Zaganjori: Korrupsioni në drejtësi zbulohet duke analizuar vendimet

Redaksia Online December 2, 2013 13:15

Zaganjori: Korrupsioni në drejtësi zbulohet duke analizuar vendimet

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, doli sot në një konferencë shtypi lidhur me video-përgjimin e publikuar në emisionin “Fiks-Fare” pak ditë më parë. Zaganjori ripërsëriti se rasti në fjalë është një mashtrim dhe shtoi se nuk I njeh personat që përmendin emrin e tij në video.

“Këto janë indicie sigurisht, po të përgjohen të gjitha tavolinat në gjykata jam i sigurt që aty mund të përmenden dhe kryetarë shtetesh të të gjithë botës. Këto probleme duhet të verifikohen. Në rastin konkret mashtrimi është ekstremist i trashë. Së pari, unë jam kryetari i Gjykatës së Lartë, kur marr pjesë në gjykim, e drejtoj kolegjin. Kam marrë shumë pak pjesë në gjykimet civile, për shkak të angazhimeve që kam pasur, një aktivitet jashtëzakonisht i ngjeshur. Nuk kam gjykuar absolutisht asnjë çështje penale. Eshtë mashtrim i pastër komplet. Persona absolutisht që nuk i njoh. Kam ushtruar profesionin e pedagogut, dhe më përshëndesin njerëz gjithandej, por jua them me sinqeritetin më të madh, këta persona nuk i njoh. Mund të verifikohet me telefona, kontakte, kudo. Nuk kam qenë në trupin gjykues. Unë nuk planifikoj gjykimet, kam vetëm një urdhër për gjykimin me procedurë të përshpejtuar të çështjeve”, tha Zaganjori.

Ai e cilësoi korrupsionin në drejtësi si formën më të shëmtuar të korrupsionit dhe shtoi se evidentimi i qartë i rasteve të tilla është analiza e vendimeve të çështjeve gjyqësore.

“Falënderoj programin “Fiks Fare” sepse vlerësoj që kritika ndaj pushtetit gjyqësor mungon në Shqipëri. Personalisht median e konsideroj si aleatin më të madh të gjyqësorit. Sigurisht qe ka raste korrupsioni në drejtësi, por unë mendoj që evidentimi më i qartë i rasteve të korrupsionit është analiza e vendimeve gjyqësore që mungon në realitetin shqiptar. Bota e ka jashtëzakonisht të zhvilluar dhe këtë çështje e kam ngritur vazhdimisht”- u shpreh Zaganjori.

Redaksia Online December 2, 2013 13:15
Komento

22 Komente

  1. Pellazgu December 2, 13:42

    Normal që është mashtrim ekstremisht i trashë. A mund të merret kryetari i gjykatës së lartë me 2000 euro?!

    Reply to this comment
    • arianit December 2, 21:38

      Po cfar vendimesh do te zbulosh ti ????
      Po ti je komunist 100 karatsh, ti nga shkolla e
      juristeve te partise o sherbetor i pushtetit.

      E harrove vendimin qe dhe pro shitjes se
      ujrave me greqine o Zakakajori

      Reply to this comment
  2. TROJA December 2, 15:04

    Jo Kryetari i gjykates se larte jo.
    Eshte pa aftesia e kesaj qeverie qe mori pushtetin qe gjykatesit dhe prokuroret te tallen,e te grabisin e te pasurohen,edhe te akuzojne,edhe te kercenojne se po u preken te drejtat(interesat fitim prurese) te tyre.Aresyeja qe kjo mazhorance ka patur muaj e muaj kohe,qe jo te bente verifikime me popullin,se ku i kane fshehur pasurite keta te koruptuar ne drejtesi,por sot publiku duhet te ishte informuar,per secilin gjykates e prokuror,aq sa faktet e nxjera te ishin akuzat per doreheqjen e tyre,apo ate qe thote ambasadori Amerikan:shume duhet te ishin pas hekurave”Ai flet se flet CIA,ai ka prova te tilla te cilat qeveria duhet tia kerkoje,si vend aleat i NATOS.Po perse kjo gje nuk eshte bere,perse lihet rruge qe te kunderpergjigjen njerezit e drejtesise dhe perse akoma nuk po jepen shenja te nje rilindje,kete e di vetem PS,me Edi Ramen.E ardhmja e kesaj qeverie varet dhe do varet,fati dhe realizimi i programit te saj vetem nga drejtesia,po fitoi mazhoranca sot,do jete shprese,per popullin,po hymbi betejen,ajo ne 2015 do rezohet,po nga ai popull qe e votoi ne 2013.Historia shekullore kete ka treguar;Gjykatat kane rezuar,perandori,dinasti shtete dhe mbreteri:

    Reply to this comment
    • Pellazgu December 2, 15:52

      Po kjo gjuha me të cilën shkruan ti, trojançe është? Shqip jo një herë, se një nxënës i klasës së katërt nuk merr më shumë se 3-sh me një hartim të tillë!

      Reply to this comment
    • antonio December 2, 17:47

      O “Troja”!!
      Mos luaj rolin e BUDALLAIT,o RROTE!!!
      Gjyqtaret nuk i ka zgjedhur e caktuar qeveria e tanishme,por jane kelyshet,qe ka PJELLE BUCJA BERISHA!!!
      As per t’i hequr nuk mund t’i heqe kjo qeveri se ka rregulla e nuk behet sic bente BANDITI BERISHA,qe ngulte kembe “O TE HIQET PROKURORI I PERGJITHSHEM,O S’KA”!!!
      Sa per pasurite e tyre,ti mund te kesh te drejte,por PASURI TE SHUMTA TE VENE NE RRUGE KRIMINALE,NE SHQIPERI KANE AQ SHUME ISH PUSHTETARE,SA DUHET GJYKATA E HAGES T’I GJYKOJE!!!
      Qeveria e re,ka aq shume HALLE E DETYRA,sa cdo pune ka radhen e vet!!!
      Edhe njerezit NUK I HANE USHQIMET E NJE JAVE NE NJE VAKT SE SHKOJNE ATJE NGA KANE DALE,O DORDOLECI I BERISHES!!!
      Duro edhe ca,se edhe Berishen tend DO TA COJME PAS HEKURAVE sic po thua ti!!!

      Reply to this comment
  3. LORA December 2, 15:57

    Ky,zaganjori,duhej te ishte i dorehequr sot.Na paska dale per t’i bere oferte medias per aleance. E di shume mire kodoshi qe mediat (e shumta e tyre ) jane ne krizen e pagave te vonuara per punonjesit e tyre.Nuk prisja ndonje gje te ndryshme nga kellira zaganjor;ja njoh mekatet,qekur e beri ramiz alia,para tre dekadash, pedagog te UT.

    Reply to this comment
  4. psy December 2, 16:14

    O zoteri,kush i analizon vendimet,a mund te m’a thoni?

    Reply to this comment
  5. arben December 2, 16:20

    Mua me vjen keq per disa qe shpresojn tek edi po harrojne qe edi eberi kodin ne 2008 per vete dhe saliu qe te mos ket demokraci ne kete vend ai qe fiton nga keto dy forca dhe do te bejne ligjet dhe do te zgjedhin ata njerz qe jane pa integritet prandaj nuk hyn kush ne burg nga keta se i kan bere ligjet per veten e tyre dhe kundra popullit prandaj jane ne kete situat gjykatat prokurorit policia arrsimi mjekesia zhvillimi urban dhe ai rurar prej ketyre dy partive dhe vendi eshte pa zot qytetaret te pa mbrojtur nga ligjet e shtetit dhe lozin funksjonaret e shtetit mepopullin si maca me miun ne cvend te botes shef qe qytetaret ti drejtohen nje emisjoni si fiks fare qe tju zgjidhen hallet e tyre neper mjet kronikave qe japin . ateher pse duhet ti kemi ne institucjonet vetem kur dalin ne fiks fare ateher e kuptokan se qenka shkelur ligji , a ka turp me te madhe se kete qe ndolle ne shqiperi se kjo ku duhesh te ankohesh tek fiksi se institucjonet e tjera as deren nuk ta hapin ky eshte shteti i fatos sali edi e ilir metes qe na kan cuare ne kete degradim te shoqerise . po nuk u ngritem te tere ne kembe dhe te shkallmojme tranzicjonin e ps dhe te pd keshtu kemi me ngel si qen rrugeve qe gezohemi per fatkeqesin e tjetrit dhe je kuptojme se nje dite do na vij edhe ne rradha qe te bejne sehir te tjeret me ne vetem rrevoltat dhe protestat kan shkelmu kastat politike te dirigjuar nga nderkombetaret.

    Reply to this comment
  6. psy December 2, 16:41

    Redaksia,ju lutem a mund t’a kemi e-mail-in e z.Zaganjori.Dua t’i coj nje vendim,ku te shokohet ai me gjithe shkollen e studentet e tij.

    Reply to this comment
  7. Gimi December 2, 16:43

    Ky gagac gjyqtar cfar turpi kur e degjoje cfar fliste ne tv. Ky njeri pa bosht fjalie si mund te gjykoje??????????????? Sa i trash!!!!!

    Reply to this comment
  8. njerz te pa bes December 2, 16:57

    ajduti thot kap ajdutin kur ajdut esht vet Xhezair Zaganjori prandaj duhet te levizi edi mos kercej vetem napolonin se po nuk beri gje ne drejtesi qe te bej reforma dhe po nuk futi sali serbin ne burg dhe larot e tij ta dije edi rama qe do dali si ruar qethur na zgjedhjet lokale atere do dali parti e par Aleanca Kuq Ezi e para nuk esht cudi se te tjerat nuk marin vota se kan dal mashtrusa she spiuna dhe kriminela prandaj ti flasi mendjes edi rama sa nuk esht von se njeher vjen zogu ne dor se po iku teshikoj endra me sy hapur pastaj partia sosjaliste si doli partia demokratike kart e djegur qe nuk do fitoj kurr sa te ket shqiptar ne shqiperi ashu do i doll dhe ps

    Reply to this comment
    • antonio December 2, 17:36

      E degjova ne Konferencen e Shtypit kete Zaganjorin,qe e kane vene si KRYEGJYQTAR dhe u SKANDALIZOVA kur tha:
      -“Une nuk mund t’i kerkoj llogari gjyqtareve,se PSE E KA GJYKUAR KESHTU NJE CESHTJE,POR DUHET TA GJYKOJE NDRYSHE”etj!!!
      Une-vazhdoi “gjytyrymi”,i kerkoj llogari vetem per SASINE E PAKET TE GJYKIMEVE dhe kaq!!!!
      Bravo Zaganjori!!!
      Po te ishte per VETEM KAQ,ate detyren tende mund ta bente edhe nje femije me 4 klase shkolle!!!
      Vetem nga nje bisede me gazetaret ky “DALLKAUK” vertetoi se ne DREJTESINE TONE KANE VENE NJEREZIT ME “LOLO” te Shqiperise!!!
      Ne se ky eshte niveli edhe i atyre,qe caktojne keta palo gjyqtare,atehere eshte vone,qe mbi kete KERME,QE QUHET DREJTESI DUHET TE BJERE “BOMBA ATOMIKE”!!!
      Me mire shteti te krijoje ca GJYKATA TE TJERA ME JURISTE TE HUAJ,per te gjykuar ceshtjet me te RENDA,ndersa keta tanet(para se t’u gjeje vendin,le t’i lere te merren me DIVORCET familjare apo rrahjet e grindjet ne fshatra!!!

      Reply to this comment
  9. "dd" December 2, 18:09

    Jo, nuk mund te merrem me te . Eshte shume medioker. Kur ky eshte ne kete nivel po ata posht si duhet te jene?

    Reply to this comment
  10. gege December 2, 18:51

    Dua ti tregoje une katundari qe po mundohet te me genjeje ky zaga(njo)ri. Te jape menjehere dorheqjen DORHEQJE dhe te shkoje vete ne nje gjykate te besueshmen dhe ne qofte se merr pafajsi te kethehet perseri ne detyre . Pastaj te kerkoj denimin per ata qe na paskan shpifur per kete te cnderuar gjyqtar!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! PERGJIGJUUUUUUUUUUUUU

    Reply to this comment
  11. fat man December 2, 19:36

    Zagonjarit, “Fiks-Fare” i ka bere reklame te keqe dhe i ka ulur pjacen, qe merr bakshish 2 mije euro, kjo nuk eshte e verete ai tenderin sic e thote edhe vete qe ekziton ne gjykata, e fillon me 50 mije euro e larte, ky i “varfer” kerkoji te behej edhe President i Shqiperise. Mos e zgjat shko jep doreheqjen dhe leri rruge te lire hetimit e gjykimit qe te marrin edhe koleget e tu, prej teje nja 200 mije euro bakshish, ne kete bote lahen te gjitha. Ne gjykaten e larte eshte edhe Mediokrja Arjana Fullani, gruaja e Ardianit te BSH, qe e ka doren e gjate dhe marrjen e rryshfetit sipas peshes trupore qe ka (Marshallah), nuk ka faj e shkreta, ben jete lluksi dhe ka 2 femije me shkolle ne Austri qe i mban me bordero (bordello). Arjana eshte vendosur nga Saliu, ku shume shpejt ja shperbleu ketij kete nder, me gjyqin ku e paditi Aneta Rama, Saliun per shpifje dhe denigrim te figures morale te Kristaqit dhe te familjes se saj. Arjana gjyqtare mediokre, nuk e zhvilloji fare gjyqin duke thene qe Saliu eshte Kryeminister dhe ben detyren e nuk mban pergjegjesi per cfare thote dhe cfare ben, kjo eshte drjtesia ne Shqiperi deri ne kupolen e saj, qe eshte Gjykata e Larte. Duhet reforme ne ligje dhe ne kuadro, duhet pluguar me traktor.

    Reply to this comment
  12. charli carli December 2, 19:41

    thone: te bejme reforma ne drejtesi, thone ti jepet drejtesise te koruptuarit e c’nuk thone. por askush nuk thote: te behet nje ligj qe korupsioni te denohet me jo me pak se 20 vjet burg, pamvaresisht se sa eshte masa e korupsionit. ketu, kane konflikt interesi!!!!!!!!!! e dine qe nje dite do te jene para ketij ligji.

    Reply to this comment
  13. landi December 2, 22:13

    Kjo ishte analiza me e sakte e elementeve objektive dhe subjektive te krimit te korrupsionit pasiv parashikuar nga Kodi Penal . Komplimente Prof.Zaganjori……:):):).Ndonjehere nje mohim i thjeshte te zgjidh shume pune prof. se te pakten shmang fajesine (deri diku). Po kur flet shume e ke te pamundur te shfaqesh aftesine…..;)

    Reply to this comment
  14. skrapalliu December 2, 22:24

    E pra ky eshte kryetari i gjykates se larte, dhe per me teper konkurroi per president. dhente zoti te mos me çoje para dyerve te drejtesise. Ruhuni nga “drejtesia”.

    Reply to this comment
  15. DREAM December 2, 22:39

    Zagarnjorit do ti propozoja nje menyre me efikase per zbulimin e korrupsionit .
    Te kontrolloje vulat ne pasaporte te gjyqtareve .Te shohi ku e kane kaluar fundjaven te pakten kto dy vjetet e fundit .Eshte me shum efikase dhe me e shpejte ….gjithmone nqs Zagarnjori do trasparence …por veshtire te besoj …hijenat jetojne naten !

    Reply to this comment
  16. bbb December 2, 23:34

    Njoftim I Gjykates se Larte se Republikes se Shqiperise

    Gjykata e larte e Shqiperise njofton qytetaret per listen e re te cmimeve te sherbimeve qe do te kryen per vitin e ri 2014 ne gjykatat e rretheve ne bashkpunim me Prokurorine e Republikes dhe ato te rretheve. Keto cmime sherbimesh jane miratuar ne parim edhe nga kryesia e Kuvendit dhe Presidenca.

    1. lirim per arrestim 72 oresh…1000 euro
    2. lirim per ceshtije ordinere…1500 euro
    3. lirim per armebajtje pa leje….2000 euro
    4. lirim per tentative vrasje me paramendim….2500 euro
    5. lirim per ceshtie perdhunimi ….5000 euro
    6. lirim per ceshtije kanosje dhe kercenim …65000 euro
    7. lirim per ceshtije vjedhje dhe dhune…75000 euro
    8. lirim per ceshtije vrasje…20000 euro
    9. lirim per cesthije korrupsioni ….25000 euro
    10. lirim per shkelje te rendit kushtetues…50000 euro

    Pagesa behen vetem CASH(para te thata ne dore) me seksere te licensuar nga ministra e drejtesise, Presidenca dhe Kuvendi Popullor. Behet e ditur se Gjykata ben ulje nqs keni me shume se 2 ceshitje per persona te nfryshem ne gjykata nga e njejta familje. Pra bejme edhe ulje per ceshtije me shumice. Ulja varet nga partia me te ciln jeni, nga qyteti ku banoni, sa here keni qene ne burg, dhe nga faktore te tjere. Per ata qe skane para, ju urojme gezuar vitin e ri dhe burg te mbare.

    Reply to this comment
  17. prenge sherri December 3, 05:58

    jo nje konference shtypi te mbash ti mor zaganjor por gjithe diten te rrish ne tv dhe te shfajesohesh nuk te beson njeri ju jeni si ajo MOLA ne mesin e shoqerise qe po e gerryeni kete milet cdo dite e me shume por mos harroni se cdo gje ka nje kufi dhe per kete zoti do tju denoje dhe denimin e zotit nuk e ndalon njeri.

    Reply to this comment
  18. Emri December 6, 02:07

    Komentoni dhe ankoheni kot po kot fare , vet populli i ka mesuar gjyqtaret dhe prokuroret me rryshfet . Korrupsioni i ka rrenjet thelle ne shoqerine shqiptare , ne moralin dhe ne menyren tone te jetuarit …sepse jane shqiptaret ato qe dhe kur e kane gabim do kerkojne te drejten e tyre …na hapi barku Nasip Naco dhe gjith te tjeret do bejm kshu do bejm ashu , pse mo korrupsioni vetem ne drejtesi eshte ? Po neper shkolla neper universitete duan pedagoget 200€ per provimin jo me per gjyqtaret , per mos folur per mjeket e per infermieret qe nk ti hedhin syte po nk i dhe leke ne dore …deputete dhe ministrat jane milionere , na vjedhin drejteperdrejte
    Ju ankoheni per gjyqtaret …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*