Provokatori i radhës

Nga Ndriçim Kulla July 5, 2013 23:22

Provokatori i radhës

Në lidhje me debatin e ndarjes së fesë nga shteti, ju jeni vetëm provokatori i radhës, don Marian Paloka

 

Don Marian Paloka e ka vazhduar polemikën me mua  në lidhje me debatin e hapur për ndarjen e fesë nga shteti në të përditshmen “Dita”. Ai na bën të ditur se ai ka pasur një dilemë për titullin që duhet t’ i vinte shkrimit të tij. Dhe na thotë se do të kishte dashur që t’ i vinte shkrimit titullin “Çështjet e idiotësisë vazhdojnë”, por megjithatë i vuri titullin “Zoti Kulla, ose Ndriçimi i errët i Presidentit Nishani”. Është e qartë se dëshira e don Marianit do të kishte qenë që t’ i vendoste shkrimit titullin e parë, por misioni i tij si provokator e detyroi që t’ i vendoste titullin e dytë. Don Mariani që në titullin e shkrimit tregon se është provokatori i radhës ndaj debatit të mëparshëm në thelb të cilit qëndron cështja e ndarjes së fesë nga shteti. Don Mariani, ashtu si në shkrimin e parë, vazhdon të thotë se shkrimet e mia mbi këtë janë shkrime të Presidentit Nishani. Të njëjtën gjë e kishte thënë dhe gjeneral Sandër Lleshi. Unë nuk ia faturova reagimet për këtë çështje Arkipeshkvit Rrok Mirdita, deri në momentin kur shkrimi im i parë në shtyp për këtë çështje, iu faturua Presidentit Nishani. Ky ishte një provokim që u bë së pari nga gjeneral Sandër Lleshi dhe u vazhdua me zell nga don Marian Paloka. Them se ishte një provokim pasi unë kam qenë i pranishëm,madje aktivë në shtyp me qëndrimet e mia ,që shumë e shumë kohë para se të pranoja detyrën e ndihmësit të Presidentit Nishani. Presidenti Nishani e ka të gjithë aksesin mediatik dhe mënyrat institucionale për të reaguar për një çështje dhe ai me siguri që do ta kishte bërë këtë gjë nëse do ta shikonte të nevojshme.

Por Presidenti i Republikës nuk mund të dalë e të reagojë publikisht kur një gjeneral i liruar nga detyra hap një debat mediatik, në vend që të ndjekë rrugën institucionale për të rivendosur të drejtën e shkelur, sipas tij.  Ai nuk mund të hyjë në debat me një gjeneral të liruar ose cdo njeri tjetër që e provokon atë në shtyp. Asnjë kryetar shteti në botë nuk e bën këtë gjë. Nëse Presidenti do të reagonte në këto rrethana kjo do të thoshte që të binte në kurthin e ngritur po të shprehemi në gjuhën e Argjipeshkvit- do të ishte fatkeqësi nëse në ngritjen e këtij kurthi ka ndihmuar edhe ky i fundit.  Ata që e marrin reagimin tim si reagim të Presidentit Nishani, duke ma mohuar mua të drejtën për të patur qëndrimin tim për çështje publike, kërkojnë që reagimi publik i Argjipeshkvit të mos shihet si ndërhyrje e tij në sferën laike. Pra, sipas tyre Argjipeshkvit duhet t’ i njihet e drejta për të ndërhyrë në sferën laike, madje duke mos guxuar askush që ta komentojë, kurse Ndriçim Kullës duhet t’ i mohohet e drejta për të pasur qëndrimin e vet në shtyp për çështje publike, sepse është ndihmës i Presidentit. Kjo është absurde! Duket se këta njerëz kanë frikë nga qëndrimi publik i të tjerëve.

Megjithëse don Mariani replikon për së dyti me mua, duke i thënë lexuesit se në përgjigjen time për të ka shumë kundështi, pasaktësi dhe çalim arsyetimi, ai nuk i zbulon këto për lexuesin por thotë se nëse është nevoja do të shkruajë një artikull tjetër për të na i zbuluar ato?! Po mirë, për çfarë e bëri ai këtë artikull  ? Për të provokuar dhe fyer, kuptohet. Në artikullin e radhës, don Mariani pasi më quan përsëri disa herë “idiot” shton dhe fjalën “klloun”, të përdorur më tepër se një herë. Don Mariani e gjen të nevojshme që të japë shpjegime vetëm për një nga çështjet e artikullit tim, për atë se ai kishte mohuar priftësinë e tij, duke mos vendosur fjalën “don” para emrit të tij si autor i artikullit. Don Marianit duket se i ka dhembur shumë ky konstatim i imi, se ai bën një shpjegim të gjatë dhe aspak të besueshëm. Don Mariani na thotë se ai e paska vendosur fjalën “don” në e-mailin që i dërgoi gazetës së parë ku donte ta botonte artikullin, gjë që nuk ndodhi për shkak se kjo e përditshme e refuzoi artikullin për shkak të fyerjeve të shumta që përmbante. Ndonëse don Mariani nuk e përmend emrin e kësaj të përditshmeje unë po e them atë, bëhet fjalë për gazetën  , ku unë kisha botuar shkrimin tim për çështjen e gjeneral Lleshit. Don Mariani thotë se ai ruan e-mailin dërguar kësaj gazete ku ka vënë fjalën “don” para emrit. Por don Mariani nuk na thotë asgjë nëse e ka vënë fjalën “don” para emrit të tij në artikullin që i dërgoi gazetës që e botoi atë, pra gazetës “Mapo”. Natyrisht që don Mariani nuk mund të gënjejë dhe të thotë se ia ka hequr fjalën “don” gazeta “Mapo” se pastaj do të ketë punë me këtë gazetë që do ta përgënjeshtrojë, se ajo mund të ketë ruajtur e-mailin e tij.

Dhe duke më fyer mua  don Mariani  ankohet se përse shkrimi i tij në gazetën “Mapo” u botua pa fjalën “don” para emrit, kur ai e kishte dërguar me fjalën “don” te gazeta tjetër. Kjo është logjika e Palokë Cucës, që përmend At Fishta i madh në satirat e tij.

Don Mariani vazhdon përsërit edhe në këtë artikull të tij se unë paskam sulmuar Argjipeshkvin Mirdita. Tani më duhet të them se ata që kërkonin të thellonin provokimin e nisur nga gjeneral Lleshi mbi mua, sulmuan Presidentin dhe mua në një mënyrë vulgare ( që unë si një njeri që kam 23 vjet që shkruaj nuk mund ta imagjinoja se një njeri që merret dhe me punët baritore mund të komunikonte në një mënyrë të tillë) , pikërisht që të gjenin provat e munguara se ka një sulm kundër Argjipeshkvit. Nëse Presidenti paska përgjegjësi për qëndrimet e mia publike, aq më tepër ka kisha dhe Argjipeshkvi përgjegjësi për qëndrimet publike të Don Marianit. Them “aq më tepër” se unë me qëndrimet e mia mbetem brenda sferës laike, pra sferës sime, kurse Don Mariani dhe Argjipeshkvi kanë kapërcyer sferën fetare ku e kanë vendin dhe kanë hyrë në atë laike dhe pikërisht për këtë problem ështe hapur edhe ky debat. Dhe duke ndodhur kështu vetëm sa zbulohet më tepër skenari i provokimit. Meqënëse don Mariani i drejtohet lexuesit të mesëm, duke na thënë se ai është në gjendje t’ i kuptojë përçartjet e mia, unë po i them se jo vetëm lexuesi i mesëm por edhe lexuesi më i fundit tanimë e ka të qartë këtë histori.

Gjeneral Lleshi, kur mësoi se ishte vënë në lëvizja procedura e lirimit të tij nga ushtria, botoi artikullin në shtyp ku përdorte fjalën fetare kristiane “Haleluja”. Gjeneral Lleshi e dinte mirë se ka shumë njerëz me bindje fundamentaliste islamike, të cilët në pjesën më të madhe jetojnë jashtë vendit dhe që vëzhgojnë shtypin shqiptar dhe reagojnë në raste të tilla. Pra, ishte e pritshme se gjeneral Lleshi mund  të  provokonte reagimin e fundamentalistëve islamikë për ta pasur si argument kundër vendimit të pritshëm të Presidentit Nishani. Në këtë pikë kam një pyetje për Argjipeshkvin Mirdita dhe don Marianin: A e dinë apo nuk e dinë ata se ka   fundamentalistë islamikë, që kryesisht banojnë jashtë territorit të Shqipërisë, të cilët vëzhgojnë shtypin shqiptar për të kapur raste të tilla dhe për të reaguar? Nëse është e vërtetë se ata e dinë, dhe megjithatë kanë reaguar ashtu siç reaguan (Argjipeshkvi me letrën dhe don Mariani me shkrimet e tij), atëherë, duke u shprehur me fjalët e Argjipeshkvit do të thosha se këtu kemi një problem të madh .

Don Mariani i quan shkrimet e mia “arrogancë shtetërore”. Në këtë pikë unë po i them se dikush po kërkon që të gjejë një arrogancë shtetërore kundër Kishës Katolike aty ku kjo arrogancë nuk ekziston. Dhe meqënse kjo arrogancë nuk ekziston atëherë duhet shpikur. Prandaj del njeriu i argjipeshkvit dhe më thotë mua trembëdhjetë herë idiot, në mënyrë që unë të reagoj rreptë dhe ata të gjejnë provën e arrogancës shtetërore kundër Kishës Katolike, meqënëse unë jam ndihmës i Presidentit. Provokimi është shumë i qartë. Dhe meqënëse provokimi ka qenë synim që në fillim provokatorin në vënd ta kshillonin të futej në rrugën e debatit të arsyshëm dhe etik, e ndërsyen edhe më fort në shkrimin e radhës duke më fyer mua.

Në fund të shkrimit don Mariani më akuzon se kam sulmuar edhe Kishën Katolike dhe madje thotë se njolla për këtë i mbetet Presidencës meqënëse unë jam punonjës i saj. Don Mariani përsëri nuk e shpjegon se qysh dhe si unë e paskam sulmuar Kishën Katolike. Ndoshta e ka fjalën për atë që kur dikush guxon të komentojë qëndrimet e Argjipeshkvit për çështje laike, ky na qënka  sulm ndaj Kishës Katolike. Ky është një qëndrim shumë i rrezikshëm antikushtetues se kërkohet hiç më pak se që feja të vihet mbi shtetin. Me këtë don Mariani nxit oreksin e fundamentalistëve islamikë, që të kërkojnë gjëra të ngjashme, me arsyetimin se shikoni si flasin priftërinjtë katolikë. Kështu, edhe klerikët e moderuar myslimanë do të vihen nën presion nga besimtarët e tyre radikalë, se përse nuk mbajnë edhe ata të njëjtin qëndrim si priftërinjtë katolikë. Kështu do të dalim atje ku donin fundamentalistët islamikë që shkruanin nga Kanadaja, pra që të kemi hoxhallarë të cilët do të deklarojnë publikisht se përse nuk lejohen ushtarët dhe oficerët myslimanë të thonë “Allahu Akbar”, kur gjenerali i krishterë thotë “Aleluja”.

Unë dua t’ u them atyre që kanë veshë të dëgjojnë, këtë herë jo vetëm si opinionist dhe intelektual, por edhe si njeri që është i vetëdijshëm për përgjegjësinë e detyrës shtetërore që mbaj, se cdo përpjekje për ta konsideruar reagimin publik ndaj qëndrimeve të një kleriku për një çështje laike, si një sulm të shtetit ndaj fesë, nuk është gjë tjetër veçse një sulm i fesë për të nënshtruar shtetin, është një atentat ndaj Kushtetutës, është një veprim me rreziqe të paparashikuara, është një shkëndijë në një fuçi baruti. Në çdo vend të qytetëruar perëndimor, kufijtë mes sferës fetare dhe asaj laike janë të ndara prerë dhe nuk tolerohet asnjë ndërhyrje  që me keqardhje po e përsëris, si ajo që bëri Argjipeshkvi, e as tolerohen mendime si ato që shpreh don Mariani. Këto janë çështje shumë delikate dhe nuk i ka hije një kleriku të luajë me këto gjëra shumë delikate duke dërguar një letër gjoja private që bëhet publike në shtyp dhe ku bëhen lojëra fjalësh të rrezikshme. Mjafton edhe një fije letre për të ndezur një zjarr të madh. Më vjen keq ta them se Argjipeshkvi, aq sa e rëndoi pozitën e tij me veprimin e tij (letrën për Sandër Lleshin), aq e rëndoi edhe me mosveprimin e tij, duke mos i shkruar një letër urimi gjeneralit të ri katolik që u emërua në vend të Sandër Lleshit për të dhënë një mesazh mirkuptimi. Gjeneral Frederik Mark Beltojës, një ushtaraku me talent që e meritonte gradimin. Kur Abraham Lincolnit i kërkonin që të emëronte më shumë gjeneralë gjatë Luftës Civile në Amerikë, ai përgjigjej me ironi: “Unë mund të bëj më shumë gjeneralë, por kuajtë kushtojnë shtrenjtë”. Me këtë Lincolni donte të thoshte me humor se çdo ushtri ka një limit për numrin e gjeneralëve në raport me përmasat e saj. Dhe ushtria shqiptare ka një limit të tillë, që për fat të mirë është përcaktuar sipas standardeve të NATO-s. Një gjeneral katolik u lirua nga ushtria, një tjetër katolik që plotësonte standardet u bë gjeneral. Kjo është në frymën edhe të Lincolnit me të cilin don Mariani e nisi shkrimin e parë. Meqë jemi te Lincolni, don Mariani nuk vuri citate në këtë shkrim. Me sa duket u bind se nuk i del mirë llogaria    me to, se edhe unë megjithë “idiotësinë” time, arrij të gjej citate të goditura nga çdo njeri që zgjedh don Mariani.

Don Mariani në shkrimin e tij ankohet se historia e Kishës Katolike në Shqipëri njihet keq për shkak të arsyeve që dihen (diktatura komuniste), dhe se unë po e errësokam më tepër atë. Kjo më bën të qesh se po më detyron të thyej modestin , dhe  të pohoj ,se sapo kam përfunduar një libër voluminoz i cili del së shpejti nga shtypi,  një biografi  të plotë për At Giuseppe (Zef) Valentinin   albanologun,bizantologun dhe orientalistin me famë qartësisht ndërkombëtare, ku tregoj se sa shumë ka bërë ky jezuit i madh për të ndriçuar historinë e Kishës Katolike dhe historinë e Shqipërisë në përgjithësi, se për jezuitin e madh këto dy histori qenë të pandara. Unë i them don Marianit se përse ai dhe priftërinjtë katolikë që u shkolluan në universitetet perëndimore gjatë këtyre 22 vjetëve që kur është lejuar ushtrimi i fesë, nuk kanë punuar për të shkruar një histori të Kishës Katolike shqiptare. Se këtu nuk mund të mos vërehet se në periudhën mes dy luftrave botërore, paraardhësit e tyre- priftërinj katolikë si këta, megjithëse në kushte shumë më të vështira, pa kompjutera dhe pa atë akses në literaturë që e kanë sot don Mariani dhe kolegët e tij, na lanë vepra të shumta dhe të rëndësishme, brenda një periudhe të shkurtër. A kanë ndërmend don Mariani dhe kolegët e tij të shkruajnë një histori serioze të Kishës Katolike Shqiptare meqëse na shpreh shqetsim  për problemin, apo do t’ i mbetet edhe kjo punë “Ndriçimit të errët”, siç më quan ai? Se duke lexuar At Valentinin e ndjej se jam mbushur me frymëzimin e duhur për të shkruar një vepër të tillë. Por do të pres edhe disa vjet se mos e bëjnë don Mariani apo ndonjë nga kolegët e tij.

 

**********

Shkrimi me të cilin replikon autori Kulla:

Z.Kulla, ose Ndriçimi i errët i Presidentit Nishani

Nga Marian Paloka*

Më 20 qershor kam botuar në faqet e gazetës Mapo artikullin me titullin Çështje të idiotësisë. Ishte një reagim ndaj dy shkrimeve të Z. Ndriçim Kulla lidhur me një letër të Imzot Rrok Mirditës drejtuar Gjeneralit Sandër Lleshi. Titulli më i përshtatshëm i artikullit të tanishëm do të ishte: Çështjet e idiotësisë vijojnë. Në një rast të tillë do të më duhej ta mërzisja lexuesin me nxjerrjen në pah të të gjitha kundërshtive dhe pasaktësive, përveç çalimit të fortë të arsyetimit të Zotit Kulla, paraqitur në artikullin e tretë me titullin elegant: Lidhe qenin Zotni Rrok Mirdita. Nëse do të jetë nevoja, dhe ndoshta është nevoja, një gjë të tillë do ta bëj një herë tjetër, edhe pse nuk do të mjaftonte tërë gazeta për të qeshur me marrëzitë e tij. Tani mjafton vetëm të them se, nëse thëniet e kundërthëniet, kapërcimet e akrobacitë, vajtje-ardhjet dhe rretherrotullimet argumentative të Z. Kulla do të transferoheshin në kontekstin e një cirku, autori i një shfaqjeje të tillë do të ngjallte admirim e zili edhe tek kllouni me i mirë.

Artikullin e parë e dërgova në redaksinë e një të përdishme të Tiranës, duke iu paraqitur kryeredaktorit ashtu siç jam, pra një prift katolik që ka bashkëpunuar për gati pesë vjet me arqipeshkvin Mirdita në Tiranë e që sot gjendet në Itali. Ajo e përditshme nuk e botoi artikullin,   por ka email-in në të cilin paraqitem siç jam. Fakti që jam prift nuk më pengoi e nuk më pengon të vë re idiotësinë e ta paraqes si të tillë, sikurse nuk më pengon sot të them se artikulli i fundit i Zotit Kulla i ngjan më shumë shfaqjes së një kllouni sesa arsyetimit të një këshilltari të Presidentit të Republikës. Nuk kam asnjë qëllim fyes ndaj qytetarit Ndriçim Kulla kur quaj idiotësi apo shfaqje prej kllouni artikujt e tij. Ato artikuj janë publikë e kushdo që ka pak njohuri mbi historinë e vonë të Shqipërisë, mbi çështjen e laicitetit të shtetit dhe rolin e besimeve fetare në jetën publike, mbi administrimin kishtar dhe shërbesën baritore të një ipeshkvi, po t’i lexojë me pak vëmendje, e shikon vetë përçartjen e këshilltarit të Presidentit. Si prift dhe si njeri mund të më vijë keq për Z. Kulla, dhe këtë e di vetëm unë, por si lexues i një gazete në të cilën vihet në shënjestër Arqipeshkvi i Tiranës, dhe mënyra si vihet në shënjestër është (me apo pa dashje) idioteske, nuk më duket me vend të zë faqen e një gazete për të shprehur mëshirën time njerëzore ndaj një njeriu, që mu në faqen e një gazete, shet injorancën si dije dhe e përsërit këtë veprim disa herë.

Probemi është pikërisht ky: ai e përsërit këtë veprim disa herë. Nëse e bën nga zelli personal, përforcon përshtypjen që krijoi që në artikullin e parë dhe e formësoi mirë deri tek i fundit.  Në një rast të tillë e shpreh tani keqardhjen time për të dhe as më duhet t’i porosis lexuesit që të mos i marrin si të njëmendta shkrimet e tij. Lexuesi i mesëm shqiptar, po të lexojë në fillim letrën e Imzot Mirditës dhe pastaj tri përçartjet e Z. Kulla, del vetë në përfundimet e duhura.

Nëse e bën i shtyrë nga simpatitë partiake (sepse vijimësisht i mëshon konteksiti parazgjedhor në të cilin u zhvillua ngjarja), lum partia që e ka! Por, mjerë presidenca! Partia është e disave, ndërsa presidenca është e të gjithëve. Të paktën kështu duhet të jetë. Ai thotë se artikujt në fjalë i ka shkruar si intelektual (këtë cilësim ia jep ai vetë vetes) dhe jo si këshilltar i Presidentit, por fakti është se ai është bashkëpunëtor i Presidentit dhe për sa kohë e ushtron atë detyrë, vë në shërbim të Presidenti (keq)gjykimet e veta. Një anëtar i stafit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, simbolit të bashkimit të kombit, i veshur me petkun e vetëthurur të intelektualit, sulmon Arqipeshkvin e Tiranës në dy plane: në planin politik dhe në planin e marrëdhënieve ndërfetare, dhe e bën këtë në prizmin e përçarjes. Krejtësisht i verbuar nga interesat zgjedhore, ngutet për të mbrojtur një njeri të pasulmuar dhe këtë e bën duke sulmuar “priftin e gjeneralit të kauzës së vdekur”. Nëse shkrimet e tij nuk janë idiotësi personale, janë arrogancë shtetërore, sepse vetëm arroganca e një shtetari që nuk njeh institucionet e drejtësisë merr guximin të shpallë të vdekura kauzat dhe të cilësojë si shërbëtorë të njerëzve të kauzave të vdekura ata që nuk kanë frikë nga arroganca e shtetit.

Një arrogancë e tillë, nëse nuk është idiotësi, por edhe nëse buron nga idiotësia, nuk i bën dëm as Arqipeshkvit të Tiranës, as Kishës Katolike. Ajo i bën dëm institucionit të Presidencës së Republikës. I heq atij pandehjen e asnjëanësisë. E paraqet si strehë servilësh apo si teatër komik me dhomën e vet të maskave. Kjo gjë nuk është e frikshme, është e trishtueshme. Nuk është shqetësuese, është e mjerueshme. Jo për Kishën, por për shtetin.

Historia e Kishës Katolike në Shqipëri, e panjohur sa duhet, madje e keqnjohur për arsye që dihen, me të gjitha të metat e veta, edhe ato që përmend më shumë pa vend se me vend këshilltari i presidentit, është shembulli më i mirë i mosservilizmit ndaj (pu)shtetit në Shqipëri dhe një shembull i pamohueshëm i dashurisë për atdheun. Nëse sulmohet për këtë gjë, dëmin nuk e pëson ajo. Nëse sulmohet nga një njeri i shtetit, bashkëpunëtor i Presidentit të Republikës, njolla i mbetet Presidencës së Republikës. E nëse dikush thotë se kjo është nismë pesonale e ndimësit, jo e Presidentit, mua më mbetet pyetja: nëse Ndriçimi i presidentit është kaq i errët, si do të jetë errësira e tij?

 

*Autori është prift, shërben në Firence

Nga Ndriçim Kulla July 5, 2013 23:22
Komento

43 Komente

  1. Gramoz June 28, 00:37

    me fene askush nuk duhet te ngaterohet ne shyqyr zotit e kemi te ndare nga shteti kjo eshte e demshme per popullin larg

    Reply to this comment
    • feniks July 6, 08:38

      Se pari,
      -Lexova shkrimin e ketij Palokes,por kuptova se nje DALLKAUK eshte futur gabimisht te sherbeje ne Kishen Katolike!!!
      Fjalori,qe perdor Paloka eshte i pa pranushem per nje prift katolik,qe njihen per KULTUREN E TYRE TE LARTE NE SHKALLE BOTERORE!!!
      Se dyti,
      -Replika e Ndricim Kulles ishte e VARFER,INATCORE,ME LOJRA FJALESH dhe me kryesorja,ky shtetar ka rene ne kurthin e Palokes provokator,duke mos dhene argumentet e tij,por duke spjeguar fjale pas fjale akuzat e kundershtarit!!
      Kulla ka “luajtur” ne mbrojtje dhe kjo e ben ate te mbushe faqe te tera me fjale plot me SOFIZMA,qe e lodhin lexuesin!!!
      Nje njeri i letrave,aq me teper i bindur ne drejtesine e tij,e bind lexuesin me pak fjale te sakte,ndersa kundershtari,as,qe do bindet kurre!!!
      Kisha Katolike,apo fete e tjera,qe duan te FUTIN HUNDET ne SHTET,jane nxitur nga VEPRIMET ANTI SHTET DHE POPULIST TE Sali Berishes,qe kur vendosi t’u jape MBESHTETJE FINANCIARE NGA BUXHETI I SHTETIT!!!
      Kjo kurre nuk duhet te ndodhte ,ndaj QEVERIA E RE DUHET TE BEJE TE PAVLEFSHEM FONDET PER FETE SI DHE PER UNIVERSITETET PRIVATE duke lene UNIVERSITETET SHTETERORE ne MJERIM TE PLOTE!!!
      FETARE:LARG DUART NGA SHTETI!!!
      Shteti nuk eshte vetem i fetareve,por edhe i LAIKEVE!!!
      Ne te gjithe boten SHTETI ESHTE ZOT,NDERSA FETE LE TE MERREN ME VETEN E TYRE!!!
      SHEMBULL ESHTE TURQIA,QE ISLAMIKEVE U KA VENE KUFIRIN TEK THANA!!!

      Reply to this comment
      • deshmitari okular July 6, 15:36

        o feniks i fandaksur! Çfare zhgarravit gjithmone mor inatçor pa pike brumi.Ti na delke dhe si nje “teist’ i madh qe kerkon te tregoje se kush mund te jete klerik. Po pse mor qyp nuk mund te rrish nje here pa ofenduar te tjeret ti. Pale, pale na mrrke dhe pozicionin e arbitrit se kush paska ngritur kurth dhe kush paska rene ne të. Tamam si nje personazh , qe kerkon me doemos te gajasesh njerzit. Hahaha! E paske ne stil qe budallalleqet qe kerkon te theksosh i shkruan me shkronja te medha. Le pastaj mos e pyet per direktivat prej donkishoti qe kerkon t’i japesh mendje qeverise se re. Ik or mbetje komunistesh te pandreqshem, se nje avaz ke ne te gjitha komentet qe bene.

        Reply to this comment
        • feniks July 6, 18:30

          Eh,more deshmitar o-KULAR!!!
          Ne se ke ditur ta lexosh komentin tim,tregon se te ka DJEGUR nde bithe!!!
          Doemos,qe INJORANTE si ty,nuk mund te japin mendime,por te rrine GATI-TU!!!
          Kush je ti,more DALLKAUK islamik,qe u dashka marre leje per te dhene mendime per kedo e si i gjykon???
          Ne se nuk je ish komunist,me siguri duhet te jesh FASHIST!!
          Fete e kane vendin e tyre ne XHAMI E KISHA e kurrsesi ne SHTET!!!
          Se kush eshte shteti LAIK,shko ne TURQI dhe kupto se cfare u ben shteti FEVE E FETAREVE!!!
          FETARE,LARG DUART NGA SHTET!!!

          Reply to this comment
          • deshmitari okular July 6, 21:40

            Ore ti Fen (X) Une nuk jam myslyman, por nje ortodoks, por ç’rendesi ka kjo. doja twe te pyesja kur ti shkruan komente e lexon ndonjehere shkrimin qe i referohesh apo fillon e recitosh me duar dhe me kembe, njelloj si ne kopesht . Ti mor zotni e lexon artikullin duke filluar nga fundi njelloj si suret e kuranit, prandaj kapesh pas ndonje fjale dhe fillo e tjerr si çorap me lesh dhie. Dhe ti ne fakt nuk je vetem dallkauk por dhe kopuk dhe ndonje nga ata te turmave pa tru. A me kuptove?

          • zefi July 6, 22:33

            Po cfare ortodoksi je ti,o KRRIC,kur si mbrojtje perdor KRANIN DHE LESHIN E DHISE????
            KOMPLET SHPELLAR FONDAMENTALIST,QEN E ZGJEBOSUR I SHTRIGANIT BERISHA!!!
            Jep argumente,o ZOG GOMARI e jo llafe plakash,ndaj mos u mundo te na CASH TR….n me MUFKAT E TUA!!!
            Nuk ke faj:POLIC ME 4 KLASE QENKE,QE KE FJETUR TERE KOHEN ME DHITE NE NJE HAUR!!!

          • deshmitari okular July 6, 23:27

            O Zef ! O zog thiu! Kush te pshurri ty mor trap qe futesh si derri ne lluce. Apo je ti fenda qe ke dal me nick zef malcuri. O fen (x) po ti kaq budalla je sa nuk ndryshon dhe stilin prej idioti te shkruarit dhe komentuarit. O injorant, ne fakt une mund te tallem gjithe diten me ty sikur ti te dalesh me 100 nick te tjere. Ta marresh mir vesh pastaj se jam une polic apo je ti nje kokeviç dhe tamam dru me pre. Kujton ti se shan berishen dhe me plas menderja mua. Kur une isha kundershtar me Berishen, ti ruaje dhite ne mal mor hajvan dhe rryp kaishi bashke.

          • zefi July 7, 14:39

            Te me falin lexuesit e tjere,se nuk e kisha kuptuar,qe ky “deshmitari o-KULAR”,paska qene i sapo dale nga SPITALI NR.5 dhe, kur nuk paska ilace,u beka si Berisha:”MUSHKE ITALIE!!!

    • Tironci July 6, 09:13

      Ky Kulla eshte keshilltar i kapter Nishanlliut, mjafton kjo per ta hedhur ne kosh kete IDIOT qe keshillon nje IDIOT tjeter, sherbetor te Berishes.

      Reply to this comment
    • Arturi July 7, 09:37

      Emri i tij i vertete eshte Clirim Nuredini. Ne miniere kishte probleme mendore serioze, si mund te keshilloje kend ai njeri? Mah……..

      Reply to this comment
      • patrioti July 8, 11:31

        Pse ka kenduar dhe ne miniere , poetem keta kete te kishit thene qe ne fillim Mos ja vini re,po pse Presidenti zgjedhe vetem keta.

        Reply to this comment
  2. Iluministi June 28, 07:48

    Mendoj se z. Mirdita ka shfaqur publikisht permasat e nje personalitetit poliedrik, ndaj nuk po ndalem ne kete aspekt.

    Sa i takon keshilltarit te Jarit, vlen ajo maksima e gotes dhe e fuçice se veres.

    Ndersa per shkrimin qe nenshkruan z. Paloka, vertet e me sinqeritet, nuk kuptova asgje qe te bazohej ne argument. Fatkeqesisht, ngjason me nje ese maturanti. Per me shume, ai paska fatin te jetoje dhe sherbeje ne Firence. Kjo e fundit, duhet te merret si pergjegjesi e shtuar ndaj publikut.

    Reply to this comment
  3. Xhema nga Tirana June 28, 11:50

    M.q.s. nuk e kam patur mundësinë e leximit të shkrimeve të Z. kulla si dhe të vetë Imzot Midita, u përpoqa që të sqarohem duke lexuar këtë artikull të këtij Kleriku. Por … nuk kuptova asgjë përveç aksiomës ” Një Këshilltari të Presidentit nuk i lejohet të shprehë mendimet si një qytetar !!!!!!! “

    Reply to this comment
    • Arsen June 28, 15:31

      Po jo mo Xhem, se shkrimi ishte i qarte, por Ndrycim Kulla eshte person me pergjegjesi te kufizuara, leviz bulevardit te kryeqytetit me medikamente qe ia jep Doktor Spiro dhe Petrela edhe pse pretendon se eshte intelektual i kalibrit te Valiasit…

      Reply to this comment
    • altin kulla, nje kushuri shume i larget i cim kulles, e kjo largesi eshte nje fat per mua. June 28, 20:21

      Per te gjithe ata qe nuk e njohin sa duhet apo nga afer Cim Kullen (ne shume gjera eshte Cim Peka i UTV, Televizionit qe mbahet nga Droga), Ju them vetem nje gje; se per sa kohe nuk merrte nje tender per librat qe boton ne Shtepine e tij Botuese PLEJAD apo Projekt prane Ministris se Kultures, ky Cimi studiues, botues e perkthyes (ka zera nga njerez qe kane punuar shume afer me te ne Shtepine e tij Botuese, se eshte *mjeshter* ne Kopje dhe Ripershtatje, e gje tjeter nuk di te bej), nuk linte emer e mbiemer pa share ne Ministri e Kryeministri e PD. Por cuditrisht (asnjehere nuk eshte cudi per Kameleonet e pseudo-dmokracise shqipetare post-1990) Persidenti pa mustaqe me mustaqet Nishani pa Nishan, e thirri Cim Kullen ne stafin e tij te keshilletareve (me propozim te “katragjyshit” Kasaruho, -nje Zot e di cfare i lidh keta dy njerez te Letrave dhe Sajimeve-… ndoshta Sigurimi i Shtetit…), dhe ky perdoret nga Nishani pa Nishan per shkrime shantazhuese ne Shtyp dhe per “Informacione” per njerzit e Shtypit (“”spiuni, spiun mbetet edhe kur ndryshojne qeverite dhe kur ndrushojne sistemet””, thote i madhi filozof gjerman Shpoenhauer). Cim Kulla dhe Cimet e tjere mediatik te rregjimit Berisha (Nishani vetem rrogen i jep Cim Kulles, se Cim Kulla dhe Cimet e tjere Mediatik punojne 100% nen rrogoz vetem per Berishen) tashme duhet te kuptojne se VOTA e 23-Qershorit e mbi 65% te Popullit Shqipetar, eshte fuqia e vetme ne Shqiperi dhe do jete per disa mandate apo dekada, deri kur te krijohet nje e Djathte e vertete pa ish-Komunista, pa ish-Sigurimsa, pa zvarranik e perversa te kohes se PPSH, te kohes se Berishes te kohes se Nanos.

      Reply to this comment
  4. TJ June 28, 13:06

    Nje keshilltar i presidentit nuk mund te flase si qytetar!,por rrenjet e te keqes ne Shqiperi eshte Berishizmi dhe Berisha.

    Reply to this comment
  5. Teki June 28, 15:38

    Kush e njeh kete Ndrycim Kulla, e di se ai eshte person me pergjegjesi te kufizuara, leviz bulevardit te kryeqytetit me medikamente ne xhep qe ia japin si doze Doktor Spiro dhe Dr. Petrela edhe pse pretendon se eshte intelektual i kalibrit te Valiasit-e bukur kjo e Arsenit. Cimi yne e ben kete sepse keshtu ka bere gjithmone… Ai nuk ka diplomen e shkolles se mesme dhe eshte bere me Universitet, ndaj te gjithe kete e ben per nje cope buke dhe per te perlare ndonje sponsorizim nga Ministria e Kultures per botimin e ndonje libri per biznesin e tij ne PLEJAD. Cuditem se si nuk reagon Presidenti per kete zhurme mediatike te sponsorizuar nga nje keshilltar idiot, te cilin e ka marre prane vetes per ti sherbyer e jo per ti shtuar probleme?!

    Reply to this comment
  6. Komshiu June 28, 20:46

    Don Marian, dua te bej nje saktesim, ndonese ti I ke thene shume mire keto, por duhet te dish se Ndricim Kulla (Nuredini) eshte njeri me ngjyre ose sic njihet ne popull arapi I zi dhe mund te akuzoje per racizem. Por ti nuk ke faj se nuk ia ke pare ndonjehere fytyren. Megjithate qe te krijosh nje perfytyrim shih ndonje qen rrugeve te Firences dhe ate me te ziun qe do te shikosh veshtire se ka ndonje diference me Ndyrcimin e Vergoit.

    Reply to this comment
    • Dentisti June 29, 13:36

      Komshi, nuk mund te kete njeri me te zi se ti, se duket nga dora qe ti i ke shkruar shumicen e komenteve ketu, po ju jeni letyra qe dini vetem te shani, po harroni nje gje se edhe kopjuteri ka nje adrese sic e ka edhe shtepia jote: ip 172 63 982

      Reply to this comment
  7. Gardisti ne Presidence June 28, 20:55

    Po me ke meresh I dashur Don Marian! Ne qe e kemi perdite ne Presidence nuk kemi pare kurre karragjoz me te madh se Ndricimi. Nje njeri qe kur nuk kruan hunden, kruan bythen duke cuditur te gjithe ata qe vizitojne Prrsidentin. Nje here I hoqi verejtje dhe presidenti u justifikua se vuan nga majaselli. Dhe kete semundje e kisjte lene pa permendur. Megjithese ka nj3 qere me semundj3 dhe ecen si pikepyetje kur flet me femrat jargavitet e lepihet vesh me vesh si macoku Sabo I Gaqos.

    Reply to this comment
  8. Tana Vergo June 28, 21:02

    Sa shume komente qe nuk ia vlen per nje arap te zi si Kullaj. Le ti sherbeje Bujarit president sa te doje, por te gjitha leket qe ka marre nga ministria do ti ktheje ne buxhet te shtetit. Servilizmat e Cim Kullajt nuk vlejne me as deri ne Don Bosco.

    Reply to this comment
  9. Veledini- anetar ne partine e Cameve June 28, 21:23

    Ndricim Kullain e kem8 derguar ne presidence si perfaqesues i partise came. Zoti Nishani me sa di pranoi kerkesen e Shpetim Idrizit qe ne kembim te votave per tu zgjedhur president te merte ne presidence nje perfaqesurs te komunitetit cam. Zoti Kullaj plasi qe ta zinte kete vend. Ne partine tone pati shume kundershtime se Ndricimi nuk e permend kurre origjinen e tij came. Por ai u betua se sa ta merte postin e premtuar do te bente nje shkrim qe jam cam. Por na genjeu. Ne partine tone behet pyetja se cfare pune ka ky Ndricim Kulla qe meret me problemet e katolikeve kur me ato ka kush meret. Nuk paska nje katolik ne Presidence qe te meret me keto pune?! Ndricymit I mbeten keto pune?!

    Reply to this comment
  10. arjola June 28, 21:25

    Bravo per kurajon Don Marian!

    Reply to this comment
  11. dafina June 28, 21:38

    Artikull I shkelqyer qe meriton nje sahanlepires.

    Reply to this comment
    • shefkiu June 29, 01:01

      Ndricim Kulla nuk ka te drejte te pergojoje as ushtaraket e larte dhe as kleriket. Per krye akt Presidenti duhet ta largoje nga kjo godine qe simbolizon unitetin e kombit. Ka burra te tjere ky vend qe jane dhe me te mencur se ky zotni Kulla per te punuar ne ate institucion dhe qe nuk kane konflikt interesi.

      Reply to this comment
  12. EVA June 29, 01:13

    NE FAKT MUA EDHE PSE MI MORI 170 MIJE PER BOTIMIN E NJE LIBRI PER GJYSHIN-THEM ME BINDJE SE ME KA BERE NDER. POR UNE NUK E DI OBJEKTIN E DEBATIT DHE NUK DIA TE NGATEROHEM, POR SA E NJOH NDRICIMI NUK DI TE NDIHeT, NDAJ E BBEN KETE ROL VETEM PER TE MARRE ROGEN.

    Reply to this comment
  13. artan lleshi June 30, 15:20

    sa i perket z.kulla do ti beja nje thirrje te kete kujdes kur krahason emra njerzish ne kafshesh si spuna e ti por dua ti them se ndonje dite do te perfundoj si qen i lidhur me zingjir rrugve te tiranes te mos merret me punet e kishes por te kujdeset per ate invalidin te cilit i sherben

    Reply to this comment
    • Denada July 6, 11:30

      Sa koker injoranti ky Ndricim Kulla. Sa trumcak qe eshte duke vazhduar nje debat me fjale boshe. Cuditemi se si nuk kupton gjithe kete talljje, por vazhdon te fshihet pas Zef Valentinit, cili ashtu si dhe e ka quajtur studiuesi I mirenjihur Kastriot Myftaraj eshte nje albanolog sharlatan. Por Ndricimit tone keto nuk I hyjne ne pune, sepse tashme ka hequr nga qafa e tij e trashe tasten qe mbante duke e zvendesuar me firma me komode te mbijeteses me artin e servilizmit,mashtrimit dhe gjetjes se vitamines M per te marre nje vend pune ne Presidence.

      Reply to this comment
  14. Vlora July 6, 11:07

    Shkrimet e MArian PAloles kane qene me te vertete provokime shume te uleta

    Reply to this comment
    • Tepelena July 6, 11:35

      Po komentet e ketij Ndricim Kulles cfare jane, per nje vlonjate? Sa mire ia paska mesuar nipit kete art ky Ndrycimi??!

      Reply to this comment
  15. Dhori July 6, 12:24

    Po shpreh per te dyten here keqardhjen time per gabimin e gjenerl Lleshit. Nuk e prisja dhe nuk eshte e pritshme nga nje njeri i ditur t’i jepte ngjyra fetare shkarkimit te tij nga detyra. Kryeprifti beri gabim edhe me te rende kur e mori ne mbrojtje gjeneral Lleshin me nje leter publike.
    Nuk vlen te them ndonje fjale per priftin qe replikon me Kullen. Shkrimi i tij e turperon cdo besimtar.
    Tani dy fjale per Kullen. Ti zoteri je ne ate vend qe ta kane dhene per arsye qe nuk i di. Nuk te njoh dhe nuk po diskutoj per vlerat intelektuale, por ke botuar nje liber te perkthyer me teme per Versaine, ku me ke zhgenjyer rende, sa vendosa te mos blere asnje liber nga ata qe boton zoterote, sepse ishte teje e ndane i mbushur me gabime gjuhesore dhe logjike.
    Zoteri, tek vendi qe je nuk mund te flasesh ne emrin tend. Eshte mire te mos i shprehesh pikepamjet e tua, por kur deshiron ta besh nje gje te tille, duhet ta theksosh kete qysh ne kyre te shkrimit.

    Reply to this comment
    • Burbuqe July 6, 15:36

      Zoti Dhori, Gjeneral Lleshi nuk ka bere asnje gabim motifi I shkarkimit mund te jete religjoz inkurajuar nga nje organizate islamike ne Kanda e dejtuar nga Olsi Jazezhiu. Ndaj kjo eshte e paragjykuar sepse si presidenti si Berisha si kryetari I Bashkise me veprimet e tyre kane deshmuar te jene mbeshtetes te xhihadit islamik.

      Reply to this comment
  16. Vëzhguesi F July 6, 13:16

    Turp! Me kete fjale do ta filloja komentin tim! Keto nuk jane as shkrime opinionistesh, por as dhe mendime fillestaresh. dhe se pari e kam per kete shtetarin Ndriçim Kulla. Ky zoteri, paska kaq shume kohe ne dispozicion sa mund te nxjerre inatet dhe mellefet e tij nepermjet pergjigjeve tip novelash pa lidhje ( e lagu, s’e lagu) me qytetaret e ndryshem (qofshin dhe klerike) qe japin mendimin e tyre per veprime te padrejta diten me diell nga padron Berisha dhe kukllat e tij ruse. Dhe ky zoteri, kujton se keshtu bene detyren si Keshilltar i Presidentit. Kerkon te mbuloje diellin me shoshe per te mos thene ate qe thuhet ne kete rast. Nese nje klerik, kushdo qofte, (per shkaqe personale ose jo, çdo individ para se gjithash eshte nje qytetar i lir i Republikes qe ka te drejte te thote pa ndroje se mund te paragjykohet, mendimin e tij) trajton privatisht nje opinion apo mendim per nje padrejtesi qe i eshte bere nje te njohuri te tij, pse medoemos u dashka konsideruar si nderhyrje e fese ne punet e shtetit? Kjo eshte me e pakta miopi intelekti dhe me se shumti nje lloj frike per nje maskarade te kryer nga shteti, se mos i dalin petet lakrorit. Dhe te tilla maskaradash ka patur sa nuk thuhet keto tete vjet. Zoti Kulla, me nje lloj fodulleku te dale boje, kerkon te na prezantohet si njeriu qe nuk i shpeton gje, se ky na qenkesh nje euridit i pazbuluar qe e ka zbuluar vetem Z.Nishani, presidenti i zgjedhur me votat e mzhorances se stisur.

    Reply to this comment
    • Arjan Kadareja July 6, 15:28

      Dhe ke te drejte or mik. Ta njohesh nga afer kete Ndricimin per shtatin qe ka nuk te ben te matesh dot dy here, per ta thirur Ndricim Komediani jo (Kulla). Me gazep se ky arap nuk gjen as ne kazane e Beratit. Ky njeri eshte shtire dhe ankuar gjithe jeten me historira idiote si s’me dhane kete, s’ me dhane ate, e mori ky, e mori ai etc. Sa naiv eshte ky Kulla kur thote qe kam te drejte te botoj si qytetar dhe bej kete jo si nenpunes I pallatit te qylit ne Presidence. Po si mor trumcak I del ne mbrojtje publikisht shefit tend ne nje ceshtje qe nuk ka lidhje as me librat as me gjoja kulturen e zanatit tend qe propogandon, por bash ne fushen e sigurise kombetare qe edhe bufi ne qafen e Muzines e di qe ti je profan…

      Reply to this comment
  17. M... July 6, 15:58

    Une e njoh profesor Ndricim Kullen se e kam pasur pedagog kur studioja ne Akademine e Arteve. Po ju them se te gjithe ne e prisnim me padurim oren e leksionit te profesor Ndricimit se ai na magjepste me kulturen e tij te madhe dhe me menyrat interesante me te cilat i trajtonte temat e leksioneve. Profesor Kulla ishte nje njeri i ditur, i ndershem dhe me sa shoh i tille ka mbetur edhe sot. Une i kujtoj me kenaqesi bisedat intelektuale me te dhe mund te them se eshte nje nga njerezit qe me mungojne ketu ne emigracion ku gjendem prej shume vjetesh. Por profesorin kam vazhduar ta ndjek nepermjet botimeve te tij, libra dhe artikuj, si dhe nepermjet intervistave televizive. Me vjen mire qe vazhdon ta shpalose kulturen e tij te gjere per te miren e Shqiperise.
    Une qe e njoh profesor Ndricimin them se jane me te vertete te turpshme dhe te neveritshme komentet qe jane bere ne kete faqe per te. Asgje te vertete nuk ka ne to. E c’ te keqe ka se nje njeri ka lindur ne fshat? Profesor Ndricimi nuk e ka mohuar kete gje, madje na e thoshte ne studenteve te tij pa e pyetur kush, jo si disa te tjere qe e mohonin dhe e mbanin veten si pseudoqytetare. Po mor zoterinj po, profesor Ndricimi ka lindur ne fshat, ashtu si rilindasit tane te medhenj, vellezerit Frasheri, si Fan Noli. A guxon njeri ta quaje Naim Frasherin apo Fan Nolin fshatar? Profesor Ndricimi eshte shkolluar me mundime dhe sakrifica te medha dhe e tregoi veten e tij duke u bere nje intelektual i mirefillte, me veper, jo si disa te tjere qe paten mbeshtetje ne jete, moren mastera e doktoratura, por nuk kane veper. Une nuk mund te them se e kam jetuar kohen e diktatures komuniste aq sa ta njoh mire, se isha 13 vjece ne 1990, por them se ne ate kohe nuk ka qene e lehte per nje njeri si profesor Ndricimi, qe quhej nga regjimi si i deklasuar, qe te shkollohej. Profesori me perpjekje te medha arriti te fillonte shkollen e larte dhe per fatin e tij, ardhja e demokracise beri qe ai te shpalose aftesite e veta.Kur llogarit gjerat per te cilat me merr malli per Shqiperine, nje nga ato eshte dhe profesor Ndricimi, bisedat intelektuale me te.

    Reply to this comment
    • studenti i letersis July 9, 17:47

      M…., me vjen keq po ti qenke njelloj si Kulla,ju rrofte pedagogu. Apsolutisht qe ka nivel vetem se e shoh vertet qe breth rrugeve te tiranes

      Reply to this comment
    • robert July 10, 01:12

      Kush e njeh Ndricim Kullen e di se ai mezi lidh dy fjale dhe fjaline e ploteson duke kruar hunden e jo me te jape leksione letersie per studentet. Sa per historine e shkurter te Ndricimit petagog ti “M…” duhet ta dish mire meqe pretendon se je mrekulluar nga metodat apo oratoria e tij ne leksione se merita e tij eshte vetem miqesia me Gjergj Zhejin I cili e beri nga minator ne petagog . Kjo eshte e verteta dhe Cimi nuk duhet ta harroje lamtumiren e vatres se kultures Valias me profesorllekun e tij te peshtire…

      Reply to this comment
  18. Sokol July 6, 16:00

    Ndricim Kulla paska rreth pese here me shume lexues se Artan Fuga!!!

    Reply to this comment
  19. Kociu July 10, 01:17

    Bo -bo na u be si burri I nenes ky Ndricimi me keto persitjet e tij qe nuk ka perendi te marre vec cdo te thote… Ne Shqiperi paska shume si puna e Ndricimit qe shkruajne per katundin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*