Zaganjori: Të ndryshojë KLD-ja, duhen kritere më të forta

June 16, 2014 18:47

Zaganjori: Të ndryshojë KLD-ja, duhen kritere më të forta

Një ndër armët me të cilat mund të luftohet korrupsioni në sistemin e drejtësisë është rritja e kontrollit mbi gjyqësorin. Megjithatë, kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori pohon se perceptimi i publikut për korrupsionin është më i lartë sesa ai është prezent në të vërtetë. 

“Në këtë drejtim nuk mund të thuhet se ndoshta ka korrupsion, por ka. Korrupsioni shpesh herë duket nga mënyra se si merren vendimet. Prandaj ka nevojë për një transparencë më të madhe, më shumë kontroll, por edhe për masa konkrete për persona që kryejnë akte korruptive, që në vetvete janë vepra penale. Duhet të jetë prokuroria që ta bëjë këtë, por jo vetëm. Duhet të deklarojmë pa hezitim rastet korruptive, sepse shpesh herë abuzohet me pavarësinë për të kryer akte korruptive”, deklaron Zaganjori.

Sipas Zaganjorit, që është edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për shkak të pozicionit si kryetar i Gjykatës së Lartë, nëse është e nevojshme duhet shikuar edhe përbërja e anëtarëve të KLD-së, për të cilët konferenca gjyqësore duhet të vendosë kritere më të forta.

“Mendoj se KLD ka nevojë për ndryshimin e ligjit për të rritur performancën e tij. Vendimet e tij duhet të jenë më transparente dhe debati që zhvillohet në të duhet të ketë më shumë substancë. Reformat duhet të sjellin këto”, nënvizon Zaganjori.

Por si mund të bëhet një këshill drejtësie më efikas? “Anëtarët mund të vijnë nga grupet e interesit, shoqëria civile, nga Kuvendi, por për mendimin tim shumica duhet të vijë nga gjyqësori. Propozimi që pritet për të ardhur është ekskluzivitet i ministrit të Drejtësisë dhe ka pasur raste për mbajtje të emrave në sirtarë për muaj me radhë. Prandaj nevojitet një ndryshim”, thekson Zaganjori.

Duke folur për reformat, zoti Zaganjori thekson se reformat në drejtësi nuk duhet të mbeten vetëm në plan diskutimesh, ashtu sikundër ka zëra nëse duhet të kemi një gjykatë kasacioni apo gjykatë të lartë?

“Nëse nuk preken kodet, për mua mbeten njësoj si Gjykata e Kasacionit ashtu dhe Gjykata e Lartë. E rëndësishme është të merren masa konkrete për të rritur performancën e sistemit të drejtësisë”, shton Zaganjori. / Top Channel

June 16, 2014 18:47
Komento

5 Komente

  1. . June 16, 19:06

    —————————————————————————————-
    Ky “kukull President” i Berishes

    po e kupton se erdhi fundi, prandaj perkrah “Reformat” ne Drejtesi.
    —————————————————————————————–

    Reply to this comment
  2. Daniel June 16, 19:23

    Lypset një vendim surprizë i Parlamentit që t’i bëjë të pavlefshëm këto çerdhe të anti-drejtësisë. Një tip “grusht” në drejtësi.

    Reply to this comment
  3. LORA June 16, 19:36

    I pari duhet te fluturoje zaganjor-malinji,,,,,,ky burre-zgjyre qe i ngjitej ramiz alise si vemje dhe krekosej per kete gje,,,,dhe qe vazhdoi ndr vite te njejtin karar me tere pushtetet e rradhes.
    Nese pritet drejtesi nga zaganjori,,,,cdo gje eshte e deshtume,qysh ne hapin e pare.zaganjori ua kalon edhe krimineleve te hashashit dhe vrasjeve,,,eshte nga me te spikaturit e korporates kriminale “gjin gjoni”.

    Reply to this comment
  4. . June 16, 20:04

    ——————————————————————————————–
    Se pari rrefeu:

    Sa telefonata dhe firma ke hedhur Ti me porosi te kriminelit Ali Bisha.

    Ti duhesh larguar i pari per “skenaret” qe luajte gjoja President.
    ——————————————————————————————–

    Reply to this comment
  5. pro dhe kunder June 17, 08:28

    -..sinqerisht mua me erdhi keq qe s’u zgjodh president,pasi mendoja se ketij shteti i mungon shpjegimi i rendesise se ligjit..dhe u zgjodh nje ish ushtarak gje qe une e mora si mesazh..pregatitje per lufte{ç’far nuk pret nga apolitike}

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*