Ylli i Kuq i Beogradit nën hetim për fiksim rezultati

July 23, 2015 16:57

Ylli i Kuq i Beogradit nën hetim për fiksim rezultati

Autoritetet serbe po hetojnë skuadrën e futbollit Ylli i Kuq i Beogradit dhe skuadrën tjetër OFK pas një rezultati shumë të çuditshëm të ndeshjes mes tyre të zhvilluar të dielën më 19 korrik 2015. Ylli i Kuq arriti të fitojë ndeshjen me rezultatin 6 me 2 duke e përmbysur rezultatin e pjesës së parë e cila u mbyll 0 me 2.

Komisioneri për integrigetin e garës në Federatën e Futbollit të Serbisë, Milivoje Mirkov, tha se bastet mbi rezultatin e ndeshjes në kompanitë e basteve qenë shumë të larta dhe rrjedhimisht, të dyshimta. Presidenti i Federatës Tomislav Karadzic, tha se organizata do ta hetojë këtë ndeshje.

“Ndeshja mes OFK Beograd dhe Yllit të Kuq ka tërhequr vëmendje të pazakontë dhe është e sigurtë që autoritetet kompetente të Federatës së Futbollit të Serbisë… do të hetojnë faktet dhe rrethanat,” tha Karadzic më 21 korrik.

Mario Spasic, kreu i organizatës kundër korrupsionit Transparentnost, tha se ata fillimisht kontaktuan policinë në lidhje me ndeshjen – duke shtuar se ai pati marrë kërcënime me vdekje si pasojë e kësaj.

“Ne nuk do të dorëzohemi. Ne do të kontaktojnë zyrën e prokurorisë së shtetit nëse është e nevojshme. Askush nuk është më i fortë se sa shteti. Është koha për të ndaluar mafien në futboll,” tha Spasic për të përditshmen serbe Kurir.

Zvezdan Terzic, drejtori menaxhues i Yllit të Kuq, tha se Karadzic, i cili ka qenë president i klubit rival Partizani i Beogradit para se të merrte postin e tij aktual, e ka nisur hetimin në mënyrë që të ndalojë Yllin e Kuq nga fitorja e kampionatit.

Terzic tha se ai do t’i kërkojë Interpolit, UEFA-s dhe FIFA-s të hetojnë ndeshjen – nëse Karadzic qe dakord që këto organizata të hetojnë të gjitha ndeshjet e dyshimta në kampionatin serb të futbollit përgjatë tetë viteve të fundit, kohë gjatë së cilës Partizani i Beogradit fitoi shtatë tituj.

Në anën tjetër, Milorad Vucelic, një zyrtar i Partizanit, e cilësoi atë që ndodhi të dielën “një krim dhe një nga momentet më të trishta të futbollit të Serbisë.”

“Unë e quajta ndeshjen ‘krim’ jo sepse desha të akuzoj ndokënd por për shkak se mënyra se si u luajt ndeshja vuri në rrezik interesin publik. Kur interesi publik rrezikohet, çdo qytetar duhet të reagojë… nuk kam parë kurrë një ndeshje të tillë në jetën time,” tha Vucelic.

Dy klubet janë rivale të ashpra në kampionatin serb. Publiku sportdashës i Serbisë në përgjithësi është ndarë mes Yllit të Kuq dhe Partizanit dhe rreth 90 për qind e popullsisë mbështet një nga këto dy klube. Mbështetësit e dhunshëm të këtyre klubeve përfshihen shpesh në krime dhe incicente.

Akuzat për fiksim ndeshjesh në Serbi janë të zakonshme por deri më tani nuk ka pasur hetime serioze.

Ylli i Kuq dhe Partizani janë që të dyja të regjistruara si organizata sportive publike. Kryeministri Aleksandar Vucic është përpjekur të gjejë blerës për klubet por ka dështuar deri tani.

“E pranoj, jam mposhtur, por besoj se e vetmja zgjidhje për sportin e Serbisë është privatizimi… të gjithë janë të frikësuar nga ata [klubet e futbollit] sepse janë të frikësuar se mbështetësit e tyre do të këndojnë ndeshjen e rradhës,” tha Vucic për televizionin publik të Serbisë më 29 dhjetorin e kaluar./BIRN

July 23, 2015 16:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*