Një rrëfim befasues nga ylli i “House of Cards”: Unë jam…

October 30, 2017 09:11

Një rrëfim befasues nga ylli i “House of Cards”: Unë jam…

Kevin Spacey është rrëfyer. Ylli i “House of Cards”, serialit më të famshëm të Netflix nëpërmjet një postimi në Twitter ka kërkuar falje, pasi është akuzuar nga Anthony Rapp – aktori që interpreton Paul Stamets në filmin Star Trek Discovery – se e ka ngacmuar seksualisht në 1986.

Në atë kohë Rapp ishte 14 vjeç dhe Spacey 26. Nëpërmjet një twitteri të gjatë, protagonisti i “House of Cards” në fillim i ka kërkuar falje Rapp për sjelljen e tij dhe më pas ka vendosur të hedhë dritë mbi orientimin e tij seksual.

“Kam shumë respekt dhe admirim për Anthony Rapp si aktor. Jam tmerruar kur dëgjova historinë e tij. Sinqerisht nuk e kujtoj fare atë episod që përmend ai, që ka ndodhur 30 vjet më parë dhe që ka qenë sjellje e papërshtatshme e imja për shkak të konsumimit të alkoolit dhe drogërave. Por, nëse jam sjellë, ashtu siç ai thotë, i drejtoj faljet më të sinqerta…Kjo histori më shtyn të tregoj më tepër rreth vetes. Në jetën time kam pasur marrëdhënie si me gra, ashtu edhe me burra.  Kam dashuruar dhe kam pasur takime romantike me burra të ndryshëm gjatë jetës time dhe tani kam vendosur të jetoj si një burrë homoseksual. Dua ta përballoj këtë gjë me ndershmëri dhe shumë lirshëm…”

Twitteri i yllit të “House of Cards”, pas akuzave për ngacmime seksuale

Në një intervistë të dhënë për “Buzzfeed News”, Rapp, aktori që ka deklaruar se është ngacmuar seksualisht ka treguar se pasi kishte njohur Kevin Spacey, është ftuar në shtëpinë e tij. Ishte i vetmi fëmijë në festë dhe meqë u mërzit kishte vendosur të shkonte në dhomën e gjumit të aktorit për të parë televizor.

Pasi kishte kaluar mesnata kishte vënë re se ishte i vetmi i ftuar që kishte mbetur, pasi të tjerët ishin larguar nga festa. Në ato momente Spacey kishte hyrë në dhomën e gjumit, i ishte afruar dhe kishte filluar të bënte lëvizje të qarta seksuale. Rapp ka treguar që nga ai moment ai nuk i ka folur më Spacey-t dhe që gjatë viteve këtë ngjarje kishte pasur kurajon t’ia tregonte vetëm familjarëve dhe miqve.

Tashmë  i tronditur dhe i nxitur nga skandali i Harvey Weinstein, ka vendosur të bëjë gjithçka publike në media, ku ka qenë i menjëhershëm reagimi i Kevin Spacey duke kërkuar falje. b.m/dita

October 30, 2017 09:11
Komento

1 Koment

  1. Nero October 30, 15:12

    Te gjithe ne Amerike e dine qe Spejci eshte gay!

    Por te perdoresh ate si karde tashti qe akuzohet nuk eshte dicka qe q enderon ate si njeri!
    Nga gjithe kjo kuptohet tqe te sulmosh te rinjte qe sa hyjne ne hollivud duket se eshte kulture qe shumeksuh nuk i ka shpetura dhe mund te kete te tjere Uenstain qe kane bere psilliqe te tilla.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*