Zaganjori kryetar i Gjykatës së Lartë. Topalli “djeg” Artan Hoxhën

Redaksia Online April 24, 2013 13:24

Zaganjori kryetar i Gjykatës së Lartë. Topalli “djeg” Artan Hoxhën

Xhezair Zaganjori do të jetë kryetari i ri i Gjykatës së Lartë, duke zëvendësuar Shpresa Beçajn  në këtë post. Ndërkaq, ai kreu sot betimin si anëtar i kësaj gjykate.

Ndërkaq, ai ka rrëzuar dekretin e ish- presidentit për Artan Hoxhën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, duke e quajtur atë tashmë të ezauruar. “Me shkresën nr. Prot.824, datë 22.04.2013 të dërguar nga Kryetarja e Kuvendit, Znj. Jozefina Topalli, duke konsideruar të ezauruar dekretin për emërimin e z. Artan Hoxha, kërkohet dërgimi i një kandidature të re, e cila të plotësojë kriteret kushtetuese dhe ato të meritës”, thuhet në njoftimin e presidencës. Në emër të tij, presidenti ka dekretuar Fatos Lulon.

Redaksia Online April 24, 2013 13:24
Komento

2 Komente

  1. Shefqet April 24, 16:22

    Sot duhej te kishin rene borite e alarmit ne Shqiperi. Tre-kater anetare ne Gjykaten Kushtetuese, Zaganjorin kryetar dhe dy anetare tek Gjykata e Larte, nje kryetar dhe tre anetare te KQZ-ja, tre anetare dhe kryetarin te KLD-ja, Prokurorin e Pergjithshem, Sherbimin Informativ Shteteror, etj. Dhe, per ti vene kapak, vendos mbi ta Presidentin e Republikes. Pra gjith institucionet e Larta te autoritetit shteteror.
    Nga ana tjeter, dite pas dite, miraton ligje dhe VKM te cilat jane borxhe, privatizime dhe koncesione, si ajo e djeshmja qe i fal nje kompanie te huaj qe ka paguar tarifen “te familja ose te ministri” skanimin ne dogana per te fituar dicka te vogel 170 ml Euro.
    Dhe Saliu haron se gropa e zeze qe po hap perdite nuk ja hap qeverise se Edi Rames por ja hap popullit. Kjo do ta coje vendin ne kolaps. Pas meje KIJAMETIse Shqiperia. Mjere ky popull kujt ja besoi fatet dhe pasurite e tij 8 vjet!

    Reply to this comment
    • LORA April 24, 18:01

      Shefqet ,fatkeqesia me e madhe eshte se ky popull,ne shumice,nuk ja ka besuar asnjehere fatin e tij bredhjerit te historise.Ai eshte ne politike si produkt i kurverimit politik dhe vetem i atij me autoret me te spikatur nano meta.Me vjen keq qe mjaft komentues te nderuar,si edhe ju,pa ndonje qederosje e quajne legjitim dr.krimin dhe fajesojne popullin shqiptar.Vetem kur te garantohet shenjteria dhe paprekshmeria e votes do te shohim te gjithe barbarine 23-vjecare ndaj vullnetit real te shqiptareve.Mbi kete krim derivojne shkermoqjet e cdo mekanizmi te shtetit te se drejtes( ne breket e dhjera te dr.krimit) qe ti me saktesi i rendit ne fillim te komentit tend.Pershendetje,Shefqet.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*