Z.Korkuti revizionon shkencën shqiptare

July 23, 2016 13:31

Z.Korkuti revizionon shkencën shqiptare

 

Nga Fitim Çaushi

 

Kryetari i Akademisë së Shkencave prof. Muzafer Korkuti ka ndërmarrë një mision antihistorik; zhveftësimin e rezultateve të studjuesve dhe shkencëtarëve shqiptarë. Në përgjigjen që i dërgon Shoqatës Kulturore Atdhetare “Polifonia Shqiptare” më datën 21 qershor 2016, shkruan: “Akademia e Shkencave si institucion shtetëror njeh aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi që UNESCO, Ministria e Kultuës dhe Komiteti Kombëtar i trashëgimisë Kulturore Shqiptare, kanë aprovuar ndër vite për dukurinë muzikore popullore të këndimit me shumë zëra.”

Ky banalitet antishkencor, mund t’i lejohej  kujtdo, por jo Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i cili e di mirë se aktet ligjore dhe nënligjore në Shqipëri, nuk i përcakton dhe nuk i aprovon as UNESCO e as institucione të tjera ndërkombërare! UNESCO  miraton në thesarin botëror, atë kulturë dhe emërtesë, që i dërgojnë shtetet e interesuara. Aktet ligjore dhe nënligjore formulohen nga institucionet kombëtare shqiptare, të cilat për 50 vjet, trashëgiminë shpirtërore të Shqipërisë së Jugut, e kanë ligjëruar si Polifoni popullore shqiptare.

Kryetari i Akademisë, prof. Korkuti, i imponuar nga rrethanat, dredhon mëndjelehtësisht dhe nuk citon asnjë vendim  apo ligj të Ministrisë së Kulturës, apo të istitucioneve shkencore shqiptare, që ta ketë aprovuar “isopolifoninë”, kundër së cilës protestojnë  Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencës  dhe Shoqatat Atdhetare e Kulturore të Shqipërisë së Jugut.

Nuk citon, sepse nuk ekziston një vendim i tillë, vetë Ministria e Kulturës Zjn. Kumbaro,  në përgjigjen drejtuar ish Kryetarit të Akademisë Shqiptare së Arteve dhe Shkencës, “Artistit të Meritur”, Limos Dizdari dhe Shoqatave Kulturore e Atdhetare të Shqipërisë së Jugut, në përgjigjen e saj ka shkruar:  “Në përgjigje të shkresës tuaj nr. 258., prot. hyrës, datë 18. 01. 2016 të Shoqatave Atdhetare e Kulturore, dërguar Ministrit të Kulturës, ju sqarojmë: “Propozimi, që ka të bëjë me ndryshimin e emërtimit  të termit nga” Iso-Polifoni” në “Polifoni”  në veprimtaritë kombëtare si dhe në UNESCO e cila e ka nominuar këtë dukuri të folklorit shqiptar si “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit”, më datën 25. 11. 2005  i është dërguar Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit për kopetencë, si institucion shkencor me shkresën  tonë nr. 4675 prot. datë 18.09.2015 pasi ky problem nuk është problem administrativ, por shkencor. Ju bëjmë me dije se me shkresën tonë nr. 6323/1 prot. datë 06. 01. 2016, për këtë problem është sqaruar edhe z. Limos Dizdari, kryetar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave. Propozojmë që edhe ju, Shoqatat Atdhetare e Kulturore, propozimin tuaj t’ia dërgoni Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit …”

Përcjellja zyrtarisht e problemit të “isopolifonisë” nga Ministria e Kulturës tek Akademia e Shkencave, si problem shkencor dhe jo administrativ, e nxjerr zbuluar z. Korkuti. Manovrimi i pasinqert i tij, nuk mbaron këtu:“Akdemia e Shkencave çmon dhe vlerëson të gjitha kontributet e dhëna nëpër vite për njohjen dhe studimin e kësaj dukurie shpirtërore të jashtëzakonshme, posaçërisht në veprat e personaliteteve dhe studjuesve të tillë si Faik Konica, Eqerem Çabej, Ismail Kadare, Ramadan Sokoli, Beniamin Kruta, Hysen Filja, Kosta Loli, Spiro Shituni, Pirro Miso, Eno Koço”

Nëse vërtet ai i çmon dhe vlerëson kontrubetet e këtyre personaliteteve, të cilët janë shprehur për Polifoni shqiptare, (përveç Konicës që nuk e dimë) nuk ka pse të aprovojë të kundërtën e tyre, “iso-polifoninë” e sekretarit Vasil Tole! Të gjithë etnomuzikogët e lartpërmenduar kanë punuar një jetë të tërë për të argumentuar polifoninë e pasur shqiptare, duke organizuar ekspedita, sesione e konferenca shkencore për Polifoninë, sikundër ishte e fundit në tetor të vitit 1989 në Tiranë. Shumë nga këta studjues të etnimuzikologjisë, që vazhdojnë të jetojnë dhe studiojnë, morën pjesë në Forumin e Akademsisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencës për Polifoninë, më 25 nëntor 2015 në Tiranë. Për rezultatet e këtij Forumi, ish kryetari i saj Limos Dizdari, i ka dërguar z. Korkuti një letër:

“Me funksionet e ish Kryetarit të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencës, ju kam dërguar një letër shoqëruar me Rezolutën dhe një ekstrat të diskutimeve të disa etnomuzikologëve, etnoorganologëve, muzikologëve, kompozitorëve dhe këngëtarëve popullorë të polifonisë, në forumin e 9-të kësaj Akademie. Të gjitha diskutimet, strukturuar tek Rezoluta, kundërshtuan  emërtesën e sajuar të “iso-polifonisë”, për shkak se ky nocion nuk e karakterizon shkencërisht drejt thelbin e kulturës muzikore shumë-zërëshe të kombit shqiptar, sjell mjegull në rrugën e mbarëvajtjes së etnomuzikologjisë shqiptare dhe identitetit tonë kombëtar, shkon hapur kundër nocionit të mirënjohur tradicional “polifoni popullore”, duke mohuar punën shumëvjeçare të studjuesve shqiptarë dhe institucioneve shkencore për disa dekada. Në lidhje me këtë shqetësim, prisnim të mirnim një përgjigje përfundimtare nga institucioni juaj, sepse tek ju na përcjell edhe  Ministria e Kulturës”.

Sikundër shihet, etnomuzikologët, muzikantët dhe studjuesit shqiptarë, konkludojnë se teoria e “iso-polifonisë”, është mohim i punës shumëvjeçare të studjuesve shqiptarë, kurse z. Korkuti e hedh në bixhoz këtë kontribut shumëvjeçar: “Shumëzërëshi muzikor popullor vazhdon të studjohet në vijëmësi me qëndrime e alternativa nga më të ndryshmet të cilat e zgjerojnë kuptimin dhe qëndrimin rreth tij.”

E vetmja alternativë e ndyshme deri tani, është teoria mjerane e sekretarit të z. Korkuti, akademikut Vasil Tole, i cili e vendos djepin e vërtetë të “isopolifonisë” te këngët e sirenave greke! Si guxon dhe pranon teori të tilla një i ashtuquajtur akademik, që e përcakton djepin e “isopolifonisë”, tek qënie mitologjike, jo reale, sikundër janë sirenat! Si guxon dhe pranon alternativa të tilla Prof. Korkuti, që mohojnë gjenezën dhe strukturën përbërëse të këtij shumëzërëshi që vetëm në Shqipëri ka lulëzuar në frakturat tre dhe katër zërëshe? Si guxon dhe sfidon Polifoninë shqiptare me justifikimin e “alternativave” duke shkulur gurët e themelit të kështjellës së folklorit shqiptar dhe identitetit tonë kombëtar? Si guxon të vihet përballë shkencës shqiptare dhe gjithë studjuesve dhe lëvruesve të saj,  një studjues shpellash prehistorike! Në shpella mund të ketë interprtime alternative, por kursesi në vlerat kombëtare shqiptare të saksionuara nga studjuesit shqiptar në konferenca kombëtare. Në cilën konferencë i ka shtruar këto alternativa z. Korkuti, para se t’i propagandojë?! A është e lejueshme që alternativa të tilla personale, të padiskutuara nga studjues dhe institucione shkencore, të imponohen në institucione ndërkombëtare?!

Duke e prezantuar veten profan në shkencë, z. Korkuti vazhdon: “Akademia e shkencave njeh dhe pranon atë larmi leksikore që populli ynë ka përdorur e përdor në përshkrimin e elementëve përbërës të shumëzërëshit…të cilat kanë zënë vendin e merituar  në “Fjalorin e Gjuhës shqipe”.

Në tërë përgjigjen e tij, z. Korkuti ka një kontradiktë të madhe që tregon mosnjohje:: ai shprehet për shumëzërësh, dhe nënkupton “isopolifoninë”, dy gjëra që përjashtojnë njëra tjetrën. Prof. dr. Pëllumb Xhufi, megjithëse historian, është sensibilizuar nga shëmtira e “isopolifonisë”,  me kumtesën e tij në Forumin e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencës, argumentoi se fjala “iso” vjen nga greqishtja, që do të thotë e njëtrajtshme, që s’pranon brenda saj elemente të tjera, sikundër pranon polifonia shumëzërëshin. Çuditemi se si nuk e ka lexuar këtë fjalë në fjalorin e Gjuhës shqipe, z. Korkuti!

Sa për larminë leksikore, po i kujtojmë z, Korkuti shkrimin e botuar në gazetën “Telegraf”, nga prof. dr. Pirro Miso, etnomuzikologu që ka punuar për 40 vjet në Isntitutin e Kulturës Popullore dhe i vetmi etnoorganolog që ka Shqipëria: “Në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, sendërtuesi i termit, prof. Ramadan Sokoli, e paraqiti, në mënyrën më analitike, të gjithë kuadrin strukturor të zhanreve muzikore shqiptare, veçanërisht, një ndër zhanret muzikore vokale e instrumentale shumzërëshe, me shoqërim dhe pa shoqërim, duke e emërtuar Polifonia Jonë Popullore…Themeluesi e quajti polifoni, që do të thotë shumzërësh, i gjykuar jo vetëm nga numuri i këngëtarëve, por nga cilësia e organizimit të tyre. Për themeluesin, ishin pikërisht kontrastet melodike mes zërave të grupit si dhe individualizimi i tyre mes njëra tjetrës, të harmonizuara me një magji të veçantë. Pikërisht, ky është edhe elementi bazë që shtrohet edhe në vokabolarët muzikorë më të zgjeruar të rruzullit tokësor që, një strukturë muzikore shumzërëshe të quhet polifoni.

Në median e shkruar ka edhe ndonjë shkrim i cili paraqet gjykime e përfundime në mbrojtje të termit “isopolifoni”, kryesisht nga autorë të profileve jashtë muzikologjisë, duke mos e dalluar thelbin e elementëve diferencues, mes termit të konsoliduar si “polifoni popullore” dhe “isopolifoni”…Sendërtimi terminologjik i shumzërëshit mund të realizohet vetëm përmes metodave bashkëkohore, e konkretisht përmes metodës analitike, si e vetmja metodë që mund të siguronte kuptimin përmbajtësor të termit, mbi të gjitha, vetëm në mardhënie të ngushtë mes linguistikës dhe etnomuzikologjisë.

Duke e parë termin vetëm nga një këndvështrim, X, duhet të mësojë se termat që citon nuk janë sinonimike, por polisemike. Shumzërëshi mund të jetë homofonik, kur të gjithë, vijën melodike e këndojnë korrektësisht pa dallime ose kur ata e ndjekin atë me intervale diferencuese. Termi shumzërësh, gjithmonë nga bartësit, përdoret edhe për strukturën heterofonike, kur kjo vijë melodike devijohet nga anëtarë të grupit, me tendencë për të formuar diferencime mes zërave por, pa formuar individualitete mes tyre. Në literaturën shkencore termat janë të mirpërcaktuar dhe mirorientuar në kuptimin përbajtësor të tyre. Në mjaft raste themi: shumzërësh diafonik por edhe shumzërësh antifonik e mbi të gjitha, mund ta cilësojmë shumzërëshin si shumzërësh polifonik, vetëm kur kjo bashkësi zërash kanë individualitete mes tyre. Pra, shumkuptimësia e termit ose termave, pa elementin përcaktues përmbajtësor, e ç’orienton lexuesin… Është e domosdoshme dhe e pashmangëshme që, termi të ketë elementin identifikues e përcaktues të fushës përkatëse në proceset studimore dhe botuese. Pa mbiemrat cilësorë të shumzërëshit: homofonik, heterofonik, antifonik, diafonik e së fundi polifonik, emërtimi i polifonisë si shumzërësh do ishte tërësisht i pa qartë se për çfar shumzërëshi bëhet fjale. Fatkeqësisht edhe në strukturat e larta akademike ndjen tek ndonjë drejtues konformimin me këto abuzime që po bëhen në dritën e diellit.”, sikundër ndodh edhe me akademikët Korkuti dhe Tole.

Sigurisht prof. Korkuti nuk ka pasur kohë të lexojë  vlerësimet e profesorëve të nderuar që kanë punaur disa dekada në IKP, edhe për faktin se lexon ato që i rekomandon sekretari i tij Vasil Tole, por kemi mendimin se do të ketë kohë të pyes profesorin dhe gjuhëtarin e mirënjohur Emil Lafe, për emërtesën e këtij zhanri muzikor dhe për   imponimin që kanë dashur të futin në fjalorin e Gjuhës shqipe.

 

 

July 23, 2016 13:31
Komento

19 Komente

  1. demo July 23, 18:20

    Polifonia eshte termi nderkombetar ne gjuhen greke.Shumezereshi eshte perkthimi korrekt ne gjuhen shqipe.IsoPolifonia si emertim eshte nje sajese amatoreske e tipit:Shto uje e shto miell,ashtu si replika e mesiperme.

    Reply to this comment
  2. "Horri i Bulevardit" July 23, 20:20

    Korkut beu ishte daja i Ertugrylit, ndersa ky Korkuti i Kosoves, duhet te jete, cuni i cunit, cunit, cunit te dajes se Ertugrylit.
    O Korkuti i Kosoves, lum ti qe e ke pas kastra e kastra……gjyshin beun e ugureve, cdo ne Kosove, shko ne Irak se ndoshta te japin titullin bej.

    Reply to this comment
    • ShkoDrani July 24, 02:32

      Muzafer Korkuti eshte nga historianet e vertete qe ka Shqiperia. Po te lexosh qofte edhe nje studim te tij, do te shpreheshe me njerezisht e më me respekt. Zoti te falte!

      Reply to this comment
  3. Butrinti July 23, 21:20

    Kjo Akademi nuk eshte per t’i sherbyer interesave te Shqiperise por per te justifikuar veprimet antishqiptare te sekretarit te saj.

    Akademia duhej te ishte ne rolin e mbrojteses se traditave tona kulturore sic ka qene dikur.

    Pse ka rene kaq poshte Akademia e Eqrem Cabeut, Aleks Budes, Fejzi Hoxhes, Mahir Domit, Shaban Demirajt ??

    Reply to this comment
  4. Stockmann July 23, 21:35

    Fjales polifoni iu shtua fjala iso- per te zhvleresuar karakterin origjinal tw polifonisw shqiptare, pwr ta nxjerre ate si nje derivat te Kishes Bizantine.

    Por po te ishte keshtu, sic thote zoti Vasil Tole, duhej ta thoshin edhe studjuesit e njohur dhe erudite gjermane (Doris Stockmann, etj.) qe e studiuan ne terrenin shqiptar per muaj te tere, shkruan studime ne revista shkencore nderkombetare te muzikologjise, botuan dhe arriten ne konkluzionin e pranuar edhe nga shume studiues se te tjere per origjinalitetin dhe sofistikimin e larte te polifonise shqiptare dhe se Kisha Bizantine ison mund ta kete marre.
    Ku mund tw lexojme se si e justifikon zoti Vasil Tole zevendesimin e termit polifoni me termin e sajuar prej tij (dhe vetem prej tij) ISOPOLIFONI.
    Pse na fyeni njohurite dhe ndjenjat tona me veprime te ketilla?

    Reply to this comment
  5. Bekteshi July 23, 21:40

    Korkuti, nuk eshte nga Kosova.
    Muzafer Korkuti, ka qene sekretari i Partise i Institutit te Arkeologjise u be i famshem ne vitin 1969 me organizmin e Fleterufeve kunder te madhit Eqrem Cabej, babait te shkences shqiptare.
    Ky eshte zoti Korkuti.

    Reply to this comment
  6. Myzeqari July 23, 21:47

    Polifonia jonë, karakteri origjinal i saj dhe ndikimi i saj në polifonitë relativisht modeste të vëndeve fqinjë, janë vënë në dukje nga shume studiues të huaj. Në Enciklopedinë Amerikane 10-vëllimshe të muzikës, në zërin e polifonisë, lexojmë se polifoni dy-zëshe ka edhe në Itali edhe në Sllovaki, në Bullgarinë perëndimore, Maqedoni dhe Greqi, etj. e madje në rajonin e Kosturit ka një grup bullgar që këndon me tre zëra, por shktuhet më tej, ata ”e kanë huazuar këtë nga polifonia toske”. Në artikull theksohet se ”madhështore është polifonia 4-zëshe e rajonit të Gjirokastrës” (magnificient is the polyphony of the region of Gjirokastër).

    Po të shikosh përhapjen e polifonisë shqiptare, ajo tregon qartë atë model (pattern) që ka vënë re së pari etnomuzikologu i shquar shqiptar, Ramadan Sokoli, sipas te cilit Labëria përfaqëson qendrën e polifonisë shqiptare me 4 zëra dhe, duke u larguar prej asaj qendre, ajo bie në polifoni me tre e me dy zëra, brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.

    Studiuesi shqiptar i polifonisë, Eno Koço, citon muzikologen gjermane Doris Stockmann që ka kryer kërkime dhe regjistrime në magnetofon të këngëve polifonike në shumë treva shqiptare nga fundi viteve 50-të. Në artikullin e saj mbi muzikën e çamëve të Shqipërisë së jugut (Zur Vokalmusik der südalbanischen Çamen), ajo thekson se muzika kishtare bizantine mund ta ketë marrë ison nga polifonia shqiptare. Dhe me të vërtetë, po të ishte e kundërta, atëhere qendra e polifonisë në Ballkan do të ishte diku në Thrakinë bullgare e greke e jo në Labëri qe gjendej në periferi të Bizantit e në skajin e kundërt ballkanik të Konstantinopolit.

    Lashtësinë ilire të polifonisë shqiptare duket sikur e dëshmon jo vetëm gjetja në zbulimet arkeologjike të rajonit e figurinave të njerëzve që luajnë më cule dyjare, por edhe gjurmët e polifonisë popullore në veri të Shqipërisë e madje deri në folklorin e Bosnjës së sotme.

    Futja e termit iso-polifoni koincidon në Shqiperi edhe me dy dukuri që nuk mund të shikohen të shkëputura

    Një përpjekje për ta lidhur polifoninë shqiptare me një dukuri mitologjike, me këngët e sirenave greke. Në rastin me të mirë, kjo përpjekje përfaqëson një absurditet sepse një mit, si pjellë e fantazisë (as sirenat as këngët e tyre nuk kanë ekzistuar realisht) nuk mund të jetë burim i një dukurie reale, siç është polifonia shqiptare.
    Një përpjekje të hapur për ta nxjerrë ison e polifonisë shqiptare si të prejardhur nga këngët kishtare greko-bizantine, ndonëse askush nuk ka mundur të provojë bindshëm ekzistencën e një lidhjeje të këtillë (dhe po të mos marrësh parasysh arbereshët e Greqise dhe ndikimin e tyre kulturor nw Greqi polifonia popullore nuk njihet). Duhet mbajtur parasysh se përgjithësisht polifonia popullore është më e lashtë se sa polifonia e muzikës së kultivuar, dhe specialistë të huaj e shqiptarë që e kanë studiuar në bazë polifoninë popullore shqiptare, siç theksuam më parë, mendojnë se isoja e kënges kishtare greko-bizantine mund ta ketë prejardhjen nga polifonia shqiptare dhe jo e kundërta.
    Veç lidhjeve të pabazuara me mitologjine greke dhe me muzikën greko-bizantine termi ’iso-polifoni’ çalon rëndë edhe nga pikëpamja thjesht semantike, sepse isoja nuk është elementi thelbësor i polifonisë shqiptare dhe termi “iso-polifoni” jo vetëm që nuk shpreh origjinalitetin, unikalitetin dhe nivelin e lartë të polifonisë shqiptare 3- dhe 4-zëshe, por e zbeh karakterin e saj të vërtetë.

    Reply to this comment
  7. dodona July 23, 22:53

    Academic korkurti nuk duhet ishete kryetar.jo Ai por asjnje I e.h.. bile ase k.frasheri Po te Ishta gjalle.fjala polifini eshte pur shipyare.
    ISO polifoni eshte me u larguar shqipes.greeket kan vjedh,pervetsuar,asimiluar gjithshka te lashet shqiptar…e.shkenvcat do Ta sqaroijn gjuhen shqipe llashtesin e saj te12.500 vjet me pare (xhuzepe catapano) me pare.keshtu qe ato fjal te pervetsuara NBA greket Jane me origjin lriro-pellazege.
    Shife Aristidhe kolen cfare those “grekett Jane shakptare te konvertuar .

    Reply to this comment
  8. alphade July 24, 02:19

    Shkurt dhe qarte : Cfare nuk pret nga krushqit e Sali Vici-
    dolit ?! Kane borxhe te bardhen ta bejne te zeze dhe vice-
    versa ?! Keta jane thjeshte delenxhinjt e Saliut qe kane
    per borxhe ta permbysin historine ,ashtu sic e do krushku
    dhe kjo historu do te rroje ,sa te rroje Lala Gjoni ! Hani –
    pini dhe kendoni sa te rroje lala Gjoni dhe kur Lala Gjoni
    te vdese , kembet e juaja do t’ju bien krese !
    Myzafer Tartakuti le ta shkruaj si te doje historine, nje dite
    do t’ja hedhin ne koshin e plehrave historine e shkruar
    prej tij …!

    Reply to this comment
  9. Raimond vlonjati July 24, 04:11

    Me duket se ky qe ka bere artikullin e ka keq kuptuar Korkutin

    Reply to this comment
  10. Saliu July 24, 13:46

    Akademia jone ka mbaruar ndaj kerkon nje reforme radikale.
    Kryetari aktual, pavaresisht titujve se ne e dime si mirren ketu tek ne, e mori ate post fale politikes nepotiste te Sali Berishes (i biri i Korkutit eshte martuar me mbesen e gruas se Saliut)

    Reply to this comment
  11. Tomorica July 24, 16:46

    E lexova me vemendje shkrimin e zotit Caushi dhe me duket se ka plotesisht te drejte per problemin qe ngre, por me duket e drejte qe, para se te formoj bindjen time do te doja te degjoja edhe arsyetimin e zotit Tole (edhe ai mund te kete kunderargumente bindese),
    Eshte ne te miren e diskutimit te ceshtjes POLIFONI apo ISOPOLIFONI dhe te sqarimit tone si lexues qe redaksia e Dites t’ia kerkoje kete zotit Tole..

    Reply to this comment
    • Vasil S. TOLE July 25, 11:40

      Përshëndetje.
      Me sa dimë deri më tani, janë katër personalitete të shquar të shkencës, kulturës dhe artit tonë, që në kohë të ndryshme janë përpjekur të spjegojnë veçorinë e ndërtimit të shumëzërëshit popullor shqiptar.
      Ata janë Faik Konica, Eqrem Çabej, Ismail Kadare dhe Ramadan Sokoli.
      Pra, këta korifej të mendimit kanë pohuar se tipari kryesor i polifonisë popullore të shqiptarëve është marrëdhënia e vazhdueshme mes individëve këngëtarë (MARRËS, KTHYES, HEDHËS-pra zërat polifonikë) dhe grupit të isos që këndojnë që të gjithë një notë të mbajtur, kjo si në Lanëri, Toskëri e Çamëri.
      Fjalën ISO, Çabej e ka konstatuar i pari të përdorur në popull qysh në vitet 1930.
      Këtë veçori strukturore shpreh edhe termi POLIFONI ME ISO ose ISOPOLIFONI (kor dhe individë solistë), si një mënyrë për të mirëkuptuar këtë dukuri shpirtërore të jashtëzakonshme të popullit shqiptar.

      Reply to this comment
  12. Noli i Madh July 24, 19:29

    Edi rama,
    Ka ardhur koha te ringjallesh Akademine, duke e cliruar nga pseudoakademikwt vicidolas.
    Shqiperia ka nje potencial shkencor me te madh se ai qe shfaqet me keta obskurantiste qe e drejtojne sot.
    Shqiperia, e ardhmja e femjijve tane e presin nga ti edhe ringjalljen e Akademise se vdekur.

    Reply to this comment
  13. Shevqeti July 24, 20:41

    Tomorica,
    Mos prit pergjigje nga Vasil Tole.
    Ai ka bere nje akt qe e di edhe vete se nuk mund ta justifikoje dhe nuk mund te perballoje reagimet e shqiptareve patriote ndaj nje shpjegimi te tij.
    Kjo eshte arsyeja perse ai preferon te rrije pas mburojes se Korkutit (pazare behen edhe ne Akademi, si kudo tjeter ne vendin tone)

    Reply to this comment
  14. ONKEZMI July 24, 21:01

    M.Korkuti eshte nga Ftera e Sarandes.Persa i perket aftesise si hitorian-arkeolog,ai eshte njeshi ne Shqiperi.Vetem me vepren e tij “Parailiret Iliret Arberit”,Histori e shkurter.Ne disa gjuhe i ka kaptuar te gjitha “Udhekryqet e Botes”…

    Reply to this comment
  15. Tourdeforce July 24, 23:08

    Ti, Onkezm (ne qofte se nuk je z. Korkuti),
    PER HIR TE SE VERTETES:
    “Parailiret Iliret Arberit”eshte nje shkrim diletantesk e medioker i rangut me te ulet, nga cdo liber qe eshte shkruar deri me sot ne fushen e albanologjise.
    Eshte kjo arsyeja, qe ai nuk ka gjetur ASNJE VLERESIM ne boten akademike shqiptare (nuk flitet per ate te huajen).
    Pershendetje kushdo qofsh!

    Reply to this comment
  16. Hekurani July 25, 01:47

    Ne duhet te dime si eshte e verteta,.
    Vasil Tole duhet te ballafaqohet si burre me kritikat dhe jo te fshihet neper kanalet burokratike.
    Mire ne politike qe nuk ka tranparence se me kete u mesuam. Po qe te mos kete transparence ne shkence kjo eshte E PABESUESHME.
    C’te keqe ka qe te hapet nje debat per polifoninw popullore shqiptare, per kete thesar te kurores se kultures popullore shqiptare?

    Reply to this comment
  17. Vasil S. TOLE July 25, 16:48

    Përshëndetje.
    Në kohë të ndryshme e në mënyra të ndryshme, janë disa personalitete të shkencës, kulturës e artit tonë të cilët kanë kuptuar dhe zbërthyer thelbin e shumëzërëshit popullor shqiptar.
    Ata janë Faik KONICA, Eqrem ÇABEJ, Ismail KADARE dhe Ramadan SOKOLI.
    Përmbledhtazi secili prej tyre ka theksuar se veçoria kryesore e strukturimit të kësaj trashëgimie të rrallë, kudo ku ajo gjendet, Labëri, Toskëri e ÇAMËRI, janë marrëdhëniet muzikore e semantike që krijohen mes INDIVIDËVE këngëtarë të veçantë ( MARRËSIT, KTHYESIT dhe HEDHËSIT) si zëra solistikë polifonikë, me grupin ose KORIN e ISOS, i cili këndon i mbështetur mbi një të vetme notë.
    POLIFONI me ISO ose ISO POLIFONI shpreh pikërisht këtë specifikë shqiptare të këndimit të shumëzërëshit, pra marrëdhënien mes zërave solistikë polifonikë me ISON KORALE, për të cilën KADARE thotë se është sinonim me popullin. ISOJA muzikalisht shfaqet homofonike dhe jo polifonike.
    Prandaj ky emërtim i përafrohet thelbit të kësaj dukurie të jashtëzakonshme të shqiptarëve, prej 10 vjetësh edhe si  pjesë e vlerave universale të UNESCO-s.
    Njohja dhe të kuptuarit e isopolifonise si kulturë në të gjitha elementet e saj është një proces që do të vazhdojë gjatë. Rezultate me vlere priten prej thellimit në lëndën e saj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*