Yee takon “të pabindurit” e PD

May 15, 2017 18:55

Yee takon “të pabindurit” e PD

Zëvendës ndihmës sekretari  amerikan i shtetit Hoyt Yee gjate vizitës ne Tirane ftoi per nje takim 4 prej figurave kryesore te Partisë Demokratike, te cilët nuk kane mbështetur bojkotin e zgjedhjeve; Jozefina Topallin, Majlinda Bregun, Astrit Patozin dhe Eduard Selamin.

Deputeti Selami ndodhet ne Shtetet e Bashkuara, ndërkohe qe Astrit Patozi refuzoi takimin per arsye personale.

Ne nje postim ne rrjetet sociale, Patozi sqaroi se inkurajon çdo faktor politik ndërkombëtar dhe vendas, që mund t’i shërbejë ende kauzës së zgjedhjeve normale në Shqipëri.

Ndonëse nuk i përkas racës së optimistëve futuristë, të cilët besojnë çdo përrallë që u shfaqet përpara, ende kam një shpresë të vakët se mund të gjendet prapëseprapë një shteg për të evituar dështimin e zgjedhjeve. Sepse i qëndroj fort bindjes sime se mospjesëmarrja e Partisë Demokratike në to është skenari më i keq i kësaj krize të pashembullt dhe të paprecedent,” shkruan Astrit Patozi.

Te vetmet qe shkuan ne Ambasadën Amerikane ishin Jozefina Topalli e Majlinda Bregu, te cilat takuan zyrtarin e larte amerikan.

May 15, 2017 18:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*