Z.Halimi, përrallat i ke pa mbret

June 15, 2015 15:05

Z.Halimi, përrallat i ke pa mbret

E nderuar gazeta Dita! E kam ndjekur fushatën elektorale për zgjedhjet vendore nga kandidatët e Tiranës për kryetar bashkie. Habi të madhe më kanë shkaktuar përrallat e kandidatit të PD-së, zotit Halimi, i cili tregon përralla në takimet që organizon. Populli thotë: po na tregon përralla me mbret, ndërsa zoti Halimi i tregon përrallat pa mbret. Ja tre përralla të tij:

E para: “Unë klinikën private e hapa se më ka ndihmuar një miku im nga Zvicra dhe falë ligjit që ekzistonte, ai i dypunësimit”. Unë mendoj se kjo është gënjeshtër me bisht, se aparaturat në atë kohë që erdhën nga jashtë për spitalin ku ishte drejtor vetë z.Halimi, nuk u vendosën në spital, por u instaluan në klinikën e Halimit, siç bënë dhe halimët e tjerë. Pastaj, z.Halimi, cili është ky zvicerani që të ndihmoi dhe pse të ndihmoi vetëm ty?

Përralla e dytë: Thua se të ndihmon një i huaj që është këshilltari yt. Ky ndihmon me Facebook duke të dhënë këshilla. Unë të pyes: cili është ky këshilltar me emër dhe mbiemër dhe ku banon, në cilin shtet? Ja pra, kjo është përrallë pa mbret.

Dhe përralla e tretë është kur thua se “unë po u zgjodha kryetar bashkie, do vij shtëpi më shtëpi të evidentoj hallet tuaja dhe do i zgjidh këto halle shumë shpejt”. Edhe kjo është përrallë, se edhe po të duash vërtet, nuk e bën dot, se do na humbësh nga Bathorja ose nga mali i Dajtit e pastaj do mbetemi pa kryetar dhe do na duhen zgjedhje të tjera. Ka edhe shumë përralla të tjera, por evidentova këto të tria. Unë mendoj se qytetarët nuk duan kryetar për përralla, por një shërbëtor që t’i qëndrojë në kokë punës, të vërë në punë administratën dhe të ketë situatën në pëllëmbë të dorës, e jo si kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, i cili bashkinë “e drejton” me korrespondencë, se herë rri në Holandë, herë fle gjumë, herë mendon për të zgjidhur hallet e tij. Prandaj z.Halimi, tërhiqu nga gara, se edhe përrallat i ke pa mbret. Në fund edhe një këshillë: Mëso të flasësh gjuhën letrare dhe jo me dialekt siç flisni ju.

 

Letër e nënshkruar

Vasil Thanasi, Tiranë

June 15, 2015 15:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*