Zaev-Thaçi: Kosova dhe Maqedonia nuk kanë asnjë çështje të hapur

September 12, 2018 12:43

Zaev-Thaçi: Kosova dhe Maqedonia nuk kanë asnjë çështje të hapur

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi zhvilloi një vizitë në Maqedoni ku u takua me kryeministrin Zoran Zaev.

Gjatë konferencës për shtyp, kreu i shtetit të Kosovës tha se dy vendet nuk kanë asnjë çështje të hapur mes tyre.

“Kosova dhe Maqedonia nuk kanë asnjë çështje të hapur, janë dy shtete mike me një bashkëpunim të shkëlqyer”, deklaroi Thaçi, i cili njëherësh përshëndeti edhe arritjen e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, raporton Alsat.

Nga ana tjetër, kryeministri Zaev përshëndet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar mbështetje që çon në zgjidhje.

“Maqedonia përshëndet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Maqedonia mbështet zgjidhjen që do të përforcojë, paqen dhe stabilitetin në rajon. Është e rëndësishme që liderët e rajonit të bashkohen në rrugën drejtë integrimit euro-atlantik”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër i Republikës së Maqedonisë.

a.s/dita

September 12, 2018 12:43
Komento

3 Komente

  1. duaje keq (ose mire), jepu hakun...popullore . September 12, 13:47

    ky zaevi dhe ne mos qofte “patriot” per vendin e vet (gje qe une e besoj) , ka kap tezen me moderne; “paqe jo lufte” . ndryshe nga albin kurti dhe shpetim idrizi; “lufte me te gjithe” …dhe s’jane aspak patriote, pasi jane, parazite, qe hane buken e elektoratit te ndershem, qe s’i voton asnjehere .

    Reply to this comment
    • mirel September 12, 14:57

      Ca flet o budalla?
      Rexhep Qosja ne shkrimin e fundi deklaroi qe Kosova i ka “mbyllur” problemet me Maqedonine duke i falur shume territore nga zinat kufitare.
      Kete e ka bere me Malin e Zi, te cilit i ka lene fuqine e kufirit te hapur, dmth nuk ja ka dhene limitin deri ku Mali i Zi do i shtyje tokat, sa ti doje qefi.
      Te njejten ghe po bejne me Serbine. Por tani nuk eshtw puna se do japin vetem Mitrovicen, por dhe Trepcen, dhe Liqenin e Ujezanes, ne mos gaboj per emrin
      Pa keto te dyja Kosova i bie ti shtrihet ne kembe Serbise dhe njehere nga e para.
      Ja pra, kjo eshte paqa e fituar me toka shqiptaresh, ne kushte paqeje te perjetshme, pa lufte.
      Ku ka me mire ashtu se te ti japin tokat vete?
      Ka arritur puna qe tokat jepen me facebook.
      Psh Thaci..ai i ka postuar ketu e nje muaj dheniet e tokave shqiptare.
      Po ashtu dhe Ramuti, duke postuar kaq e kaq here anetaresimin ne BE ka shkrire Shqiperine per Greqine.
      Vetem me ca te rena te tastieres ikin dhjetra milje detare dhe qindra kilometra territor.
      Koha e digitalit tani.
      Paf i fut nje “enter” dhe u krye.
      Pse do beje lufe Zaevi!?

      Reply to this comment
  2. Alban Dega September 13, 04:48

    From: Alban Dega
    Date: September 6, 2018 at 4:43:50 PM EDT

    DERMA HUMAN E NARKOTRAFIKUT!

    – Kushtrim per lufte ndaj Mafias!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Zbulimi nga “Fiks Fare “ i Top Chanal te nje rrjeti 24 karat Mafioz tregtie njerezish, tregetie skllavesh, human trafiku me qender ne Tirane dhe Tetove.
    Kryetari i Shoqates Artistike “Ferdinand Deda” eshte strumbullari dhe kryetari i ketij mini- rrjetimafioz te human trafikut, nje kriminel I degjeneruar qe po te ishte ketu ne SHBA do ta ngryste jeten ne burg !
    Po aq kriminel e fajtor eshte pronari i restorant- hotelit ne Tetove dhe klientet kriminele te tij per. Policia dhe prokuroria shqiptare duhet te bashkepunojne me autoritetet maqedone por edhe me gjere !
    Pa asnje dyshim kjo eshte vetem maja e ajzbergut te human trafikut jo vetem me Maqedonine, por edhe me Kosoven, Malin e Zi, Greqine, Italine e shume me gjere, ku malli kryesor “ Made in Albania eshte “ Mishi i Bardhe” shqiptar !
    Trafiku i njerezve dhe Narkotrafiku jane krimet me te renda pas Terrorizmit dhe vrasjeve ne mbare Boten demokratike dhe denohen teper ashper kudo.
    Nje nderim madhor per Top Chanal, per Filipin e Madh Cakuli dhe stafin e shkelqyer te tij per kete e pothuajse te gjitha emisionet e tyre fantastike…
    Kjo eshte media qe duam e qe i duhet Shqiperise qe duam!
    Nje turp i madh per Policine e Shtetit, per SHISH-in per ministrine e Brendshme dhe qeverine Rama, nen hunden e te cileve ndodhin akte te tilla mafioze e kriminale te turpshem, skandaloze te pafalshme !
    Eshte urgjente qe ministria e Brendshme, SHISH-i, Prokuroria e Pergjithshme, Qeveria dhe Kuvendi i Shqiperise pa humbur kohe te ngrene struktura e Departamente te posacme dhe specializuara, te hartojne e miratojne ligje teper te rrepta per narkotrafikantet, per tregtaret e mishit te bardhe= human trafikantet dhe ti vleresojne ato ne te njejten kategori me terrorin dhe vrasjet !
    Policia dhe SHISH-i si dhe Prokuroria dhe ligji duhet te jene nje hap para terrorizmit, vrasjeve, narkotrafikut e human trafikut e jo te marrin njoftime e filmime nga media per krime te tilla te perbindshme, e jo te presin syshqiponjat e FBI-se, DEA,…. sherbimeve sekrete amerikane, angleze, gjermane, etj.
    Aq me pak te presin qe gazetaret te vene jeten rrezik per krime kaq te renda, qe ato e kane detyre paresore per ti parandaluar, goditur e ndeshkuar me gjithe fuqine e ligjit!
    Gazetare si kjo e Top Chanalit jane heroina qe meritojne nderimin maksimal nga shteti shqiptar!
    Hallall gjirin e nenes biologjike dhe Nene Shqiperise per guximin, mencurine, gjakftohtesine ne kete mision te veshtire per tu treguar politikaneve tane se kane shume per te bere kunder krimit !
    Le te jene vrasjet makaber te diteve te fundit dhe ky emision nje sirene alarmi nje kushtrim per te gjitha strukturat ligjzbatuese ne Shqiperi per tu zgjuar dhe vepruar si nje grusht i vetem ndaj Mafias shqiptare dhe nderkombetare dhe krimit individual apo te organizuar ne Shqiperi dhe brenda 30 ditesh ti japin grushte dermuese, tu japin dermen ketyre banditeve e krimineleve perbindesh, qe marrin frymezim edhe nga “ Banda e Gangstereve dhe Mafia krejt jashte kontrollit e Sali Berishes dhe strukturave te tij “ ne grupe te vogla” apo brigada terroriste ala Brigadat e Kuqe ne Itali e Greqi si Batalioni “Azem Hajdari “ dhe opozites me ogurzeze e faqezeze qe ka pasur ndonjehere Shqiperia …
    Shqiperia qe duam ka si shtylle kryesore sigurine e jetes se qytetereve shqiptare pa asnje dallim !
    Jeta eshte krye e drejta njerezore e njeriut!
    Ti jepet derma si human edhe narko- trafikut ne bashkepunim me strukturat ligjzbatuese te vendeve fqinje dhe ne mbare Boten!
    Sot!
    Neser eshte kurre asnjehere …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*