Z. Rama, po me Qemal Stafën ç’patët?

Guri Shyti May 8, 2016 00:38

Z. Rama, po me Qemal Stafën ç’patët?

Z.Kryeministër, kundërshtarët tuaj politikë dhe ata që janë kundër disa detajeve të stadiumit të ri të Tiranës, kanë bërë vërejtje të shumta, por, për çudi, nuk jua kanë përmendur fare se pse do t’ia ndryshoni emrin, nga Qemal Stafa në Arena Kombëtare.

Dhe nuk kam dyshim që e dini pse: u është bërë qejfi shumë që do të vazhdoni rrugën e tyre, duke fshirë nga historia e Luftës së popullit shqiptar edhe një shembull frymëzimi, edhe një hero të popullit, siç është Qemal Stafa. Ata, midis vedi, ju kanë falënderuar, por pa jua thënë hapur sepse ju urrejnë duke ju quajtur komunistë, nofkë që mund ta meritojë kushdo, por jo ju.

Një fakt që e vërteton këtë është edhe heqja në mënyrë krejt arbitrare e emrit të stadiumit. Ju kërkoni të bëni atë që bënë ata, kundërshtarët tuaj politikë, të cilët janë edhe pinjollë të bashkëpunëtorëve të fashizmit, me Heronjtë e Vigut dhe me shumë e shumë simbole të Luftës Heroike të shqiptarëve përkrah koalicionit botëror antifashist.

Ndonëse duhet ta dini, por, gjithsesi, po jua kujtoj se Qemal Stafa ishte një i ri entuziast, sportiv, por edhe atdhetar zemërzjarrtë, që u vetëmohua, në moshën njëzet e një vjeçare, për lirinë e Shqipërisë nga bisha fashiste që e kishte pushtuar dhe nga bashkëpunëtorët e tyre vendas.

Kjo përçapje juaja tregon edhe se janë të vërteta fjalët lidhur me zhvendosjen e Varrezave të Dëshmorëve nga vendi ku ata prehen sot, në ndonjë drejtim tjetër, s’ka rëndësi se ku. Ai vend mund të jetë edhe pranë ndonjë landfili plehrash, siç ndodhi me Heronjtë e Vigut, në Shkodër. Fakti që ju, në daljet tuaja të disahershme në ditë përpara kamerave televizive, nuk keni guxuar të thoni asnjë fjalë lidhur me këtë lajm, tregon se Organizata e Veteranëve të Luftës e ka të drejtë shqetësimin për këtë akt, pak të thuhet, makabër, që po përgatitet.

Pa dashur të futem në hollësira teknike, arkitekturore të stadiumit, unë, si ish-sportist, dua të shpreh ndonjë mendim edhe për mundësitë funksionale të stadiumit të ri. Nuk di të ketë ndonjë kryeqytet të Europës që nuk ka një stadium olimpik, me të gjitha parametrat që e përcaktojnë atë. Dhe parametri kryesor është pista e atletikës, apo elemente të tjera që shërbejnë për të zhvilluar stërvitje dinjitoze bashkëkohore në disiplinat e saj, por edhe gara olimpike.

Në qoftë se nuk bëhen në këtë stadium të ri, ku do të bëhen atëherë? Mos doni të thoni se do të bëhen në karakatinën “Dinamo”?

Por le të shkojmë më tej. Thuhet se, jo vetëm kulla, por edhe mjediset e tjera të stadiumit do të shërbejnë si qendra biznesi. Nuk më thoni çfarë e lidh një impiant sportiv i këtyre përmasave me qendrat e biznesit? Qendra të tilla, ku siç dëgjojmë, janë pastruar dhe vazhdojnë të pastrohen para, Tirana ka me shumicë, prandaj nuk ka pse “bizneset” të futin kthetrat e tyre edhe në atë që duhet të jetë tempulli i sportit. Stadiumi i ri, me sipërfaqen që zë, duhej të shërbente si qendër stërvitore për peshëngritjen (pyesni peshëngritësit, por edhe sportet e tjera, se në çfarë kushtesh mjerane stërviten), për mundjen, për lojërat, volejboll, basketboll, pingpong etj., ose, pse jo, të ndërtohej edhe ndonjë pishinë, qoftë edhe 25 m e gjatë, për stërvitjen e notarëve, apo edhe shumë mjedise të tjera.

Janë të habitshme dhe revoltuese faktet që dalin në shtyp lidhur me aferat që po bëhen prapa skene nga firma e biznese që nuk e kanë besueshmërinë e duhur, apo privatizimi i stadiumit shtetëror (!), ndërkohë që e quajmë “Arena Kombëtare”. Çfarë arene kombëtare mund të jetë një stadium privat, me të cilin pronari mund të bëjë si t’i teket, ashtu si kushdo me pronën e vet? Mua si qytetar, patriot i këtij vendi, edhe këto më shqetësojnë, por fakti që stadiumit kombëtar do t’i ndryshohet në mënyrë kriminale emri dhe fakti që ai do të jetë një funksional, pra vetëm për futbollin, dhe shumë funksional për biznesin, më bën të ndjehem shumë keq.

Ju bëj thirrje qytetare, si veteran i luftës dhe si veteran i sportit, ta rishikoni seriozisht qëndrimin tuaj lidhur me sa ju sugjerova unë më sipër, por edhe shumë specialistë të mirëfilltë të sportit dhe të arkitekturës.

Z. Kryeministër! Kokëfortësia për të mbrojtur diçka që shumica e komentuesve nuk e pëlqejnë, nuk ju bën nder. Tek e fundit stadiumi do të jetë i popullit, i sportistëve dhe trajnerëve, prandaj duhet të dëgjohet edhe zëri i tyre. Shpërfillja, Z. Kryeministër, vetëm shpërfillje sjell.

Guri Shyti May 8, 2016 00:38
Komento

11 Komente

  1. demo May 8, 05:34

    Jam dakord plotesisht me artikull shkruesin.Nisur qe nga emertimi,vete fjala ARENE ne lashtesi perfaqesonte ngrehinen e mbyllur ku kacafyteshin BISHAT,gladiatoret,ku kenaqnin instiktet shtazarake turmat e etura per gjak.Ky delirant ka projektuar kete ngrehine qe ngjan si KASAPHANE e pergjakur,rrethuar me mijra hanxhare betoni,,Kjo SALLHANE E PERGJAKUR vetem me SPORTIN nuk ka te beje. Mungesa e pistes Atletike e perforcon emrin qe i ka ngjitur.

    Reply to this comment
  2. KORCARI May 8, 11:10

    Jam plotesisht Dakord me artikullshkruesin, vitet e fundit kam vene re nje perpjekje per te lene ne hije ose mohuar dhe pse jo zhdukur plotesisht me lloj lloj pretekse CDO GJE KOMBETARE ,Qofte kjo figura te Shquara te Kombit psh: SKENDERBEU,NENE TEREZA, APO DHE HERONJTE E LUFTES NCLK. ESHTE TURP PER CDO KOMB TE MOHOJE APO TE LERE NE HIJE HISTORINE E TIJ.

    Reply to this comment
  3. antifashisti May 8, 14:44

    E pershendes te nderuarin Guri Shytri per gjithcka ka shkruar!
    Edhe une i kam ngritur keto shqetesime ne komentet e bera ne disa gazeta lidhur me prishjen e stadiumit,por me e keqja eshte tek PUSHKATIMI I DYTE I HEROIT QEMAL STAFA duke ia hequr emrin e tij stadiumit KOMBETAR!
    Autori i vetem i kesaj menxyre kriminale eshte kryeministri Edi Rama!
    Eshte po ku njeri qe e ka deklaruar me pare se LUFTA ANTIFASHISTE NACIONAL-CLIRIMTARE nuk ka qene e tille,por vetem LUFTE CIVILE!
    Eshte ky njeri,qe e URREN kete LUFTE TE LAVDISHME prandaj eshte vene ne sherbim te kelysheve te bashkepuntoreve me pushtuesit,qe te zhdukin cdo gjurme qe perjeteson kete epope te lavdishme!
    Eshte kjo arsyeja,qe ky njeri,per fat te keq edhe kryetar i PARTISE SOCIALISTE,qe i URREN edhe VETERANET E LUFTES,FAMILJEVE TE DESHMOREVE dhe ish USHTARAKET!
    Eshte kjo arsyeja qe ky njeri jo vetem do t’i heqe emrin e stadiumit “QEMAL STAFA”,por pas kesaj mund te marre nismen tjeter edhe te ndryshimit te DITES SE DESHMOREVE qe eshte sot 5 MAJI,sepse QEMAL STAFA perfaqesoka vetem komunistet dhe jo te tjeret!
    Dhe ne keta te tjeret me siguri do te futen “deshmoret” e shpallur si te tille nga tradhetari Sali Berisha,por qe u vrane si bashkepuntore me pushtuesit,spiunet dhe diversantet, qe u denuan nga drejtesia shqiptare per krime kunder popullit,shtetit etj!
    A mund te rrine ne nje varreze edhe TRIMAT PARTIZANE TE RENE NE LUFTE KUNDER PUSHTUESVE me “trimat” balliste si Hysni Lepenica qe u vra nga fashistet e kapitulluar italiane duke tentuar te vidhte gazermat?
    A mund te jene ne nje varreze PARTIZANET TRIMA me “trimat” e demokracise si kriminbelet Hamit Matjani,Isa Toska,Muharrem Bajraktari,Prek Cali,Azem Hajdari apo neser edhe Sali Berisha???
    KURRE NUK MUND TE NDODHE KJO!
    PARTIZANET DESHMORE e kane merituar me LUFTE vendin e tyre per t’u prehur ne paqe ne ate vend ku i mbron edhe monumenti MADHESHTOR veper e babait te ketij te PAUDHI (sot kryeminister),te nderuarit Kristaq Rama!
    Eshte kjo arsyeja pse ky kryeminister HESHT qe rruges se “DESHMOREVE TE 4 SHKURTIT” ju nderrua me emrin e nipit te kriminelit Xhaferr Deva,pra Ibrahim Rugoves apo qendrimin akoma te shtatores se TRADHETARIR Ahmet Zogolli!
    Dhe me e keqja eshgte se ky kryeminister,per heqjen e emrit te Qemal Stafes,jo vetem nuk eshte konsultuar me njeri,por ashtu si gjithmone ndjek metoden fashiste te FAKTIT TE KRYER!
    LAVDI HEROIT TE POPULLIT QEMAL STAFA!

    Deri kur do ta kuptojne SOCIALISTET se kane per kryetar te tyre nje ARMIK TE LUFTES PARTIZANE dhe te atyre vete?

    Reply to this comment
  4. shqiptari normal May 8, 15:50

    U lumte pena, shume i nderuari Guri Shyti! Gjithcka qe shkruani ne kete artikull eshte mrekullisht shqiptarizem dhe jo neofashizem blu apo roze.

    Reply to this comment
  5. sabo May 8, 16:58

    Artikull i kohes ,artikull i nji veterani dhe sportisti qe me sinqeritet shpreh qetsimet e tija per nismat e arenes sportive qe po ndermer Kryeministri Rama , eshte koha qe ky kryeminister te reflektoj se po i ngjane me veprimet e tija Sali shpellarit

    Reply to this comment
  6. odin May 8, 19:13

    Jeni shume vone per ankesa. Ka 25 vjet qe shkaterrohen fusha sportive e lulishte. Pervec emrit nuk ka vend per sugjerime te tjera. Kjo per arsyen e thjeshte: shteti s’ka pare. Shqiperia ka arritur fundin. Ky shtet ka vite qe mbahet me kredi e ndihma. Aktualisht nuk kemi as stadium futbolli e as olimpik. Olimpik nuk mund te behet pa hapsirat e lira qe kishte rreth e rrotull. Privati po investon dhe do pjesen e tij, nuk po dhuron.

    Reply to this comment
  7. shaqo May 8, 20:04

    Pse a nuk eshte mire te quhetARENA KOMBETARE QEMAL STAFA ne vend te stadiumi kombetar Qemal Stafa. Mbase eshte lene qe te konvertohet ne kete menyre emertimi.

    Reply to this comment
  8. faro May 8, 20:08

    Kurresesi nuk duhet hequr emri i heroit Qemal Stafa.
    Qeveritaret shkojne e vijne.
    Por:
    Qeveritaret heonj i numeron me gishtat e dores e gjithe bota.
    Ai qe guxon te heq emrin e heroit demton rende veten perfundimisht.

    Reply to this comment
  9. Onkezmi May 8, 23:16

    Rama eshte shkaterruesi i fundit i vendit.Rama nuk deshi te atin e tij,e jo Q.Stafen.Rama ky aventurier,qe na mbiu ne prak ta gezojme.Shkrime si te Gurit duhet me shume,qe ti kujtohen neser ketij hajduti dhe imorali…

    Reply to this comment
  10. Timi May 9, 12:05

    Arena Kombetare eshte emri i dihur per nje stadium dinjitoz…Mjaft me me emra ordinere njerezish we nuk jane asnje merite ne histori. Qemal-rat i ngriti ne qiell propaganda komuniste dhe eshte mire qe ne ti ulin aty ku duhet…duhet ti japim fund ketoj budallalleku komunist duke i vene emra njerezit koti institucioneve e rrugeve…jemi qesharake

    Reply to this comment
  11. Fadil May 10, 01:49

    Pajtohem plotësishtme artikullshkruesin atdhetar, Guri Shyti!
    -Për të gjitha shqetësimet e drejta që ka ngritur në këtë shkrim-reagim!
    Por, në veçnti për ndryshimin e emrit të stadiumit të kryeqytetit, Tiranës.
    Emri i heroit Qemal Stafa, është njëri nga emerat më të ndritur të historisë sonë të lavdishme, përkrah emrit të madhe të gjeniut, Enver Hoxha!
    Lavdi Enver Shqipos!
    Lavdi heroit të popullit, Qemal Stafa!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*