Ylli Manjani: LSI ruan ekuilibrin politik në vend

September 28, 2015 15:52

Ylli Manjani: LSI ruan ekuilibrin politik në vend

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani ka pranuar ekzistencën e letrës së dërguar nga kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, por ai theksoi se kjo nuk është një çështje partish dhe se kemi të bëjmë me informacion të klasifikuar.

“Janë çështje që i takojnë z. Braho. Është çështje e informacionit të klasifikuar. Nuk mund të jem as dëshmitari, as mohuesi dhe pohuesi. Këto nuk janë çështje partish, Braho është kryetar i Komisionit të Sigurisë. Ai disponon informacion të klasifikuar. Nuk kanë partitë punë në këtë çështje”, u shpreh Manjani në një intervistë për “Shqiptarja.com”.

I pyetur për faktin se në letër flitet për destabilitet, Manjani bëri një lidhje mes çështjes “Doshi” dhe asaj të “CEZ”, por pa dhënë detaje mbi përmbajtjen e letrës.

“Personazhet që janë sot në lojë nga drejtuesi i DIA-­s, apo ky tjetri që thotë më kanë kërcënuar. Janë të njëjtat persona si në çështjen e Durim Bamit. Kanë dhe një mllef ndaj Ilir Metës”, u shpreh ai. Lidhur me një pakt të mundshëm mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, Manjani tha se PS dhe PD kanë qeverisur vendin në këto 24 vite pluralizim dhe në rastet e kur kanë bashkëqeverisur i kanë sjellë vendit shumë dëme.

“Nuk e di dhe kjo ka pak rëndësi. Kjo nuk është çështje pakti, por sjellje politike. Ka muaj që qarkullon kjo ide që shkon deri në qeverisje PS­-PD. Aktorët politikë i kanë mohuar këto gjëra. Mua më shqetëson mendjelehtësia që merren këto gjëra si të vërteta. PS dhe PD e kanë qeverisur këtë vend për 24 vjet dhe kanë bërë çfarë kanë dashur. Vetëm dy herë e kanë qeverisur së bashku, kur është vrarë dhe prerë. Në vitin 1997 u vranë 5 mijë vetë. LSI ka një mision jo të thjeshtë, ne votohemi për të ruajtur ekuilibrin politik. Njerëzit janë lodhur nga qeverisjet e ekstremit të majtë apo ekstremit të djathë”, deklaroi Manjani. Sa i takon projektligjit të depozituar nga Partia Demokratike për hetimin e çështjes “CEZ”, Manjani tha se, objekti i hetimit do të jetë nga momenti i privatizimit dhe deri tek mbyllja e marrëveshjes me çekët. Por, Manjani shtoi se, projektligji i PD-­së është i cunguar.

September 28, 2015 15:52
Komento

3 Komente

  1. rudi September 28, 17:52

    EH PO KOT NUK I THON ILIR FLORIRI SE DI TE MBAJE EKULIBRAT E DI TE MBAJE VOTUSIT PA I PUNESON VOTUSIT ELITEN E MBAN PO TE NJEJTE FLORI E SHKUAR FLORITJENI JU TE L.S.I.se zMANJAN LUM SHQIPERIA QE JU KA

    Reply to this comment
  2. mali me bore September 28, 17:59

    Nuk e kisha menduar kurre se Dibren do ta perfaqesojne mendjet e ndritura, Strazimiri dhe Manjani!
    Ju , gjthcka mund te jeni, por KUREE nuk mund te jeni DIBRANE TE MIRE!
    Jeni BYTH dhe TRAP LEPIRESA!
    Turp !!!!! TURP !!!!!!

    Reply to this comment
  3. shpatar September 28, 18:12

    Ti more fillostrofi i LSI ke bashkpunuar me Pd e jo Ps me Pd .Thuaje pak me troc .Kur qene ne pushtet Nano _ Berisha apo Berisha -Nano kishte me vete dhe kokat e LSI.Tani qe Ps shporri mbeturinat e Nanos ka mbetur tju shporri dhe ju .Koke tul .Ke do te mashtrosh, me keto deklarata ,se ju jeni parti e paster !!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim