Ylli Manjani zbulon “hajdutin” e madh të votave: Rama duhet të djersijë që…

July 1, 2017 12:16

Ylli Manjani zbulon “hajdutin” e madh të votave: Rama duhet të djersijë që…

Ish-ministri i LSI-së, Ylli Manjani ne nje analizë në faqen e tij në FB per situaten poszgjedhore dhe ate qe prodhuan zgjedhjet e 25 qershorit shkruan se hajduti me i madh i votave eshte vete sistemi zgjedhor.

Sipas tij, vertete u shiten e u blene votat, por “vështirë të justifikohet devijimi masiv i vullnetit të zgjedhësve”.

Postimi i Manjanit 

Sistemi zgjedhor është vetë vjedhja e zgjedhjeve.
——-
E gjithë energjia e kritikës post-zgjedhore është përqendruar tek shit-blerja e votës.

E vertetë është! Janë shitur e janë blerë vota si asnjëherë tjetër më parë. Por vështirë të justifikohet devijimi masiv i vullnetit të zgjedhësve.

Refuzimi masiv i demokratëve për të marrë pjesë në zgjedhje prishi në thelb ballancën politike në vend. Sado që u ble vota, prap nuk mund të quhet faktor determinant në ndryshimin e rezultatit me 10 mandate!

Çështja në thelb nuk është vetëm tek këto fenomene, të cilat kanë qenë e do jenë në realitetin zgjedhor Shqiptar. Kemi një problem shumë më serioz që lidhet me demokracinë genuine (të vërtetë).

Ky është: SISTEMI ZGJEDHOR! Ky është “hajdudi” më i madh i votave. Ky sistem i jep mandatin qeverisës edhe atij që nuk votohet nga shumica e zgjedhësve.

Ky sistem i shndërron zgjedhësit në votues. I ndan ato (zgjedhësit) në zgjedhës me vlerë të lartë dhe të ulët vote! Vota e Kuksianit vlen me pak se e Tiransit apo Durrsakut! Kjo nuk është barazi.

Ky sistem lë pa përfaqësim të gjithë ata që kur bëhen bashkë nuk kalojnë 3%. E bën pa mëshirë këtë gjë! Pa e “çarë” kokën për cilësinë politike.

Duhet të fokusohemi tek kjo teme tashmë. Demokracia jonë ka nevojë për të gjithë. Për sa më shumë parti në parlament. Sepse vetëm kështu do nxitet dialogu.

Kryeministri duhet te djersijë për tu mandatuar në qeveri dhe duhet të jetë vetëm i djersitur për ta mbajtë qeverinë në këmbë nga dialogu i detyruar në parlament!

Pra ky sistem duhet shporrur! Duhet zëvendësuar me një sistem që ka sens, që shton dialogun dhe ul arrogancën.

Për mua sistemi Proporcional i Personalizuar në vetëm 61 zona zgjedhore dhe një korrektim më lista partish, është ideali. Siguron proporcionalitet por edhe konkurrueshmëri të drejtpërdrejtë. Pra populli vendos edhe për deputetin por edhe për partinë.

Numri maksimal i deputetëve në këtë rast nuk i kalon 110.

Duket të çelet ky debat. Është thelbi i zgjedhjeve dhe demokracisë! Me këtë sistem nuk kemi demokraci të vërtetë.

E kam pasë gjithnjë dhe e kam shprehur këtë pikpamje!

July 1, 2017 12:16
Komento

20 Komente

  1. fshatari pafshat July 1, 12:36

    Pordhe filozofike. Manjani = njeriu qe nuk beri hajer ne asnje qeveri deri me sot.Nuk eshte, o Yll padrite, sistemi zgjedhor qe calon po eshte sistemi politik qeverises, ose, shteti ligjor, ai qe nuk funksionon, ose, qe i ben njerezit te pakenaqur dhe te corientuar, per shembull, perpara kutise te votimit.

    Reply to this comment
    • Toni July 1, 17:59

      Ky i di te gjitha. Na eshte bere gjithollogu qe flet per gjithcka dhe vetem vjell vrer kunder Edi Rames. Paskishe qene nje cope bajge i hidhur. Nuk e pranoke dot humbjen. Nuk ja ben dot varrin Edi Rames sepse ne te gjithe e shohim se cka bere ai per Shqiperine dhe shqiptaret. Kot e ke qe vjell vrer pa pushim. Je nje humbes i madh. Lapangjos si edhe kryetari jot Like floriri. Pse nuk thua asnje fjale per Don Like floririn qe e ka bere LSI-ne partine e familjes. Apo ti ka mbushur xhepat me [arate e kanabisit te Balilit?

      Reply to this comment
  2. Proletar me Kopan July 1, 12:49

    Ky eshte Sistemi .
    Sistem i vene me diktaturen e Injorances se deleve .
    Te nderuar Pitbulla , dele e qingja .
    a u pelqen Liria ?
    Liria eshte si poesia ,
    mos harroni qe Shoqeria eshte tolerante
    ndaj gjerave qe nuk kushtojne asgje .

    Nuk e kam vlersuar asnjehere kete Manjanin ,
    por sot po me Habit , me guximin e tij
    per te kritikuar SISTEMIN .

    PER gazetarin qe kritikon Manjanin , me duhet ti kujtoj nje thenie te , te Madhit Enzo Biagi ::

    ”” Eshte me mire t’ju perzene nga Gazetaria ,
    sepse thate nje te Vertet , se sa te qendroni me çmimin e lepirjes alla fevzi— Baze ”’

    Te analizojme ç’fare ka thene Manjani dhe pse .
    Si dhe te kuptojme kush te ka shtyre more Mavri Gazetar , te besh zanatin e lepirjes .,,,,,?

    Reply to this comment
  3. Besniku July 1, 12:50

    Sipas filozof-juristit te LSI-se, duhet te paguhen nga taksat e popullit dhe ato part , qe dikujt ne nje moment te caktuar I kercen mendja ta krijoje.
    Po ne çtaksirat kemi, me kete mendje shkrepjen tuaj?
    He filozof, na jep nje shpjegim ” ne te mire te popullit”.

    Reply to this comment
  4. Oketo July 1, 12:52

    Z.Manjani, pragu elektoral ne te gjithe vendet e botes eshte mbi 3% dhe neve kemi me te ultin !
    Perndryshe kuvendi do te fragmentizohej ,nuk ka ngelur gje qe ta shpikim ne me vetem 20 vjet demokraci !!!!

    Reply to this comment
  5. specialisti July 1, 12:53

    Z.Manjani ? Kush e ndalon te behet sic thua ti ? Populli ? Jo. E ben politika. Ta bejne politikanet e ta votojne ne parlament. Keto gjera duhet te zgjidhen tani, jo te thuhet tani qe kete sistem nuk e kemi ne rregull. PD-ne nuk e votoi populli. Ju me 230 mije vota morret 19 mandate, kurse PD-se nuk i votuan 200 mije veta. Aresyet , duhet ti analizoje PD. Ti si parti morre votat e deputetet e tu. Jepi mendimet partise tende dhe ato ta ngrejne me force ndryshimin e kodit zgjedhor. Pupulli te votoje per deputetin e tij dhe jo per partine. Kjo eshte demokracia e llogari dhenia e deputetit para popullit.

    Reply to this comment
  6. MH July 1, 13:06

    E kam pasë gjithnjë dhe e kam shprehur këtë pikpamje!

    Jo,kur ishe i caktuar per drejtesi.Por mbasi u perjashtove te erdhen mendet per drejtesi.
    Tashti rrin e gagaris pa pushim,sa shume te tjere thone na cau prapanicen ky fare juristi i diplomuar ne Plepat e Durresit.

    Kur kritikon sistemin.Ke te drejte:
    “Sistemi zgjedhor është vetë vjedhja e zgjedhjeve”.

    Kur denoncon veprimin,aktin:
    “E vertetë është! Janë shitur e janë blerë vota si asnjëherë tjetër më parë”.Duhesh te penalizohesh.Nuk bene per drejtesi nese nuk shkon vete drejt e ne sallen e gjyqit.

    Cfare ban prokuroria.Flen gjume.Qe nuk e therret kete fare shpifesit te pergjigjet me argumente ose ti vihen hekurat.

    Reply to this comment
  7. peoples July 1, 13:09

    Plehra…akoma kerkoni ta mbani peng vendin.Edhe kur nuk u japin vota krijoni lloj lloj marifetesh dhe peshtyni cdo gje te mire.

    Reply to this comment
  8. LORA July 1, 13:12

    Ti je themelues I ketij sistemi,,,dhe me e pakta duhet te kerkosh ndjese per kete dhe te pirdhesh nga politika.
    Saper “,rrefuzimin masiv te demokrateve ,per te votuar”,,,,,po te mos e kishit helmuar ferdinant ponin,,,ai nuk do t’ju linte te bzanit hic per kete;sepse po zbuloni vete deformimin e tmerrshem qe sistemi I juaj I ka bere vullnetit te shqiptareve me kartat e shumfishta per nje njeri qe votonte disa here,ne kohen e dashurise se lesh-e-lise me nahijen brekedhjere.
    Tung,,,o mendjelli I peshtire.

    Reply to this comment
  9. spata July 1, 13:29

    Sjellja me e turpshme e politikave nga te dy anet .Si Pd, LSI dhe gojeshpuarit e tjere, nuk i thane nje fjale te mire popullit qe zgjodhi ti jepte voten Ps .Justifikohen per nje proces qe e deshen te tille . Ju vune ne dispozicjon poste kyce te procesit zgjedhor dhe tani pa pike turpi flasin per blerje masive te votave .Por do pres dhe pak sa te leshoje bomben Ilir Floriri dhe kam per te komentuar se me cfare mbeturinash kemi te bejme ne politike qe nuk riciklohen kurr.Te kishte Ps 3 miljard euro qe bleu votat nuk garonte fare .Fuste ato ne xhep dhe ju thoshte krimbave hani cte doni me pushtetin .Por gomarlleku ska te sosur nga gomeret qe kuptoje voten dhe aspiraten e popullit shqiptare .
    Ka patur dhe ka nje strategji midis Metes dhe grupit rrebel te Pd qysh para zgjedhjeve ne kundershtim me marveshjen Rama -Meta .Do ta mesoni mbasi Meta te hedhi hapin e dyte te supozimeve per blerjen e votave. .

    Reply to this comment
  10. Poradeci July 1, 13:33

    Ky eshte nje hipopotam jane duke i dale briret, manjak i tmerrshem beri mire qe rama i trgoj vendin dhe as per deputet nuk e meritoj nga kasta e tij.YyyyyyyyPxhixhi njeri njeri pa taban.

    Reply to this comment
  11. vasili July 1, 14:32

    I vogel dhe i paafte,manjani,mbasi hengri dy shqelma te forta bytheve nga Rama aty dhe meta,tani vjen verdalle duke toksikuar dhe syte e lexuesve,duke u perpjekur,te gjeje ndonje vrime kazani,per te nxjerre koken e tij,pa permbajtje.

    Reply to this comment
  12. maze July 1, 15:30

    ky trap, qe hiqet si filozof,do qe te behet si cthote fjala popullore -” o shtepia me 40 pleq, kujt t’ja prish e kujt t’ja ndreq”, sepse ne kete rremuje vidhet pa merak fare.
    Dinsesz!

    Reply to this comment
  13. Jovan bregu July 1, 15:43

    3% eshte pak, kufiri duhet 8 % kedhtu plera te politikes shqiptare nuk krijojneeParti dhe nuk vjedhin leket tona. E kupton zoteri se cfare kerkon ti, qe te mbushet me Parti qe marrin me pak se 3% dhe te krijosh edhe ti Partine tende. je thjeshte nje vampir cope muti.

    Reply to this comment
  14. Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine July 1, 16:14

    Per Manjanin apo manjaket e soit te tij,nese Shqiperia do te kishte shtet te se drejtes,kurre kryetaret e partive nuke do te kishin gjithpushtetshmeri ne parti,ashtu sikurse e kane deri me sot,nje diktature me ligj,ligj qe eshte vulosur dhe me doren e kryetarit tuaj, Manjani.Ndershmeri pas vellos se tutorit nuke do te thote moral,por amoralitet per sa koh qe nuke perballesh me ligjin.Sa per numurin e deputeteve kjo eshte mese e vertet ,Shqiperia me gjysmen e shqiptareve jashte vendit,140 deputete,e sidomos nga nje sekretare apo sekretar, jane nje luks per to,qe do te thote nje abuzmim ndaj taksapaguesve shqiptare nga fuqia e pushtetit.Rama sot i ka te gjitha votat qe i duhen per te bere ndyshime ne ligje e kodin zgjedhor.Sovrani po pret.Tik-tak,tik-tak,tik-tak,tik-tak,koha ecen ate nuke ka kush privilegjin qe ta ndal,se eshte dhurate e Zotit.Besoni dhe mos u beni pale me boten e krim-korrupsionin-mafjozo-imoralo-politik,se SOVRANI,USA dhe BE-ja nuke ju toleron me.

    Reply to this comment
  15. niku July 1, 17:31

    Je vetem nje Palaco

    Reply to this comment
  16. Martini July 1, 22:04

    Manjan. Vargjet brilante :” Ku ishe ti bej – efendi , kur ne luftonim per Shqiperi”, te shkojn per shtat. Sot u kujtove per sistemin , kur ke pasur kohe me bollek qe edhe licensa avokatsh e noteresh te shesesh , edhe propozime per ndryshime ne ligj , te besh. Eh , Manjan. cdo gje mund ta besonim , por qe ti te behesh avokat i Ilir floririt , kete jo. Te hoshen ne plehra e u shkon pas si pleh. Te jane prekur interesat pasi gjithe farefisin e ke punesuar ne pune ku kane bere leke. Se bashku me ate pispilluqin , Spahiun e LSI-se qe kete here votat nder te tjera i bleu me patentat e vellait ( nje patente – nje vote) keni shtrire si metastaza te afermit tuaj ne te gjitha institucionet. Fitorja e PS te djeg pasi nuk ka pse te jene ne pune pe te bere leke, drejtore lokale e nacionale, Manjane e Spahi. Nga PS shkove ne LSI , tani nga e ke rrugen Manjan ?! Apo do te vazhdosh te shkruash ne faqen tende duke i hapur gare Sali Bej Kercellimes?!!!

    Reply to this comment
  17. intelektuali July 2, 07:21

    Kur fiton thua:

    OH SA QEF QE POPULLI ME DO MUA!

    Kur humbet thua:

    OH SA KEQ QE POPULLI NUK DEL NE ZGJEDHJE!

    Keshtu tregon perrallen pas pilafit edhe BOSI i Drejtesise qe donte te nxirrte me urdher ushtrine per kanabisin kur kishte harruar se ushtria famoze shqyptare kishte shkuar prej kohe per lesh.

    PO PSE ME DAJAK DHE DAULLE DO TE NXJERRE MILETIN PER ZGJEDHJE YLLI MANJANI SI NE KOHEN E QEPES TE ENVERIT?

    Reply to this comment
  18. Drejtesia July 2, 08:04

    Ik o pirdhu se sta do njeri mendimin Ty surrat i ndyre.Se ca bejme e dime vet Ne qe na ka besuar populli.

    Reply to this comment
  19. Kris July 2, 10:52

    Kamikazi i Metes ashtu si shume te tjere!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*