Yjet e Bollywood, mohojnë çdo lidhje me kompanitë offshore

April 6, 2016 09:42

Yjet e Bollywood, mohojnë çdo lidhje me kompanitë offshore

Yjet e Bollywood-it, Amitabh Bachchan dhe nusja e të birit, Aishwarya Rai kanë mohuar çdo lidhje me rastin e “Panama Papers”.

I pari, Amitabh Bachchan ka mohuar të ketë lidhje me kompanitë që i janë fshehur taksave në Panama. Indian Express njoftoi se z.Bacham ishte emëruar drejtor i së paku katër kompanive offshore në 1992, të regjistruara në Ishujt Virgin të Britanisë dhe në Bahamas.

Ai dhe aktorja Aishwarya Rai, nusja e djalit të tij Abhishekh Bachchan, janë ndër 500 indianët e pasur të përmendur në “Panama Papers” shkruan gazeta. Zëdhënësja e znj.Rai ka vënë në pikëpyetje vërtetësinë e dokumentave, citon Syri.net.

The Indian Express njoftoi se z.Bacham nuk i ishte përgjigjur në fillim, kërkesave për të komentuar akuzat, por ai dha një deklaratë të martën duke mohuar çdo përfshirje në këtë aferë: “Kurrë nuk kam qënë drejtor i ndonjërës prej kompanive që thuhen. Ka mundësi që emri im të jetë keqpërdorur, – thuhet në deklaratë. – I kam paguar të gjitha taksat duke përfshirë edhe paratë që kam shpenzuar jashtë shtetit në përputhje me ligjin, përfshirë remitancat. Në çdo rast, lajmi i Indian Express nuk përmend ndonjë paligjshmëri nga ana ime.”

Indian Express shkruante gjithashtu se Aishwarya Rai dhe familja e saj janë përmendur si drejtues të një kompanie të inkorporuar në ishujt Virgin në 2005, e cila u shkri në 2008-ën. Por, zëdhënësja e znj.Rai tha se “se të gjitha informacionet ishin krejtësisht të pavërteta dhe të rreme.

April 6, 2016 09:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*