Ylli Shehu: Fatmir Mediu ta marrë me qetësi dhe dashuri

May 2, 2015 10:06

Ylli Shehu: Fatmir Mediu ta marrë me qetësi dhe dashuri

Ylli Shehu u është përgjigjur akuzave të Fatmir Mediut, pas largimit të tij nga PR te LSI. Ai e ka bërë këtë gjë duke përdorur shprehjen e Ilir Metës, duke i thënë Mediut që ta marrë me qetësi dhe dashuri situatën e krijuar. “Nga deklarata që kishte bërë Mediu që nëse PD nuk kandidon zoti Duka në Durrës, ne do të dalim të vetëm në 61 bashki, unë aty e mora këtë iniciativë, që jam i gatshëm të shkoj unë në Kukës, zoti Duka në Durrës, edhe kandidatët e tjerë ishin të gatshëm. Dhe këtë tërheqje të Mediut nuk e mora vesh sot e kësaj dite. Unë i them Fatmir Mediut ta marrë me qetësi dhe dashuri, se s’ka çfarë të bëjë tjetër tani. Nëse ka një njeri që i ka dalë borxhit, ai jam unë. Unë jam djalë i ri dhe i kam dalë borxhit siç i dalin burrat. Ai mund të flasë si të dojë, por unë do mbaj rezervat e mia. Unë e konsideroj si mik, pavarësisht se si mund të flasë ai”, tha Ylli Shehu i kontaktuar nga Panorama.

May 2, 2015 10:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*