Zaev: Nëse plotësohen kushtet, zgjedhje në nëntor

June 26, 2016 17:46

Zaev: Nëse plotësohen kushtet, zgjedhje në nëntor

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të mbahen në nëntor, nëse paraprakisht plotësohen kushtet e parapara me marrëveshjen e Përzhinës, që parasheh zgjidhjen e krizës së rëndë politike në Maqedoni, ka deklaruar për radion “Evropa e Lirë”, kryetari i Lidhjes Social Demokrate të opozitës, Zoran Zaev.

Ai thotë se pa plotësimin e dy kushteve kryesore, pastrimin e listës zgjedhore dhe reformat në media, data e zgjedhjeve nuk do të kishte asnjë rëndësi.

“Marrëveshja e Përzhinës ka një qëllim të vetëm, legjitimitetin e plotë të fituesit. Kushtet janë qëllimi kryesor i marrëveshjes dhe jo data e mbajtjes së tyre. Kujt i nevojiten zgjedhje kriminale? Qytetarëve me siguri se jo. Reformimi i mediave është një nga kushtet, çështja tjetër ka të bëjë me pastrimin e listës zgjedhore. Këto janë dy kushtet minimale që kërkojmë të plotësohen që të mundet opozita të ketë prezantim të barabartë në media dhe qytetarët të dinë se vota e tyre do të vendosë se kush do të drejtojë Maqedoninë”, thotë Zaev duke arsyetuar edhe vendimin e fundit të opozitës për bojkotin e punimeve të Kuvendit të Maqedonisë.

Lideri opozitar thotë se funksionimi normal i Prokurorisë speciale, që po heton dhjetëra zyrtarë të lartë për vepra të rënda penale, ka rëndësi të jashtëzakonshme për zgjidhjen e krizës politike.

Sipas tij, kriza nuk mund të quhet e mbyllur pa pasur një epilog gjyqësor për të gjithë zyrtarët e përfshirë në krime, e që dolën në sipërfaqe nga ajo që njihet si aferë e përgjimeve.

Zaev thotë se për të fshehur krimet, pushteti po bën gjithçka për të mbajtur peng punën e Prokurorisë, e që dëshmohet edhe me nismën në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së formimit të saj në Kuvend.  / REL  

Ju Rekoman
June 26, 2016 17:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim