja e Kukumjackes se Kuqe dhe pa piken e moralit qytetar Rudina Xhunga ngjason shume me pergjigjen qe i dha Enver Hoxha oponentit te tij komunist Injac Mazi ne Konferencen e Tiranes 1957, vetem i mbetej te shtonte:

    ARRESTOJENI PELLUMB KULLEN SEPSE KA PASUR BURSE NGA ENVER ANTIRISHTI.

    Reply to this comment
    • Jaho Lunxheria February 12, 02:00

      @jntelektuali bythes.
      Ti je nje kokebosh dhe burracak. Nje grua 95 vjecare ju ka futur dritherimat me nje interviste. Bashkeshorti i saj ju trodhi menderisht dhe fizikisht ju dhe eterit tuaj qe i ulen breket pushtuesit dhe okupatorit. Ti je nga ajo sperme e skaduar qe nuk ngjit as ne blogje dhe jo me ne memorjen historike te kombit shqiptar. E keni te skalitur ne balle tradhetine dhe prandaj emri i tij ju dritheron edhe tani qe ka mbi 30 vjet qe ka vdekur. Dhe ska denim me te madh se te trembesh nga i vdekuri. Do ta prisni vdekjen duke u dritheruar dhe duke u jargavitur mbas pseudonimeve te perdhjerra duke ndotur blogun e Dites.

      Reply to this comment
  11. Une February 12, 08:52

    Ore BLACK SWAN, mëso mor djalë/vajze gjuhen shqipe, pastaj komento Rudinen. Trap

    Reply to this comment
  12. Uarda February 12, 12:53

    Pellumb Kullen nuk e kam dashur kurre sepse eshte nje bukeshkale qe nuk e ka shokun. Por ama pas kesaj intervistes me Nexhmije Sorren nuk do lexoj asgje edhe nga Rudina Xhunga. Kam patur respekt per te, por pas kesaj interviste me duket njesoj si Andi Bushati qe krenohej se ishte rritur ne Bllok. Kush rron akoma me nostalgjine e asaj kohe, ishalla ja ben Zoti edhe njehere realitet ate kohe. Te hane me tollon e te kene frike te flasin.
    Sa per komentet me te cilat krenohet Rudina, i them qe ta botoje shkrimin ne nje gazete tjeter (qe nuk e lexojne vetem komunistet) dhe te shikoje se cfare komentesh do marre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*