Z.Rama, ke të drejtë. Valdrini nuk ka asnjë lidhje me PS. As ti nuk ke

August 13, 2019 20:43

Z.Rama, ke të drejtë. Valdrini nuk ka asnjë lidhje me PS. As ti nuk ke

Për disa kohë, Valdrin Pjetri ishte i përkëdheluri i Edi Ramës dhe i Rilindjes.

Në pak kohë ai kaloi përmes disa posteve të rëndësishme, dy nga të cilat, ai i drejtuesit të Hipotekës në Shkodër dhe prefekt i rrethit, ishin nga më të njohurat.

Ai u bë aq i rëndësishëm, sa që, pa asnjë lloj droje se mund të gabojë, shefi i qeverisë i ngarkoi atij detyrën e primarit politik të Shkodrës, duke qenë në të njëjtën kohë edhe kryetari i ardhshëm i Bashkisë.

Sot publiku mësoi se paralajmërimet fillimisht në media për një dënim të mundshëm të Valdrinit në Itali, janë të vërteta, ashtu si edhe përfshirja e tij në tregtimin e drogës.

Po sot, z.Rama lau shpejt e shpejt duart dhe fajin politik e moral e hodhi mbi shpatullat e Valdrinit, i cili, është e pabesueshme të jetë kaq miop, sa të besojë se gjëra të tilla mund të mbesnin të mbuluara.

E dinte ai dhe jo vetëm ai.

Nuk është hera e parë që Edi Rama, pasi emëron njerëz me precedentë të rëndë penalë apo kapet me presh në duar si te Unaza, e heqë nga vetja përgjegjësinë dhe e kalon si pa të keq diku tjetër.

Një shitje e shpejtë, për të shpëtuar veten; braktisje për të qenë përsëri në lojën e politikës; hedhje e qyrkut të fajit tek vetëm një pjesë e fajtorit dhe zbardhjen e certifikatës së pastërtisë tek vetja; mohimin e atij që kishte pranë për të rritur besueshmërinë ndaj vetes; gjithçka, gjithë autoritetin e shtetit, “babloku” narcist i Rilindjes mund ta flijojë brenda ditës, nëse kjo do duhet për të mos iu cënuar imazhi i tij.

Nuk e kupton që është vetëm çështje kohe që ai imazh publik të zhbëhet.

Sepse është i rremë.

Elvis Roshi ishte një shembull, të cilin menduam se nuk do të përsëritej. Pasi e mbrojti, e la të gjithë fajin në portën e kavajasit, duke bërë të leshtin që nuk paska ditur asgjë.

Vangjush Dako po ashtu. I mbrojtur me afsh dhe duke bërë krahasime shifrash se sa kishte fituar në kohën e Berishës, sa në kohën e Metës, sa në kohën e Ramës, pastaj u ftillua papritur vetëm pas vendimit të DASH.

Deputeti Prenga, e njëjta rrugë, trafik narkotikësh, dënime në shtetin fqinj, pastaj përvetësime pronash, pasuri e dyshimtë, shtëpi, vila, toka dhe, në fund, ndarja duke zhveshur qyrkun e fajit.

Nesër do ndodhë edhe me Qazim Sejdiun; tre mandatet e tij në Elbasan janë të mbushur me ngjarje bandash me njerëz shumë afër tij të përfshirë. E megjithatë vetëm Edi i gjatë nuk ka parë e as ka dëgjuar ende gjë. Vazhdoi e lëvdoi Qazimin gjatë gjithë fushatës, e pas pak kohësh do mbajë një tjetër fjalim publik ndarjeje, me fjalë të zgjedhura prej “të padituri”.

Do bjerë gjykimi edhe mbi Gjiknurin. Megaskandali i Unazës nuk është vetëm vepër e ish-ministrit, siç nuk janë miliardat e koncesioneve; të cilat na u premtua se do zhbëheshin, por Rilindja i dhjetëfishoi me emrin e ri PPP.

Asnjëherë PS nuk ka qenë kaq e inkriminuar.

Asnjëherë një përfaqësues i së majtës në Shkodër por jo vetëm aty nuk është gjendur në një pozitë të tillë.

Ajo që e ka dalluar PS-në nga partitë e tjera kanë qenë pikërisht disa vlera krejt të kundërta me këto që po shfaqen përditë e më qartë tek grupimi i Rilindjes.

Grupim, i cili, e ka kthyer partinë më institucionale  në Shqipëri nga parti të votës së brendshme dhe vendimeve kolegjiale të forumeve, në parti të urdhërave me whatsap dhe diktatit delirant të një individi; të kryetarit zot – shkop që shkarravit mbi shtetin dhe financat si me bojrat “te oxhaku i Adit”; që luan me institucionet dhe emërimet si me koshin e basketbollit që ka në zyrë.

Po, zoti Rama po, këtë herë ke plotësisht të drejtë: Valdrini nuk ka asnjë lidhje me PS-në.

As ti nuk ke.

Dita

 

 

August 13, 2019 20:43
Komento

52 Komente

  1. Dori August 13, 20:46

    Partia Socialiste duhet ta kuptoje se duhet te nderroje kalin…!

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati August 14, 04:05

      Artikull i shkelqyer i Dita –Bravo !

      Sidomos titulli i artiullit , eshte perfekt

      Gjithe ajo Shkodres qe ka me mijera njerez te shkolluar e intlektuale,

      Ky bastard dhe hajdut Kryeminister vendos ne krye te qytetit nje rrugac e kriminel

      Dhe mire thote Dita, jo vetem ne Shkoder, por ky keshtu ben kudo.

      C’eshte ky monster qe ka zaptuar kreun e PS- dhe emeron ne vende kyce ne Administratat e qyteteve te Shqiperise, vetem Kriminele ??

      Cfare njeriu eshte ky mor vella ?

      Ky qenka me te vertete nje funderine e qelbur e VENDIT TONE..

      Cohuni more socialiste te gjithe ne proteste dhe hiqeni kete ndryesire nga kreu i PS-se,
      pa atje ne qeveri le te rije

      Por nga kreu i PS-se largojeni kete funderine morale, te ardhur nga plehrat e Tiranes

      Turp dhe faqja e zeze, te mbani ne krye nje ndyresire te tille si EDI RAMA,

      Ky qe kur ka ardhur ,
      ky vetem vjedh per vete me cdo mjet,
      ju nxin jeten njerezve te thjeshte me taksa te larta,
      dhe vendos ne krye te administrates lokale
      kriminele e rrugece te papare

      Reply to this comment
      • Sulo kapedani August 15, 17:15

        Ashtu sic shoku enveri sundonte partine e punes dhe sklleverit e byrose qe i benin fresk, ashtu edhe shoku edi vazhdon teatrin e tij dhe sklleverit e byrose se ps i bejne fresk

        Reply to this comment
    • Besniku August 14, 06:29

      PS , ata qe jane siper, jane te gjithe njelloj, dhe fshihen pas te gjatit, per te bere zullumet e tyre, si gjiknuri me shoke, te cilet ai i mban edhe se I ka dale boja, se vetem ata vazhdojne ta kercejne vallen sipas muzikes qe ai do.
      Ca si Ditmiri, qe ndoshta nuk ka te tjere, nuk zgjidhen as ne komitet drejtues, se nuk shkon pas kryetarit si qojle.
      Prandaj eshte koha per permbysje, ne partine e partise socialiste, jo thjesht ndrim kali.
      Eshte koha qe antaret e saj te zgjedhin njerezit qe do I drejtojne, qe dine te njohin e veprojne sipas idealeve te tyre.

      Reply to this comment
    • berka agolli August 14, 11:45

      kalin dhe gjithe yzengjite, kapistallet, ushkuret dhe torben e tagjise.

      Reply to this comment
  2. radioloja luli-lili-luja...dhe palloshi 2 metrosh August 13, 21:22

    Goditjen e pare
    Edi Rama( EKR) e mori ne 21 janar 2011 ku i doli situata nga kontrolli dhe lejoi ata qe vrane ne 2 prill 1991 te vrisnin dhe ne 21 janar por me nje skenar “mirror”
    Goditjen e dyte
    EKR beri krim moral qe u fut ne votimet e majit 2011 me ministrin vrases te bulevardit Lu Basha duke u bere gjykatesi i pare qe virgjeroi kriminelin Lul
    Goditjen e trete
    E mori kur i tha Satanai Sali ..kujdes Edwin bllokmeni se do te bej varrimin me madheshtor ne historine boterore….dhe nga krahu tjeter buzeqeshte honorable Arvizu me shakate me kripe te DUCE-BERISHES
    Goditjen e katert
    E mori kur deklaroi honorable A. se berisha eshte burre shteti dhe luli yll ne ngjitje qe nenkupton se NE arvizute caktojme rradhen e k/minstrave me parrullen
    POPULLI VOTON-AMBASDORI EMRON FITUESIN
    Goditjen e peste
    E mori kur shkoi ne promovimin e librit te Blendi fejzi esat pash toptanit dhe u dorzua para dyshes 2F ne menyren me te turpeshem te mundur
    Goditjen e gjashte
    E ka marre se ne vend te hapte defterin e mega krimeve te SRB per te cilen mori vota te mjaftueshme..eshte treguar me kanibali ne shqiperi me enverizmin
    Goditjen e shtate
    E mori kur pranoi nen presinin e nderkombetareve para nje viti qe nuk do perdori forcen e kartonave ne parlament pa miratim te pakices (dorzim pushteti ne tavoline)
    Goditjen e tete
    E mori kur ne prill 2014 ne nje konference per Kosoven ne Kukes e quajti tradhetarin berishe si nje atdhetar te madh per clirimin e Kosoves….
    Goditjen e nente
    E mori kur para nje vizite ne Amerike para dy muajsh..dekoroi Shikun e Visho Ajazit ??
    Goditja e dhjete
    Keto dite u kap ne Itali nje anije me 1.6 ton droge e ardhur dhe e kontrolluar nga shteti shqiptar me Rapisconin e tyre..qe tregon se jo vetem EKR ka vdekur me kohe por dhe qeveria e tij.
    Goditja e njembedhjete
    masakrimi i 3 KRYEBASHKIAKEVE…nga spiunet e sales (SS) qe ka ne dore terkendeshine bermudes president-prokurori-shik dhe ne menyre te fshehte dhe parlamentin e ilir mutes
    Goditja VDEKJE PRURESE e dymbedhjete dhe fundit
    Tentativa e sotme per te arrestuar SAIMIR TAHIRIN qe eshte kalaja e fundit e Rames
    ***********************
    Per sa me siper EKR eshe si puna e atij boksierit ne ring qe ka rene 12 here nockdown ne ring.
    Dhe albitri Lu duhet ta nderprese ndeshjen…..Por jo eshte shpejt akoma.
    Nje Edi Rame i goditur per vdekje ne ring eshte nje rast i persosur qe boksieri tjeter me pashaporta te dyshimta Lu Basha ti japi goditje te lehta nga mbrapa dhe te marre karriken e k/m ne 2017….ashtu si ja dhane kriminelit berishe pas 2 prillit 1991.
    Pra profecia e honorable Arvizu se Lul Basha eshte yll ne ngjitje ne qiellin e sterrosur te politikes po del e sakte.
    -edi rama sot eshte kufome
    -shteti ka vdekur
    -rilindja lindi e vdekur
    -dipllomacia nderkombetare eshte pro berishes
    PRA ESHTE KOHA PER RINGJALLJE…PER PRANGA BERISHES DHE DEBIMIN E EDI RAMES

    Reply to this comment
    • Gani USA August 13, 22:03

      Sa turp

      Reply to this comment
    • mirel August 13, 22:34

      Boll o bajge e Rilindjes se le nam. Sado te gjate ta besh komentin, duket qarte qe nuk e mbani dot eren e mutit qe ju ka plasur ne fytyre
      qelbesira kriminele
      Larg PS, bandite te ndyre

      Reply to this comment
      • Socialisti vertet qe se lidh gje me rilindjen e drogaxhive August 14, 12:15

        Hiqeni ket drogmen nudist nga PSja , kjo parti ka njerez te shkelqyer , duhet te ngrihen ne kemb socialistet ta heqin kte alabak te droguar qe e mbyti PSn me lloj lloj krimineli qe nuk po dim nga po dalin , DITMIR BUSHAT esht njeriu i duhur qe ishe futur ne mesin e ktyre ktriminelve dhe drogaxhive , kur nuk i erdhi mas avazit kti drogaxhiut kryetarit te rilindjes se me PSn kte nuk e lidh gje , e zbythi ditmirin duke mos i dhen as nje vend ne drejtim , megjithate vendi i DITMIR BUSHATIT nuk esht tek rilindja kti pushtit qe akuzonte te jatin qe i kish kapur gruan , por tek PSja e vertet qe tashme esht ne drejtim te pa ditur se i kan vjedhur logon ndertesen dhe elektoratin ky zhulci gjat qe ka fibi halen por dhiste ne mes te dhomes me gazet ne paris , ky rob i degjenerum .

        Reply to this comment
    • Sulo kapedani August 15, 17:18

      Ja edhe nje bythelepires i pushtetit, skllav muzhik me qellime te erreta e hodhi helmin e tij ne ere

      Reply to this comment
  3. Us August 13, 21:23

    Valdrini eshte rekrutu nga saliu dora vete ka qene drejtor angjesise se pastrimit parave sali ilir. Dhe gjiknurin do shitet dyshe.

    Reply to this comment
    • mirel August 13, 22:36

      Po o bajge ramiste po, po na mbush mendjen qe Valdirin qenka emeruar nga Saliu, po atehere dhe Ramuti qenka vene nga Saliu..dhe RIlindja qenka parti e Saliut,,
      O pleeeeeraaa te ndyra. Vdekjen meritoni tradhetare te poshter. tradhetare te ketij populli. Tradhetaret te shpreses, Tradhetare te se ardhmes.. tradhetare te brezave te rinj.
      Qelbesirat e shekullit, shkelet me kembe si hiena besimin qe ju dha ky popull
      Drurin ne koke, po he, se nuk keni pare gje akoma

      Reply to this comment
  4. Besi August 13, 21:44

    PS si partia me e emancipuar ne sistemin politik shqiptar duhet nje ore e me pare te zhduke nga drejtimi qelbesiren dhe te korruptuarin kryetarin e sektit kriminal te vetquajtur rilindje edvin ramen. Vetem keshtu do zhduken dhe simotrat apo si vellezerit e tij berisha basha meta. Kete nder ps duhet t’ja beje Shqiperise para se edvin plehra ta privatizoje dhe bleje Shqiperine permes parlamentit inekzistent dhe kukull ne duart e tij

    Reply to this comment
    • Zgjidhja August 13, 22:38

      Valdrin Pjetri, i Berishës dhe i Ramës

      Edi Rama e shiti sot Valdrin Pjetrin, kryetarin e bashkisë Shkodër, me votimet farsë të 30 qershorit, duke u shprehur se ‘…deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht’.

      Neveri për Rilindjen dhe për taktikat e saj të ndyra, kur gjoja distancohet prerazi prej njerëzve me të shkuar kriminale që denoncohen edhe pse e ka ditur shumë mirë të vërtetën e tyre kur i ka ngritur në pushtet.

      Përgjatë 6 viteve në pushtet Rama ka promovuar dhe mbrojtur stoikisht figura të lidhura me krimin, që kanë kryer vepra të rënda penale, por më në fund i ka braktisur.

      I tillë është edhe rasti i Valdrin Pjetrit të dënuar nga gjykata e Firences në 12 qershor 2003 për shpërndarje dhe prodhim të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.

      Karriera e tij në administratën shtetërore implikon njëlloj si Rilindjen dhe SHQUP-in. Ky person i dëbuar nga Italia, gjatë qeverisjes së Berishës në vitet 2010-2014 kishte detyrën e Administratorit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (ligji Anti Mafia dhe Financim Terrorizmi).

      Më pas, në qeverinë e Ramës, mbajti pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Pronave, Kryetar i Komisionit të Demontimit të Municioneve dhe Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në Minitrinë e Mbrojtjes.

      Nga janari në maj 2018 ishte kryeregjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë dhe më pas Prefekt në Shkodër.

      Prej kohësh ngulmojmë për reformimin e sistemit politik në Shqipëri, që kandidatët për kryetarë bashkie, apo për deputetë të mos dalin nga xhepat e kryetarëve, por nga vota direkte e bazës së anëtarësisë dhe e qytetarëve pa parti.

      Ndryshe, kandidatët e elitës së vjetër politike do të zgjidhen gjithmonë njerëzit e dënuar brenda dhe jashtë Shqipërisë për vepra të rënda penale.

      Reply to this comment
  5. Zgalem August 13, 22:24

    Nuk duhet te tregohemi me katolik se Papa . Ne se ka kryer nje denim dhe eshte bere nul ne Itali , ne s’kemi pse gjykojme ndryshe . Njerzit edhe denohen , edhe gabojne , por nuk eshte e thene qe te mos riedukohen dhe denimi s’ka pse I permendet . Per sa I perket PD , ka qene dhe mbetet mema e krimet ne kete tranzicion. Nuk pka pse paraqitet me mantelin puritan . Kriminelet me damke , I mba ne gjirin e saj , prej dekada te pa denuar dhe u bejne moral shqiptarve . Keta kriminele nuk kane shkuar as ne gjyq , ndersa Valdrin , ka kaluar ne gjyq dhe aktualisht , per mua eshte qytetare i lire . Nuk ka denime te perjeteshme . Edi Rama , I ka dorezuar ne drejtesi , njerzit , qe problemore , madje me pozita te larta . Rrastet analoge PD e Saliut, jo vetem s’i ka denuar , por ka nderhyre , per te fituar gradat e dyshimta .Nuk duhet te jemi ekstremiste ne vleresimin moral te njerzve . Kur gjykojme Partite , duhet te bejme krahasime me brumuin e vendit dhe me ligjit ne fuqi . Zgalem

    Reply to this comment
  6. intelektuali August 13, 22:45

    Eric Arthur Blair, i njohur me pseudonimin e tij si George Orwell ka shkruar ne librin e tij me fame boterore “Ferma e kafsheve”:

    NE FERME TE GJITHA KAFSHET JANE TE BARABARTA, POR DERRAT JANE ME TE BARABARTE SE TE TJERET

    Prandaj edhe “DERRI” i Edvini, Valdrin Pjetri njesoj i barabarte si:

    Elvisi i Kavajes dhe i Griseldes me barre
    Gjushi i Durrsit me Avdulajt e Shijakut
    Fatmir Xhafaj me Geronin e Babales
    Saje Qorri i Habilajve te Vlores
    Rroku, Frroku i Parlamentit

    por:

    Me i “barabarte” nga te gjithe eshte “DERRI”:

    Bashkim Ulaj me Lukunine e fallsifikatoreve te letrave per tendera publike.

    Reply to this comment
  7. Selim Shpuza August 13, 23:01

    dy gjera jane tani,ose Edi Rama do te diskreditoje PS me keta persona qe ve ne drejti,ose ai eshte kembe e krye i inkriminuar.Si s’ka turp e justifikohet per cdo emrim kriminal qe ben. Si ka mundesi qe ne ate armate socialistesh te ndershem,shkon e pikas vetem persona qe e kane nga nje bisht. Keshtu beri me Elvis Roshin,Vangjush Dakon,gardistin A. Malaj qe vrau kater demonstruesit,keshtu ka vepruar me drejtore hipotekash e digasteresh, qe here i nxirrte ne listen e zeze te korrupsionit, e pastaj po vete i merrte e i vendoste ne vende akoma me te mira.Mund ta kene kapur per fyti oligarket dhe nuk e leshojne me ,ose mund te mos jete edhe n erregull nga mente…

    Reply to this comment
    • Dn August 14, 13:16

      Jo , PArti socialiste edhe socialistet e kane diskredituar vetin duke votuar e rivotuar njerin qe thot nuk jam socialist e komunistet duhet me i varr, edhe pse va solli sipas jush kryeballistin e kryefashistin, ju prape e votuat!! Pra faji nuk eshte i Rames po i juaji: ju po e diskreditoni vetvetin! Ju po tregoni cka jeni vertete! Ia kthyet shpinen Enverit shume shpejt e u gjet vetem nje milosh per me mbajtur emerin komunist e tash prape lehni per luften e heronjt partizane qe i harruat per te shpetuar bythen ne 1990!!
      Mateni pra me Ramen, dillni vet ne zgedhje si enveriste ! Apo s’va mba se preferoni me u poshteruar ne PS nga Rama , qe te mos shihet cfare pakice jeni ne qofte se dillni ne zgedhje vete!

      Reply to this comment
  8. Filoeuropiani August 13, 23:24

    Gjithcka u ngjiz me ate rrahje shpatullash qe i beri Erdorami Sekretarit te Pare, Sali bishes pas Gerdecit. Ishte fillimi i fundit qe po zgjat ca.

    Reply to this comment
  9. alphade August 14, 00:10

    Plotesisht dakort me titullin e “zonjes” “DITA”: “Zoti Rama,
    ke te drejte ! Valdrini nuk ka asnje lidhje me PS. AS TI nuk
    ke”……….! Ky titull i gazetes nuk ka nevoje per asnje ko-
    ment ! Ndrro rruge, zoti kryeminister sepse po shkon ne
    drejtim te paditur….. ! ..

    Reply to this comment
  10. drita August 14, 04:50

    Kryeministri ED Sulltan Droga nuk mund te nderroje rruge, se ka rene ne qenef! Nuk ka rruge, do mbytet me te pegerat e tij!

    Reply to this comment
  11. kujtimi August 14, 07:08

    Valdrin Pjetri qenka denuar ne itali per shperndarje droge, dakort, krim dhe ka marre denimin e merituar, por ky krim duhet analizuar ne balance me krimet e bera nga politikanet tane e qe nuk jane denuar akoma, si psh: Krimet e pafund te berishes, metes, bashes, monikes, mediut, e sa e sa te tjereve, e vetem pastaj mund te beni komente te argumentuara e te sakta. Nqs nje politikoan i ps ka gabuar, ai po merr denimin qe meriton, po te tjeret kur da ta marrin denimin qe e kane stermerituar???

    Reply to this comment
  12. demo August 14, 08:33

    Edi Rama i mbledh vezet ne vrimen e gjarperit dhe pastaj habitet,qe nuk i dalin Pellumba.

    Reply to this comment
  13. ela August 14, 09:44

    Nje bravo te madhe per kete artikull,ke folur ne emer te te gjithe socialisteve,dhe menduam se kish guximin per ndryshim,por jooooooooo kure nuk punohet me mentalitetin e drejtimit te bashkise,sepse me plot gojen hajduteria aty fillon dhe me plote gojen te rinjte qe fillojne eksperiencen e punes nepermjet bashkise behen kryehajduta sepse institucioni eshte institucion sherbimi dhe tahfmaje e pasurise qe u ka munguar neper pronvincat ku kane jetuar dhe qe nepermjet fushatave jane punesuar,i ka kthyer ne uzurpatore te pasurive te tjereve duke e perfituar nepermjet presioneve monetare.eshte nje turp per vendin tone.ta gezoj Luli,Edi, e kollovarete e tyre kete vend.zoti eshte i madh

    Reply to this comment
  14. ETHEM LALAJ August 14, 10:22

    D I T A..Me vjen keq qe me nje fajsi te pavertetuare akona te V.Pjetrit 21 vjeçar qe na del i denuare ne 2003,te fajsoni Km e vendit EDI RAMA sikur ky te ishte shef kuadri ne digaster.
    -Opozita e PD e ka pasur Valdrinin drejtor te rendesishem kur qeveriste.Dhe e dinte mire rastin.Pse e nxjerr tani..!? Kjo ndodhi me vellan e F.Xhafes.Pra,Pd shpreson qe me gabimin e e Pjetrit te rrezoi Km e vendit.Kjo nuk do ndodh kurre sikur dhembi i PD-isteve te behet sa i ELEFANDIT.PIKE.

    Reply to this comment
    • Lili August 14, 13:21

      Pikerisht pyete vetin pse edi Rama shkoj edhe e morri nje njeri aq te afert me ish yqimetin ! Nuk keni asnje njeri tjeter qe duhet kryesocialisti te marre njereze te konsumuar ne shporten e Berishes?! Nuk me kujtohet te kemi degjuar ndonje socialiste te protestoje kur ky valdrini u zgodh nga Njishi per Shkodren!!

      Reply to this comment
      • @lili August 14, 16:00

        Ti mendon se nje hajvan si Ethemi ka kaq tru qe te pyes veten per sa thua? Ethemi eshte thjeshte nje idiot i dobishem qe vlen vetem per te votuar dhe te pellase cdo dite ketu per kryetarin e ripjelljes. Sa kohe te kemi Etheme “te djathte” e “te majte” mes nesh asgje ska per te ndryshuar.

        Reply to this comment
  15. Shqiptari i vertet August 14, 10:40

    Gazeta dita esht e vetmja gazet qe ja vlen ta lexosh per mendimin tim, si gjithmon ben analiza qe i sherbejn publikut. Shqiptaret duhet ta kuptoj se ky kryeminister nuk ka asnje ndryshim nga paraardhesi i tij dhe kete mund ta kuptosh fare leht nga menyra se si erdhi ne pushtet, ai bashkpunoj me kriminelat dhe hadudat e saliut pre te arritur qellimin e tij zaptimin e karriges te kryeministris qe aq shum e lakmonte sepse morali dhe sinqeriteti i mungonte, prandaj shumica e shqiptarve e kan kuptu se ky eshte njelloj si saliu si iliri apo luli dhe kte e treguan me 29 qershor.

    Reply to this comment
    • Lili August 14, 13:24

      Dita lecohet sidomos per komentet qe jane ma shume treguese se shtypi shqiptar!! Mesojme plot gjera qe shtypi nuk guxon me i thane! Edhe ´censurimi ´ i komenteve eshte po aq informuese sa publikimi i tyre!!

      Reply to this comment
    • Lili August 14, 13:25

      Dita lecohet sidomos per komentet qe jane ma shume treguese se shtypi shqiptar!! Mesojme plot gjera qe shtypi nuk guxon me i thane! Edhe ´censurimi ´ i komenteve eshte po aq informuese sa publikimi i tyre!! Mos prek erion veliajn tek Dita!

      Reply to this comment
  16. Shpetimi Debatik August 14, 11:12

    Eshte vecori e sistemit barbar politiko-ekonomik , ku si individi ashtu dhe partite shendrrohen ne GROPA. SEPTIKE .
    ………..dhe nuk pushojme se ngreni mut…. TUTTI.

    Reply to this comment
  17. Socialisti vertet qe se lidh gje me rilindjen e drogaxhive August 14, 12:17

    Hiqeni ket drogmen nudist nga PSja , kjo parti ka njerez te shkelqyer , duhet te ngrihen ne kemb socialistet ta heqin kte alabak te droguar qe e mbyti PSn me lloj lloj krimineli qe nuk po dim nga po dalin , DITMIR BUSHAT esht njeriu i duhur qe ishe futur ne mesin e ktyre ktriminelve dhe drogaxhive , kur nuk i erdhi mas avazit kti drogaxhiut kryetarit te rilindjes , se me PSn kte nuk e lidh gje , e zbythi ditmirin duke mos i dhen as nje vend ne drejtim , megjithate vendi i DITMIR BUSHATIT nuk esht tek rilindja kti pushtit qe akuzonte te jatin qe i kish kapur gruan , por tek PSja e vertet qe tashme esht ne drejtim te pa ditur , se i kan vjedhur logon ndertesen dhe elektoratin ky zhulci gjat kryekari rilindjes , qe ka fobi halen por dhiste ne mes te dhomes me gazet ne paris , ky rob i degjenerum .

    Reply to this comment
  18. ediide August 14, 12:26

    Historia dhe natyra, të dya të gjinisë femërore në gjuhën tonë të lashtë, u bënë bashkë për të pjellë dhuratën më të helmatisur për kombin shqiptar : Edi Ramën.
    Sali Berisha është vërtet nje shpellar i mjerë përpara Edi Ramës, krijesë e konceptuar në gjirin
    e Enver Hoxhës dhe i servirur Shqiperisë prej kriminelit më të pështyrë të Shqipërisë moderne:
    Fatos Nanos.

    Reply to this comment
  19. Mala August 14, 15:37

    Per rastin Valdrini u veprua shpejte,mire dhe drejte.ishte “prodhim” I Salihut.Kush tjeter ka prodhime te krimit, pervec kriminelit te licensuar ordiner”Made in Salih Berisha”.Rama mori vendim adekuat me dyshimin,te verteten aktuale dhe te pritjes te se vertetes reale.Kjo eshte menquria politike e mrekulllise.

    Reply to this comment
  20. Rozafa @ yahoo.com August 14, 16:47

    Taksapaguesit ne ket shtet paguajne istitucione te posacme qe verifikojne pastertine dhe cerfitikojne figuren e zyrtarit publik………keto ose jane te paafte…. ose kane nevoje per veting….

    Reply to this comment
  21. fisniku August 14, 16:56

    Me vjen keq por ka nje REZONANCE PERFEKTE TE GAZETES DITA ME SULMET E VOA-S ..si nuk u ndje kjo VOA kur salibiberisha vrau dhe tradhetoi ??
    PSE DITA & VOA hedhin bomba per gabimet e Rames dhe kane heshtur apo belbezuar per superkrimet e biberishes ?

    .Nuk e di pse LUFTONI me kaq “heroizem” keto fakte mikroskopike me Valdrina–Saimira–Fatmir Xhafa ??…Ne nje kohe kur ka qindra fakte teleskopike qe dipllomate apo stratege ne USA-BE kane mbrojtur hapur fare ..
    Besoj qe mbi 80 perqind e shqiptareve Sot Jane Kunder Rames..POR BESOMENI SE MBI 90 perqind e tyre jane kunder riardhjes ne pushtet pr here te trete te SALI SATANAIT

    .
    .Lexoni me kujdes ju lutem:
    .
    1-Sali Biberisha.. ka qene ..eshte.. dhe do te jete …nje kobure ne duart e makartisteve te tipit Biberaj-Rajerson qe zbatuan nje nga doktrinat me antishqiptare ate te “dekomunistifikimit” qe rezoltoi me reaksionare se NACERTANIA APO MEGALIDHEA
    2-Sali Biberisha eshte kriminel shume dimensional i kthyer ne perbindesh por absolutisht nuk eshte fajtor….
    Fajtori nr 1 eshte Donald Luli i rradhes qe ne menyre te kuptueshme eshte lexuesh fermanesh i berishisteve te Washingtonit & Brukselit qe nga Wisneri ..Podestat e deri te Elez Biberaj.
    .
    Fajtori nr 2 eshte KOQETREDHURI Edi Rama me Pisaistat e tij duke shtuar dhe intelektualet si Kadareja qe deri tani nga mijra krime te Biberishes nuk e kane hapur sqepin..
    _______________________
    Izet Haxhia-Mero Baze-Bedri Islami -Alban Dega dhe shume te tjere me shkrimet e tyre direkt apo indirekt kane kritikuar apo akuzuar Elez Biberaj si “nentoka serbe ne amerike” i cili eshte faktikisht Sali Berisha Amerikes.
    Kam shume argumente qe tregojne se pa u “rrezuar”Elezi=sali berisha amerikes” ai Saliu i Shqiperise do ju nxjerr uje te zi akoma
    _______________________
    Argumenti me i “ububujshem” eshte si me poshte:
    COMMISSION ON SECURITY AND COOPERATION IN EUROPE
    OF THE UNITED STATES CONGRESS (6 May 2013)
    Philip T. Reeker, ; Elez H
    Biberaj, ; Besa Shahini,analiste
    Gilbert Galanxhi, ..
    …..
    Ku shtrohen keto pyetje:
    E para
    Cfare statusi ka Elez Biberaj qe merr pjese ne kete forum kaq te larte te Kongresit
    E dyta
    Pse ne gjithe “hartimet” e ngjarjeve ne Shqiperi nga 2005-20013 e mbajtura ne kete komisjon nuk ka asnje fjale:
    -Per masakren e 21 janarit
    -Per Holokausin e Gerdecit
    -Per vjedhjen e Bashkise Tiranes nga Arvizu & Basha
    -Per vrasjen mafioze te Kosta Trebickes
    -Per prokurorin amerikan qe mbuloi kete vrasje
    …..etj etej….
    ………………….
    Pra pyes publikisht zoterinjte KOMENTUES :
    A nuk e kuptoni qe Sali Bisha ka nje mbrojtje te fuqishme nga berishistet e WDC & BE me ne krye tropojanin e malezezuar Elez Serbiberaj ?
    …..
    A nuk e kuptoni qe largimi ne kete menyre i Perversit Edi Rama behet per te ri-prure ne pushtet Monstren me te Ndyre qe ka nxjerre shoqeria njerzore per te gjithe kohrat Sali Serbiberishen..??
    Epilog
    .
    OK jam dakort qe Edi Rama te marre denimin me te rende te mundshem per gafat e tij ..le te futet ne nje fuci bitumi…POR
    Nese politik-beresit amerikane qe merren me Shqiperine per 30 vjet me ne krye “mekembesin e mbretit” Elez Biberin qe eshte saliberisha amerikes po heqin dhe masakrojne meditikisht Edi Ramen per te prure ne pushtet 2B (bash-berishen) na ngelet te mendojme se ju shqiptaret po trajtoheni si Kavie Eksperimentale dhe e meritoni

    Reply to this comment
    • Baca August 14, 23:02

      Ketu rensi ka qe te kuptojm se kta jane te gjith njelloj si saliu si rama meta apo luli dhe jo te grindemi si cili esht me pak hajdut apo kriminel se tjetri.

      Reply to this comment
  22. Diti August 14, 17:17

    Tani me qe Edi Rama eshte lakuriq perballe projektoreve,edhe ju po e shani.Megjithese nuk leni gje pathene per the,kur vjen puns the Vita per te votoni she ju vini nga “Partia mbi the gjitha” dhe ju per Partine ju jepni grate e vajzat e s po jepni votat.

    Reply to this comment
  23. pilo August 14, 20:04

    Shume te pa pune paska sot qe kane komentuar kaq shume, por asnje nuk sqaron se si mund te veprohet ne kete rast. Ne radhe te para Rama nuk e ka shitur, ai dhe kushdo shet veten se kur ka nje mize ne kesule o duhet ta heq , o duhet te kruhet qe ta marrin veshe te tjeret. Rama ka mbajtur sendrim te prere dhe kjo eshte korrekte, pavaresisht se dikujt i pelqen apo dikujt nuk i pelqen; ne kete rast, komisioni zgjedhjeve dhe prefektja e Shkodres duhet te konstituojne bashkine para dates 20 gusht sipas kushtetutes me keshill bashkiak e me kryebashkiak.
    Valdrin Pjetri, meqense ngrihen akuza kunder tij, duhet te jape doreheqjen deri ne vertetimin e çeshtjes nga organet ligjzbatuese dhe jo nga Gazmend bardhi apo Lul Basha. Voltana Ademi s’duhet te rrije asnje dite pas 20 gushtit sepse funksionon keshilli bashkiak i ri dhe detyren e kryetarit e kryen nenkryetari deri sa Presidenti te dekretoje nje date per zgjedhjen e kryetarit ne Shkoder si e percakton kushtetuta, pa cenuar keshillin bashkiak. Ne qoftese presidenti nuk e ben, eshte ne shkelje flagrante te kushtetues, bashkia vazhdon punen dhe presidenti vazhdon me komisionin e hetimit te parlamentit. Pra, tani Rama nuk duhet te marre pjese, por konstituimi behet ne menyre ligjore. Ne qoftese Valdrin Pjetri, nuk jep doreheqjen te nesermen, atere me kompetencat e kryeministrit, Edi rama e shkarkon dhe puna merr fund ligjerisht. Gazetat, televizionet qe nga VOA e Elezit e deri tek e Saliut, te bejne punen e tyre, ligji dhe kushtetuta punen e tij.

    Reply to this comment
  24. Mark UK August 15, 13:37

    Ka thane halla Drane mos i nguc grerzat me krane (thuper) se ke nguc te zezen tane thojn ne Shkoder.Habitem si nuk e ka dite Valdrini ket barselet.m

    Reply to this comment
  25. sotiri August 15, 15:05

    Partia Socialiste bashke meate Demokratike do te ishte mire per Shqiperine qe te nxirreshin qe te dyja jashte ligjit.

    Reply to this comment
  26. Andre August 15, 17:23

    demo
    “ Edi Rama i mbledh vezet ne vrimen e gjarperit dhe pastaj habitet,qe nuk i dalin Pellumba “.
    Kjo eshte rruga, menyra dhe perzgjedhja qe “Rilindja” , ndryshe Edi Rama, ka bere dhe bene per caktimin e Vartesve me rendesi taktike dhe strategjike te interesave te Tij.
    Ky i Valdrinit eshte shembulli i fresket i ketij fakti, sepse ka edhe shembuj te tjere para ketij, qe vertetojne konkluzionin e mesiperm. Gjej rastin te permend dy, janeAdministratoret e Albpetrolit te emruar nen perzgjedhjen direkt te Edi Rames, Endri Puka dhe pas-Endrit, Dritan Spahiu. Te dy injorante komplet per problematiken e Naftes, por teper xhonglera per te transformuar Asetet e Albpetrolit nga shteti tek privatet (qe gjithashtu jane te perzgjedhurit e Edi Rames). I Pari, realizoi DHURIMIN e Vendburimit te Ballshit nga shteteror drejt Alban Pezes, I dyti, pas te Parit, realizoi dhurimin e plote te ketij Vendburimi teper efektiv drejt Te perzgjedhurit Alban Peza, mik teper i ngushte i K.M. Edi R…, duke pregatitur dhurimin e plote te Vendburimeve te Naftes – te mbetura ne pronesi te shtetit.
    Mos valle edhe per keta Administratore nuk din gje padrinoja Edi Rama ?!
    Konkluzion : Ne vazhdimesi jane duke dale fakte te shumta qe vertetojne se edhe “Rilindja” me ne krye Edi Ramen po vepron sikur nje Bande, ngjashem krejt me Banden qe krijoi Sali Berisha, por me modern dhe i sofistikuar se I Pari.
    Partia Socialiste eshte ne grahmat e fundit te egzistences se Saj. Me mire keshtu, sepse Pastrimi ( Vetingu ) I Politikes eshte nje nga faktoret qe do te ndihmoje qytetaret e Shqipetrise per te jetuar me dinjitet dhe sovrane brenda territorit te Shqiperise, por edhe per te qene krenar jashte Kufijve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin