Z.Kryeministër i Rilindjes, mos i trajto “laokoontët” si paraardhësi juaj

December 23, 2018 04:30

Z.Kryeministër i Rilindjes, mos i trajto “laokoontët” si paraardhësi juaj

Nga Jorgo Mandili

Kanë kaluar pese vjet nga Rilindja që ka ardhur në pushtet dhe çfarë ka ndryshuar ne universitete? Vizioni? – Universitete të njëjtë në strukturë e tipologji – të klonuar! Studentët? – Të seleksionuar me të njëjtit formularë, një pjesë e mirë e të cilëve të pa interesuar dhe motivuar për studime universitare.! Stafi? – E njëjta procedurë rekrutimi-korrupsioni, mediokriteti, nepotizmi.! Kërkimi shkencor? -Nuk ekziston shkenca dhe produkti shkencor në botën universitare! Mësimdhënia? -Tradicionale, si në shekullin e kaluar!

Shkaku?Arsyeja?-Menaxhimi i Arsimit të Lartë! I njëjti lidership akademiko- shkencor-“SERVUM PECUS”. Në vend të meritokracisë – mediokriteti, në vend të karrierës -militantizmi, në vend të ndershmërisë-korrupsioni, në vend të dinjitetit- servilizmi, në vend të idealizmit – pragmatizmi. Dhe të gjitha këto shfaqje tek drejtuesit e të gjitha institucioneve e kanë të keqen tek përkohshmëria në vendin e punës dhe pandëshkueshmëria (kur largohen) e “mëkateve ” të tyre në kurriz të popullit taksapagues. “Gjemb në këmbë nuk u hyn” – siç thotë populli.

Dëmi që sjellin drejtues të tillë në arsim është fatal. Sepse është dëm i pariparueshëm, i pakthyeshëm. Është kjo arsyeja që lider të ndritur në historinë e njerëzimit duke e parë arsimin si “Arkën e Noes” për shoqërinë, menaxhimit të tij i kanë kushtuar kujdes të veçantë që të mos bjerë në “duar” të paafta, mediokre dhe të pamoralshme. Jo më kot Lindon Xhonsoni e fillonte punën në Shtëpinë e Bardhë, me problemet e arsimit. Edhe shumë liderë të tjerë, burra shteti, menaxhimin e të ardhmes së vendit të tyre ua kanë besuar individëve me integritet të lartë moral dhe profesional, vizionarë e të përkushtuar.

Aq më tepër sot problemit të menaxhimit të arsimit të çdo niveli i kushtohet rëndësi parësore për vetë faktin se “bota po përjeton në arsim një revolucion kopernikan nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave”, ku gurë themeli i drejtimit administrativo – akademik është pjesëmarrja e të gjithë stafit në vendimmarrjet më të rëndësishme, ku çdo punonjës të ndjehet pjesë e një ekipi dhe ku drejtuesin e sheh si një person vizionar, me integritet të lartë shkencor, moral e profesional, krijues e me iniciativë që nëpërmjet gjenerimit të ideve të reja dhe ndjeshmërisë ndaj progresives, të fokusojë me autoritetin e vet akademik, moral, shkencor e profesional të gjithë sinergjinë e komunitetit akademiko-shkencor për projekte, reforma e vizione drejt një perspektive të qartë të institucionit.

Kësisoj drejtimi akademik është aftësi, është përkushtim, është ndërgjegje e mision. Është në instancë të fundit një tribunë, për të shpalosur ide, vizione, perspektiva e mundësi për t’u afirmuar se kush je dhe çfarë di të bësh. Por drejtues të tillë nuk mund të dalin as nga konkurset shoë, as nga rekrutimet nepotike, as nga zgjedhjet universitare, nga mënyra se si organizohen dhe zhvillohen ato. Çdo detyrë publike në një demokraci funksionale duhet të fitohet me meritokraci, me punë dhe veprimtari.

Një drejtim modern dhe bashkëkohor do të thotë të vendosësh dhe të sigurosh marrëdhënie të mirëbesimit reciprok midis gjithë pjesëtarëve të stafit akademik. Nëpërmjet një strategjie të qartë përcakton prioritetet, projektet dhe reformat që do të ndërmerren, krijon një sinergji pozitive për mobilizimin e stafit, për nxitjen e potencialeve njerëzore, përdorimin e elementeve të shumtë motivues duke e bërë çdo individ të përjetojë ndjenjën e përkatësisë ndaj institucionit ku punon, duke e përfshirë secilin në marrjen e vendimeve dhe mundësinë të shpalosë idetë, vizionet e përpjekjet e tij modeste apo krijuese për zgjidhjen e situatave të ndryshme. Në këtë mënyrë drejtuesi i mundëson gjithë stafit shanse të shumta, u krijon hapësira të ndjehen të lirë, të provojnë idetë e tyre të eksperimentojnë forma të reja pune, pa u ndrojtur edhe pse mund të gabojnë. Madje më tepër t’i konsiderojnë gabimet si shanse të vlefshme për përmirësimin e punës dhe zhvillimin e tyre profesional.

Ky është vizioni modern në lidhje me mënyrën e menaxhimit dhe drejtimit akademik të institucioneve arsimorë.

Në këtë kontekst më poshtë do të tregojmë për përvojën e një ish-rektori të universitetit të Vlorës në vitet 2008-2011, i cili nëpërmjet një projekti të ri menaxhues dhe administrativ transformoi sistemin e vjetër dhe jo efiçent të universitetit në një sistem universitar model, me kurrikula bashkëkohore, me një staf akademik të kualifikuar, me një sistem informativ modern, dhe mbi të gjitha me një kulturë të re shkencore dhe civile në të gjitha drejtimet dhe aspektet e veprimtarive pedagogjiko-kërkimore si dhe me krijimin e mjediseve dhe kushteve të përshtatshme për komunitetin e mësimdhënësve dhe studentëve

Shpresa për ndryshim, lidhej me vizionin dhe aspiratën e tij për të besuar në një ndërgjegje reformuese dhe thelbësisht ndryshe në menaxhimin e këtij universiteti për ta futur atë në garën e madhe dhe të vështirë të konkurrimit me universitetet perëndimore. Por, ky ndryshim, theksonte Prof.Shaska, nuk arrihet brenda natës, por me një plan agresiv, me vënien e institucionit mbi egoizmin vetjak…“Ne si individë jemi fare pa rëndësi. Janë institucionet ato që mbeten dhe i japin vendit dhe historisë”. Ndryshimi ishte radikal. Sepse modeli ishte perëndimor, drejtimi intelektual, menaxhimi modern. Prof.Shaska përcaktoi sfidat dhe politikat për to për ta transformuar U.V. në një universitet modern, me prioritet teknologjik dhe me programe mësimore të krahasueshme me universitetet më të avancuara të rajonit.

Në tërësinë e sfidave, të përcaktuara në këtë platformë, me prioritet strategjik, më kryesoret ishin: kërkimi shkencor, reforma kurrikulare, metodologjia e mësimdhënies, përmirësimi i menaxhimit të shërbimeve nëpërmjet një sistemi informativ modern, përmirësimi i vetëqeverisjes nëpërmjet lirisë akademike dhe autonomisë financiare.

  1. Në kërkimin shkencor, u riformuluan politikat lidhur me drejtimet ku do të orientoheshin fushat e studimit si dhe në rritjen e rolit të departamentit dhe fakultetit, për hartimin e projekteve, ku fituesit financoheshin përmes një procedure transparente konkurrimi. Jo i gjithë personeli u përfshi në kërkimin e mirëfilltë shkencor .U aktivizua vetëm pjesa e profesoratit i cili kishte qenë i suksesshëm. Për pjesën tjetër, ky lloj kërkimi nuk ishte i detyruar, prandaj dhe ngarkesa më e madhe e tyre (rreth70% e kohës) ishte në dispozicion të mësimdhënies dhe shërbimeve që ofronte universiteti në aktivitete të ndryshme.

Për realizimin e këtyre synimeve, u ndërtua edhe infrastruktura përkatëse e cila mbështeste dhe ndihmonte zhvillimin normal të saj: zyra e kërkimit shkencor, revistat shkencore, qendra e koordinimit shkencor, qendra e IT si dhe inkubatori teknologjik. Veçantia ishte se në krye të këtyre institucioneve u emëruan djem e vajza të reja që kishin studiuar në universitetet perëndimore dhe kishin një përvojë të suksesshme.

Me një konceptim të tillë të punës shkencore, profesorati filloi të realizonte në praktikë projekte kërkimore, konferenca shkencore, artikuj shkencorë, bashkëpunime me universitete europiane dhe rajonale për studime të përbashkëta. Filloi pra një gjallërim i përpjekjeve të çdo pedagogu për të pasuruar CV e vet se në fund të vitit bëhej bilanci dhe vlerësohej perfomanca e secilit individ, departamentit dhe fakultetit.

  1. Momenti tjetër ishte reforma kurrikulare: kalimi nga një kurrikul pa filozofi në një kurrikul me filozofi të qartë që t’i jepte kuptim veprimeve dhe vendimeve drejt një oferte të re didaktike e cila të pasqyronte mënyrën e të kuptuarit të botës dhe të marrëdhënies së individit me të, ndryshimet në mënyrën e formimit të tij dhe të interesave të tij, i cili duhet të kryejë punë, duke u mbështetur në dije të kuptuara si kapital intelektual. Ky kuptim i ri i dijes kërkonte: zëvendësimin e mësimdhënies deklarative që stimulonte riprodhimin dhe memorizimin, me mësimin dhe kërkimin apo, hulumtimin, që stimulon të mësuarit kritik e krijues dhe vlerësimin e aftësive të individit për të argumentuar veprimet në situata të reja problemore. Programet dhe tekstet nuk u panë si qëllim, por si mjete për plotësimin e qëllimit. Kurrikula i detyronte studentët jo të konsumonin dije por të prodhonin dije duke e parë veten si ndërtues të dijeve të reja.

3.Përmirësimi i shërbimeve të studentëve dhe profesoratit nëpërmjet një sistemi informativ të Universitetit të Vlorës (S.I.U.V.) e lehtësoi administratën jo vetëm nga ngarkesa burokratike por i preu edhe mundësinë e korruptimit. Nga një sistem bllokues në letër u kalua në një sistem dinamik elektronik që pasqyronte çdo ndryshim në çdo moment që lidhej me jetën dhe veprimtarinë e universitetit. I vetmi universitet që kishte një faqe interneti funksional shqip dhe anglisht.

Çdo pedagog e student kishte passuordet, email-et e tyre me anë të të cilave realizohej një komunikim ekselent midis gjithë komunitetit universitar. Nevojat e përditshme të këtij komuniteti: regjistrime, pagesa,vërtetime, listë notash, detyra, programet mësimore, orarin, testet mësimore, sylabuset, provimet e shumë shërbime të tjera realizoheshin nëpërmjet S.I.U.V.

Risia dhe specifike për këtë universitet ishte se për herë të parë studenti ishte i lirë të zgjidhte vetë orarin, pedagogun, dhe lëndën. Vetë menaxhonte kohën dhe aftësitë intelektuale. Universiteti ishte i hapur nga ora 7.00 ­21.00 dhe nga tetori në tetor, ku në muajt e verës organizoheshin kurse verore si për studentët ngelës ashtu edhe për të tjerët që ndiqnin kurse speciale me profesorë të huaj në anglisht. Brenda një kohe të shkurtër ndryshoi imazhi i Universitetit të Vlorës. Interesimi ndërkombëtar nga universitete rajonale e më gjerë u rrit dhe u nënshkruan një sërë marrëveshjesh për projekte të përbashkëta. Kishte një impenjim e gjallëri të aktiviteteve universitare të papara më parë.

  1. Liria akademike dhe autonomi a financiare. Ndërkaq, një universitet modern nuk mund të konceptohej pa një vetëqeverisje të brendshme si në aspektin akademiko-shkencor ashtu edhe në atë financiar. Liria akademike dhe autonomia financiare të lidhura ngushtë me njëra­tjetrën përbëjnë filozofinë e kësaj vetëqeverisjeje. Në qoftë se këto parime respektohen, atëherë mund të flasim për një universitet të lirë në kuptimin “humboldtian”, d.m.th të krijohen të gjitha kushtet për një karrierë produktive si për studentët ashtu edhe për profesoratin.

Është kjo arsyeja që Prof. Shaska u përpoq dhe luftoi për të fituar këtë autonomi kur deklaronte: “Që U.V. të mbijetojë dhe të ketë imunitet nga zhvillimet politike në vend, ne duhet të kemi një strategji të qartë për liri akademike dhe autonomi financiare nga M.A.SH. Universitetet perëndimore edhe pse publike vetëm një përqindje të vogël të fondeve të tyre e sigurojnë nga buxheti shtetëror. Pjesa tjetër del nga aktiviteti shkencor, bashkëpunimi me kompani private dhe taksat e studentëve. Një strategji të ngjashme duhet të kemi edhe ne. “A nuk kërkon këtë gjë edhe Ligji i Ri i Arsimit të Lartë, kur Prof.Shaska si rektor e kërkonte10 vjet më parë?

Por ….si në Shqipërinë me mentalitet otoman, nuk e pati të gjatë as Shaska nga politika e pushteti e as projekti nga “dovleti”. Prof. Shaska bëri gabimin fatal që nuk u “shqiptarizua”, nuk pranoi të bëhej anëtar i çetës “SERVUM PECUS”.

Z.Kryeministër i Rilindjes!

Zbatimi i Ligjit të Arsimit të Lartë në mënyrë krijuese nuk mund të realizohet nga një çetë “SERVUM PECUS”, që lënë shijen e keqe të mëshirës dhe neverisë në opinionin akademik e publik, përfaqësues të interesave të vogla, meskine, amorale dhe shpirtrave të shitur, të dalë nga zgjedhjet farsë universitare nëpërmjet një ligji “putinist”, të iniciuar nga ministrja mediokre dhe e paaftë e arsimit, të cilën për hir të të ardhmes së gjeneratës së re urgjentisht duhet t’a largoni nga ai fron.

NDRYSHIMI mund te vijë vetëm nga një lidership akademiko-shkencor i formuar në mënyrë të plotë, kundërkonformist racional, që me kurajo civile e guxim intelektual pranon se ky sistem arsimor anakronik duhet shembur dhe në vend të tij të luftojë të ngrejë një sistem arsimor të lirë, i cili të gjenerojë intelekt e qytetari. Një lidership akademik që nuk e ka pushtetin si qëllim në vetvete, që fokuson sinergjinë e komunitetit akademik drejt një perspektive të qartë të institucionit që drejton. Një lidership jo i shqiptarizuar! I cili të realizojë dy akte të mëdha: Vetingun dhe Ndryshimin.

Kjo e domosdoshme, sepse nuk mund të guxosh të realizosh ndryshimin radikal në një mjedis akademik të infektuar moralisht e të korruptuar materialisht. Përpjekjet për të implementuar vizionin e ri në Arsimin e Lartë me çetën “SERVUM PECUS” është anakronizëm dhe vetëmashtrim. Ndryshimi në Universitetet do të vijë vetëm nga Diaspora, nga akademikët, profesorët dhe shkencëtarët shqiptarë të Diasporës. Këta janë qytetarë të një Bote të Lirë, që udhëhiqen nga laokoontizmi, që kanë për devizë mendimin ndryshe. Mbi të gjitha, si intelektualë të spikatur, kanë një përvojë tjetër, atë euroatlantike në shkencë, mësimdhënie e menaxhim,gjë që i mungon çetës “SERVUM PECUS” .

Shembulli i prof. Shaskes, “matematicienit të njohur, moderator e drejtues i shumë projekteve të NATO-S “, ish rektori i universitetit të Vlorës, (2008 – 2011), tregoi më së miri se edhe në Shqipëri mund të ndryshojnë gjërat, se edhe në Shqipëri mund të ngrihen institucione moderne, por… duhen gjetur personalitete me perfomancë të lartë shkencore, akademike, menaxhuese e mbi të gjitha morale. Dhe Diaspora është një mundësi potenciale e “artë” për ndryshimin e kërkuar. Dhe jo vetëm në arsim. Por në arsim është imperative se kërkohet rilindja e Intelektit të rrënuar, kërkohet krijimi i qytetarit, mbartësit të mendimit të lirë, të së drejtës dhe demokracisë, kundrejt qytetarit-otoman- një individ që udhëhiqet nga instinktet emocionet dhe interesat meskine, lehtësisht i manipulueshëm për t’u “turmëzuar”.

A do ta shfrytëzoni ju këtë mundësi për t’a Rilindur Arsimin e Lartë?A ka ardhur koha që të përfshini intelektualet e spikatur të Diasporës në projektet e reformat e qeverisë? Këtë duhet të bëni ju tani. Resurset e brendshme për një menaxhim intelektual janë ose të konsumuara ose të korruptuara. Një rast e humbët me Ligjin e Arsimit të Lartë. Ekziston edhe një mundësi tjetër: Rishikimi dhe monitorimi i Ligjit të Arsimit të Lartë. Të shpresojmë që “laokoontët” mendimndryshe të mos i përjashtosh si paraardhësi juaj.

December 23, 2018 04:30
Komento

26 Komente

  1. butrinti December 23, 04:50

    ME FAL Z. MANDILI QE NUK E LEXOVA FARE SHKRUMIN TUAJ ,POR NDRYSHIMI ESHTE SHUME I MADH PO TE KESH PARASYSH SE PARA RILINDJES NJE I AFERM I IMI PER 400DOLLAR U BE ME DIPLOME JURIDIKU I VLERESUAR ME MBI 9,5 PA SHKELUR FARE JO NE UNIVERSITET POR NE SHQIPERI.

    Reply to this comment
    • Partizani December 23, 17:06

      Zoterinj te ashtuquajtur intelektuale!
      Ku keni qene per 28 vjet,qe nuk keni kundershtuar asnje nga krimet qe i kane bere ketij populli sundimtaret e ketij vendi nga Berisha tek Rama?
      Ne se ky Shaska paska bere namin si mundet qe studentet e Vlores e priten me neveri e tallje Ramen?
      Shqiperia qe ne 90-ten e deri me sot eshte shkaterruar plotesisht ne te gjitha drejtimet sipas nje skenari ogurzi antishqiptar!
      Per deri sa eshte sulmuar Lufta Antifashiste dhe ne mes te Tiranes eshte vendosur shtatorja e krye tradhetarit A.Zogolli,ndersa Rama e vulosu tere tradhetine e tyre dukje nderuar krye ballistin M.Frasheri duke na kercenuar ne bijte e deshmoreve e partizaneve qe te ulim koken para vepres se tij sic beri vete banditi Rama,atehere ky vend ka mbaruar ne se nuk e merr ne dore brezi i ri!
      Vetem krijimi i nje partie te re idealiste,as e majte e as e djathte,do te mund ta ngreje kete shtet per se mbari!

      Reply to this comment
    • PSE ? December 23, 17:47

      Po çfar lexon ti @butrinti , që përpiqesh të japësh kontributin tënd në këtë fushë , që është jetike për mbarë kombin shqiptar ?! Të paktën , duhet të gjesh kohë për të lexuar artikuj , mendime e sugjerime me vlerë , që i kanë munguar tash e një kohë të gjatë Shqipërisë sonë !!!

      Reply to this comment
    • Feniks December 23, 23:44

      Zoti Mandili!
      Mos valle gjykon se po i ngre vlerat shkrimit tend duke permendur fjalet e huaja qe jo vetem tregojne urrejtjen qe ke ndaj gjuhes shqipe,por edhe se duhesh denuar ne se do kishte shtet ligjor!
      Minimalisht ne fund te shkrimit,per respekt te lexuesve duhej te perktheje ne shqip fjalet e huaja,ne se mendon se shkrimin e ke bere per shqiptaret!

      Reply to this comment
    • Puntori December 24, 13:33

      Jo vetem e tund diplome 400 dollareshe, por edhe epublikon veten si AVOKAT dhe vetebehet “ANETAR I AKADEMISE SHQIPTARO AMERIKANE”

      Reply to this comment
  2. marta December 23, 07:33

    Nuk paske nje fjale shqip te perngjejshme, po na hedh ne miotologjine e Trojes, more…..????

    Reply to this comment
  3. Sazani December 23, 08:04

    Po të isha unë k/ ministri i Rilindjes , pordhacë si Jorgua s’do i përfshija në reformën e arësimit .
    Dje, servum pecus, servum pecus , nga fillimi në fund , sot po ashtu me laokoont , nga fillimi në fund …..
    Ç’është ky more , nga e kanë hedhur këtu tek ne këtë mëndjendritur , që s’i mjafton shqipja për t’u shprehur ?!
    Meqë qënke në Vlorë , mos u mundo shumë të futesh në Labëri , por shko deri në Dukat që e ke afër dhe atje do mësosh sa bukur tingëllojnë shqip Servum pecus dhe laokoont . Veriorët tanë janë edhe më të saktë .
    Fajin e ka DITA që i boton derr në thes !

    Reply to this comment
  4. olimpia December 23, 08:12

    Jam plotesisht dakord me MANDILIN .Nder mijra shqiptare te rinj qe kane studjuar ne perendim ne universitetee cilesore ,le te zgjidhen ata qe kane dale me rezultate te larta .Nuk ka rendesi ne se nuk kane tituj ,themelore eshte se jane paisur me aresimin modern bashkohor ,jane te lire ne mendim dhe ide ,nuk jane skllever te idiotizmit intelektual provincial .DHE jam i bindur se keta te rinj do te jene te afte te marrin ne dore shume shpejt fatet e aresimit te larte duke fshire pa meshire ..baronet..e mykur te pasuruar ne kurriz te studenteve .Ishin pa tituj te petagoget e viteve 50..60.. por te shkolluar ne universitet te njohura ne ROME ,MILANO VJENE ,PRAGE ,MOSKE BUDAPEST ,VARSHAVE ETJ brenda nje kohe te shkurter krijuan nje rrjet te shkelqyer cilesor katedrash universitare qe ne te njejten kohe jepnin dituri por benin edhe shkence .Pra pervoja eshte ,edhe kjo e VLORES ,PRANDAJ QEVERIA ME GUXIM DUHET TE BEJE NJE REVOLUCION TE VERTETE .A NUK BERI PERENDIMI PAS 68 ..S NJE PERMBYSJE TE VERTETE NE SISTEMIN ARSIMOR DUKE SHKULUR B..BARONET..QE KISHIN ZENE RRENJE KUDO …

    Reply to this comment
  5. Dash December 23, 08:40

    Analize per tu respektuar dhe per tu degjuar nga kryeministri….jo denigrimet e perditshme thjesht per ta share me cdo kusht pa llogaritur momentin delikat te vendit me jenat qe vijne rrotull dhe pa asnje alternative pushteti …e perseris pa asnje alternative ,sepse nivelin e studenteve e morrem vesh dhe intelektualet kudo qe jane fshihen dhe sduan te sakrifikoen….une besoj te diaspora

    Reply to this comment
  6. kasem gahinji December 23, 11:21

    asgje e re dhe konstruktive. ligji parashikon .drejtuesit e ut kane abuzuar hapur me autonomine. qe ne zgjedhje. kane pergjegjesi dhe duhet te pergjigjen per shperdorimet. per korrupsionin.per futjen e suportit politik ne universitet kerkohet hapur politizim i ut me partí te studenteve. studente me shfaqie rrugacerie qe bejne shantazhe qe nuk njohin as rregulloren e ut. petagoge te cvleresuar moralisht qe nuk kane kurajo te mbrojne vehten qe rrine si bufa ose bejne te diturin pa asnje argument vetem manifestojne udhezimet qe u jep partia. universiteti duhet te pastrohet nga keta karieriste dhe profesore te tipit doktor mona like.

    Reply to this comment
  7. Luan December 23, 11:22

    O njeres , o popull i vuajtur ! Edi Rama eshte bere per tu nxjerreme shkelma nga karrikja e Kryeministrit. Por o zot a mund t’ia besosh ate karrike Liderit aktual te opozites i cili mbush xhepat me veze dhe nxit deputetin e tij mjeran te qelloje shefin aktual te qeverise ? A mund ti besosh Monikes se ” cizmes ” se do qeverisin me mire?? Populli i thjeshte dhe i vuajtur eshte ne dileme te madhe. Ndihmoje o Zot ti dale zot vetes. Flm. DITA . Jam lexuesi yt i perditshem. Luani nga Elbasani.

    Reply to this comment
  8. EMANUEL December 23, 11:34

    Paqe njereze qe ka per zemer,hapje vetedije individuale e kolektive,shperthim force reaguese te atyre qe skane ze por te shendetshem jane edhe te zote per te marre fatet e vendt, te kombeve ne dore; dhe drejtesi per te gjith ata qe Zotin mohuan dhe me egon e tyre zot shkaterruan gjithka.
    JEZUSI I KRISHTIT!

    Reply to this comment
  9. Vasili December 23, 14:32

    Tentativa per sherim,per kete vend me mendje dhe trup anadolli,qe zoteron cdo qelize,te Arnautistanit,duhej te vinte se pari,nga nje personalitet i llojit Ataturk shqiptar,qe te vetsakrifikohesh ashtu si Mustafa Qemal ataturku,ta merrte kete vend dhe ta bashkonte me kulturen europiane.
    Pra mbi te gjitha duhet te ish i guximshem dhe vizionar.
    Por mallkimi, vazhdoi dhe me keq,kur kete toke europiane vazhdojne ta shperbejne dhe denatyrojne katundare te erresires diabolike me gen anadollako-komunist.
    Por akoma dhe me keq tani,mbas tyre,mbasi ata nuk mund te dilnin nga vehtja,kur drejtimin de jure vazhdon ta kete nje qenie me formim Perendimor,por gjithmone ka cfaqur nje frike patologjike nga ata qe ka perballe,qe e ka shndrruar ne nje karagjoz-dylber te shemtuar,ne oborrin e katundit mesjetar aziatik.
    E pra,ketij vendi i ka munguar,nje BURRE ME KOQE dhe VIZIONAR,qe te ndjeje kenaqesi kur ben dhe sakrificine me sublime per te.
    Dhe nje nga sakrificat e Ataturkut,ish se mbeti beqar pasi sic thosh vet ai,ish martuar me Turqine.
    Kurse kryeveziri jone beri te kunderten,vajti dhe u martua dhe u be nje baba i mire.
    Kurse vendin e ka lene afer dhe larg ne duar te njerkeve te keqinj.
    Vendet e Ballkanit vazhdojne te ecin perpara,kurse ne dhe Kosova,vazhdojme kengen e babaqemos.

    Reply to this comment
  10. Zigur Qarri December 23, 15:45

    Nje bravo te madhe Z.Mandili.Ke prekur ne nerv pasojen,por jo shkakun,qe jan vetem Kryeministrat dhe pushtteti
    i tyre absolut.Analiza qe i bën problemit te Universiteteve,eshte perfekte,menyra(lutja) si i drejtohesh Rames, eshte
    naive.Kjo,sepse “çeta SERVUM PECUS” eshte krijese e vete Rames dhe paraardhesve te tij, çetë militantesh qe
    perjashton automatikisht Z.T. Shaska,Z.T.Muka dhe shume te tjere si keta.Ai qe ta merr lirine nje here,nuk ta jep
    perveç se me dhune.Rama nuk pranon vetingun e politikaneve,do te reformoi arsimin!!!Si do ta mbaje ai pushttetin
    pa kete turme militantesh?Pra,çdo lloje reforme kunder zagareve militante,cenon pushttetin e kryeministrave
    diktatore.Prandaj nuk mund te pritet reforma nga banditi Rama.Pa ndryshimin e kodit zgjedhore qe prodhon
    diktatore,nuk do te kemi kurre Demokraci funksionale,reforme arsimore kurresesi.Protestat gandiste nuk zbythin dot
    diktatoret e Ballkanit.Eshte detyre e te gjith shqiptareve,qe ta largojne dhunuesin e ligjeve Edvin Ramen,qofte edhe
    me mjetin e fundit,me dhune.Rruge tjeter s’ka.

    Reply to this comment
  11. Niku December 23, 17:07

    Ky Prof. Shaska I Vlores, mos eshte ai qe hoqi emrin “Ismail Qemali” dhe I vuri nje emer tjeter? Po qe ai, perse nuk e permendni ju z. Mandili, per kete hap “modernist” ? Te gjitha ato qe shkruani, jane ceshtje te vete shkolles dhe jo te Qeverise. Nuk e kuptoj kete, qe Kryeministri, apo ministrja e arsimit te futet ne hollesira te tilla, si p.sh. si te komunikojne studentet dhe pedagoget! Qeveria ka per detyre vetem te financoje pjeserisht shkollat publike dhe jo privatet, ndersa te tjerat duhet ti bejne pedagoget medioker qe keni, dhe jo ministria e arsimit, qe ka per detyre vetem te shikoje mbarevajtjen arsimore. Ka nje koncept te gabuar ne Shqiperi per arsimin duke gershetuar dy sisteme, ate kapitalist dhe socialist, qe jane krejt te kunderta.

    Reply to this comment
  12. Shaqo December 23, 17:28

    Ore Jorgo,
    Po ti me shoket e tu e katandise keshtu arsimin ne teresi, dhe tani me nje te rene te lapsit dashka zoteria jote qe per 5 vjet Rama duhet te kishte ndrequr gjithcka qe ju shkaterruat per 28 vjet me radhe perdite.
    Eshte e turpeshme kjo qe kerkoni. Po te behet skaneri i gjithe trupave te pedagogeve; truri i tyre do te pasqyroje vetem euro e dollare, asnje formule a probleme te tjera qe lidhen me arsimin. Ju jeni pergjegjesit kryesore qe edhe per gjuhen shqipe hapni kurse, ate qe nuk ua jepni kalamajve e studenteve ne shkolle; ua jepni te cunguara me leke ne shtepi.
    Do te mbaheni mend si brezi i mesuesve qe solli erresiren ne arsimin shqiptar.

    Reply to this comment
  13. kasem gahinji December 23, 17:44

    pak per tarifat.vajze ime mbaroi universitetin e padoves per mjekesi.punon ne nje spital te padoves.ka paguar tarife shkollimi 900 euro cdo vit.cdo liber i mjekesise kushtonte nga 200-400 euro.ponova vete murator qe financova vajzen.punoi ajo vete cdo te shtune dhe te djele.di shqiptare qe pasdite punonin dhe paradite shkonin ne shkolle.po keshtu italiane dhe greke qe punonin kamariere,shoqerues pleqsh,pastruese,etj ne padova per te mbuluar shpenzimet.konvikte?u leverdiste me shume apartamenti me qera se mblidheshin nga dytre shoqe per cdo dhome.trajtimi social?burse vetem nese brenda vitit shkollor likuidonje te gjithe provimet.ndryshe nuk mund te aplikoje,se nuk ta rijepnin.ato qe tha ai studenti i arkitektures me telefon ne dore,se i kane thene shoket se nuk kane tarifa,nga eksperienca ime jane genjeshtra alla lsi.nuk flas me per rrugacerine e tyre.tha njeri prej tyre se do te largohej jashte per studime,ne shenje proteste.me keto mendesi ta provoje dhe do kthehet per 6 muaj,sic jane kthyer jo pak.jane te veshtira studimet jashte,ndersa per keta qylaxhinj e pamundur.vetem nese financon partia,ose nese jane nga shtresa e oligarkeve.

    Reply to this comment
    • Argjon December 23, 23:37

      Duke i uruar punë të mbarë vajzës suaj, doja të shtoja disa njohuri për taksat dhe jetën universitare në Itali.

      1. Shtetit Italian i kushton 25 000 euro në 6 vite formimi i një mjeku apo mjekeje dhe 128 000 euro per ta specializuar më tej. Gjithsej mbi 150 000 euro për 11 vjet.
      Nga ana tjetër një student është që larg shtëpisë duhet të paguaj mesatarisht 10 000 euro në vit harxhime jetese dhe taksa etj.

      2. Shteti Italian në fillim të viteve 2000 ju dha mundësinë shumë të rinjve dhe të rejave shqiptare të studionin në universitetet italiane. Jo vetëm, por iu dha mundësinë të bënin kërkesë për bursë studimi në mënyrë të barabartë me studentët italianë. Kjo qe ndihmesa më e madhe e atyre viteve! Madje as Shteti Shqiptar nuk e bën sot me studentët në Shqipëri. Sillet egërsisht ndaj tyre.

      3. Kërkesa për bursë studimi në vitin e parë bëhej duke u nisur nga gjendja e të ardhurave të familjes. Kështu duhet të plotësoheshin një serë shkresash që vërtetonin këtë gjendje dhe të llogaritje ISEE *Indicatore della Situazione Economica Equivalente.

      4. Nëse vitin e parë bursën e fitoje për ARDHURA të pakta, vitin e dytë e më pas ajo mbahej për MERITË, domethënë duhet të kishe mbledhur një numër të caktuar kreditesh CFU. Nuk kishte rëndësi mesatarja!
      Në mjekësi, kjo përkonte me kalimin e vitit. Nëse kaloje provimet e vitit mbaje edhe bursën. Megjithatë, përveç krediteve nga provimet, ishin parashikuar edhe një bonus kreditesh që studenti mund ta përdorte për të mbajtur bursën. 3CFU në vitin e parë dhe deri në 12 CFU në vitet e mëpasshme, nëse këto nuk ishin përdorur në vitin e parë.

      5. Bursa për ata që ishin larg shtëpisë(fuori sede) përfshinte: shtëpinë e studentit të paguar. Dhomë dyshe dhe në vit të tretë nëse plotësoje kreditet kaloje në dhomë teke. Ujë të ngrohtë dhe të ftohtë 24 orë. Ajër i kondicionuar 24 orë/365ditë.
      Të ngrënit FALAS në mensën e ndërmarrjes për të drejtën e studimit. Dy vakte, drekë dhe darkë. Menu mesdhetare, pjatë të parë + të dytë+ sallatë apo gjë tjetër+ frut dhe ëmbëlsirë + ujë.

      6. Përveç sa më lart, dy herë në vit merrnim edhe 640 euro në dorë, për shpenzime të tjera.

      7. Kush fitonte bursë të plotë, paguante vetëm një pullë për t’u regjistruar në universitet çdo vit. Domethënë nuk paguante asnjë taksë që ishte e parashikuar. Edhe nëse dikush paguante, ajo llogaritej sipas të ardhurave duke paraqitur ISEE-në.

      8. Si student, fitues i bursës kishe të drejtë të merrje me 1 euro bileta teatri, kur ato kushtonin 20 apo më shumë euro. Ulje në kinema etj.

      9. Kishe të drejtë të përdorje impiante sportive të universitetit. Fusha e futbollit që kemi luajtur, me ndriçim, mund të krahasohet vetëm me atë që do të jetë tashmë Arena Kombëtare. Flas për fushën dhe impiantin, se shkallë kishte pak. Palestra, volejboll, pishina e mbuluar dimër-verë, etj.

      10.Në bibliotekën e mjekësisë kishte libra të fakultetit, të cilët mund të huazoheshin nga biblioteka për 3 muaj, deri në 3 libra për këtë kohëzgjatje. Me IP-në e universitetit mund të konsultoje një mori revistash shkencore, që universiteti i kishte paguar. Kishe salla me pc, për ata që nuk kishin një pc. Interneti falas për studentët.

      11. Studentëve që u njihej përqindje invaliditeti dhe përfitonin bursë kishin lehtësira të tjera. Duke filluar nga numri i krediteve më i vogël që duheshin për të mbajtur bursën etj.

      12. Gjatë kohës së studimeve, universiteti u jepte mundësi studentëve në nevojë edhe pse kishin bursë, të punonin për 150 apo 400 orë pune në vit, në zyra të ndryshme apo bibliotekë. Paguheshe 7.5 euro në orë. Duhej të bëje një kërkesë dhe në bazë të provimeve dhe mesatares bëhej një renditje.

      13. Sa i përket specializimit, çdo mjek specializant paguhet me një bursë rreth 1750 euro në muaj. Duke qenë mjek duhet paguar regjistrimi tek urdhëri i mjekut çdo vit. Varet se ku ndodhesh, shkon nga 90-150 euro në vit. Plus atë që quhet ENPAM. Mjekët në Itali kanë një ent pensioni të tyre, nuk ia paguajnë Shtetit pjesën për pensionin. Kjo shkon nga 250 euro ( quota A) për vitin e parë si mjek deri në 550 euro në vitet në vazhdim. Varet nga mosha, të ardhurat dhe vjetërsia në punë.

      14. Taksat e specializimit ndryshojnë nga universiteti në universitet dhe shkojnë nga 1000-3000 euro në vit sipas gjendjes së pasurisë dhe të ardhurave të familjes.

      15. Dikush që ka fituar bursën kur ishte student, për atë gjendje të ardhurash, në specializim do të paguajë pjesën më të ulët, d.m.th 1000 euro. Gjithmonë duke pasur parasysh se pagesa mujore e një specializanti në mjekësi është mesatarisht 1750 euro në muaj.

      Gjithsesi politikat e studimit ndryshojnë nga një Regjion në tjetrën, por parimet janë të njëjta.

      Kjo është përvoja e një studenti shqiptar, i ardhur nga një vend i humbur, por me prindër arsimdashës , të ndershëm dhe punëtorë, por jo të pasur ekonomikisht. Cilësi që të bëjnë të ecësh përpara në një vend ku nuk njeh askënd, por zotëron gjuhën dhe ke vullnet dhe dëshirë të punosh dhe t’ia dalësh. Gjatë gjithë këtyre viteve nuk kam marrë asgjë ekonomike nga familja, sepse nuk kishte çfarë të me jepte. Kultura dhe edukata që më kishin dhënë deri sa u bëra 18 vjeç ka qenë pasuria më madhe që më kanë trashëguar. Si mua ka me qindra studentë të tjerë që ia kanë dalë dhe kanë arritur të jenë profesionistë. Për këtë ndihmese të Shtetit Italian edhe ata mund të dëshmojnë të njëjtën gjë.

      Ëndrra ime është që një ditë këto kushte t’i shoh të jetohen edhe nga studentët në Tiranë dhe qytete të tjera. Nuk është vetëm formimi profesional, por edhe ai njerëzor. Na duhen profesionistë me ndjenja dhe parime njerëzore! Fatkeqësisht këto kushte vendi im nuk do të m’i kishte plotësuar. Madje edhe tani, as që do t’ia dijë njeri për ne që kemi studiuar këtej, të hartojë politika dhe të na thërrasë në Shqipëri. Do të ishte një frymëmarrje për të gjithë shoqërinë, por këtë nuk mund ta bëjnë dot njerëz shpirt-kazmë dhe gojë-pushkë. Ja përse i mbështes studentët në kërkesat e tyre. Ato ndikojnë rrënjësisht në të ardhmen e vendit. Parimet nuk bisedohen, zbatohen.
      Faleminderit atyre që do ta lexojnë këtë shkrim!

      Për më shumë, mund të kërkoni në google “diritto allo studio universitario”.

      http://www.camera.it/temiap/documentazione/temi/pdf/1105290.pdf

      http://www.sanita24.ilsole24ore.com/art/lavoro-e-professione/2014-04-01/anaao-giovani-formare-medici-100526.php?uuid=AbZWmLYJ

      Reply to this comment
  14. Varthi December 23, 22:38

    Jorgo,
    Ai rektori që ngre lart ti, bëri më shumë prapësira se të mira. Ai i pushoi pedagogët e departamentit të matematikës, se në një anketim që bëri për veten, shumica e kolegëve e vlerësuan negativisht. I pushoi të gjithë, madje dhe zv. rektorin E. A., i cili e kishte sjellë nga ShBA për t’u bërë rektor. Dhe mori si pedagogë studentë me gjashta.

    Reply to this comment
  15. VL December 24, 12:56

    Ik or jorgaq se e ke dhjere me kete vizionin tend kur permend ate shasken , Apo ta dergoi ai kete material.
    Ti kujton se Vlora nuk e njo ate dhe ty.
    Cilat politika percaktoi ai felliqesira? legjitimoi korupsionin me librin e tij 100 mij leke. ka rrjepje me te madhe se kaq e te tjera rejpje qe i dine studentet.Apo me gjuetin e shtrigave ne imejle qe i bente vete. Apo me shkarkimin e dekanes A. Musaraj dhe vendosjen e dekaneve pedofile per interesat e veta. Ai e transferoi uvne ne fantazme per interesa te ndyra ne dore te disa palacove qe shkaterruan cdo gje, enje prej tyre ishe edhe ti.po ju skeni turp or faqezinj por vlora ketu esht e nuk harron

    Reply to this comment
  16. Anes Elbes December 24, 23:41

    @Argjon, vlersoj informacionin tend sepse si ty ka dhe dhjetra shqiptare te tjere ,qe jane faktet me reale nga te cilat qeverite tona do te duhesh t’i mblidhte si informacionet me te mira dhe me pas duke seleksionuar e zgjedhur per te ndertuar nje ligj sa me te sakte jo vetem per ciklin universitar,por edhe te gjithe sistemit arsimor ne Shqiperi.
    Por kjo qe sapo thashe eshte fjale shume e madhe te dashur shqiptar qe e doni vertet vendin tuaj,sepse fatkeqesisht Shqiperia qe nuk ka shtet keto tridhjet vjet,tregon se ata qe e sabotuan ate,sabotuan gjithcka ne kete vend,pra edhe universitetin. Sot ,nese Shqiperia eshte me dobet se kurre,(deri dhe ne udhekryq,sepse jane shfaqur fantazmat e para nje shekulli,te cberjes e coptimit),eshte si rezultat mbi te gjitha e shkaterrimit te brezit te ri dhe kjo mund te arrihej vetem duke futur arsimin mbi te gjitha ne qorrsokak dhe e nderlidhur kjo me nje ekonomi te dobet,ku prona dhe rregullat e lojes jane “lesh e li”, ku korrupsioni eshte i tejskajshem ,ku papunesia eshte e nje shkalle te larte,ku polarizimi i poltikes ka sjelle dhe polarizim te shoqerise,shpresa per te ardhmen e tyre eshte me e pasigurte se kurre,sepse ajo eshte vrare.
    Keshtuqe sado qe individe te caktuar te duan te ndertojne dicka te bukur ne Shqiperi nepermjet idealizmit te tyre edhe sikur te vijne nga jashte ,te kene studiuar ne shkollat me te mira te botes,ne Shqiperi ata “do te vdisnin” shpejt shume shpejt,sepse ata do t’i vriste sistemi ( anti ) demokratik qe fatkeqesisht ka ndertuar vetem “piramida” ,te tilla qe kane zene rrenje aq te thella ,sa po i zejne dhe frymen qytetareve shqiptar dhe po nuk u shemben ato ,nuk do te mund te ndertohet asnje institucion i pavarur ne Shqiperi.
    Por kjo mesa duket do te kerkoje tashme shume kohe e deri atehere,njerzit e pergatitur e me integritet kudoqe jane do t’u duhet te njohin njeri tjetrin me pare, te ndergjegjsojne te tjeret e te bashkohen per te “cmontuar”pak nga pak “Keopsin” e antivleres shqiptare qe shkaterroi Shqiperine keto tridhjet vjet.
    Prandaj dhe radhen tani e kane vete studentet dhe vetem ata te cilet filluan dicka ,kishin nje fryme te re qe duhet te vazhdoje ,qe nuk duhet te nderpritet,qe duhet te pershkallezohet deri ne realizimin e qellimit final,sigurisht nese e kane seriozisht dhe me te vertete.

    Reply to this comment
  17. Lili December 25, 08:37

    Pra, me nje shkrim te tille, ku llogoreja na imponohet si dija, ky zotni asgje konkurs pranimi neper universitetet e botes nuk do kishte fituar. Les idées claires s’énoncent clairement’
    Et en un minimum de mots….

    Reply to this comment
  18. Kola December 25, 08:49

    Ju flm Argjon, informacioni Juaj i zgjeruar duhet te lexohet nga te ghithe, prinder, nxenes e mesues edhe nga personeli arsimtar-pedagog, nga qeveritaret tane, qe te reflektoje me vepra per te miren e femijeve, por edhe te vendit. Shkollimi kerkon sakrifica, gjithmone keshtu ka qene dhe do te jete. Shkollimi eshte pasuria personale me e kushtueshme e njeriut. JU FLM!

    Reply to this comment
  19. Matematikani i UV December 30, 23:30

    Prof.Jorgo sh. sllogane si gjithmone ,por ke harruar qe Prof. Shaska eshte denuar me disa vite burg per korrupsion dhe iku si hajdut per t’i shpetuar drejtesise.Dhe per kete mban pergjegjesi dhe ti qe ishe ne bord.Keshtu mendon te rregullosh arsimin ne Shqiperi o prof.Jorgo e kishe kete artikull nga vetja apo nga Prof. Shaska .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim