Zaev i bën thirrje maqedonasve: Gëzohuni, NATO i hapi dyert

July 11, 2018 21:47

Zaev i bën thirrje maqedonasve: Gëzohuni, NATO i hapi dyert

 

“Gëzohu Maqedoni! Dyert për anëtarësimin tonë të plotfuqishëm në NATO janë të hapura”, është shprehur kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook, lidhur me vendimin, të cilin e sollën sot në ditën e parë të Samitit të NATO-s në Bruksel, liderët e vendeve anëtare të Aleancës për ta ftuar Maqedoninë për t’i filluar negociatat për inkuadrim.

“Pasdite vendet-anëtare të NATO-s vendosën të na japin ftesë që Republika e Maqedonisë ta fillojë procesin inkuadrues për anëtarësim në Aleancë. Partnerët dhe miqtë tanë sot na dhanë mirënjohje. Është njohur përkushtimi i fuqishëm, janë plotësuar të gjitha kriteret”, theksoi Zaev.

Ai theksoi se sot është një ditë e madhe, historike për Republikën e Maqedonisë.

Premtoj se do të sjellim ende lajme të mira edhe në periudhën që është para nesh, në dobi të të gjithë qytetarëve të vendit tonë”, shtoi kryeministri, i cili është mysafir si folës në konferencën NATO Engages në kuadër të Samitit në Bruksel.

l.h/ dita

July 11, 2018 21:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*