Z.Rama, duan ta mërzitin kardiologun që dërguat në Korçë

July 9, 2018 02:31

Z.Rama, duan ta mërzitin kardiologun që dërguat në Korçë

I nderuar z.Thano

Jam nje qytetar nga Korça, në rradhë të parë falenderoj Z. Rama dhe Ministrine e Shendetsise që keto vitet e fundit i kanë dhënë rendësi kompletimit të reparteve të spitaleve me kuadro që të pergatiten duke siguruar specializimin dhe zëvendësimin e mjekëve pensionistë që po vazhdojne akoma punën nëpër spitalet e rretheve.

Kjo ka ndodhur edhe në Korçë ku disa mjekë të rinj e të afte ne zanat po vazhdojnë specializimin dhe në fund të ketij viti do fillojnë punë në spitalin e Korçës.

Po ashtu falenderoj z.Rama dhe Ministren e Shendetësise që kohët e fundit komanduan për një kohë të çaktuar një ish-student ekselent, mjekun Martin Manon të punojë si kardiolog në spitalin e Korçës. Me sa vura re ne vizitat e tij me te sëmuret ai punon krejtësisht ndryshe nga mjekët e tjere të këtij specialiteti: I pret mirë pacientet, i dëgjon me kujdes ankesat e tyre mbi sëmundjen, i viziton, u jep mjekimin, por edhe i shëron me bisedën profesionale dhe të kulturuar që kryen me ta.

Por a ju pëlqen një diçka e tillë atyre që janë mësuar me lekë ryshfet, me zvarritje, me rekomandime për analiza, vizita e të tjera në privat? Me plot gojën them jo, nuk e honepsin që të dalë nje mjek i ri edhe të luftoje këto zakone që i kanë pasuruar. Ndaj ata janë hedhur në grup ta luftojnë duke e merzitur,  duke mos i dhënë në spital ambjente të përshtatshme ku të vizitojë të sëmuret dhe per punë te tjera.

Z.Rama merrni masat, mbasi ata po kërkojne ta mërzitin për ta larguar nga korça se kështu kanë vepruar deri tani. Te aftin nuk duan ta kenë nëpër kembë të paaftët. Tani po them pse. Nga 5 kardiologet, 2 janë pensionistë, por që qëndrojne në shërbim derisa të mbarojnë specializimet disa mjek te rinj dhe 3 te tjerët punojnë në spital, në poliklinike, në privat apo kanë klinikat e tyre private.

Një prej tyre punon në spital, bën vizita në spital si edhe ekon e zemrës e të tjera por njëkohësisht punon dhe në kliniken private “Kristi”.

Kur i kërkon asaj të besh ekon në spital si pensionist që je të thotë se aty ekoja të vonohet të pakten 2-3 muaj dhe pse nuk e bën ktu në privat, pasi në të  dyja vendet jam unë që do ta bej.

Dy të tjerët kur të vizitojnë në poliklinike ose në spital të rekomandojnë që ta besh ekon ne klinikat e tyre private dhe që të 5-të edhe kur rastet kanë qenë urgjente të njëjtat rekomandime të bëjne.

Bej pyetjen: Pse në spital vonohet 2-3 muaj ekoja? A nuk mundet që këta 3 mjeke që dinë ta punojnë ekon në klinikat e tyre private plus edhe  këtë të riun të shtojne orët e ekos në spital me turne dhe mos të të thonë të vonohet 2-3 muaj por të të japë një afat disa ditore apo javë?

Shpresoj Z. Rama që do t’u tregosh vendin këtyre të pafryrëve me lekë në kurriz të popullit dhe do të marrësh masa që mjekut të rekomanduar nga Ju t’i sigurohen kushtet e një pune sa me frytdhënese në spital dhe poliklinike.

Kjo është vetëm maja e ajsbergut duke mos shtuar paaftësine e tyre profesionale duke mos qenë në korrent me të rejat e shkencës mbase tani kanë gjetur rrugë të tjera për të mjele paranë në kurriz të popullit dhe duke u munduar me metoda të ndryshme të  largojnë te aftet.

 

Maksi Bratko

July 9, 2018 02:31
Komento

4 Komente

  1. Arben July 9, 10:48

    DHE PAS KETYRE LETRAVE NGA POPULLI,

    LIDRI BOTROR, VEPRON ME SHPATEN E TIJ

    MAGJIKE,

    OPO LUM SI NE QE TE KEMI O LIDR BOTROR.

    Reply to this comment
  2. katarakti July 9, 18:38

    Nje leter e thjeshte por qe trajton nje problem me shume rendesi: konfliktin ndermjet privates dhe publikes. Pacienti, deshiron te sherohet ne spitalin publik, por mjeku privat/publik ka interes qe te gjithe pacientet e spitalit te kalojne ne kliniken e tij private per analiza. Ne kete menyre pacienti duhet te paguaje dyfishin e çmimit. Ketu duhet dora e ministrise. Po çfare mund te beje ministria? Kjo eshte pune e Manastirliut_ Kontrolle te befasishme, ndalim te ushtrimit te aktivitetit privat kur punon ne spital etj etj. Keto ndryshime presin zgjedhesit.Pse nuk ka barna mjekesore ne spitale? Pse duhet te paguash gjithmone nen dore edhe per ato sherbime qe jepen falas nga qeveria? Jo daljet e Rames ne Facebook duke u kapur me gjithe miletin si nje ordiner.

    Reply to this comment
  3. Lili July 9, 22:39

    cka thot ministri i shendetsise per kete fenomen qe ky zotni aq mire po e tregon ketu? Problemi dihet ,nuk eshte i ri,pse nuk veprohet ne ministri e pse tolerohen keto deformime ne kurriz te qytetarit.

    Reply to this comment
  4. KORÇARI July 10, 00:09

    Si gjithmomë në VESH TË SHUDHËR do bien ankesat

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*